Dilema e Vuçiç për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ramës do t’i duhet të zgjedhë mes tij dhe Thaçit në tribunë?

October 6, 2015 12:26

Dilema e Vuçiç për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ramës do t’i duhet të zgjedhë mes tij dhe Thaçit në tribunë?

Teksa po afrohet dita e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Serbisë, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në stadiumin e Elbasanit.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç do të vendosë për pjesëmarrjen pasi të jetë njohur me të pranishmit në tribunën “vip” të stadiumit.

Me gjasë, zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk do të jetë në këtë tribunë.

“Unë nuk kam vendosur nëse do të shkoj, sepse unë jam duke pritur për të parë se kush do të jetë atje. Unë do të pres për të marrë informacion nga zyra (Kryeministrit të Shqipërisë, Edi) Rama, kështu që unë do të marrë një vendim”, tha Vuçiç në një intervistë me gazetarët në Smederevë, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Mediat në Kosovë dhe Serbi janë duke aluduar se Rama do duhet të zgjedhë mes Thaçit dhe Vuçiç dhe me gjasa krah tij në tribunë do jetë ky i fundit.

Dje në një shkrim në DITA ambasadori i Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovci shprehu keqardhje që nga FSHF nuk kishte marë asnjë përgjigje për një kërkesë të tij për 60 bileta që do të shkonin për zyrtarë të lartë kosovarë. /Dita/

October 6, 2015 12:26
Komento

7 Komente

  1. Arben October 6, 13:31

    PATJETER QE NE KETE RAST HASHIM THACIN DUHET TE FTOJME.

    NUK MUND TE VIHET NE KANDAR VELLAI ME ATE TJETRIN QE TE GJITHE E DIME SE CFARE E KEMI.

    Reply to this comment
  2. ne emer te popullit October 6, 15:17

    Me mire vllain se sa derrin Serb.

    Reply to this comment
  3. Mark .uk October 6, 15:36

    Po erdhi ne stadium Edi Rama e kemi te sigurt humbjen.Po kur do ta besh stadiumin e Shkoders o shkerdhat .uti.

    Reply to this comment
  4. mira October 6, 16:02

    Kurvicat e perendimit jo vetem ne Bruksel apo gjetke por edhe nje ndeshje futbolli do e shfrytezojne per te percare shqiptaret.
    Ata e dine shume mire se nje piktor qe nuk ka thene nje gjysem fjale per marveshjet tradhetare te shitjes se teritoreve shqiptare apo krijimit te zajednicave qe ne thelb jane nje Bosnje e dyte dhe nje rikthim i para viteve 90, nuk ka si te ftoje Thacin dhe te leje Vucicin.
    Mendoni Ramen ti thoshte vucicit qe po ftove ate te parin e serbeve te Bosnjes une nuk vi??!!
    Do qeshnin gjithe qente e Beogradit
    Ne fakt Thaci eshte nje tradhetar dhe kurre mos ja pafshim syte.

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE October 6, 23:42

    Ben edhe pa Vucicin. Nuk di çfare “qerodi” qenka ky Vucici, ende po i shihka SHQIPTARET SI “Shiptari” dhe “Albvanci”!?!…. Politike e dyfishte anti shqiptare!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. LELEGU October 7, 00:28

    Po Rama si antishqiptar i eger me nerv psikopati, normal qe do zgjedhi armikun e shqiptareve. Rama nje hipokrit psikik eshte

    Reply to this comment
  7. aqo October 7, 06:10

    OK….Rama shkon ne stadium si mbeshtetes I kombetares sone,Vucic eshte kryeminister I ekipt Serb,pra keto dy ekipe do ndeshen.Thaci eshte ne rolin e sportdashesit.
    Kunder deshires sime dhe te gjithe shqiptareve ne ktah te Rames do te ulet Vucic.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*