Dilema e reformës dhe e “reformatorëve”

June 28, 2016 11:13

Dilema e reformës dhe e “reformatorëve”

 

Nga Bedri Islami

 

Dy ngjarje, në dukje pa asnjë lidhje me njëra tjetrën, janë zhvilluar në skenën politike shqiptare. Nuk dua të besoj se janë të rastësishme, sidomos në kohën kur janë zgjedhur të bëhen të dukshme: Koha pik e miratimit ose jo të reformës në drejtësi, kur vetëm pak ditë do të mund të ndajnë si i thonë, shapin nga sheqeri.

Dukuria e parë: Lëvizja Socialiste për Integrim përjashton nga grupi i saj parlamentar një deputet për qëndrime që bien ndesh me përcaktimin politik të vetë grupit. Ky deputet, si thuhet në deklaratën e përcjellë nga shefi i grupit, Vasili, edhe herë të tjera paska pasur qëndrime të kundërta me politikën e përcaktuar nga drejtimi i lartë i partisë. Pra, qenka një deviator i hershëm.

Emri i deputetit është aq pak i njohur në Shqipëri, sa shumë njerëz, për të thënë se kush është, duhet të kthehen edhe një herë në lajmet e shkruara. Një deputet memec. Krejtësisht i padukshëm, që në këto vite të mandatit të tij askush nuk e di se ku e ka ngrohur karriken.

Në fakt, më shumë se sa një deputet, në këtë kohë, ai është më i vlefshëm si një votë pro reformës në drejtësi, të cilën ai e kundërshtoi, duke u nisur nga motivet e forta, si thotë ai, kombëtare. Këtë drejtësi, ku është bërë lëmsh i gjithë shteti në hijen e saj, dhe të cilën mjerisht askush nuk e beson, këtë drejtësi që bën të zhdrejtën në çdo hap të saj, deputeti në fjalë, në minutën e fundit, kërkon ta ruajë nga ndikimi ndërkombëtar dhe ta pastrojë, si i thonin dikur, “me forcat tona”.

Nuk do të futem në budallallëkun e një deputeti të panjohur, sepse budallallëqe më të mëdha po dëgojmë prditë në parlament. Ajo që të intrigon është se çfarë motivi tjetër qëndron pas thënies ë tij, dhe më tej, pas përjashtimit të tij.

Duke qenë një votë kundër, pikërisht ajo që mund të duhet, ajo mund të jetë pikërisht pengesa kryesore e mosmiratimit të ligjit. Është të çmendesh kur mund të mendosh se ndryshimi apo jo i ligjit themeltar të shtetit mund të varet nga vota e një deputeti që nuk e njeh askush.

Shkurt e shqip: kush e futi në lojë deputetin…kush është i interesuar, ose në krahun e tij ose përkrah tij, që të ketë rrjedhje votash në fundin e një maratone ligjore kaq vjeçare.

Përjashtimi nuk është ogur i mirë, megjithëse është punë e partisë së tij, të cilës edhe pse e përjashtoi, ai i shprehu besnikërinë deri në momentin e fundit.

Dukuria e dytë: Në diskutimet e fundit në parlament deputeti Blushi, edhe ai befas, shtroi idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli, duke bërë ndryshimet kushtetuese të domosdoshme dhe, së bashku me këtë, të jetë edhe miratimi i atyre neneve e ligjeve të reformës në Drejtësi.

Menjëherë pas fjalës së tij lindi edhe ideja e nënshkrimit të një dokumenti, që në fakt është firmosur, si kërkesë e një grupi të shumëanshëm deputetësh për të bërë të mundur realizimin e saj.

Të bësh zgjedhjen e presidentit nga populli është një ide e mirë, në fakt , edhe sot e kësaj dite, shembulltyrat e presidentëve kanë qenë thelbësisht të kundërta, nga agresiv e dhunues, si Berisha, tek i vendosur si Moisiu, i padukshëm në llojin e vet si Nishani.

Zgjedhja e një presidenti nga populli e shndërron Shqipërinë nga një republikë parlamentare në një republikë presidenciale, që kërkon njëkohësisht edhe ndryshime themelore në Kushtetutën e vendit. Nuk është thjesht një fjalë dhe një lojë e hapur politike me dy porta: Kush fiton të zgjidhet; sepse përmes referendumit ndryshon thelbi i shtetit.

Kjo kërkon miratimin e një shumësie ligjesh, që kërkojnë një kohë shumë më të gjatë se sa ky tre vjeçar që po shkon për reformën në Drejtësi. Praktikisht e dërgon miratimin e reformës në kalendat greke, ose në askund. Reforma në Drejtësi do të arkivohej, mbi të do të binte pluhuri dhe gjërat do të shkonin edhe në disa vite të tjerë.

Shpesh herë ndodh që djalli i rebelimit të shfaqet nën petkun e engjëllimit të reformës. Ky është një rast i tillë, që bën në fakt të zerohen të gjitha përpjeket dhe shpresat për ndëshkimin e krimit të ndodhur në të gjitha këto vite.

Zgjedhja e një presidenti ka rëndësi të veçantë, ai duhet të jetë personifikimi i vullnetit dhe unitetit të popullit, megjithëse pak herë ka qenë deri tani. Por, përpara kësaj, imediate është miratimi i Reformës në Drejtësi, për të cilën, si kam shkruar që në krye të herës, jam i bindur se kështu si venë gjërat, nuk do të miratohet.

June 28, 2016 11:13
Komento

3 Komente

  1. A.GRAMSH June 28, 15:26

    ME KEQARDHJE O BEDRI PO NE MOS KE ‘SHKUAR PER LESH’ NUK THUA ME ASGJE!
    -Ne nuk kemi shtet ti flet per shtet te se drejtes,ne nuk kemi shtet te se drejtes ti flet per reforme ne drejtesi ti flet per REFORME kur ne nuk kemi parlament te beje reformat…….!??
    ATEHERE!?
    Vetem ‘politikanet’ ‘gazetaret’ dhe GOMARET nuk e kuptojne qe KRYEREFORMA per ‘rilindjen’ e shtetit eshte AJO radikale e sistemit elektoral ku PARLAMENTI SALISJAN ANTISHQIPETAR I KRIMIT KORRUPSIONIT E LIKE FLORIRIT TI KTHEHET SOVRANIT POPULL:70 DEPUTETE TE MORALSHEM ASNJE NGA KJO POLITIKE QE KA ME TEPER SE 2 LEGJISLATURA TE ZGJEDHUR DIREKT NGA SOVRANI!

    Reply to this comment
  2. metamorfoza e bedriut June 28, 20:10

    zoti Islami me gjithe respektin qe ke krijuar dukesh qe jeton ne nje kulle te fildishte andej nga Gjermania.

    Kete lloj reforme duke filluar nga autoret,interlokutoret dhe menyra se si po zhvillohen ngjarjet sot te krijon pershtypjen sikur jemi ne nje vend te pushtuar nga te huajt qe ne kete rast eshte pushtim apo invazion dipllomatik qe vazhdon nga shkurti 1992 kur Rajersonoviq zhvilloi fushate elektorale ne favor te saliserbit demon-kratik.

    Kjo reforme nuk ka nevoje ta quajme te ndyre..ajo flet vete dhe vetem njerez si puna Bedriut ose nuk e kuptojne ose kane frike ta thone ate qe mendon..

    Po mire o Bedri vetem nje pyetje ?

    Ku shkuan ato qindra artikuj tuaj per “nentoken serbe” per kryendyresirat basha-berisha ?.

    Ku shkuan gjithe ato intervista te Izet Haxhise qe perpikmerisht thote fakte qe SALIQENI ishte kriminel-terrorist dhe beseprere..

    Pra shkurt keto reforma jane parfumi qe I hidhet nje te vdekuri ku xhenazja e ka emrin Nena Shqiperi.

    Kortezhi I permotshem perbehet nga ambasadore,dipllomate,qeveritare,njerez te mediat dhe intelektualet me ne krye Kardarene e madh.

    ……………………….
    cfare duhet te shkruaje Bedriu:

    -Shqiperia nuk ka shtet-ekonomi-dinjitet dhe as moral-

    Ky vend eshte I nvaduar dipllomatikisht per cerek shekulli ku Bash Berisha ishin kuislinge te tyre qe u zevendesuan nga Ram-meta.

    ……………..

    Perpara se keto xhambasdore te kerkojne reforme ne drejtesi duhet te :

    1…..kerkojne falje per serberishen e tyre

    2…. te gjejne menyra per ti vene prangat ne ate menyre sic e prune ne kohen e treshes Bejkerit-Milloshevicit-Micotaqit.
    …………….

    Vazhdimi I ketyre reformave nen muziken e xhambasdoreve dhe denglat byth-dredhese te bash-berishes eshte nje kurore per enver hoxhen qe I qinte nonen me te drejte ketyre amiqeve te shqiperise.

    Pra pa DE-BERISHIZIM =DENAZISTIFIKIM mund tju them ashtu si tha komiku Pellumb Kula nga MARIKA:

    JU DHEJFSHA NE REFORME

    Reply to this comment
  3. Arber Iliri June 29, 00:31

    Bedri, zgjedhja na populli i Presidentit nuk e ndron Republiken nga Parlamentare ne Presidenciale, do edhe shume me teper miell me u be Presidenciale, vec e ben me te pergjegjshem personin qe behet President para popullit jo para Partive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*