Dilma Rousseff në prag të shkarkimit nga posti i presidentes

May 11, 2016 10:56

Dilma Rousseff në prag të shkarkimit nga posti i presidentes

Dilma Rousseff është duke jetuar, ndoshta, orët e saj të fundit në krye të Brazilit, ndërkohë që senatorët përgatiten ta heqin sot nga presidneca për ta nënshtruar ndaj një procesi shkarkimi për shkak të fshehjes së parave publike.

Mandati i dytë i kryetares së majtë, 68 vjeç, duket se ka mbetur në dorë të Gjykatës Supreme Federale me shpresën e një shpëtimi “in extremis”.

Presidentja apeloi dje në mbrëmje para juridiksionit të lartë duke i kërkuar të anulojë atë që ajo e quan një “grusht shteti institucional pa armë dhe bajoneta”.

Senatorët do të mblidhen në orën 9:00 me orën lokale (12:00 GMT) në seancë plenare për të votuar mbi hapjen formale të precesit të shkarkimit të Rousseff, femra e parë presidente e zgjedhur në vitin 2010 në vendin më të madh të Amerikës Latine.

Rezultati i votimit, që do të publikohet në mbrëmje, nuk ngjall asnjë dyshim.

Rreth 50 senatorë në 81 janë pro hapjes së procesit të ndaj kësaj ish-guerliase të torturuar dhe burgosur nga diktatura ushtarake.

Këta përbëjnë më shumë se sa maxhoranca e thjeshtë prej 41 votash që është e nevojshme për të filluar procesin e shkarkimit të presidentes

May 11, 2016 10:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*