Dilni për vehten ose i lini vetëm!

April 19, 2019 20:39

Dilni për vehten ose i lini vetëm!

Nga Artan Xh.Duka

Në turmë nuk quhet?!

Kronika e protestave të përjavshme opozitare lë shumë për të dëshiruar për një vënd anëtar i NATO-s dhe që pret të hapë negociatat për nëBE. Bulevardi Tiranës nuk është Rripi Gazës dhe protesta e dyshes PD-LSI nuk po dëshmon aspak standartin e pritshëm nga parti që pretendojnë të qeverisin këtë vënd bazuar në rregulla e ligj.

Gjëra që normalisht janë të papranueshme në publik dhe sytë e ligjit dhe nga cënimi i sigurisë fizike e pronës, uzurpimi apo ndotja e mjediseve publike etj, kalohen si pa gjë të keq kur ndodhin në turmë! Njëlloj sikur turma të jetë apriori “liçensë” apo “kartabiankë” për kundra-vajtje dhe shkelje ligji pa teklif!

Gardhi që shqyhet, pllaka që hiqen, godina që ndoten etj nuk do paguhen nga xhepi i Ramës por nga xhepi qytetarit dhe gjëra që askush nuk i shkon në mëndje t’i bëjë ditën me diell, nuk ka pse i bën në turmë! Aq mëtepër kur bëhet fjalë për sigurinë fizike të kujtdo në shesh.

PD e LSI duhet t’i dalin për zot protestës që të mos degradojë në dhunë duke mos krijuar asnjë përshtypje se e inkurajojnë “o burra” atë dhe të mos justifikojnë shkeljen e ligjit nëse ndodh. Ligji nuk bën dallim nëse shkelja bëhet tek-pull apo në grup, kryhet nga një e dy apo qindra e mijra individë! Politika nuk duhet të lërë përshtypjen se turma mund të shërbejë si mburojë për shkeljen e ligjit, se është“entitet”ndaj të cilës ligji nuk vepron (njëlloj paralelizmi me filmin “The Purge” ku me ligj për 12 orë ligji pushonte së ekzistuari dhe anarkia kishte imunitet e “liçensë” për gjithshka) se në komisariat më pas nuk përfundon ai që llomotit në mikrofon!

Sikurse merr përgjegjësi fusha, klubi apo ekipi për një incident tifozash, po ashtu dhe drejtuesit e partive që inkurajojnë njerëzit në shesh duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë me ligj. Të parët vetë qytetarët nuk duhet të ulin “stekën” e protestës por nëse syresh humbin kontrollin, qytetarët dhe politikanët në shesh duhet të ndërhyjnë për të mos lejuar kompromentimin e shpirtit dhe dinjitetit të protestës duke u distancuar nga dhuna e eksesi, “intifada” në rrugë me molotovë, maska e djegje gomash etj.

Dhe në pamundësi për t’i izoluar këto raste, të parët politikanët duhet të kërkojnë ndihmën e policisë dhe jo t’a anatemojnë atë kur dhuna fiton terren ndërkohë që policia është atje për të gjithë.

Në shesh për hallin e tjetrit!

Protesta dinjitoze është nëmeritën e inisiatorit a partive që e thërrasin atë dhe anasjelltas çdo degradim i saj është kosto politike për ta. Dhuna dhe vandalizmi, qoftë dhe episodik, ndikojnë në imazhin e partive në protestëdhe e pakta që duhet bërë është distancimi pa ekuivok dhe jo dhënia e imunitetit politik apo rreshtimi para murit të komisiariatit për lirimin e të ndaluarve në flagrancë!

Anarkia në rrugë me politikën që i del zot më pas nuk është protestë, bile i jep emër të keq asaj! Protesta është më shumë se turma dhe vetë turma nuk është kriteri i vetëm për protestë; edhe një një individ i vetëm mund të bartë një kauzë reale në shesh. Por kur nuk ka kauzë dhe qytetari për ta shpalosur atë, është thjesht një turmë që ngjall trishtim tek të gjithë që e kundrojnë nga larg.

Degradimi në sheshe ka karakterizuar të dyja krahët e politikës këto 30 vjet. PS e PD kanë kusuret e tyre por ndërkohë ka dallime si nga kauzat(raporti fakt/paragjykim), morali i protagonistëve ashtu dhe nga reagimi i organeve të rendit sa kohë në pushtet. Ndërsa protestat e PS dje në opozitë janë nxitur nga kauza të qënësishme (grabitja flagrante e votës, 21 janari, Gërdeci etj), sot thirren protesta për protestë nga politikanë në “turnin” e të cilëve ndodhën ato gjëra që sot ata anatemojnë!

Shpresa për të ardhmen nuk mund të ofrohet nga protesta e syresh që e sfumuan atë deri dje, nuk ngjizet as përmes anarkisë dhe eksesit në rrugë nga një opozitë që dje në pushtet reagonte në ekstrem ndaj protestuesit në rrugë (apo dikur ofronte vetëm leje tek fusha e Ali Demit për miting!) por duke i dhënë shansin drejtësisë të funksionojë dhe vëndit të çelë bisedimet këtë qershor për integrimin europian si një arbitër më shumë për standartin demokratik dhe vetë të drejtat e opozitës në vënd.

E nëse ka një shqetësim real sot që e nxjerr një takëm politikani në shesh është paniku nga reforma në drejtësi. Por ndërsa ndaj reformës në drejtësi politika e tranzicionit rebelohet nga instikti i mbijetesës, qytetari nuk ka pse bëhet dekor i saj në dëm të integrimit europian dhe standartit demokratik për vete dhe familjen e tij.

Nëse protesta degradon dhe nuk ka distancim nga eksesi por përkundrazi imunizohet politikisht ai, përgjegjësia bie së pari tek organizatorët dhe alibia e rëndomtë e tranzicionit se “populli mori situatën në dorë” nuk pi më ujë. Përballë në protestë janë bijë e bija nënash dhe nëse politika e ka të pamundur të shmangë anarkinë në rrugë, më mirë të heqë dorë nga protestat apo të gjitha palët të bien dakort që tubimet të mbahen në periferi pa shkaktuar probleme për qytetarin që shkon në hallin e tij.

Paniku nga reforma në drejtësi nuk është halli por qari i qytetarit!

Qeverisja ka kusuret e saj dhe protesta qytetare është jetike për emancipimin demokratik dhe respektin e partneritetin perëndimor por nëse nuk është ende e thënë të mbushet sheshi për të drejtat qytetare, më e pakta është të lihen fillikat politikanët që i shpie atje paniku nga reforma në drejtësi. Me reformën në drejtësi, halli i politikës është qari i qytetarit dhe sfida për qindra e mijraqë kanë plot arsye të jenë sot në shesh, është të hipin vetë në podium duke lënë jashtë politikanin demagog. Do të dëshmonin qytetari e admirohen nga të gjithë.

Protesta qytetare nuk ka pse mbetet ujë i pakët pas tre dekadash liri dhe militantizmi e verbëria partiake duhet të sfumohen nga e drejta qytetare për reflektim dhe ndryshim real në politikë.Nëse sot duhet protestuar, duhet protestuar për zbatimin e reformës në drejtësi duke iu kundërvënë çdo përpjekjeje për sabotim apo sindrome “pas meje, qameti”, duhet ngritur zëri për respektimin e pronës historike, hartimin e një ligji zgjedhor bazuar tek merita, punësim dhe investime, përmbushjen e detyrimeve për integrimin europian, hallet ekonomike e sociale me të cilat shtresa të tëra përballen për ditë etj.

Mbi të gjitha protesta finalizohet në kutinë e votimit dhe ligji aktual zgjedhor, pavarësisht se i stisur, nuk pengon që të votohet tjetërkush përveç partive që kanë zhgënjyer në pushtet.

Sot është sfidë qytetare e denjë për standartin e perëndimit dalja nga rrethi vicioz i tranzicionit ku mbijetesa ekonomike dhe sociale diktoi“robërim” e “hipnozë” pafund ndaj politikës abuzive të ditës qëështëpo shkaktari i kësaj gjëndje në rradhë të parë. Është në dorën e qytetarit dhe, për fatin e tij,një dorë sot po ia jep vetë reforma në drejtësi që, për shansin por dhe turpin tonë është “bast” perëndimor falë së cilës qytetari nuk pse “puth”më nga halli “dorën” e politikës abuzive që nuk e “kafshon” dot 30 vjet.

Protesta dinjitoze lyp qytetari dhe do qytetarë të lirë në shesh ndryshe, më mirë sheshi bosh se me vetë problemin nëpërkëmb.

April 19, 2019 20:39
Komento

3 Komente

  1. epo kjo pune April 19, 21:30

    ore bejne protesta ne perendim por bejne si qytetare jo partiak dhe nuk u kercet fare nese arrestohen kurse tek ne fshihen tek nena parti dhe behen te gjithe disidenta dhe ia mbathin per azil ne hollande sepse helbete prishen gardhe dhe tani i kerkon policia. Kudo ne bote bejne sindikatat, partite futen ne rresht ose rrine larg, sot organizohen edhe me rrjetet sociale por ne akoma me mitingje partiake!!!! Per menderet e atyre qe e kane sjelle kete vend ne kete pike… do sjelle shprese luleshitsja tulipane nga hollanda dhe gerdeci e 21 janari!!! Cu shkoni nga mbrapa apo jeni dakort me bemat qe ndodhen sa kohe PD ne pushtet, nese keshtu qenkeni frymor pa identitet, goca e Azemit deshmoi dinjitet e po ju jep nje shans te braktisni plehrat dhe forconi te djathten moderne kurse ju avazin, turme e kaluar turmes nese u shkoni pas te paudheve ne politike.

    Reply to this comment
  2. Futja pordhes kot o Tano xhaxhi Duka April 20, 17:07

    O Tan xhaxhi Duka, i ke pare ato protestat e Jelekverdheve ti ne Paris qe e kthyen qytetin e dritave permbys? E pra, Franca vend i BE eshte, atje ku ne duam te hapim negociata per anetaresim. Dhe ate permbysje Parisit ja bejne per rritjen e cmimit te karburantit…O xhaxhi Duka ashtu proteste qe te mos i prishe qeverise gjumin nuk ka sot as ne vende anetare te BE e jo ketu me rroga e pensione sa per buke thate PRANDAJ MOS JA FUT PORDHES KOT

    Reply to this comment
    • epo kjo pune April 21, 19:23

      ore ben bota por i ben qytetari ose sindikata dhe ne France nuk te ze syri ndonje flamur partiak ne shesh dhe kur arrestohen bejne burg si qytetar dhe jo lapangjoza ketu qe bejne shurren dhe pastaj fshihen ne turmen tek lideri dhe bejne disidentin, ky eshte ndryshimi po dakort qe protesta duhet por jo per by… e politikaneve qe kane rrjepur kete milet

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*