Dimër i thatë/ Kili detyrohet të përdorë borë artificiale në resorte

August 16, 2019 16:03

Dimër i thatë/ Kili detyrohet të përdorë borë artificiale në resorte

Një resort skish në Kili po përdor borën artificiale për të luftuar motin e thatë.

Resorti i skive në Santiago ka vënë në punë topat e borës, për t’i bërë ballë sezonit të vështirë, me pak reshje bore, në malet e Andeve, që ka rezultuar me dimrin më të thatë në Kili, në gjashtë dekada të tëra.

Ne kemi parë në të vërtetë shumë pak reshje këtë sezon, dhe kjo e bën të domosdoshme përdorimin e borës artificiale.”

Sidoqoftë, Kili, që në këtë pjesë të vitit është në stinën e dimrit, po njeh një periudhë të gjatë thatësire. Sipas vetë kilianëve, më herët sezoni i skive fillonte në mes të qershorit, por tani, nuk mund të bësh ski para mesit të korrikut.

“Nuk ka borë mjaftueshëm dhe si pasojë edhe shtigjet janë të kufizuara…ne jemi mësuar të kemi një mori zgjedhjesh këtu, por nuk është në dorën tonë,” shprehet dikush.

Reshjet e borës, sipas ekspertëve, janë pakësuar në zonën qendrore të Kilit me 5 deri në 10 për qind për dekadë dhe kjo është një shifër shumë domethënëse. Shkaqet e kësaj rënieje janë në njërën anë reshjet më të pakta dhe në anën tjetër temperaturat në rritje në disa zona të caktuara.

Në afërsi të qyteteve ndërkohë ka shumë ndotës të ajrit, veçanërisht karbon i zi, dhe kjo po e përkeqëson akoma më shumë situatën.

l.h/ dita

August 16, 2019 16:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim