Dimëroj si Zogu i Detit….(Baladë)

February 15, 2018 11:57

Dimëroj si Zogu i Detit….(Baladë)

E ç’të shkruajmë-e ç’të themi,
tani në muzgun e jetës,
padyshim në dorë s’e kemi,
formulën e së vërtetës.

Se neve jemi poetë,
zili Zoti do na kish,
s’pyetëm në këtë jetë,
sa u derdh-a sa u prish

Se neve jemi poetë,
muzat me nektarë i shkundëm,
s’pyetëm në këtë jetë,
sa fituam dhe sa humbëm!

Dridhet syri ndënë vetull,
dridhet si ky muzg i murmë,
do kuptohet për një shekull,
nëse lamé ndonjë gjurmë.

Në mëngjes sa shkrepi drita,
trëndafilja lulëzojë,
kush na desh ju shtoftë dita,
kush s’na desh s’ka pse mos rrojë.

Dimëroj si Zog i Detit,
pres e pres të vijë pranvera,
se në zemrën e poetit,
s’mbijnë kurrë gjëmba dhe ferra.

Dimëroj si Zog i Detit,
pres e pres për lulëzimin,
s’mban dot zemra e poetit,
as urrejtjen-as mallkimin.

Rëntë borë e më mbuloftë,
nata me qefin të artë,
dashtë Zoti më kuptoftë,
Zoti i Tokës atje lartë.

Shkrova vargje të magjishme,
se magji kisha në kokë,
dhe në jetën e stuhishme,
vetëm Zotin pata shok!.

Vetëm Zotin pata shok,
shoqe vesën-edhe lulen,
dhe kur të jem ndënë tokë,
do ngrihem që t’u përulem.

Troku i jetës kurrë s’ndal,
trokon mbi shkëmbinj e gurë,
dashuria që ti fal,
dihet që s’të kthehet kurrë!.

Në stacionet ku u ndala,
dhimbjet-ferr por s’ulërita,
dashurinë që ju fala,
të më kthehej kurrë s’prita.

Dhimbjet ferr edhe pelin,
po nuk thashë:”O Zot ç’më gjeti?!
“,këto dhimbje-pa dyshim,
i duron vetëm poeti.

I duron vetëm poeti,
ky vullkan krejt i pashuar,
se poetin zgjodhi Zoti,
në dhimbje për ta provuar.

Gjëmojnë në breg të detit,
dhe s’pushojnë kurrë valët,
lamtumirë-se dhe poetit,
një ditë i mbarojnë fjalët…

Arben Duka

February 15, 2018 11:57
Komento

7 Komente

  1. T. Topi February 15, 14:59

    SORRA E DETIT

    Zogu i DETIT ish’ kur ishte,
    Sot ai ngjan tamam si sorr’,
    Fluturon mbi kokat tona,
    Na përqesh dhe na bën zbor !

    Na përqesh sot sorrë e DETIT,
    Se na e njohu mirë cubllëkun,
    Për t’u grindur ne mes vedit,
    Lëmë prapa edhe grëkun !

    Provokon dhe tallet sorra,
    Me trimoshat e qëmotit,
    Se ajo fort mirë e di,
    Që kanë dalë nga udha e zotit !

    ***

    PS: Shiko dhe baladen e dates 9 gusht 2016:
    [ http://www.gazetadita.al/dimeroj-si-zogu-i-detit-balade/ ]

    Reply to this comment
  2. # February 15, 17:11

    Shume e bukur poezia Arben .
    sorrat qe klithin krrau-krrau
    nuk ja zbehin burkurine Zogut te Detit .

    Reply to this comment
    • T. Topi February 15, 19:10

      Dil me nofkë o copë kulufi,
      Prapa gishtit mos u fshi,
      Ndaç me # apo me iks,
      Kurrë nuk bëhesh dot njeri !

      Reply to this comment
  3. Mark U.K February 15, 17:21

    Hera e pare qe nuk e dhie me politik o poetrac partiak.Dikurfuks dege sot servil qe te ka zene friga e dosjeve.

    Reply to this comment
  4. Z/K February 15, 21:00

    Mark U.K
    Gjithemon me te njejtin varge te te njejtes partitur.
    Mark byku!

    Reply to this comment
  5. F. Fratari February 15, 21:19

    Je Zgalem permbi zgalemë!

    I pashtershëm je, poet! Shkrimi yt, pena që flet… Ti ke folur dhe do flasësh Je zgalem, qe s’di te ndalesh. Je zgalem përmbi zgalemë!
    Pushk’ dhe top ke atё penё!…
    Zgalemi:
    ”Në të thinjtin shesh të detit, era fryn e mblidhen retë.Midis detit edhe reve kryelartë shkon zgalemi, si e zezë vetëtimë”…
    M. Gorki

    Reply to this comment
  6. info analitike February 18, 09:06

    Me fal o bejtexhi por ti dimeroke si zogu i gomarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*