E meritonte Enver Hoxha heroizimin pas mbledhjes së Moskës?

Minella Aleksi May 11, 2016 05:08

E meritonte Enver Hoxha heroizimin pas mbledhjes së Moskës?

 

 

Studimi i paradokohëve i autorit Met Dervishi “Intertekstualja dhe Disidenca te Dimri i Vetmisë së madhe” më shërbeu si nxitje që të shpreh opinionin e mëposhtëm. Fjala është pёr pёrshkrimin e personazhit tё diktatorit në roman, gjë për të cilën shkrimtarin Kadare e keqkuptojnë dhe e keqinterpretojnë dashakeqësisht. Do argumentoj përse them e keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë dashakeqësisht.  Ky roman përmban një veçori themelore. Romani u krijua si vepër artistike duke u bazuar tërësisht mbi një ngjarje të madhe historike, shkёputjen e shtetit shqiptar nga kampi sllavo-komunist. Temë sa e vështirë aq edhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme për fatin e autorit. Kjo ndodhte në 1973. Për herë të parë lexuesi shqiptar e ai botëror i gjente të mbledhur në një sallë ata që ende e bënin të dridhej botën Perëndimore.

Në këtë roman të gjithë personazhet si, shtresa e intelektualëve dhe artistëve, shtresa e të rinjve shqiptarë, shtresa e klasës punëtore, udhëheqja e partisë dhe komunistët, nëpunësit e Sigurimit famëkeq dhe drejtuesi i tyre K. Xoxe, shtresa e të deklasuarve politikë, shtresa e familjeve të dëshmorëve, fshesaxhinjtë e rrugëve, etj, janë trajtuar artistikisht në mënyrën më realiste. D.m.th. tema e shkëputjes është bërthama e romanit dhe sjella, reagimi i shtresave shoqërore në raport me këtë bërthamë janë zhgualli që e bëjnё romanin një vepёr të tërë. Kaq vërtetësisht është pasqyruar ajo periudhë në roman, kaq reale janë dialogjet e personazheve, sa lexuesi e gjen veten brenda personazheve. Nuk ka asnjë dyshim se kjo shkёputje historike nga Moska shkakun nuk e kishte te ndonjë prirje pro perëndimore e udhëheqjes së shtetit shqiptar të asaj kohe.

“Çështje doktrine, mbrojmë doktrinën komuniste”, gjëmonte propaganda e partisë. Arsyeja ishte tjetër, lufta e E. Hoxhës për të ruajtur mbijetesën e vet në pushtet. Enver Hoxha ishte njё njeri shumё diabolik dhe njё politikan i klasit tё parё. Ishte gjithashtu njё njohёs i mirё i letёrsisё por edhe njё shkrimtar mediokёr. Pa dyshim edhe një vlerësues i pamohueshëm i talentit të madh të shkrimtarit Kadare. E. Hoxha ishte njё djall i vёrtetё nё eleminimin e rivalёve e kundёrshtarve politikё, nё zbatimin e luftёs sё klasave, nё luftёn kundёr fesё, nё manipulimin e masave, nё izolimin e vendit. Për të keqen e popullit të vet ishte më i zi sesa vet e zeza. Njerёz tё ditur qё pёr vite tё tёra kanё qёnё afёr tij pohojnё se E. Hoxha ishte frikacak. Në kohën e dënimit të kultit të individit në gjithë Bllokun Lindor komunist E. Hoxha arriti tё kapte pёrmasёn historike tё situatёs kur historia e vendosi para provës, të mbijetonte në pushtet apo të eleminohej fizikisht si disa udhëheqës të tjerë nga vendet e Lindjes komuniste.

E. Hoxhën në vitet ‘60-70 njerëz të kulturuar të fushave të ndryshme në Tiranë e quanin “artisti ose aktori” mbasi gjithmonë ai dukej që luante një pjesë, një rol. Luante lojën e udhëheqësit të dashur dhe shumë të drejtë me popullin. Ai jo pak herë përpara njerëzve arrinte të autosugjestionohej deri në shprehjen e fytrës të përlotur, që mallëngjehej thellësisht nga entusiazmi dhe kontaktet me njerëzit e thjeshtë. Ai “përbënte burimin e ujit të kristaltë” që vadiste partinë dhe jetën e popullit të tij të dashur. E. Hoxha kishte një etje të madhe për lavdi, e cila te ai me kalimin viteve mori përmasa groteske. Ishte qartësisht me mendësi narcizisti. Shkëlqimi dhe fama e Titos në vendin fqinj e bënte që psikologjikisht të vuante shumë. Rivalizonte me Titon dhe reagonte shpejt duke bërë të kundërtën e tij. Një aspekt – Titua bënte vetadministrimin, Enveri zbatonte kolektivizimin. Nuk mund të harrohet shprehja e asaj kohe të përpiluar në zyrat e dizinformimit të KQ të partisë se, “fatkeqësia e shokut E. Hoxha është që atij i ka rënë fati që të udhëheqë një popull fare të vogël. Si udhëheqës largpamës kapaciteti i tij është për një popull bie fjala 20 milion e sipër”. Në vazhdim të këtij mentaliteti narcizist, për të krijuar aureolë herë pas here nga të njëjtat zyra dilnin pëshpëritje, alibira, se këtë udhëheqës të madh donin ta vrisnin shërbimet e huaja inteligjente. Në popull thuhej se më në fund shqiptarët fatlum kishin gjetur udhëheqësin legjendar. Në këto rrethana E. Hoxhës si sekretar i parë i partisë iu imponua alternativa më e rrezikshme kur Hrushovi i kërkoi rregullimin e marrëdhënieve me Titon. D.m.th që më pas detyrimisht nën parullën e luftës kundër kultit të individit, të lëshonte pushtetin.

Lind pyetja: Si ka mundësi qё ky njeri tepër i mprehtё, diabolik dhe frikacak njёkohёsisht, vendosi qё në mes të rrezikut maksimal tё shkonte nё Moskё dhe tё bёnte atё ndeshje historike qё tashmё njihet. Kur frika e eleminimit ishte e madhe. Me sa duket mendjet me intelekt tё zhvilluar kanё aftёsinё qё nё njё moment tё caktuar tё akumulojnё energji analizuese tё asaj shkalle sa qё arrijnë të reagojnë shumë fuqishëm psikologjikisht nё tё njёjtёn masё shpёrthyese me vlerёn historike tё ngjarjes ku janë përfshirë.

500px-Mbledhja_e_81_Partive_në_Moskë,_1960E. Hoxha zgjodhi të bënte të vetmen zgjidhje mbijetese, heroin, jo frikacakun e strukur brenda zyrёs sё tij nё Tiranё. Ai e sfidoi kupolën e mafies komuniste në shtëpinë e vet, brenda në Kremlin. Nuk mund të mohohet se ky qëndrim e rriti figurën e tij në sytë e popullit të thjeshtë për një farë kohe. E. Hoxha mund edhe ta shmangte vajtjen në Moskë në krye të delegacionit. Mund të dërgonte atje M. Shehun, apo si në Bukuresht H. Kapon. Kalkulimet që E. Hoxha ka bërë me këtë rast, ky njeri që nuk mbahej për trim i çartur e që në luftë nuk kish marrë pjesë në asnjë betejë, duhet që të kenë mbartur brenda tyre edhe një argument që mendoj se është kryesor. E. Hoxha rrethohej nga bashkëpunëtorë luftëtarë që kishin qënë me vite në frontin e parë të zjarrit partizan. Ata psikologjikisht e moralisht kishin epërsinë e të qënurit në front dhe jo si ai në prapavijë. Kjo gjë i ishte thënë në sy në disa raste. E. Hoxha e kish kuptuar mirë se këtë diferencë në kredite trimërie në raport me ata që e rrethonin, i duhej që domosdoshmёrisht ta plotësonte në një apo në një tjetër mënyrë. Në rast se E. Hoxha nuk do tё shkonte në Moskë, lavdia e tij te bashkëpunëtorët e afërt do zvogëlohej, para tyre ai do dukej akoma më frikacak. Kjo gjë do e bënte më të lehtë për t’a rrëzuar nga pushteti. Mbrojtja e doktrinës ishte një alibi.

Mbas parashtrimit të këtyre argumentave le të vazhdojmë arsyetimin me mëndje të ftohtë.

Shtrohet pyetja: a mundet që në roman tё pasqyrohej ndryshe e vërteta e aktit historik të shkёputjes së Shqipërisë së vogël nga kampi sllavo-komunist pa rolin e E. Hoxhës? Tё atij njeriu qё luajti në mënyrën më diabolike rolin kryesor nё konfliktin historik të kampit komunist? Duke qënë fakt historik i pamohueshëm që E. Hoxha në Moskë u qёndroi rusёve dhe satelitёve tё tyre i vetëm, duke qënë se në biografinë e tij prej udhëheqësi e arkivoi realisht si shumë pozitiv këtë moment heroik, akt të cilin ia vlerësuan edhe politikanë të tjerë të njohur, atëhere bëj pyetjen: Po si mund ta devijonte e ta përshkruante shkrimtari nё roman ndryshe nga e vërteta reale e ngjarjes? Pёr njerёz me arsyetim normal kёto pyetje mendoj se kanё vetёm njё pёrgjigje, e cila nё kёtё rast shkon nё favor tё shkrimtarit Kadare. Nga një lexim i vëmendshëm i tekstit, portreti i E. Hoxhës del i favorshëm vetvetiu, për faktin që E.Hoxha në atë ngjarje historike është i vetmuar përballë 80 liderëve të tjerë komunistë, shumica e të cilëve janë vrasës gjithashtu. Pra, momenti historik i zgjedhur është në favor absolut të tij. Aq sa është në favor tërësisht e vërteta. Në qoftë se shkrimtari do ta përshkruante ndryshe, atëhere do të kritikohej me të drejtë si lajkatar. Por ngjarja ka qenë e vërtetë. Dhe fjalimi i tij ka qenë po ashtu. Ndaj autori s’mund të akuzohet për deformim të historisë.

Nuk kemi lexuar në roman në ato 30-40 faqe përshkrim ndonjë gjë që s’na u duk e vërtetë, as atëhere kur u botua romani, dhe aq më pak tani kur kanë kaluar 40 vjet. Romani u shkrua dhe u botua në fillim të viteve ‘70, në kohën kur pas prishjes me B.Sovjetik dhe Kampin, Shqipëria po prishej me Kinën. Pra, procesi i ndarjes së Shqipërisë nga kampi komunist vazhdonte. Mendoj se kjo përbën arsyen që studiuesi Eric Faye përdori në një studim këtë karakterizim për romanin: “Si një këngë lamtumire me kampin komunist”. Në Shqipëri gjithashtu, nga klasa e përmbysur, kështu u konceptua libri. Ideja e Europës e përshkon librin nga kreu në fund.

Romani përshkohet nga pyetja: Do të shkojë Shqipëria drejt Europës tani që mbeti e vetmuar? Kjo dilemë i mundon shqiptarët. Një nga personazhet me të cilën hapet romani është plaka Nurihan, e cila përgjon ditë e natë tek radioja lajmin për përçarjen e komunizmit. Ajo e quan “lajm i bekuar që na ngjalli të gjithëve”.

Ismail-KadareNuk mund të mos bëhet një pyetje: Përse kritikuesit dhe dashakeqët e Kadaresë shkojnë nga shkojnë dhe kapen djallëzisht te gjoja “mitizimi” i E. Hoxhës në roman? Nuk dyshoj se këtu ka diçka shumë më esenciale, shumë më gërryese për kritikuesit e shkrimtarit sesa portreti i E. Hoxhës në Moskë.

Me pak vëmendje konstatohet se në roman një nga linjat më me përgjegjësi rreziku, me shijen e saj të plumbtë është ajo e përshkrimit të armës famëkeqe të Sigurimit të shtetit. Institucion që ishte kopje e origjinalit në BS dhe në vendet e tjera komuniste, si në funksionim ashtu edhe në fatin e atyre që e drejtonin.

Stalini ia veshi krimet e 10 milionë viktimave ish ministrit të Brendshëm të asaj kohe Genrikh Yagoda, të cilin e pushkatoi. Edhe Yezhovi që e pasoi mbasi e kreu misionin e tij të krimeve gjakatare u pushkatua nga Stalini. Vdekja e mori Stalinin përpara sesa të vazhdonte me eleminimin e Berias, i cili u akuzua dhe u pushkatua nga Hrushovi. Me të njëjtin stil hipokrizie kriminale, Titua ia veshi të gjitha krimet në ish Jugosllavi numrit dy të pushtetit të vet Aleksandër Rankoviçit. Titua vetë doli i larë, gjoja nuk ka ditur gjë për krimet dhe raprezaljet e Rankoviçit. Po me Enverin si u zhvillua kjo dramë? Krimet dhe tmerrin e viteve të mbasluftës E. Hoxha ia ngarkoi në kurriz të gjitha K. Xoxes. Inatin dhe xhelozinë që mbante përbrenda kundra intelektualëve E. Hoxha ia veshi natyrës kriminale dhe injorante të K. Xoxes. Ai vetë djallëzisht luajti rolin e atij që nuk e pyesnin për ato që bënte sigurimi i K. Xoxes. Ish numri dy K. Xoxe u pushkatua simbas të njëjtave akuza si të ngjashmit e vet në BS dhe Jugosllavi. Ndërsa Titua e mbylli periudhën e krimeve me eleminimin e Rankoviçit, të kundërtën bëri Enveri. Koha tregoi se në vitet e mëvonshme E. Hoxha krimet kundra intelektualëve i vazhdoi dhe i intensifikoi, po aq dhe akoma më mizorisht sesa K. Xoxe.

Shkrimtari i përshkruan njerëzit e policisë sekrete në mënyrën më të neveritshme, i tall, i ironizon, i jep me pelerina dhe duar të përgjakura. Personazhi i ish punonjësit të Min. së Brendshme Aranit Çorraj, gjaksor, i larguar dhe i punësuar si magazinier në një ndërmarrje tregtare si edhe bashkëpunëtorët e tij, janë në libër simboli makabër i Policisë sekrete të E. Hoxhës. Me nivel mediokër K. Xoxe përshkruhet si ato hienat që gjahun e lakmuar kishte intelektualët. “Ah këta shkrimtarët” psherëtinte. Të gjithë intelektualët e shkolluar në Perëndim i syrgjynosi nëpër burgje ku i pushkatoi. Temat më të preferuara të K. Xoxes ishin bisedat për Titon dhe intelektualët. Autori mban qëndrimin më ndëshkues, më demaskues ndaj K. Xoxes e policisë sekrete, por të mos harrojmë asnjë çast se indirekt gishtin e kishte drejtuar te E. Hoxha. K. Xoxe ishte numri dy në pushtet, bashkëpunëtori më i afërt i E. Hoxhës. Aq afër sa në ato vite edhe familjet e tyre jetonin në të njëjtën banesë me dy kate…

 

Vijon

Minella Aleksi May 11, 2016 05:08
Komento

41 Komente

  1. maks May 10, 10:52

    pordhret e tua o gezetar dhe te malos po pa qene enveri as malua nuk do te ishte na mbyten genjeshtaret dhe nihilistet

    Reply to this comment
    • ENVERI U SHENJTERUA PAS 1997 May 10, 13:49

      Supozojme qe ne kushtet censure te enverit ,kadareja me zor mbijetoi edhe pse paska dhen mesazhe “ilegale” si hero i heshtur….

      Pika qe nuk ju bie Minela Haleksit dhe intelektualeve sot qe jane bere statuja DYLLI.

      vetem nje pyetje per lexusit dhe autorin:

      A KA NDONJE ZOG KURVE NE PLANET

      NE KETE KATAKLIZMONE SHQIPTARE 1991-2013 TE ME GJEJE QOFTE DHE NJE FAKT QE KY KARDAREJA KA KRITIKUAR …

      …MONSTREN SALISERBI DHE LOBIN TEPER TE FUQISHEM GREK&SERB NE WASHINGTON-BRUKSEL DHE PARIS ??

      Tradhtia shqiptare e Sali Berishës dhe heshtja kriminale e Kadarese

      Shqipëria festoi 100 vjetorin e Pavarësisë në mënyrën më të turpshme e të padenjë për një Popull. Shqiptarët shkuan në festimet e pavarësisë më të përçarë se kurrë, varfëria e mjerimi është katastrofike. Shqipëria është vendi më i varfër në Europë. Duhet theksuar se atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për 100 vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t,??ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.

      Ekonomia e jetesa duhet ti kishte arritur nivelet e vendeve perëndimore më të zhvilluara të Europës po të ishte qeverisur mirë dhe kjo nuk është një dëshirë por plotësisht e mundur me pak punë, duke patur parasysh resurset e mëdha që ka vendi, investimet e mëdha të realizuara para vitit 1992 në industrinë e lehtë e ushqimore, në industrinë nxjerrëse e përpunuese, me bazën materialo-teknike në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe ushtri, me një bujqësi të zhvilluar e rendimente të larta. Zoti i ka dhënë Shqipërisë pasuri shumë të mëdha që nuk i ka asnjë vend i Europës në raport me popullsinë; ka krom, bakër e flori, hekur, nikel, bokside, mermere, bitum, lëndët djegëse qymyr guri, naftë, gaz natyror, bitum, minerale të rralla si kobalt etj. Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme për prodhim të energjisë elektrike me kosto të ulët me Hidrocentrale. Vetëm me Hidrocentrale të vegjël, mundësitë kanë qenë që të ndërtonte rreth 1 milion kë orë energji elektrike, duke siguruar kështu të ardhura të mëdha për buxhetin e shtetit, ka turizmin bregdetar që nuk e kanë shumë vende të Europës, ka turizmin malor, ka kulture të gjerë arkeologjike, ka një klimë të mrekullueshme malore e fushore për bujqësinë, blegtorinë e frutikulturën. Para viteve 1992 janë prodhuar mbi 1 milion ton krom, 2.4 milionë ton naftë, etj. Këto 20 vite, jo vetëm nuk ka patur asnjë strategji zhvillimi për rritjen ekonomike por ka ndodhur e kundërta, të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar në vitet e shkuara, gjoja e ndërtuar nga komunizmi, për këtë jemi dëshmitarë të gjithë me teorinë e terapisë Shok dhe Çekut të bardhë. Janë realizuar qëllimet serbe e greke që të mos ketë më Shqipëri. Nuk është e vështirë për ta kuptuar se është përdorur një strategji e organizuar në shkatërrimin e ekonomisë, unitetit të popullit dhe nuk mund të jetë ndryshe. Kjo është e vërtetuar me faktet e ndodhura pas vitit 1992 e vazhdim. Në Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t,??ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht.

      Nga viti 2005 kur mori Pushtetin Sali Berisha, kostoja e Jetesës është rritur mbi 2 herë, nga 75 lekë/ litri i naftës në vitin 2005, sot është 190 lekë/litri. Asnjë vend i lindjes nuk e ka këtë çmim, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë burime nafte. Është rritur energjia elektrike, gazi etj, borxhi publik ka arritur shifra tepër të larta të papërballueshme për një ekonomi në rrënim.
      Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 ,?? 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.

      Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore. Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës ,??Vefa,??, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.

      Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri ,?? Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur të pranojnë ti vizitojë një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!? Labëria ka vdekur.

      Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, siç shprehet Qerim Kelmendi u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot ,?? Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.
      Dihet se edhe tenderin e Interkoneksionit me Kosovën e anulloi, kundërshtoi marrëveshjen e Rambujesë në vitin 1999 e tjerë. Për zgjedhjet e vitit 2005 doli me sloganin tolerancë zero ndaj korrupsionit, u vërtetua se korrupsioni dhe vjedhja e pasurisë kombëtare në përmasa të mëdha janë objektivi i vetëm i qeverisë, për zgjedhjet e vitit 2013 ka dalë me sloganin e nacionalizmit dhe të bashkimit të trojeve shqiptare, kjo është një demagogji, një strategji dhe urdhër i qeverive serbe e greke për ta mbajtur në pushtet edhe pas vitit 2013, ato e urdhëruan ta fuste në burg mikun dhe bashkëpunëtorin e tij Fatos Nano. A ka moral Sali Berisha të akuzojë opozitën si pasardhës të byroisteve kur Partia Demokratike drejtohet nga njeriu që ishte më tepër se një ish anëtar byroje, një komunist e shërbyes i zellshëm i nomenklaturës së lartë të Partisë Punës, një njeri që studimet pasuniversitare i kreu në Francë si shpërblim për shërbimet e mëdha që u bënte byroistëve. Në strukturat e larta të Partisë Demokratike është Ilir Rusmali, djali i Çajup Rusmalit, ish sekretar i parë i rrethit Elbasan me funksion më tepër se një anëtar byroje; Rajmonda Pashko (Bulku) e reja e Josif e Elena Pashkos me funksionet të larta në Partinë e Punës; Genc Ruli, Genc Pollo, djali i Stefanaq Pollos etj.
      A nuk kam të drejtë të them se Sali Berisha ka punuar sistematikisht për shkatërrimin e vendit, duke u shërbyer qeverive serbe e greke!? Shpërdorimi i detyrës dhe krimet që ka kryer Sali Berisha, janë të shumta. Më poshtë po rreshtojmë disa prej tyre që të gjithë shqiptarët i njohin:
      1. Organizoi dhe realizoi ngjarjet e 2 Prillit të vitit 1991 në Shkodër, ku vrau 4 vetë. Qëllimi ishte marrja e pushtetit , premtoi se do të zbulonte vrasësit por kjo ishte një përrallë si për të ndjerin Azem Hajdari.
      2. Shkatërroi industrinë e lehtë e ushqimore, industrinë e duhanit, panxhar sheqerit .
      3. Shkatërroi industrinë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve e lëndëve djegëse që janë dhe baza ekonomike e vendit si industrinë e kromit, bakrit, hekur nikelit, të qymyrit, naftës. Uzinat e telave në Shkodër etj.
      4. Shkatërroi uzinat e plehut kimik për bujqësinë dhe gjithë bujqësinë.
      5. Shkatërroi të gjithë pemëtarinë.
      6. Ngriti firmat piramidale
      7. Organizoi luftën Veri-Jug në Shqipërinë e vitit 1997 pra luftën civile ku u vranë rreth 3000 vetë.
      8. Gjatë viteve 1995-1997 furnizoi me naftë Serbinë gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë
      8. Në vitin 1995 organizoi e vrau Remzi Hoxhën
      9. Më 14 Shtor 1998 organizoi grushtin e Shtetit duke pushtuar dhe Televizionin.
      10. Vrau 26 vetë dhe plagosi qindra të tjerë në Gërdec.
      11. Vrau 4 vetë të pafajshëm më 21 Janar 2011.
      12. I fali Greqisë trojet shqiptare, detin.
      13. Emëroi në krye të Kishës Ortodokse një prift grek kundër kushtetutës së vitit 1922.
      14. Në Përmet zhvarrosi eshtrat e fshatit duke i konsideruar si ushtarë grekë.
      15. Shkatërroi sistemin arsimor, të drejtësisë , administratën shtetërore etj. VIJON

      Reply to this comment
      • A E KENI PARE FATOS LUBONJEN ? May 10, 14:33

        titulli me i sakte:

        ENVERI..DIMRI DHE KADAREJA

        kushdo qe lexon keto rrjeshta te kadarese do te mendoje se enveri ishte nje shenjtor para ketij “deleted”

        Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “

        Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”.

        Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë?
        Përgjigja është e qartë për të gjithë:
        ky konservator ka qënë Gjergj Fishta.
        Fanatik i tërbuar,
        idealizues i çdo gjëje patriarkale,
        apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare,
        hymnizues i primitivizmit,
        armik i egër i çdo përparimi –
        ky është portreti i këtij letrari prift.

        Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta.
        Filoitalian i papërmbajtshëm,
        agjent i Vatikanit,
        emisar i pushtimit fashist,
        partizan i çkombëtarizimit
        dhe i romanizimit të kulturës sonë.
        Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal.
        Shovinist i tërbuar
        dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
        Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
        Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
        Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
        Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
        Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
        Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve.

        Reply to this comment
        • raimond vlonjati May 11, 05:28

          Keto qe ka shkruajtur ketu Kadareja i ka shume te sakta me perjashtim te mendimit qe ai ka per Forjdin.Ate vetem e ka gabim

          Ato te tjerat qe ka thene Kadareja per te gjithe aty me siper jane plotesisht te verteta

          Reply to this comment
          • ODISEJA May 12, 14:01

            INJORANT VLONJAT ( FROJDIN)

    • antifashisti May 10, 23:27

      Ky anonimi Aleksi ka marre persiper barren e rende qe te matet me KOLLOSIN ENVER HOXHA,por ka dale i deshtuar!
      Derdellit mavria se Enveri ishte frikacak dhe paska shkuar ne Moske per t’u treguar te tjereve se nuk ishte i tille!
      Vetem nje sharlatan mund te dale ne kete konkluzion!
      Enver Hoxha,derdellit ky kellira nuk mori pjese ne asnje beteje!
      Haaaaaaaaaaaaa!
      Po cfare quan pjesemarrje ne beteje,ky dordolec?
      Udheheqesit,gjeneralet,kryekomandantet nuk luftojne me pushke ,por me MENDJE!
      Enveri drejtoi nje ushtri dhe nje popull te tere si ne LUFTE,por edhe ne ndertimin e vendit!
      Mos valle duhet ta akuzojme se Enveri nuk vuri asnje tulle ne fabrika,hidrocentrale etj???
      Enveri ishte frikacak thore KERMA!
      Po ne Konferencen e Paqes ne Paris ne vitin 1946,a mos t’u duk gje frikacak???
      Po kur perzuri FLOTEN DETARE SOVJETIKE NGA VLORA,a mos tr’u duk gje frikacak?
      Po kur shpalli daljen nga Traktati i Varshaves,si t’u duk???
      Ja pra qe Enver Hoxhen e askuzojne vetem ANTISHQIPTARET,INJORANTET dhe ata qe punojne per te huajt!
      I rekomandoj Minelles qe te pjerdhe me shume qe te lirohet mire!

      Reply to this comment
      • NA MBYTEN URIAH HIIP-ET May 11, 00:24

        ZOTI ANTIFASHIST

        NUK KA NDODHUR NE HISTORINE E KOMBEVE QE INTELEKTUALE TE KETYRE PERMASAVE TE KTHEHEN NE DRAKULA.

        DUKE KERKUAR FALJE PER MATERIALIN E GJATE LEXO ME VEMENDJE KETO RRJESHTA DHE DO NXJERRSH KONKLUZION NE CFARE EPILEPSIE NDODHET AI POPULL SOT

        CNA DUHET KADAREJA KUR SHQIPERIA ESHTE KTHYER N NJE TERRITOR ??

        Ismail Kadare për Enver Hoxhën

        Në verën të vitit 1961, klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, aq edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia, për përballimin e bllokadës së re revizioniste që porsa kishte filluar forcat krijuese, ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika disa herë të mprehta.
        Klima letrare u komplikua pikërisht nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve më të rinj e më të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet ku po ndodhej vendi ynë kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.
        Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961, në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e të gjitha forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t’i dhënë një zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
        Mbledhja u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë se për ne shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë kritika, disa herë, të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në “të rinj” e të “vjetër” dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.
        Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte me vëmendje diskutimin e secilit.
        Në një nga pushimet, një shok që ishte në presidium, më tha:
        -Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t’ju dëgjojë edhe ju të rinjve.
        Këto fjalë sikur më hoqën në çast njëfarë mpirjeje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.
        Në seancën e mbasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga “të rinjtë” dhe merret me mend që auditori priste me interes se si do t`u përgjigjeshim ne shumë kritikave që na u bënë. Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, më tha:
        Ja, tani t’ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur. Këto fjalë të tij më dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e lexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i shokut Enver, shtova disa fraza që nuk i kisha të shkruara.
        Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët edhe nga ne “të rinjtë”, por megjithatë nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët e kishin gabim. Dikush kishte në thelb më të drejtë e dikush kishte më tepër keqkuptime. Ishte pikërisht ky thelb që kapi në mënyrë të shkëlqyer shoku Enver në fjalëkalimin e tij, që pritej me padurim. Ai i bëri një zbërthim të thellë marksist leninist problemit, foli për raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s’ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lidhur me vendin e me kohën dhe se ndarja në “të rinj” e “të vjetër” s’i shërben askujt.
        Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm më gjithë jetën letrare artistike. U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se të gjithë shkrimtarët e rinj e të vjetër në moshë punonin për një qëllim.
        E çliruar kështu në saje të ndërhyrjes së shokut Enver prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe.
        2. Në vitin 1963 punoja si gazetar në gazetën “Drita”, kur revista “Nëntori” botoi poemën time “Përse mendohen këto male”.
        – Ishte paradite kur më kërkuan në telefonin e redaksisë.
        – Jemi nga sekretaria e shokut Enver, – më tha një zë.
        – Qëndroni te telefoni, shoku Enver dëshiron të flasë me ju.
        U hutova kaq shumë, saqë nuk arrita t’u thosha shokëve, me të cilët punoja në një zyrë, asgjë. U bëra vetëm një shenjë me dorë të mbanin qetësi, ndërsa shtrëngoja fort pas veshit receptorin.
        – Kadareja? – dëgjova zërin e shokut Enver, me timbrin e plotë karakteristik.
        Nuk jam në gjendje të riprodhoj fjalët e sakta që më tha, sepse isha tepër i emocionuar për t’i fiksuar ato në kujtesë. Më uroi për poemën Përse mendohen këto male?, më tha se përse e kishte lexuar dhe se e kishte pëlqyer shumë. Më uroi sukses në punën e mëtejshme krijuese. Nga hutimi dhe emocioni, unë nuk arrita t’i them diçka, përveç fjalës faleminderit, që e përsërita shumë herë.
        Kur shoku Enver mbylli telefonin dhe unë e vendosa receptorin në vend, shokët e redaksisë, të cilët e kishin ndërprerë ndërkaq bisedën ngaqë u kishte bërë përshtypje sjellja ime në telefon, më pyetën:
        – Ç’pate kështu? S’të kemi parë ndonjëherë kaq të emocionuar.
        Unë i thashë atëherë, se me cilin kisha folur në telefon dhe atëherë ata m’u grumbulluan përreth të emocionuar, për të marrë vesh çdo detaj të bisedës….
        3. Më 24 mars 1971, unë, gruaja dhe vajza ime shkuam për një vizitë në shtëpinë e shokut Enver. Na pritën shoqja Nexhmije me vajzën, Pranverën…
        Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim nëse do të kishim fat ta takonim apo jo.
        Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të i gjatë dhe i qeshur u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i habitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë me vete: Ç’pati ky?
        – Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë Enveri
        – Të vij dhe unë? – tha ai duke qeshur, – s’besoj se ju prish muhabetin.
        Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja sesi mund të vinte shoku Enver, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
        Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë jashtëzakonisht të përzemërt. Ai pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite:
        Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të të përqafoj edhe unë).
        Shoku Enver më pyeti se ç’kisha shkruar kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën, me titull Kronikë në gur.
        Do ta lexoj me kënaqësi, – tha ai – Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, – shtoi ai duke vështruar me një buzëqeshje ngacmuese të tjerët, – por se kështu është e vërtetë. Apo jo?
        Kur shoku Enver më pyeti pastaj se me se po merresha aktualisht, unë iu përgjigja se po shkruja diçka për prishjen me sovjetikët !
        Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin, Dimri i madh, por në përgjigjen time, në vend të fjalës Roman thashë diçka dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive, ngaqë ende s’isha i sigurtë nëse do ta përballoja temën e madhe së cilës i kisha hyrë.
        Për fat, shokut Enver nuk i tërhoqi vëmendjen ky detaj. Sapo dëgjoi fjalët prishjen me sovjetikët, fytyra e tij u bë në çast serioze. Ai tundi kokën ngadalë si të thërriste një kujtim jo të këndshëm dhe ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer ahere, të rëndë e të menduar. Ai foli shkurt për disa nga takimet e tij me “Hrushovianët”, duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod të vogël me Kosiginin në darkën e Kremlinit, në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë dhe për vizitat e mysafirëve të natës, Nikojanit, Torezit etj.
        Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, por për fat të keq ëndrra ime për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte si vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër dhe unë s’pata guxim ta pyesja për Moskën.
        Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin, unë shfrytëzova gjerësisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të ndihmësve të delegacionit tonë. Megjithatë duhet ta them se ajo bisedë e rastësishme e shokut Enver, më dha shumë horizont dhe materie artistike për veprën, se gjithçka tjetër. Krejt atmosfera e pjesës së dytë të veprës, nën titullin Mysafirë në kështjellë, vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, tingujt, tragjizmi dhe pesha e saj e kanë zanafillën e tyre tek ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e shokut Enver kishte një kolorit të jashtëzakonshëm, me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrezëllimin e llambadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit apo hijet rembrandekse mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. Dhe mbi të gjitha, biseda e tij sado e rastit t`ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.
        Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim tjetër me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë: Kisha gjithmonë drojtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha dhe një arsye tjetër edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrare dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç’do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim. Kisha shumë frikë se ashtu si në shumë raste të tjera me shkrimtarë të tjerë, ai do ta refuzonte një gjë të tillë dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.
        Po le të kthehemi te takimi me shokun Enver.
        Pas bisedës për Moskën, ra fjala për pasuritë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Menjani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar, më tha se do të ma jepte.
        Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë:
        – E kam lënë sipër oxhakut.
        Biseda u bë prapë e lirshme dhe e gëzueshme dhe meqë ishte fjala për njohjen e kulturës sonë në vendet e tjera,
        unë përfitova nga rasti për t’i thënë se kishin ardhur dy kineastë francezë, që kërkonin të drejtën e xhirimit
        të një filmi sipas romanit tim, Gjenerali i ushtrisë së vdekur. M’u kujtua kjo gjë rastësisht, por shkaku që i thashë, ishte se pikësisht n’atë ditë po shqyrtonim këtë problem dhe nuk e dinim si t’i jepnim zgjidhje.
        Shoku Enver u mendua një hop.
        – Dëgjoj – tha – Duam apo s’duam ne ata po të dëshirojmë, e bëjnë filmin. Prandaj le të përfitojmë aq sa mund të përfitohet prej tyre, në mënyrë që Shqipëria të dalë sa më pozitive në këtë film. Përndryshe në qoftë se s’pranojmë të merremi vesh me ta, ata kanë për ta bërë pas qejfit.
        Kjo gjë ishte kaq e vërtetë, saqë flitej se amerikanët kishin ndërmend të bënin një film satirik, duke defiguruar krejtësisht romanin, një film ku, sipas tyre, shqiptarët e italianët, pasi kishin luftuar vite me radhë, njëzet vjet pas luftës po grindeshin për kockat e ushtarëve.
        Ia thashë këtë shokut Enver dhe ai tundi kokën duke qeshur.
        – Ç’mund të presësh prej tyre, – tha. Pastaj shtoi:
        – Prandaj ti si autor duhet të jesh tolerant me këta kineastë që pranojnë të bisedojnë me ne. Të mos i bësh kërkesat siç do t’ia bëje Kinostudios sonë.
        Kështu vetëm për 2 minuta, shoku Enver na zgjidhi një problem me të cilin kishim javë të tëra që po ngatërroheshin të gjithë, pa i dhënë rrugë.
        Shoku Enver bëri prapë shaka me vajzën tonë të vogël. Pastaj bëmë disa fotografi. Ora po vente 8:30 dhe megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim akoma, ne morëm leje të largoheshim. Para se t’iknim, shoku Enver më dhuroi mua dhe gruas sime nga një libër të tij me autograf.
        Ai më dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Menjanit “La fin du mistere e trusque”.
        Ishim në këmbë në çastin që do të ndaheshim, kur ai i tha të shoqes Nexhmije:
        -Shko në bibliotekë dhe zgjidh diçka tjetër.
        Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me një komplet të Balzakut
        -O -, e mbushe me Balzak ,-bëri shaka shoku Enver.Ishte shakaja e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë relasite të shekullit XIX dhe asja bashkëkohore,diskutime në të cilat Balzaku ishte në qëndër të kundërvënieve.
        Duke e falenderuar për librat e dhuruar unë i thashë shokut Enver se pavarësisht se isha shkrimtar bashkëkohor e pëlqeja shumë Balzakun.
        Po si do t’i ngrini gjithë këto libra? – tha shoku Enver kur po ndaheshin. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije-Shiko për një maqinë për t’i çuar mysafirët gjer në shtëpi
        Këto ishin çastet e fundit nga ky kujtim i paharrueshëm me shokun Enver.

        “Partia ime”, 1977
        “Atë që dot s’ ma jepte kush,
        Partia ime ti ma dhe.
        Nj’ armatë shokësh sup më sup,
        Më madhështoren përmbi dhe.
        Me mijëra zemra që janë lidhur
        Si enë komunikuese varg.
        Në dejtë e mi me anë të tyre
        Seç rrjedh ky gjaku yt i madh.
        Dhe ja, po ndjej si gjaku yt
        Me puls të njëjtë rreh në damarë,
        Që nga m’ i thjeshti komunist
        E gjer te Sekretar’ i Parë.
        Të vjetrit shpesh hyjnitë i kanë
        Me shumë flatra, sy e vesh;
        Unë qesh me perënditë indiane,
        Me perënditë greke qesh.
        Me sistem zemrash lidhur bashkë,
        Që ti, Partia jonë na dhe.
        M’ i thjeshti komunist në radhë
        Ngrihet mbi qindra Promete”

        Reply to this comment
        • antifashisti May 11, 17:23

          Plotesisht dakort!
          ARMIQTE ME TE MEDHENJ TE SHQIPERISE KETO 26 VJET KANE QENE DHE JANE ISH KOMUNISTET E TRANSFORMUAR NE DEMOKRATE!
          Ismail Kadarea mund te mburret vetem me letersine e tij te kohes se ENVERIT,se pas 90-tes ai eshte vetem nje kalemxhi fshati!

          Reply to this comment
  2. Visari May 10, 11:54

    Lereni Kadarene te mbetet si shkrimtar i madh,por jo si patriot e disident. Nuk eshte vetem “Dimri “qe e paraqet Kadarene si sherbetor te regjimit e i privilegjuari i tij, eshte edhe poema e famshme “Shqiponjat fluturojne lart” vjersha “Partia” qe nuk le shteg per asnje ekuivok. Kur paska qene kaq aludues, pse nuk u ndeshkua apo nuk u var edhe Kadareja si mjaft shkrimtare me te vertete kundershtare te regjimit,por shetiste boten me parate e Enverit.

    Reply to this comment
  3. intelektuali May 10, 11:57

    VEPRA LETRARO-HISTORIKE “DIMRI I VETMISE SE MADHE” E RENDIT KADARENE NE NIVELIN E DISIDENTIT RUS SOLZHENICIN.

    Vetem ketu mbetet nje enigme e madhe qe nuk ka gjetur pergjigje nga historia dhe politika jone kombetare:

    PSE E PELQEU DHE E MIRATOI ENVERI KETE ROMAN QE E PARAQISTE ATE ME DORASHKA ARTISTIKE SI NJE ANTIKRISHT BIBLIK, SI “MBRETI” KATIL DHE GJAKATAR, LAKURIQ DHE KARAKACUL I SHQYPNISE?

    Dihet si perfunduan autoret e vepres teatrale NJOLLAT E MURRME. Kështu si DIMRI I VETMISE SE MADHE, kjo dramë bëri bujë, edhe pse spektatorët, për herë të parë, u ndeshën direkt me skenën pa perde te “Njollat e murrme”. Premiera në Korçë pati shumë sukses. Edhe në Tiranë, në Festivalin e katërt të Teatrit drama fitoi Flamurin e Festivalit, e rrëmbeu të gjitha çmimet. Gjithë byroja politike e dyndur në sallë tha fjalët më të mira, i lavdëroi autorët edhe Mehmet Shehu. Kjo ndodhi të dielën e 1968, derisa të hënën në mënyrë të pazakontë kërkon ta shohë shfaqjen Enver Hoxha pasi vajza e tij e kishte paralajmeruar per “harrese” te qellimshme te emerit te Diktatorit dhe reagimi i Enverit nuk vonoi:

    “Kjo shfaqje është një vepër revizioniste dhe mishëron manifestimin e liberalizmit në Shqipëri”,

    u desh kjo fjali e diktatorit, që suksesi të mbyllej brenda një dite. Drama u izolua për të mos u shfaqur kurrë më. Ndërsa viti 73 riktheu çështjen. Dramaturgu Minush Jero dhe regjisori Mihallaq Luarasi arrestohen duke u dënuar me 8 vjet burg. Pas tyre persekutohen edhe Todi Lubonja dhe Fadil Pacrami pasuar me nje fushate te eger masakrimi per intelektualet qe guxuan te “harronin” se Diktatori ende ishte i gjalle.

    prandaj:

    PSE E PELQEU DHE E MIRATOI ENVERI ROMANIN E KADARESE QE E PARAQISTE ATE VETE ME DORASHKA ARTISTIKE SI NJE ANTIKRISHT BIBLIK, SI “MBRETI” KATIL DHE GJAKATAR, LAKURIQ DHE KARAKACUL I SHQYPNISE?

    Kjo mbetet per t’u sqaruar.

    Reply to this comment
    • Kerkoje PUNE May 10, 14:20

      Si je Kumandar Intelektuali ??
      Shoh qe mbahesh Akoma ,
      Edhe se Prostata Nuk te bindet me ,tashme e Pamposhtur edhe perball Ilaçeve te Jashtme .
      Ku Ti i Propagandoje keto Ilace çudiberse si Mirakullin e Kapitalisteve BARKderra .

      Nejse — Problem kemi Niperit o Nastradin .
      Sepse keto 26 vite , ne Mjergullen ku jetojne
      e Arthmja nuk shihet .
      Mos po bene shaka Borgjezia ?

      Sepse , mbas , Gjimnazit , Universitetit , Specializimeve — E gjitha kjo perfundon
      ne kamarier O Mini – Job ,
      Ata qe kane fat , Gjejne pune si Fasone , Zhigolo ,……..

      Rinia ka filluar te Ktheje koken mbrapa .
      e ç’fare shikon thua ti ?

      Ku brezi i ”’ enverit ” i beri detyrat e shtepise ,
      Nga çitjanet – tek minifundet
      Nga parmenda – tek traktori
      Ku zbriti Krishti ,dhe i dyfishoje peshqit edhe ne Tropoje .
      Ne vitin 1990 , fEMIJET TANE shkuan tek noteri ,
      Dhe moren Tapite e shtepive ,
      Ku deri ne 1990 puna , RROGA , Martesa ,,e Kursimet ishin te garantuara .

      Sot mbas 26 viteve ,
      te rinjte shkojne tek noteri
      PER TE DREJTAT NJERZORE .
      Po Noteri u thote se nuk kane Asgje ,
      asnje te drejte.
      Ajo kohe Nastro ishte e Flori .

      Ku eshte Varrosur 1 maji Nastradin Efendi ?
      Po e kerkojne 30 milion Europian ,
      dhe 42% E femijve te Bijeve tuaj ,
      qe jane pa pune e pa Shprese .

      Si ka mundesi qe Syte e tua shikojne
      NJOLLAT E MURME 70 VITE ME PARE ,
      E nuk shikon Njollat e ZEZA demokratike 26 vjecare ?
      Shikon dimrin e Vetmise Kadariane ,
      e nuk shikon DIMRIN E FTOHTE
      kU Populli nuk po arrin te ngrohet keto 26 vjet Demokracie ?
      More Kumandar Efendi , Ezhen , e ke bere ndonjehere ??
      Jo se kot te pyes ……

      Reply to this comment
      • intelektuali May 10, 15:04

        Po nuk e pe more i paudhe enverist fanatiku se ASKUSH nga Bota e civilizuar nuk pjerdhi fare

        per

        1 Majin bolshevik te Internacionales Komuniste

        per

        5 Majin tradhetar komunist te Enverit

        per

        9 Majin barbar te Ushtrise se Kuqe te Stalinit

        sepse:

        Me 9 Maj BE-ja dhe Bota festoi Diten e Evropes qe hodhi themelet ne 1950 per Demokraci dhe Liri njerezore ne Kontinentin tone, Date e bekuar qe e tmerronte ANTIKRISHTIN Enver Hoxha qe trimi dhe miku i intelektualit, Hysen Shoshsori e detyroi te bente shurren ne breke me traktet e tij ne nje kohe kur ky kriminel sadist dhe gjakatar po jetonte ne Dimrin e Vemtise se Madhe brenda ne CIFLIGUN e tij te rrethuar me tela me gjemba qe e quante Shqypnia Socialiste duke mbushur lumenj me gjak njeriu te pafajshem dhe duke masakruar si nje KULCEDER inteligjencen shqyptare si kurre me pare ne histori.

        prandaj:

        mos fol brockulla debilesh ne DITA se na plase shpirtin.

        Reply to this comment
  4. free air May 10, 11:58

    Mos ja fut kot lexo tekstet e historise europiane te shikosh a ishte ai trimi apo dikush tjeter ne salle, keni manipuluar historine dhe gjithe popullin shqiptar nga qe nuk jeni te arsimuar, boll me analiza mediokre se na e keni hapur barkun, hoxha nuk ndryshoi nuk tregoi trimeri referou historise se vertet se cfare ndodhi ne salle dhe ku perfitoi hoxha dhe ku humbi shancet vendi te lirohej nga tirani,hoxha ishte frikacak si thua ti po ata trimat shehu dhe kapo hiatoria i tregoi me frikacak se ai

    Reply to this comment
  5. free air May 10, 12:15

    Boto komentin

    Reply to this comment
  6. Korabi May 10, 12:30

    Lexoni strofen : TERRORI I BARDHE, pastaj gjykoni per disidence.

    Reply to this comment
  7. guximtari May 10, 12:39

    Veprat e Ismail Kadarese gadi te gjitha perpiheshin neper librari ne kohen e diktatures. Romanet e Kadarese jane perkthyer e vleresuar jashte shume sidomos Gjenerali ushtrise vdekur – unikal ne tematiken e vet. Kadare ishte disident ne libra por me kod sekret sipas diktatures eger. Populli ja ndjente disidencen dhe ja kuptonte ate mes rrjeshtash. Nepunesi i pallatit enderrave, nje variant i shkelqyer i nepunesit ne Komitetin Qendror komunist. Kadare, nje frengji e vogel drite ne ate kohe te zeze ku gjithe donin te hidhnin syte. Sulmet ndaj tij shtyhen nga vejusha e zeze Nexhmija per parathenien e Ismailit ne librin -Drite nga humnera – te Drita Comos vajzes Liri Belishoves.

    Reply to this comment
  8. Claus May 10, 14:09

    Te kuptosh Enver Hoxhen duhet te njohesh dhe te informohesh mire mbi boten komuniste ne pergjithesi dhe vete qendren komuniste, Mosken dhe tere udheheqjen e saj ne vecanti. Nuk eshte pune e lehte, por jo e parealizueshme. Kerkon pak durim ne lexim dhe informim.
    Vete Shqiperia ne kete bote ish-komuniste duhet pare ne hapesire dhe ne kohe. Enver Hoxha ishte padyshim njeriu me “i vecante” qe nxorri ky vend, i cili besoj se do te mbetet ne historine e tij si nje arkitekt i nje sistemi qe quhej socialist ne nje vend ku gelonte prapambetja dhe injoranca otomane. Per kete i ve nje fare faji, se ishte nje mundim i kote i tij, sepse direkt pas vdekjes vendi i kthye ne identitet si vazhdimesi e asaj qe lame pas vitit 1939. Por le ti leme keto dhe ti hyjme thelbit te artikullit qe une personalisht e shoh me nje sy ndryshe, duke mos patur aspak qellimin negativ ne nje replike boshe.
    Ne kete shkrim thuhet se Enver Hoxha nuk ishte trim, beri eliminime te Xoxes si Hrushovi Berian dhe Tito Rankovicin, nxiti kultin e individit etj,etj.
    E kam thene me pare, qe ne kushtet e vete Shqiperise se asaj kohe natyrisht, qe ndikim do te kishte Stalini dhe Bashkimi Sovjetik, me tere politikat e tij ekonomike dhe industriale sepse ishte nje vend qe doli fitues nga Lufta e Dyte Boterore. U be nje superfuqi ekonomike dhe ushtarake me arsenal berthamor te gjitha keto ishin arritje nen udheheqjen e Stalinit. Pra Shqiperia si nje shtet i bllokut komunist mund te qendronte indiferent nga keto zhvillime? Asnjehere.
    Pra dhe Enver Hoxha u mundua te adaptonte ato politika qe buronin nga nje nga shtetet me te fuqishme te rruzullit, sic ishte Bashkimi Sovjetik. Megjithate rrethanat ne Shqiperi ishin disi me ndryshe se atje, ku vendi perbante 15 republika me lloj-lloj nacionalitetesh, vend i cili kishte patur nje zhvillim ekonomik borgjez si ne shume vende perendimore, ku vete ajo perandori kishte luajtur role kyce ne historite e njerezimit.
    Po Shqiperia? Nuk po hyj me thelle, se me dalin ca Toptana dhe Haxhi Qamiler si dordolece historike qe vetem me turp me bejne.
    Enver Hoxha ishte trim, padyshim. Dhe per kete po sjell nje shembull real historik perse ai u be dhe Stalinist deri ne vdekje.
    Ne udheheqjen e larte sovjetike doli nje rryme me ne krye leningradasin Zhdanov, i cili predikonte qe shtetet socialiste te kishin me shume pavaresi nge Moska duke krijuar blloqe te vecanta midis tyre. Kjo ide u mbeshtet fort nga udheheqesi komunist bullgar Dimitrov, i cili ne nje koneference shtypi shpalli synimin e krijimit te konfederates ballkanike me Shqiperine-Bullgarine dhe Jugosllavine me perspektive dhe hyrjen e Rumanise.
    Behet fjale per vitet `46 -`48. Kjo ide e irritoi Stalinin i cili beri nje debat teper nervoz me Dimitrovin per kete ide te shpallur pa aprovimin dhe informimin e tij me pare. Dimitrovi i terhoq,me pas Zhdanovi vdiq, pak me pas dhe vete Dimitrovi. Si pasoje e kesaj kontradikte Shqiperia shpetoi nga nje konfederate me popujt sllave me tere pasojat e saj.
    Dirkekte apo indirekte Stalini u be mbrojtes i fateve te Shqiperise, mirenjohje qe Enver Hoxha nuk e harroi kurre deri ne vdekje. Kjo eshte arsyeja mendoj une, qe Enver Hoxha nuk mund te merrte asnje iniciative antistaliniane qe filluan direkt pas vdekjes se Stalinit perfshi ketu dhe raportin sekret ne kongresin e XX te PK te Bashkimit Sovjetik te mbajtur nga Hrushovi.
    Enver Hoxha ishte patriot. Ai e dinte mjaft mire qe ne ato kushte ne te cilen gjendej Shqiperia e vetmja mbrojtje ishte fjala e Stalinit.
    Padyshim qe me vdekjen ose me helmimin e tij per Enver Hoxhen do te behej puna me e veshtire se mund te hapej perseri ai proces, prandaj ai u be qendrestar i rralle kunder udhehqjes sovjetike me ne krye Hrushovin dhe udheheqjes titiste. Frika per nje gelltitje ishte per ate gjithmone evidente, kur ai vend nuk nxirrte dot as buken e gojes. Ne ate moment u lidh me Kinen qe per fat doli ne te njetjen linje me Enver Hoxhen ne mbledhjet e partive komuniste ne Moske dhe Bukuresht.
    Qe do te kishte viktime Koci Xoxen kjo nuk kishte pike dyshimi sepse ai ishte strumbullari i teorise se bashkimit me Jugosllavine.
    Udhehqja e atehershme sovjetike ishte krimbur nga intrigat dhe eliminimet puciste qe buronin nga njerez te tille qe tashme kishin dale nga lufta me nje megalomani te papare. Ne kete mes hyn dhe nje faktor, faktori cifut qe kishte kapur pothuaj tere udheqjen sovjetike qe per vete Stalinin ishte nje “hale ne sy”. Mareshalet Kaganovic, Andrejev, Malenkov, Berija vete ministri i jashtem Molotov si dhe tere shtabi i mjekeve te Kremlinit ishin ne lidhje direkte apo indirekte me gjakun hebraik.
    Dhe si te mos kishte vete Enver Hoxha frike ne keto rrethana?
    Cifute nuk kishte ne Shqiperi, por intrigat sllave mund te merrin terren, ashtu sic moren ne konferencen e Tiranes.
    Ja pra, keshtu e shoh une Enver Hoxhen. Besnik i vendit te tij dhe i principeve, pavaresisht se si e mori ate vend me analfabete, plot uri dhe prapambetje.
    E lehte per te nuk mund te ishte.
    Ai ishte i “vecante”.
    P.S.
    Kush mund te replikoje, le te replikoje, duke mbajtur ne debat disa parime civile.
    Ne kete mes ftoj dhe “Claus” ne debat i cili ka pervetesuar nick-un tim. E ftoj ate po me ate nick, le ta mbaje me tej, nuk me prish pune, sepse e di qe me injorancen e tij do te beje diferencen.
    “Claus” te ftoj ne debat!
    Te tjeret i pershendes pas nje kohe relativisht te gjate.

    Reply to this comment
    • terci e verrci.... May 10, 14:50

      Sakte! Me pelqeu fort analiza jote, te pergezoj. Nuk kuptoj keta njerez, si ky autori i shkrimit, qe u mbeti kurrizi poshte per te pastruar kepucet e Kadarese kur ky i fundit as qurret nuk u hedh!

      Reply to this comment
    • intelektuali May 10, 15:23

      Mengadale o Claus Enveristi,

      sepse:

      PO E BEN PEDERASTIN E PABESE HOXHA SI TRIM DHE PATRIOT

      historia boterore i mat LIDERAT me arshinin e veprave qe le pas dhe jo me propaganden bolshevike qe gaditej ne bodrumet e KQ te PPSH-se nga kalemxhinjte e Sigurimit me urdher nga Moska dhe Beogradi.

      sepse:

      po te shikojme ketu poshte si e la Shqypnine Enver Hoxha

      https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

      nuk te mbetet pika e dyshimit qe pederasti gjyrokastrit pa shkolle dhe pa dipllome enver Hoxha jo vetem qe nuk ishte trim dhe patriot, por ishte nje ANTIKRISHT qe jo vetem mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni, por falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori.

      Reply to this comment
    • arbereshi May 11, 17:33

      HAHAHAAAAAAAA Clausi e ka lexuar teorine komuniste shume shpejt dhe eshte gati te debatoje per kete teori me kedo, edhe me Marksin , Engelsin, Leninin e kushdo qofte se per ata qe ishin sekretar partish mbas luftes dyte boterore as qe ja vlen ti permendim. Keshtu qe si ka bere Clausi kush do nga katunaret e sotshem mund ta beje me lehtesi mund te mari njohuri nga teoria komuniste. LUM SI TI O KOQE CLAUS keshtu quhet kenga e re qe pritet te dale se shpejti ne BBF

      Reply to this comment
    • antifashisti May 11, 17:35

      Claus !
      Te pershendes dhe miratoj germe per germe te gjitha sa ke shkruar!
      Shqiperia sot ka nevoje per IDEALISTE,por te tille ka vetem ne gjirin e bijve e bijave te PARTIZANEVE CLIRIMTARE dhe kurrsesi tek ata kelyshe qe bashkepunuan me pushtuesit apo u sherbyen te huajve per rrezimin e pushtetit te popullit!
      26 vitet e fundit vertetojne se Shqiperia qe ndertoi ENVER HOXHA dhe qe i kishte rrenjet ne GJAKUN E DERDHUR NE LUFTEN ANTIFASHISTE,kurre nuk mund te krahasohen me kete te sotmen,nje vend qe eshte kthyer si i HUAJ per te gjithe shqiptaret,pervec politikaneve,hajduteve dhe krimineleve!
      Ne kohen e Enverit ishin te pakte ata qe donin te arratiseshin,kryesisht ata qe nuk i lidhte asgje me ate pushtet demokratik,ndersa sot,jane gati te ikin mbi 90% e shqiptareve!
      LAVDI TRIMIT ENVER HOXHA!

      Reply to this comment
  9. Ardiani May 10, 14:37

    Zemergjeresia e Ardian Thanos dhe DITA-s lejon si komente dhe carcaf si Claus apo Enveri i shenjteruar 97 se vallahi vetem komente nuk jane. Tregojne para pasqyres e flasin me vete se nuk ka dreq a shenjt ti lexoje. As per hater e as per pagese.

    Reply to this comment
  10. demo May 10, 15:45

    Humbje e pushtetit per arriviste te tipit Enver Hozha,Sali Berisha,Esat Toptani eshte me keq se humbje e jetes.Prandaj Enver Hoxha kritikoi Hrushovin ne Moske,Saliu vrau ne Bulevard,Esati vrau Hasan Rizain prapa shpine.Kadareja eshte lloji i Enver Hoxhes ne letersi,nuk pranon emra te tjere rrotull.Nqs nuk i vret dot,kerkon t`i eleminoje me mercenare te tipit Kaloci,Sinani,edhe ky Alexi.Sali Berisha ben muuuuuu,se cfare shpellari perfaqeson,por Kadareja rri susss me te,sepse shpellari i ka vene ne dispozicion “intelektualet demokrate”,Uk Mali,Mal Uku dhe Mark Uku,per te sulmuar Korifeun e mendimit mbareshqiptar, Rexhep Qosen.

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit May 10, 15:49

    Ne fakt tema qendrore e Dimrit te Madh nuk ishte Ndarja por Qendresa. Kjo situate historike padyshim qe do pasqyrohej ne letersi, ne mos Kadare dikush tjeter do shkruante.Qendresa deshmohej si pavaresi reale dhe konkrete, qe hera e pare ne Historine shqiptare pas nentorit te 1443 kur Skenderbeu hoqi vargonjte e vasalitetit. Shansi historik ia dha Kadarese ne dore te trajtoje kete ngjarje te madhe e gjithsesi Kadare e pasqyroi me talent dhe zgjuarsi dhe lexuesi eshte mirenjohes.Po flasim per Dimri i Madh, romani me i rendesishem i tere historise se letersise shqiptare. Natyrisht qe bota ka e do kete shkrimtare sa te duash, tema te medha epike kane shkruar Tolstoj, Remark, Hemingway e deri Ken Follet me triologjine e fundit mbi renien e sistemit te Lindjes, e bashke me ta qendron dinjitoz edhe Dimri i Madh i Kadarese. Nuk eshte nevoja te lexosh nen riga ndonje hieroglif disidence kur tere librin e pershkon mesazhi i forte i qendreses ndaj shantazhit te fuqise perandorake dhe sateliteve lindore.Qe konkretisht ishin kercenim politik dhe ushtarak dhe bllokade ekonomike deri ne uri per buke. Z.Minella besoj e di qe Napoleoni drejtonte beteja me milione, por ai vete nuk luftonte ne veten e pare. Trimeri eshte te drejtosh veprime kurajoze, jo thjesht te marresh pjese ne beteje duke shkrepur arme. Trimerite e Enver Hoxhes jane te pakten dy, fjalimi dhe mbrojtja e Shqiperise ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe mbledhja e 81 partire ne Moske(lexo mire, 81 parti, jo tre ambasadore qe tallin cylen me ne ketu e 25 vjet). Po te bente nga nje trimeri cdo 6 muaj do ta kishin blere amerikanet, ne mos Real Madridi. Sidoqofte, mund te flitet per kompleksitetin e figures se Enver Hoxhes, cfare mund te kish bere ndryshe e ndofta duke mundur egoizmin personal per te miren e vendita, por jo duke e demonizuar kudo e kurdo. Hiqi Enver Hoxhen romanit Dimri i Madh dhe c’mbetet pastaj? Pershendes Claus qe ka shkruar me lart dhe lutem moderatorit te mos lejoje dy persona te ndryshem te publikojne me te njejtin nick. Se nuk eshte e ndershme te krijohet nje debat kaotik.

    Reply to this comment
    • Claus May 10, 16:46

      Te lexoj me kenaqesi “gjermani i fundit” dhe me duhet te pranoj qe per mua stili yt eshte disi i njohur. Me dukesh si nje tip me nick-un b…o. Mos qofsha gabuar, me beso.
      Ishte koment brilant.
      Sa per lutjen e fundit ndaj moderatorit edhe per ate te falenderoj. Vec amullive dhe “ngaterresave” nuk sjellin gje tjeter.
      Dhe pastaj pyesin me nervozizem, perse na hyjne ambasadoret neper mbledhje?
      Ja, per te sqaruar disa ngaterresa te “vogla” qe fillojne qe nga komentet tona.
      Pershendetje

      Reply to this comment
  12. Uno-ja May 10, 15:54

    I nderuar Claus (orgjinali)
    me pelqeu komenti juaj dhe me ben pershtypje ai Clausi( Fake) i shqupit qe eshte QENI PAWLOWIT-aratan hoxha shqupit qe ka kohe qe ka marre “nickun tuaj”.
    Ne kete cmenduri kombetare ku jemi futur dy gjera me bejne pershtypje:
    1- Cfare i duhet Kadarese kjo lufte me kufomen e enverit si kanibal ?..Sepse Kadareja ka nje lavdi kozmike te veprave ne kohen e ‘xhaxhit’…Kush po i tund kadarese “dosjen k’ qe ky te vjelle vrer mbi heronjte e tij
    2-Koment-shkruesi ka qene para 1992 nga a-enverit deri anti enverist dhe e vetmja gje qe me pelqente atehere ishte se rreth 90 perqind e popullit e donin enverin dhe i quaja budallenj te mire.po sot shikoj qe ato qe nuk lane Paris dhe k/qytet te botes qe gjesdinin me mesimet e xhaxhit nga sume lepires te enverit u bene bole ferkues te elez biberit ketij antishqiptari dhe anti-amerikani me te madh shqip foles….viktime e te cilet eshte dhe plaku Nurihan Kadareja
    Ne vend te nje “bonus-i” lexo sa i madh ka qene enveri ne paris ne 1946….:

    “Le Monde”gazeta me e madhe franceze dhe nje nga me të medhate e globit! Cfare shkruante per Enver Hoxhen kur befasoi me paraqitjen e spektakulare ku kryqzoi Kaldarisin grek
    Ja perafersisht idea e saj sepse origjinali do rigjetur dhe publikuar me foto!Per keqfoljen ndaj shqiptareve ka te drejte Shmid, ka shume autore të gjithe te blere nga sllavet,por dhe greket!Ka qene vertet nje furtune e madhe mbi shqiptaret e prapambetur të asaj kohe!Dhe ketu jane sjelle fare pak autore…Eshte e vertet qe sllavoshkruesit i benin shqiptaret njerez me bisht dhe Le Monde e thote kete aty nga viti 1946 kur nje delegacion i rangut te larte shqiptar i kryesuar nga vet diktatori Enver Hoxha,zbriti per here të pare me avion ne Paris.Ishte e njohura mbledhje e Kombeve te Bashkuara dhe ka nje kenge shqipe qe brilantisht e historizon kete eveniment botror.”Në Paris u mblodh UNOJA!…..”
    Greket kishin nxjerr pretendime territorjale dhe sllavet gjithashtu kishin presion paikologjik ndaj shqiptareve si njerz me bisht.Delegacioni shqiptar zbriti ne Paris dhe ishte ne pritje te autoriteteve protokollare franceze qe vononin!Nje ushtarak francez i derguar per inspektim,filloi te shikoje,thote Le Monde,delegacionin shqiptar nje per nje nga prapa duke filluar nga me i fundit qeveritar shqiptar e mbritur tek i pari i tyre, Enver Hoxha,i cili thote Gazeta njihte dhe fliste shume mire frengjishten.Kur mbriti tek Enver Hoxha,dhe po e veshtronte drejtuesin shqiptar nga pas,si të tjeret,diktatori e pyeti:”Zotri,cfare kerkoni që na shikoni nga pas?”
    Menjehere kontrolluesi sqaroi:”Serbet na kane thene se ju shqiptaret jeni njerez me bisht…por une bisht nuk po shikoj “Gazeta shkruan se menjehere, duke qeshur,Enver Hoxha iu pergjegj:”Jo,zotni,serbet kane te drejte!Vetem se gabojne pamjen:Ne shqiptaret kemi bisht te madh,por e kemi ketu,përpara dhe do tua tregojme edhe ne mbledhje atyre dhe grekeve!”

    Shkruan me humor te larte “Le Monde”gje qe edhe ndodhi ne mbledhjen e Parisit.Vet “Le Monde”faqe 3 dhe 22 me foto

    e cilson Enver Hoxhen kryeshtetarin me fotozhenik te mbledhjes dhe me të ashprin ne mbrojtje te shtetit te vet.

    Ndofta mund te jene dhe keto arsyet qe studiuesit e paanshem gjejne tek kenga popullore e asaj kohe vargjet e pashkulshme:
    “Në Paris c’u mblodh UNO-ja,
    Fol Enver,të lumtë goja!
    Fol e mbro të drejtat tona!…”etj…

    Natyrisht,kjo s’ka te beje me balten qe ca shqiptarobishtukë të vertet i hodhën Enver Hoxhes,duke shitur gjer dhe trojet e detit ne jug dhe duke qënë,si dihet zgjatim bishti i bythës se sllavëve në Tirane e Shkodër-tropoje!”Bishti ynë eshtë perpara”, një thenie enveriane lapidare qe i bën mirë kombit shqiptar!

    Reply to this comment
  13. Lion May 10, 21:04

    Nje shkrim teper i lehte! Nuk ka nevoje te vazhdoje se duket qe ne fillim dhe nuk e ka kuptuar fare as romanin dhe as IK-autorin e perkushtuar komunist atehere! Nuk ka rendesi se cfare eshte tani.

    Reply to this comment
  14. dekretimi May 10, 22:05

    per sherbimet me heshtje ndaj ceshtjes kombetare, nga klasa politike destruktive,kadarejau shperblye, vajza u be ambasadore……..
    bukur shkrimtar i madh qe ditaret e demokracise nuk po i shfleton se del qe ENVERI mbetet MAL,dhe se beri art, letersi, kulture,ku njeriu respektonte veprat e shkrimtareve edhe pse sot mohojne vehten se ja u do cmimi nobel e punesimi i femijeve ne diplomaci

    Reply to this comment
  15. Niko May 11, 01:45

    Artikull idiot. Harxhova disa minuta te mira se spo mernja vesh ku cdeshte te dilte ky dhe cdeshte te thoshte me kete gjuhe te ngarkuar dhe pa kuptim. In other words more bla bla bla…

    Reply to this comment
  16. beni May 11, 10:39

    Koci xoxen e trajtojn edhe ne kohen e sotme si tradhetar e njeriu qe punoj per agjenturat e titos?
    Po kush ish koci xoxe!?
    Xoxe lindi dhe u rit ne fshatin negovan,nje fshat me tradite patriotike atdhetarie dhe me vone si shum komuniste mori pjes ne demostraten e bukes ne kohen zogiste ku populli nuk kish buke qe sali zagari e ngre zogun ne qell bashke me fevziun!
    Ish mesues i enverit persa i perkiste politikes se asj kohe kur enveri ish ne liceun e korces,u denua nga italia fashiste me burg per veprimtari politike e patriotike edhe pse arsimi i tij kish mangesi por im gjysh mik e me tradita patriotike thoshte se koci esht orator nga natyra per politike edhe pse nuk i kish kaluar te 38 vitet ne moshe rinore qe sado te flasim duhet te kemi parasysh nuk kish kurajon ti thoshte enverit se ti kerkon orjentalizmin e pushtetin e jo pluralizmin qofte edhe ne komunizem brenda perbrenda partise dhe e pesoj si shum patriote njelloj si bashkfshatari tij papa kristo negovani qe ne rethana krejt te erta u prapagandua se u vra nga greket,por qe hetimet nxjerin ne pah islamiste e otomaniste shqiptare,per te bere te kqin miqte greke dhe urejtje ndaj ktij nacioni per pushtet nga pushteti qe po tronditej ne kohen e perandoris osmane te njejtin stil ndoqi enveri me kocin saliu me azemin per te zhdukur fatos nanon e sikur ta kishin vrare islamistet e bujar bukoshit do te ngeleshe ne histori si agjent i asfalis greke!
    Sistemi titos edhe sot qe kan kaluar 38 vjet kujtohet se ish nga me te miret persosmeri nuk ka askund por i pershtatshem per multi kulturen ne ballkan e i lire ndaj perendimit e lindjes dhe vllazerim por tito ish nje i krishtere qe dhe ne kishim nevoje per nje koci xoxe edhe pse nje komunist por me ide qe do ta bente shqiperin vertet te madhe ne

    Reply to this comment
  17. fshatari pafshat May 11, 14:56

    Menelaut Aleksejev, dhe Komentuesve.

    Jeni nje Turli alashqiptare, dale boje, qe nuk ka Zot qe ju kupton. Sepse asnjeri prej Jush nuk di ti hedhe pas shpine te shkuarat, normale ajo per cdo komb te qytetuar te botes, dhe te therrase me sa i mban fyti qe te bashkohemi per te tashmen, dhe te ardhmen e aferme qe po na vdes te gjitheve “Me Pambuk”.
    Te bashkohemi, sa nuk eshte von
    Politikanet, nuk punojne per Shqiperine
    Po per Hajduterine
    E pangopur ajo, deri ne vetvrasje.

    Reply to this comment
  18. mal May 11, 20:04

    O , intelektual , i famshem , ku ishe Ti kur u ndertua SHQIPRIA , kur u shumfishua ne numer popullsia , kur ju trefishua toka bujqsore , kur u elektifiku , iduastrializu ,arsimu e kishte popullsine me te re ne Evrope , kur kishte punen , shkollimin , mjeksine dhe sigurine te garantuara , kur populli kishte kuj te i ankohej , kur ky vend kishte mbrojtje qe ja kishin zili edhe vendet me te fuqishme te botes , po me duket se Ti , intelektual je intelektuali i ketyre 26 viteve te fundit qe thoni , mos beni çfar bej une po beni çfar them une , prandaj nuk degjoni as Evrope as Amerike , te miratoni reformen ne drejtesi se fajin ty dhe shokeve tuaj vazhdon t/ja u kete Enveri qe po e kerkojne sot njerezia , kam frke se jeni duke ja ster rrite vlerat me veprimet qe po behen ne dem te shumices se njerezve qe nuk ju ka mbete shpetim perveç largimit nga vendi i tyre .

    Reply to this comment
  19. shaqo May 11, 22:50

    Edhe i vetem kunder dy apo tre superfuqive dhe frikacak?
    Cfare autori gomar, ky i shkrimit te mesiperm.
    Po keto kundershtojne njera tjetren. Po te dalish ne ring vetem, je trim o gomar a kerric, cfare je, po te jesh frikacak, do te kerkosh mbrojtje tek ndonje me i fuqishem.
    Cfare maskarenjsh ka ky vend, prandaj nuk behemi dot nem se jemi te tille.

    Reply to this comment
  20. Antikonformisti May 12, 17:41

    Gazetar “buzequmesht”! Ke bere nje faqe sa nje çarçaf, dhe nuk ke thene asgje. Do apo nuk do ti, do pao nuk do Ismail Kadare ta pranoje, duan apo nuk duan pinjollet e isj bashkepunetoreve te fashizmit, duan apo nuk duan bythe;lepiersit e sistemeve politike , Enver Hoxha ka qene dhe mbetet nje neder personazhet politike me te medhenj jo vetem per kete Shqiperi te vogel por per gjithe europen dhe me gjere ne gjysmen e dyte te shekullit XX. Dhe ketu nuk ka nefvoje per nostalgji por eshte nje realite dhe nje e vertet qe nuk mund te zhduket apo sfumohte nga kalemxhi te rastit apo te oborreve langaraqe politike. Para se te dilte romani i Kadarese, dhe kjo eshte nje e vertet qe nuk e mohon kush, jane publikuar shenimet, ditari bashke me fjalimet e Enver Hoxhes ne mbledhjenb historike te 81 partive komuniste ne Moske.Dhe ketu mbaron çdo alibi per te mundesuar balten tuaj te ndyre ndaj Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
  21. Mark uk May 12, 19:29

    Edhe sot mbas 31 vjetsh Enver Hoxha duhet nxerr nga varri e ne varrin e tij bere nje v w ku te shkojn edhe veterantet te bejn mutin.

    Reply to this comment
  22. PO QY...ORE ! May 12, 21:32

    PO QE SE SHKRIMIN E KETIJ KALEMXHIU NEN NIVELIN E MEDIOKRIT,DO TA LEXOJA NE NDONJE GAZETE , DO E MBAJA , (JO VETEM ARTIKULLIN ) PER TA PERDORUR VETEM PER LETER HIGJENIKE.
    EDHE VETE “DITA” , ESHTE E DETYRUAR PER NEVOJA KOMERCIALE TE BOTOJE ABSURDITETE SI KETO QE NA SERVIR KY LILIPUT , QE KA MARRE PER SIPER TE VLERESOJE DY PERSONALITETE TE MEDHENJ SHQIPTARE ,ENVER HOXHEN DHE ISMAIL KADARENE.

    Reply to this comment
    • beni May 13, 06:23

      Me realist se ky nuk behet kadare mundet te jet shkrimtar i madh por diktatorit i thuri ate qe ju edhe sot patriotin e beni tradhetar dhe kriminelin e beni atdhetar!
      Ne kte mes ka dor nexhmija qe per esap te burrit thuri shantazhin dhe kadare si bashkeqytetar gjirokastrit me idene e krahines per pushtetin e diktatorit i thuri legjenden enverit per ta bere ate hero?

      Reply to this comment
  23. Gjobeku May 25, 16:44

    M.Aleksi.. Me shkrimin e bere nga ana ejuaj ose (pa cavuren ) tuaj keni treguar vetem paaftesine dhe ligesine tende, dhe jo vepren monumentale te Enverit , qe ska se si te deformohet ne bote ajo veper me te cilen Shqiptaret patriot jo tradhetaret krenohen e do te krenohen ne jete te jeteve. Juve jeni pikerisht nje lepur frikacak, per ato cka deformoni ..Enveri ishte Aleksandri i Madh per kohen e deri tanishmes qe po jetojme .Komentet e mesiperme pro OBJEKTIVE i thote te gjitha , perjashto armiqte e Shqiperise!! Dhe te Enverit..

    Reply to this comment
  24. Dhimbia e madhe D. June 9, 01:05

    Po mbeshtes Komentin e Gjobekut me tw gjitha Vetwm me atw qwndrimin burrwror nw Moskw dhe ndaj Titizmit, Ener Hoxha wshtw dhe mbetet njeriu qw bwn krenar cdo shqiptar tw vwrtetw. Ata qw dwnoi koha e Enver Hoxhws ishin pjella e sw keqes sw shqipwrise.
    Dhimbia ae madhe D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*