Dinamo merr ultimatum nga FIFA, FSHF-ja e mban sekret

February 9, 2015 18:52

Dinamo merr ultimatum nga FIFA, FSHF-ja e mban sekret

Drejtuesve të Dinamos pak ditë më parë u ka mbërritur një shkresë ku iu kërkohet që brenda pak ditëve duhet që të paguajnë një shumë prej 27 mijë eurosh nga FIFA, për një prej futbollistëve të huaj që kanë pasur në organikë disa vite më parë.

Në fakt, bluve për rastin në fjalë u kanë ardhur edhe paralajmërime, por duket se drejtuesit e Dinamos nuk e kanë marrë edhe aq seriozisht. Tashmë çështja ka shkuar deri në FIFA dhe nuk ka më kohë për të humbur. Dinamo, duhet që të paguajë shumën në fjalë brenda shkurtit, ndryshe do të rrezikojë në heqjen e pikëve, që do t’i ndërlikojnë shumë edhe realizimin e objektivit për këtë sezon.

Gazeta është interesuar pranë klubit të Dinamos, ndërkohë që askush nuk ka denjuar që ta tregojë emrin e lojtarit, madje dhe e kanë anashkaluar një gjë të tillë,raporton Sportekspres. Më tej, ka pasur dhe kontakte me zyrtarë të FSHF-së, por edhe ata janë munduar që t’ia kalojnë topin njëri-tjetrit dhe nuk kanë pranuar që të japin detaje për një gjë të tillë edhe pse ishin në dijeni se kishte mbërritur shkresa, e cila më parë iu ishte bërë me dije edhe drejtuesve të skuadrës së Dinamos. Klubi blu ndodhet në një situatë të vështirë momentalisht, pasi duhet që menjëherë të derdhë detyrimin financiar në llogaritë e lojtarit, përndryshe do të rrezikojë shumë. Nuk është hera e parë që blutë dëmshpërblejnë ish-futbollistë të tyre, të cilët pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit, kanë arritur që të gjejnë rrugëzgjidhje nëpërmjet instancave më të larta të futbollit.

February 9, 2015 18:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*