Dinjitozët apo mafiozët që baltosin rolin e punën e tyre

January 18, 2018 10:48

Dinjitozët apo mafiozët që baltosin rolin e punën e tyre

Intervistë me Z. Nesti Vako, ish punonjës i Sigurimit të Shtetit, pranë “Shtëpisë së Gjetheve” në Tiranë

Intervistoi Bujar Ferhati

 – Zoti Vako, dhe në intervistën e parë që bëmë me ju po tek “Dita”, ju evidentuat që tërë jetën ju keni qenë një punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe më vonë i Shërbimit informativ (SHIK-UT, demokraci). Pse morët shkas sërish për këtë intervistë!?

– E ndjeva vërtet detyrë morale qe të sensibilizoj e të qartësoj opinionin publik ( për herë të dytë) që individë dhe klane të stisur duan të bëjnë show, vetëm me trillime, abuzime, dashakeqëse, për të njollosur të tjerët, ashtu si bëri dhe Kristofor Martiro që s’u tregua aspak i sinqertë në fjalët që tha mbi shumë çështje ndaj Beqir Ballukut. Unë dhe shumë shokë të mi që kemi punuar aty në qendër të sigurimit e ndiejmë në moralin tonë që ta themi troç të vërtetën, ashtu siç ka qenë, pa përpunime e dashakeqësi abuzive.

Ne për të nxjerrë të vërtetën kemi punuar kurdoherë deri në detajet më të vogla. Ne shqiptaret e kemi dhe duam në gjak këtë gjë. Partitë, qeveritë kanë rolin e tyre por populli qëndron mbi të gjithë, ai është njëshi në gjithçka.

Hasan Luçi po del disa herë (dhe pa pikë turpi) po merr role e pozicione që as i ka pasur kurrë, madje dhe trillon jo pak. A ka më trillim se ajo që thotë për Ramiz Alinë, se shtëpia e tij na paska qenë bazë e diversantëve për ekzekutimin e Enver Hoxhës!? Sa për t’u çuditur!? – Mbeti që Ramiz Alia që të vinte Xhevdet Mustafa i mirë koordinuar me të, brenda në shtëpinë e Alisë, brenda bllokut!? Thua se s’kishte kudo e ngado për të ruajtur udhëheqjen!? O zot çfarë naiviteti!? Ç’budallallëk….

Nesti Vako

– Të vazhdojmë me temën. Pse të bëri përshtypje fjala e z. Luçi!?

– Ne në punën tonë kemi qenë gjithmonë shumë strikt. E para – çdo gjë ishte fakti, dua të them që çdo gjë ishte e mirë kontrolluar maksimalisht. Fillonte që nga drejtori I drejtorisë së zbulimit, vazhdonte me dy zv/drejtorët, e më tej me kryetarët e degëve. Çdo gjë “sitej” mirë e mirë e pastaj raportohej në zyrat zv. Ministrit përkatës z. M. Çaka e min. Kadri Hazbiu. Pra si mund të pranojmë që z. Hasan Luçi paska qenë ai “ Njëshi” i gjithçkaje i sigurimit për perëndimin!?  Ai qoftë por s’thotë të vërtetën, sepse drejtorët e tij direkt kanë qenë z.Perlat Çaushi, Jorgaq Mjali, Sefer Rama, dy zv/drejtor. Nikollaq Ziu dhe Ymer Berberi si dhe kryetarët e degëve dhe shefat e seksioneve përkatëse, që dinin e raportonin gjithçka për linjat e tyre. Që ky z. Luçi s’ka qenë fare në këto pozicione s’do koment. (Këtë mund ta verifikojnë  vet gazetarët që marrin përsipër emisione të tilla, e jo të bëjnë “çorbë kazani” që s’përtypet e s’kapërdihet dot nga më të thjeshtët e jo më ne të specializuarit e profilit. S’di ç’të them më qartë e më hapur se kaq. Z. Luçi, do ishte në nderin e tij të fliste për punën e mirë të kolegëve të tij dhe jo të abuzojë me fakte fallco të ideuara po prej tij!? Kujton që opinioni që I ndjek, ngaqë s’ka qenë i pranishëm i ha kokrra të tilla. S’hahet sapuni për djathë!? Apo abuzon se një pjesë dhe kanë vdekur!

Duhet të falënderojmë për punën e mirë që kanë bërë shefat e tij, z. Mehmet Çaka, z. Nikollaq Ziu, Ymer Berberi, qe sot janë të vdekur Sefer Rama etj.

– Z. Luçi ka thëne që në ambasadën tonë në Francë, krahas një pune të rëndomtë (fasade) aty zhvillonte rrolin e “njëshit” ndaj perëndimit dhe SHBA-së !? Ai deklaroi që ishte”truri” i gjithë spiunazhit shqiptar në ato vite !?

– Alibia e tij është fallco, e pa vërtetë, abuzive. Kërkon të marrë ”dekorata” pa I pasur në të vërtetë. Ka qënë z. Sefer Rama I zbulimit në ato vite e jo z. Luçi. Po ashtu bandën e atëhershme të Xhevdet Mustafës, ka qenë z. Rakip  Leli që është marrë direct. Sepse ndërhyn këtu Hasan Luçi vetëm ai e di.!?

– Ramiz Alia, shtëpia e tij në bllok pranë shtëpisë së Enver Hoxhës – thotë z.Luçi – ka qënë bazë e strehimit të Xhevdet Mustafës. Si del kjo gjë nga z.Luçi kështu, se kemi ndjerë kurrë një gjë të tillë!?

–  Më çudit mua dhe shumë shokë të mi ky “budallallëk” i z. Luçi. Sigurimi i shtetit e dinte që pa ardhur të gjitha nga vet pjesetari I bandës, që ishte I “yni special”, se ku, kur do lëvizte, do ndalej, do takonte, do shkonte etj. Na I paska ditur z. Luçi këto e ne të tjerët asgjë!? Përkundrazi çdo gjë dihej saktë dhe ishte e mirë koordinuar nga ne, prandaj u shkatërrua banda vetëm për 4-5 orë!? E super specializuar nga CIA atëherë!?

Shpifja për Ramiz Alinë si agjent i rekrutuar nga perëndimi është një tjetër kulm fodullëku i tij. Të vjen keq por edhe ndot të vazhdosh më gjatë për këtë thënie të Hasan Luçit. Ka 27 vjet demokraci këtu në Shqipëri dhe si se tha këtë gjë sa qe gjallë Ramiz Alia!? Mos dridhej apo tani që është I vdekur ai vjell vrer nga të dojë e kujt ti dojë!?

– Prapë me versionet e Z. Luçi. A mund ta vriste (eliminonte) Ramiz Alia, Enver Hoxhën më përpara, kur ai jetonte e punonte çdo ditë në një zyrë me të dhe në kohë e ambiente të tjera!?

– S’ia vlen të flasim për të tilla gjëra. Kryekëput broçkulla, “pa din e pa iman” siç thotë populli. Kulme mashtrimesh e spekulimesh. Gjynah ku e çon fytyrën e tij, sepse ka edhe moshë. Njeriu në fund të fundit për një nder rron….

– Po, pse atëherë z. Luçi e ndonjë tjetër duan të abuzojnë me ngjajet e faktet, figura qëndrore por dhe anësore në fund të fundit me ish shtetin e atëhershëm!?

– Vërtet sinqerisht më jep kënaqësi intervista me ju për pyetjet mjaft të goditura, mjaft domethënëse, por dhe aq mbresëlënëse. Vërtet unë jam në pension dhe gëzoj shëndet të mirë për moshën, ashtu si dhe unë dhe jo pak kolegë të mi duam të themi hapur rolin e punës tonë. Ishte koha e kampeve, socializmit, kapitalizmit e revizionizmit, kundër njëri tjetrit, por kryesisht gjithçka kundër nesh si ideologji marksist –leniniste. Koha, vitet, hapat e panë, u matën dhe një ditë degraduan nga ana jonë. Kjo duhet theksuar se u kuptua çdo gjë më së qarti në fund  fare, në vitet 90-91. Populli mori vete fatet e tij në dorë.

– Pra roli e puna e jetës suaj në monizëm në kulme vlerësimi u shemb vetvetiu dhe humbi vlerat e saj!?

– Po, duhet pranuar. Ndryshoi gjithçka, politika, marrëdhëniet, u hoqën dyert, u hoq njolla e “biografisë”, u çel drita jeshile për të gjithë mbarë si e gjithë bota. S’kishte kuptim më të ishim të izoluar me tela, me gjemba etj etj etj., që i dimë dhe i kemi kaluar. Erdhi kohë tjetër, me dritare e këndvështrime krejt të tjera.

– Mendoni se keni bërë edhe gabime, në gjykime e veprime ne pozicionet tuaja si institucion!?

– Po, patjetër, ka pasur shumë punë të mira por edhe dështime. Kishim të bënim me koka dhe shtete si CIA, FBI-ja amerikane, KGB-ja ruse, UDB-ja Jugosllave, Inteligjent Servis angleze, Asfalia Greke etj, etj etj. Ishin sa me shkolla përvoja, mjete disa herë më të mira se ne, thuajse në të gjitha fushat. Por tani kjo i përket së kaluarës së largët. Ç’të them unë….!?

– Ju dhe sfera e juaj di shumë e shumë gjëra që janë sekrete të asaj kohe dhe hapja që ju bë ish “shtëpisë me gjethe” për vizitorë ju duket diçka e vështirë për ju që keni punuar, arshivuar dokumentuar, përcaktuar jetën e ish “armiqve të Shqipërisë” po I quaj në sens humori. Pra një lloj çudie sot!?

– Duhet pranuar burrërisht, jeta ecën, zhvillohet, njerëzit gjithnjë duan të renë, bashkëkohoren. S’mund të bëjnë krahasime sot  me të kaluarën. Ashtu kujtohej atëherë me e mira e mundshme për Shqipërinë. Dimë jo pak sekrete që ishin vec për kohën e atëhershme. Sot çdo gjë ka rënë kategorikisht. S’do asnjë koment asnjë fjalë kjo gjë.

– Shqipëria e bunkerizuar, e fortifikuar e armatosur gjer në dhëmbë e stërmunduar nga lufta e klasave e armiqësia! Ka diçka që ju ngarkoj dhe ju si organ të rangjeve kryesore të vendit!?

– Tani ne ishim në kupola dhe kupolat janë gjithnjë epiqendra për gjithçka. Atëherë e tillë qe jeta, e tillë qe për të gjithë si popull, si udhëheqje , si vijë politike si këndvështrim. Disa ishin në fronte të tjera, disa në punë, disa në ndërtim, disa në mbrojtje, disa në miniera, disa në fabrika, disa në kooperativa etj etj etj. Ne ishim në atë sektor. Mund të kishin qënë në vendin tonë të tjerë, po ja që ishim ne. Kështu dhe unë. Kështu ka ndodhur realisht. Ctë them….!?.

– Ke ndonjë peng që të vret ty dhe shokët, koleget tuaj të gjallë për vitet e shkuara, katastrofale për të gjithë sot në këto ditë të reja të demokracisë!?

–  Po e di dhe po e them edhe në emër të mjaft kolegëve të mi që ndjehemi disi të vrarë në shpirt, për një punë shumë të mundimshme në dekada, orë e vite e vite, përgjimi, angazhimi, survejimi, por dhe persekutimi të jo pak njerëzve që donin lirinë  e ëndërruar. Kërkonin dritare e dyer komunikimi me boten dhe njerëzit e tyre që I kishin atje të arratisur.

Por dua të përsëris kërkesën time si në intervistën e parë që  Z.Edi  Rama me qeverinë e sotme të krijonte një takim miqësie të madhe e të gjerë  që ne ti jipnim dorën miqësisht ambasadorëve të shteteve mike, Z.LU, Znj. Vllahutin etj etj. që të shikonin dhe brezat e sotme qe e mira triumfon mbi të keqen. Naiviteti humb përpara ndershmërisë e drejtësisë, që nipat e mbesat sot të jenë të qartë për atë çka ndodhur. Koha e demokracisë kërkon çelje e zhvillim të ri, korniza të reja.

 

 

 

January 18, 2018 10:48
Komento

3 Komente

  1. Kucioti Genjeshtar January 19, 16:30

    Hasan Luci,genjeshtar pa skrupull. Intervistuesi, Fatos Velia i kupton genjeshtrat, por nxjern perfitimet e tij. Hasani nga Kuci nuk i ngjet uciotve trima. Ai i turperon ata. Ndaleni kete mashtrues.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 19, 18:19

      Hajvani i madh Vako,, nder te tjera bajga qe na thote,na
      thote e gjitha bota,qe ne lufte me sherbimet e tyre
      kunder leckamaneve si Vakua me shoke.. Vako mjerani me shoke hani ate cope buke dhe rini rahat ne kete jete
      qe ju ka ngelur. Te gjithe budallenjte ju besojne dhe pes qene te lidhur me tela me gjemba per 50 vjet. Te gjithe te zgjuarit dhe kur thoni te verteta,ju kane lene vrimen e
      bythes te degjoje. O heshtni ose ju flisni hajvanerise ose ju flisni vrimes se bythes!!!! Hajvani dhe gomari Vako,,, Te vertetat e nje shoqerije barbare,nuk i duhet
      as nje shoqerije humanitare dhe shpirterore,per demet qe i ka shkaktuar nje populli me format e shtipjes.

      Reply to this comment
  2. info analitike January 19, 19:09

    Fytyrat me te shpifura te regjimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*