Dinozaurët u “vetëvranë”, studimi i ri: Zhdukja e tyre nisi para rënies së asteroidit

February 7, 2018 22:07

Dinozaurët u “vetëvranë”, studimi i ri: Zhdukja e tyre nisi para rënies së asteroidit

 

Teoria kryesore për mënyrën sesi u zhdukën dinozaurët nga Toka është ajo që fajëson për këtë një asteroid që goditi shtëpinë tonë 65 milionë vite më parë dhe shfarosi thuajse gjithçka.

Por, përsa kohë është një teori, ajo edhe mund të kontestohet.

Një teori e re ka dalë nga studiuesit e Universitetit të Readingut në Britaninë e Madhe.

Sipas tyre, dinozaurët ishin thuajse të zhdukur në momentin që Toka u godit nga asteroidi. Për këtë zhdukje, teoria më e re fajëson vetë dinozaurët.

Grupi i shkencëtarëve që qëndron pas këtij pretendimi thonë se edhe nga analizat e fosileve nuk sigurohen shenja të zhdukjes nga një përplasje a shpërthim i fuqishëm.

“Dinozaurët ishin shumë të suksesshëm, për të zezën e tyre. U përhapën dhe mbizotëruan në Tokë për rreth 200 milionë vite, duke e mbipopulluar planetin tonë dhe shteruar ushqimet për mbijetesë”, thotë bashkautori i studimit, Chris Venditti.

Venditti shton se në atë kohë, dinozaurët ishin në krye të zinxhirit ushqimor, por dështuan që të përshtateshin dhe pasi u përhapën në gjithë territorin e Tokës, për ta nisi zhdukja si pasojë e mungesës së ushqimit dhe luftës për mbijetesë mes llojeve.

a.s/dita

February 7, 2018 22:07
Komento

3 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku February 7, 22:41

    Gabim! I zhduku ngrohja globale, qe ndodhi si pasoje e pordheve dhe gromesimave te shumta qe leshonin dinozauret kur tretnin ushqimin. Teori e re nga Universiteti i Laipcigut.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 February 8, 13:38

    seleksioni natyror ka ka tregaur se një pjesë e tyre mbijetuan!!pra nuk ishte problemi se ata” nuk kishin të hanin”!!nëse kemi një kohë të shkurtër të zhdukjes së tyre atëherë për pasojë kemi dhe një “zhdukës” të shpejtë dhe jo seleksion natyror!!kjo teori që sjell ky institut mund të jetë e drejtë,por jo e vetmia!!mbipopullimi i tokës prej dinosaurve nuk do të bënte gjë tjetër veçse të bënte një ridimensionim të tyre dhe asgjë më tepër!këtë e kemi parë në jetën e përditëshme,në historinë e shukurtër!!e shohim tek minjt,gjarprinjt e të tjerë kafshë!në momente mbiprodhimi kemi dhe vdekje të mëdha,por asnjëherë nuk kemi zhdukje të species!!ajo ridimensionohet në sasi!!
    nëse ky ridimensionim,u pasua me asteroidin që i dha fund shumicës së species dinosaur,atëherë mund të themi se është shumë e mundur!!pra një specie e “lodhur nga pesha e saj”iu dha goditja përfundimtare nga astereoidi!!
    ps:qënje ke të drejtë,si puna e lopëve sot!!dhe dinot ishin shumicë barngrënëse kështu që pirdhnin shumë metan,dhisnin gjihtashtu shumë!!mishngrënësit ishin në pakicë për ti mbajtur nën kontroll!!për fat nuk ka pasur çakmaqe atëherë!do të kishte plasur bota nga një shkëndijë!!

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit February 8, 14:31

    i kishin makinat me nafte…200 milion vjet rrojten ata?! Dhe nuk mesuan te mbanin stalla derrash?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*