DIPLOMACI / Dishos sërish i hanë duart, qëndis informacione si ambasador dixhital

May 22, 2018 17:56

DIPLOMACI / Dishos sërish i hanë duart, qëndis informacione si ambasador dixhital

Qetësi, rehati, mungese aksioni, mezi të bie telefoni një herë në javë… Ufff ca mërzie!

Këto ishte duke menduar ambasadori shqiptar në NATO, Disho Kajtazi Pika, kur nisi të qëndisë një letër nga ato të vjetrat.

Gojët e Liga mësojnë se muajt e parë në detyrën e re, kanë lënë një shije tejet të hidhur për qiellzën e sprovuar informative të ish shefit të Shërbimit Reformativ, i cili ka rënë nga një aktivitet frenetik për të cilin nuk mjaftonin 24 orë në ditë, në një limonti shkatërrimtare. Vetëm kur lexoi në internet se njeriu nuk duhet ta ndërrojë rutinën shumëvjeçare në mënyrë të befasishme, por gradualisht, Disho Kajtazi Pika vendosi të ri-ushtrohej në zanatin e vjetër.

Letra e Dishos nisi me:

“I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s! Me keqardhje ju njoftoj se disa ambasadorë këtu flasin keq për yve. Ata sillen si bakabonda dhe, turp është ta them, kanë shumë lakra në kokë. Le po, shoqërohen me ca tipa që më vjen ndoht t’ua zë emrin në gojë. Disa prej tyre kanë njëmijë të zezat, por unë s’mund t’ju them nga e kam marrë vesh.

Për yve kanë thënë se i bini kitarës mbrëmanevet, pini raki dhe shoqërohi me shoferë. Këta personazhe po dobësojnë frymën revolucionare dhe vigjilencën e Aleancës sonë, ndaj duhet demaskuar në plenumin më të afërt, që për ato kërma duhet të jetë Plenum i Zi!

Falmeshendete, një ambasador dixhital që ju do të mirën!”

 Por ndërsa u bë gati që nga letra ta hidhte tekstin në kompjuter, Disho u step.

“Por nuk vete more, nuk vete!,” psherëtiu ai, “se kur ta lexojë shefi i madh që i shkruan një ambasador, do thotë me vete: Aha, qenka anëtar i kolektivit tonë!”

Pasi ktheu një gllënjkë visky anglo-amerikan, Disho mërmëriti i përlotur, “Ehh doktor ku je, ti ishe për këto punë”…

  ***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike çerek e vërtetë. Por edhe trecereku tjetër nuk është larg të vërtetës

May 22, 2018 17:56
Komento

3 Komente

  1. Lisi May 22, 18:57

    Sa bukur , më pëlqeu shumë !
    Në pak rreshta , ka thënë aq shumë . Bravo !

    Reply to this comment
  2. Dashi May 22, 20:38

    Hahhaha, vesi del me shpirtin thone

    Reply to this comment
  3. alphade May 29, 04:35

    Sherbetor i Saliut ! Rama i jep dy “dekorata”, njeren se
    Visho-ja e “shpetoi” nga atentati dhe tjetren si demshper-
    blim duke e cuar ambasador ne NATO…..! Sepse nje
    “kuader” si ky me pasaporte Kanadeze nuk mund ta linte
    rrugeve te Tiranes pa pune. ” Ha buken e kaurrit dhe bej
    duane e turkut”!!!! Sa bij nenash jane hedhur ne rruge zoti K/minister qe kane patur nga 2-3 diploma ne xhep
    dhe tash marrin nje pension prej 137.200 leke te vjetra.?!
    Dhe Ty si kryeminister as brene sado pak ndergjegjs,
    ndersa Visho-ja yt u ngop ne Kanada,gjeti mikun dhe
    erdhi ne Shqiperi,zhvati sa deshi edhe ketu,u majm sa
    deshi dhe tash K/ministri se le dot pa buke e uje dhe e
    cakton ne NATO si pefaqesues i Shqiperise….!
    Edhe sherbetorit e nje qind zoterinjeve : Uriah Hippi
    shqiptar,Maxhun Peka,ambasador i Enverit,Saliut,….etj.
    K/ministri i jep “pension te posacem” ,”special” sepse ka-
    ne “vuajtur” shume sidomos Maxhuni qe ka ne nje vend
    komunist si Kina. Pika qe s’te bie more zoti K/minister.!
    Ke edhe Artur Kukon qe dikur kishte bere nje liste me 37
    persona qe Ai kishte propozuar te vinin ne Ministri dhe
    cilet ishin ata ? Jo vetem se vinin nga Fieri por edhe me
    komplekse fetare. Edhe ketij,zoti K/minister jepni,ashtu
    si dhjetra e qundra te tjere nje ” pension te posacem”,
    ashtu sic i dha Saliu, aktorit komik Fadil Kasa.,,.!!! duke
    formuar nje kontrast te thelle me 650 mije pensioniste qe
    me buke- caj e djathe e mbyllin muajin.Po ju zoti Kminis-
    ter keni te drejte sepse ke do te zgjedhim Saliun,mortajen
    burbone,apo karagjozin Lulush,me gjestet e tij qeshara-
    ke qe po i habit jo vetem shqiotaret por edhe te huajt qe
    e shohin dhe e degjojne. Prandaj Ti duke e patur te sigur-
    te vendin je bere shurdh nga kerkesat qe bejne pensionis
    tet sepse e di fare mire se ata edhe sikur te ngordhin voten Saliut e Lulushit nuk ia japin kurre. Prandaj qeshu,
    vazhdo te qeshesh me keto komentet tona. Takse per uje
    e drita,takse banese,takse,takse….per nje pensionist qe
    merr 137.200 mije leke te vjetra….!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*