DIPLOMACI / Gazetarët grekë i luten Ditmir Bushatit t’i fusë në listë…

October 24, 2018 23:03

DIPLOMACI / Gazetarët grekë i luten Ditmir Bushatit t’i fusë në listë…

Në më shumë se një rast të dyshimtë, raportojnë burime nga ministria e jashtme shqiptare, ministri Ditmir Bushati është kontaktuar në mënyrë të çuditshme nga persona që më pas janë identifikuar si gazetarë grekë.

Në forume të ndryshme, takime rajonale, samite e konferenca, individë të veshur civilë, të identifikuar me bexha dhe mundësisht duke mbajtur diktofonë ose blloqe në duar, janë shfaqur miqësorë ndaj ministrit, janë afruar dhe të buzëqeshur kanë dashur t’I japin muhabet.

“Hë, c’kemi zoti Ministër, ç’bëhet në Shqipëri? Unë kam qenë vjet. Më ka pëlqyer shumë. Bëra një artikull pozitiv,” i tha një reporter grek në Bruksel.

Teksa Ditmiri e përgëzoi, greku shtoi befas: “Ehh, ka rënë pjaca në Greqi. Ne gazetarët kemi shumë shpenzime. Do flasim, do flasim…” dhe iku.

Në një rast tjetër, dy gazetarë fqinjë i prenë rrugën në Korçë, pasi u nda nga takimi dypalësh me Kotzias.

“E mo, ç’thoshte ai rrumbullaku ministri ynë? Zoti Bushati, shumë e bukur Korça, bravo. A do ti që të shkruajmë nja dy reportazhe të mira?”   

Ministri u tha, “po mirë, si të doni,” dhe iku, duke i lënë paksa në siklet.

Në një konferencë në Zagreb, një analist i njohur politik nga Athina, Kapakis Tenxheropulos, i preu rrugën. “Kam shumë respekt,” i tha, “hajde të të jap një kafe”.

-Jo jo, sapo e piva, –  ja ktheu Bushati i shastisur – kam takim me ministren austriake, do m’falësh qirje Kapaku….

Por analisti e kapi nga krahu. “Por mirë re file,” i përshpëriti, “ky topolaku Kotzias s’la gazetar shqiptar pa futur në listë pagesa, ndërsa ne mezi e shtyjmë me sufllaqe! Ti nuk do ta vësh dorën në zemër? Qoftë dhe për reciprocitet! Ai paguan tuajët, ti paguaj ne!”

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që çfarë nuk bëri për t’u futur në ndonjë listë, por ahaaa…   

October 24, 2018 23:03
Komento

7 Komente

  1. Umor Ishti October 24, 23:48

    Hahaha! E qendisur bukur.

    Reply to this comment
  2. Tan October 25, 11:13

    Te drejte kane greket e shkrete. Miqesia e sinqerte do barazi. Tu lidhe rama kontrate per kater byreqe ne jave

    Reply to this comment
  3. mirel October 25, 16:09

    Talluni ju po leket i ka marre Ramiu.
    Tani e tere kjo puna e doreheqes se Kotsias dhe skandalit te tradhetise katandiset ne nje histori per te qeshur nga Dita.
    E Dita, e keni marre dhe ju dozen e pageses, se nga Tema ka plasur gallata ne Parlament me tregimtarin e Izaures,
    Ka me pensione per te vjedhur qeveria?
    Ashtu, ate te bej, dhe ju krihini leshin e b, se Ramutit se mos i shpeton ndonje morr dhe ta kapni shpejt, se nuk te le Merua, e ka zene i pari rradhen te rrota, duket qe paska lene pak vend per ju.
    Bravo, bravo

    Reply to this comment
  4. tak October 25, 17:40

    o mirel po cja fut pordhes o derezi, cdo gje me komplote do e lidhesh? Te pelqeu humori mire, s’te pelqeu kritikoje

    Reply to this comment
    • mirel October 26, 14:57

      Ashtu eshte. Krisma nuk ka pasur.
      Vetem dajre e daulle. I bie Dulja, kercen Bushati.
      Ben humor Dita.

      Reply to this comment
  5. demo October 25, 19:50

    Bukur!

    Reply to this comment
  6. alphade October 31, 07:03

    Shenim: zoterinj te gazetes “DITA” ,lutemi qe keto shkrime me karakter satirike, t’i vihet titulli ne krye:
    ” FEJTON” ! Keshtu do te jete i kuptueshem artikulli
    qe ne fillim dhe s’ka pse vihen ne fund: “gojet e liga….”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*