Diplomaci…për çfarë (Pse Rama ka të drejtë për ambasadorët)

August 24, 2017 21:59

Diplomaci…për çfarë (Pse Rama ka të drejtë për ambasadorët)

 

Nga Bedri Islami

 

Shefi i qeverisë, Edi Rama, në momentet kur kërkon riformësimin e strukturave të shtetit, aq më tepër në pragun e ngritjes së ekipit të tij drejtues, drejtoi vëmendjen e tij tek diplomacia shqiptare. Një temë, të cilën, herë  pas here, e ka ngritur edhe gazeta DITA, si një drejtim vëmendje ndaj asaj që duhej bërë dhe jo asaj që ndodhte.

Në të vërtetë çfarë ka ndodhur në vitet e fundit me diplomacinë shqiptare? I është përgjigjur ajo thelbit të asaj për të cilën është ngritur apo ka qenë pjesë e tortës së pushtetit, ku njerëzit e lidhur me të bënin qokat e rastit? Ka qenë një vendstrehim i miqësive dhe rehatisë apo ka bërë si duhet atë detyrë për të cilën edhe është ngarkuar?

Katër vite më parë diplomacia shqiptare trashëgoi nga qeveria Berisha një turmë njerëzish, të cilët, pak ose aspak kishin lidhje me diplomacinë dhe që, në të shumtën e rasteve, ishin mitingashë partiakë, të cilët, pasi u shpërblyen për angazhimin e tyre  dhe besnikërinë ndaj familjes kryeministrore, u strukën në postet e tyre diplomatike, duke u kënaqur me titullin “shkëlqesi”. Asgjë më tej se kaq.

Është pritur që në diplomaci të ketë ndryshime thelbësore, të tilla që do e kërkonin vetë momentet në të cilat po kalonte qeveria e re dhe pengesat që mund të përplaseshin mbi të.

Është pritur që diplomacia e një qeverisjeje të re të ishte krejt ndryshe nga e vjetra, aq më tepër që në parimin bazë të saj ishte vendosur parimi i meritës dhe jo i angazhimit partiak dhe që, në kushtet nëpër të cilat po kalonte qeveria e sapoformuar, ajo do të kishte përballë vetes një opozitë që ishte e gatshme të nxinte gjithçka, edhe vetë diplomacinë dhe drejtuesit e saj.

Duhet thënë që në fillim: ndër të paktët suksese të diplomacisë shqiptare do të jenë takimet e shefit të qeverisë, Edi Rama, perceptimi ndryshe i politikës rajonale dhe krijimi i një mendësie krejt tjetër për rolin e Shqipërisë; kërkimi dhe funksionimi i një politike gjerësisht promovuese dhe lehtësisht e kapshme për partnerët ndërkombëtarë; dalja e vendit tonë tej rolit të zakonshëm pritës në diplomacinë evropiane përmes liderit të saj politik dhe krijimi i një mjedisi mbështetës ndaj politikës që ndjek vendi ynë. Nëse ka pasur rrugë të hapura për këtë trajtesë të gjerë të perceptimit evropian të diplomacisë shqiptare nga vetë strukturat drejtuese të diplomacisë, ato kanë qenë të padukshme, spontane dhe jo mbi bazën e një perceptimi krejt ndryshe të rolit të tyre. Qëndrimet politike të kryeministrit të Shqipërisë për çështje tejet të rëndësishme, si për të ardhmen politike të Kosovës dhe domosdoshmërinë e njohjes së këtij realiteti politik nga shteti serb; një klimë ndryshe me diplomacinë e shtetit grek që ende mendon se ka të bëjë me një politikë vasaliteti; lidhjet e reja me figura të rëndësishme të politikës ndërkombëtare, si me Kancelaren Merkel apo presidentin e ri francez, më shumë se merita të diplomacisë shqiptare, janë qëndrime dhe gjetje të veçanta politike të Edi Ramës dhe rrjedhojë e situatave gjeopolitike.

Nuk u ec më tej se kaq.

Diplomacia shqiptare, në shumë raste mbeti ajo që kishte qenë në përmbajtjen e saj: vendi i shpërblimit të angazhimit dhe jo i meritës; vendi ku njerëzit gjenin pjesën e tortës dhe jo hapja e një koncepti të ri për vetë diplomacinë shqiptare. Merita e saj nuk u përqendrua tek ajo që duhej të ishte arritur, por tek dërgimi i njerëzve të besuar drejt vendeve të “ngrohta” dhe e vetmja gjë që të mbetet në mendje: hapja e konsullatave të përbashkëta me shtetin e Kosovës, gjëja më e mirë e diplomacisë sonë në njësimin e këtij shërbimi.

Diplomacia shqiptare nuk doli dot nga vetja. Vendin e një qëndrimi serioz të diplomacisë shqiptare e zuri rutina e të deleguarve në ambasada, të cilët, duke qenë se në shumë raste u dërguan për qoka partiake, u ndjenë zotër të godinave dhe, si nuk ishte pritur, në shumë raste ata u kthyen në kopje të shëmtuara të diplomacisë berishiane.

Në katër vitet e qeverisjes të së majtës diplomacia shqiptare eci me të njëjtin ritëm si edhe më parë, megjithëse herë pas here konfiguracioni i saj ishte më dinamik. E vjetra në diplomaci e tërhoqi pas vetes dhe nuk solli ndryshimin e domosdoshëm që mund të pritej.

Të paktë janë ata diplomatë që e ndryshuan mendësinë ndaj detyrës së tyre dhe, nëse tani, qëndrimi i shefit të qeverisë për të ashtuquajturën diplomaci ekonomike, bëhet krejt  hapur, kjo është një gjë që është ditur dhe që qëndron në të gjitha manualet e diplomacisë.

Ambasadat tona në shtetet perëndimore, sidomos ku bashkatdhetarët tanë janë të shumtë, jo vetëm që rrallë herë u janë përgjigjur kërkesave të qytetarëve shqiptarë në vendet ku jetojnë, por edhe i shohin si nga maja e Olimpit, si të jenë zotër të tyre dhe jo njerëz që janë deleguar pikërisht për t’i shërbyer atyre. Qytetarët shqiptarë në ambasadat tona në Romë apo në Berlin, në Athinë, por edhe përtej Atlantikut, më shpesh gjejnë dyert e mbyllura dhe moskokëçarje se sa atë që duhej të kishin: një shtëpi të dytë. Në ambasada ata janë të mirëpritur vetëm në ditën e festave kombëtare, kur edhe duhet pjesëmarrja e tyre, ndërsa më tej, ajo që ndodh ka të ngjarë me heshtjen murale, të gurtë dhe të heshtur.

Është koha për një diplomaci tjetër, ndryshe, që mund ta bëjnë edhe ata që janë pjesë e stafit drejtues qeveritar. Më shumë se ndërrimi i figurave është i domosdoshëm ndërrimi i mentalitetit, i cili , aq sa përcillet nga shefi i qeverisë drejt “shkëlqesive”, aq duhet përcjellë prej tyre ndaj asaj që pritet prej tyre.

Shumica e stafit të tashëm diplomatik as nuk njihet dhe as nuk kanë veçantitë e tyre. Ata, nga njerëz me emër të spikatur, janë kthyer në turmë diplomatësh, të cilët çalltisin për vete dhe nuk bëjnë hajr për shtetin.

Puna e tyre është e matshme në disa fusha, nga të cilat, aq sa janë primare konceptimet ndryshe të funksionimit diplomatik, po aq, e ndoshta më të rëndësishme, janë përvojat dhe sjelljet në diplomacinë ekonomike, dhe, dyert e tyre duhet të jenë të hapura në të njëjtën kohë, si për bashkatdhetarët e tyre, po aq edhe për investitorët e huaj. Nëse ata hapen njëherësh, do të jetë një ndryshim i madh dhe ata nuk do të jenë më qendrat e vegjetimit dhe e shpërblimit të turpshëm politik.

Diplomaci.. për çfarë: për atë që duhet… për të qenë jo vetëm zëdhënësit e politikës së shtetit të tyre, por edhe të ngarkuarit financiarë të tyre.

August 24, 2017 21:59
Komento

37 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku August 24, 22:07

    Dakord mor zoteri, po keta ambasadoret kush i perzgjodhi e i vuri? Apo ashtu ishte ndare tepsia dhe ketij shoferit tone te Formula Unos vazhdimisht ia lunte timonin ai tjetri.

    Reply to this comment
    • ladi August 25, 09:47

      Diplomacia do se pari buxhet, staf me te madh ne numer dhe rezidenca dijnitoze. Nuk behet diplomacia me 4 kacidhe, dy veta staf qe bejn shoferin, recepsionistin, sekretarin, konsullin ne te njejten kohe, dhe rezidenca me qera qe nuk jane lyer qe nga lufta e dyte boterore dhe ku mezi fusin koken ata dy vete qe punojne. Kur ti kete krijuar kushtet qeveria dhe te false per mentalitet.

      Reply to this comment
      • Lili August 25, 11:33

        jo ladi, mos beso qe cdo gje varret nga paret, se edhe dje Shteti shqiptar nuk kishte pare, po Konica ishte ne nivel te detyres se tij.
        Paret jane se bukur shume paguajne shqiptaret per sherbime qe tjeterkund jane falas. Paret keqmanaxhohen e perdoren per qef e jo per sherbim.Te pastrojsh deren e ambasades nuk do pare po vetem pak perkushtim per fytyren qe do me dhane per vendin tend. Po Zojat ambasadore jane aq snob e aq mendemedhenja sa nuk duan me ba ate pune se nuk jane pastruese sipas tyre e duhet te va dergojme nje pastruese nga Tirana per te fshi oborin e deren e ambasades!!!!

        Reply to this comment
      • Ballist i Lodhur nga Injorantet August 26, 15:54

        ladi , merre edhe Xhuxhumakun ,
        per DORE , te studioni kundra AnalFABETIZMIT.

        Per te Ditur te Ardhmen , Duhet te studioni te Kaluaren .[[ jo Edvin Sorrosin ].
        Ky eshte nje mesim i rendesishem , Qe ç’do person duhet ta mbaje ne mendje .

        Me Xhuxhumakun , Mark uk , Info analet – e intelektualet e Tajvanuar eshte e veshtire sepse
        Egoizmi i kesteve i ka Qorruar mendimin Dhe zhvilluar DIABETIN E LEKAVE …….

        Pak Histori …. Per ……………..Tajvanistet

        Gjate shekullit te 3 ekonomia Romake nuk shkoje mire , shume njerz filluan te refuzojne ti paguanin TAKSAT ,

        Ishte kjo arsyeja , qe KONSTANDINI , NJE STRATEG i madhe , filloje ti drejtoje syte tek feja e rre qe po rritej ne europe Krist -erimi .

        AI E KUPTOJE pernjehere se kjo fe mund te behej nje mjet i dobishem per kontrollin shoqeror . Keshtu ne 313 Leshoi URDHERIN E MILANOS , duke garantuar lirine e plote fetare te Krist- ereve .

        Edhe se Urdheri ishte te Afronte Trajtim te Barabarte per te gjithe
        Feja e Re filloje te marre Vafore .

        PAGIMI I taksave nga te kriShterert shikohej
        si nje Dogme :
        ”’ Jepi ate qe i Takon ” q”ezarit ”’ haaaaaaaa

        Krishterimi u krijua si fe e paQes , duke perfunduar si Prone e Pushtetarve .

        Dele te dashura —
        Le te bejme pyetjen ?
        A perseritet Historia ?^

        Paganet u luten ne kembet e Tyre —
        Te krishteret ne gjunjet e tyre dhe
        Muzlimanet , qe eshte nje Dorzim i madh Fizik .
        Ambasadoret gjeten shesh , e bene Pershesh .

        e kush e ka fajin ?

        Ju , dele e keni Fajin , qe i votoni ……………

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku August 27, 00:43

          Lajmeroni shpejt urgjencen, i marri u arratis perseri nga psiqiatriku.

          Reply to this comment
          • Skela tek Turizmi . August 27, 10:02

            Qenke banor i çentrales o xhuxhumak ?
            Dil e lahe zhulin mendor tek akademia o zhapik .’ nuk e ke larg detin .

          • Plaku Xhuxhumaku August 27, 15:06

            I marri nderron vazhdimisht emrin, krize identiteti, nga Ballist i lodhur tek Skela tek Turizmi. Meshire per te marret

  2. Janullatus August 24, 22:55

    Me Inid Paskal Milon do.besh diplomaci??? 13 vite jashte vendi, spo di te gjeje burre jo me gjeje biznese per te investu ne shqiperi

    Reply to this comment
  3. Boris Godunov August 25, 02:07

    Bedri! Me vjen shume mire,qe te kam patur nxenes shume vite me pare ne Gjimnazin e njohur te Shkodres”.Pershendetje nga Kanadaja.Eshte me se vertete:As na njeh kush nga ambasada shqiptare ne Canada dhe as njohim ndonje prej tyre.

    Reply to this comment
  4. Niko Shpiragu August 25, 06:11

    Nuk e kuptoj se cfare dipllomaci mund te bej nje koloni sic eshte Shqiperia sot. Direktivat dhe urdherat perkatese i japin disa shtete nepermjet ambasadoreve dhe autritetet shteterore vetem sa per te thene amin. Shqiperia nuk ka individualitetin e saj si shtet se do te shkoje pas qerres se disave. Ne se e lyp nevoja qe me nje shtet ose tjeter te bejme marredhenie per interesin e perbashket te paleve, nuk mund te besh asgje ne se nuk e pelqejne kancelarite e perendimit. Qe ne kohen e monizmit ishte kjo dukuri: do kishe lidhje me ata qe kishte lidhje lindja komuniste, ndersa tani do besh si thote perendimi kapitalist. E cfare mund te bej nje minister i jashtem ose ambasador ne kete situate. Vet Rama eshte komplet i varur nga jashte, ai s’eshte kryeminister i shqiptareve por i deleguar administrator i Perendmit. Ai nuk ka fare parasysh se kush e ka zgjedhur, por merr urdhera nga FMN e te tjere. Edhe marreveshjen me Salin nepermjet te deleguarit te tij Basha per zgjedhjet e beri se erdhi dikush nga jashte dhe i la urdherin ne tavoline. E cfare dipllomacie dyfytyreshe mund te bente ministri i jashtem Bushati ne Iran kur ne strehojme ata qe duan te rrezojne qeverine e Iranit. Flet dhe jep intervista se kerkon marredhenie te drejta, por ne te njejten kohe mbane kundershtaret e tij. Ne se mendon se ai regjim ne Iran duhet te rrezohet, atehere perse e dergon ministrin per bisedime dypaleshe e tjere. Nga nje ane flet se me Rusine duhet te kemi marredhenie te mira, por nga ana tjeter shikon me bisht te syrit ustallaret ne se te japin leje apo jo. Perendimi nuk ka bere investime dhe nuk ka per te bere ne Shqiperi. I vetmi shtet i fuqishem qe eshte i hapur per investime sot eshte Kina, por duhet leja e posacme. Nga nje vend kokforte absolut ne kohen e monizmit qe solli izolimin total ne nje vend koloni fare servil dhe pa dinjtet. Nuk ka vend per dipllomaci kur je koloni.

    Reply to this comment
  5. Beni August 25, 07:16

    Nepitizma , nepotizmi !ohhhh..ooooo! Na lodhet ! Nuk ka rendesi sa di, rendesi ke njeh ! Ceshtje kulture, thuaj sa te duash shkruaj sa te duash nga nje vesh I hyjne nga veshi tjeter I del ! Lodhet kot kryeministri por edhe Dita !

    Reply to this comment
  6. lili August 25, 11:39

    Kryeministri jone asnje shqiptar te edukuar ,pse jo te rritur n’evrope nuk e gjeti si staff n’ambasade?
    Une po te isha ne vend te tij ne cdo ambasade, do kisha vu nje shqiptar qe eshte rritur n’ate vend :bile ai i njeh njerezet ,i njeh zhvillimet ekonomike, di kush eshte mik e kush jo(Hubert Vedrine kur nuk ka qene mik i shqiptareve edhe kur nuk do kemi hajr prej tij ne)
    Edhe bile do dije me u pergjegje publikut te vendit qe telefonon edhe me shkruar gjuhen e vendit si duhet!

    Reply to this comment
  7. ela August 25, 11:46

    O lali Edi ke plotesisht te drejte. Po me fal nje pyetje kisha une cfare i kishte ato femra ambasadore ne takim te veshur per ibret me lleret jashte ?? Une te kisha qene do ti nxirrja jashte! Keto kur nuk dine rregullat kryesore protokollare te veshjes qe eshte A cfare mund te presesh prej tyre ????

    Reply to this comment
    • info analitike August 25, 13:04

      Aha gjete kishe ku te falesh. Po Rama vete nuk pyet per protokoll. Cfare pret nga nje qe takon Merkel e Macron me atlete adidas. Ne fakt edhe Ramen e perzune nga fotoja packa se pastaj nxori justifikimin e helikopterit. Ra cope e u lodh duke na nxjerre neper media se ai udheton ne klase ekonomike e pastaj si pa te keq na ben te ditur se udhetoka dhe me helikopter. Cfare mund te presesh kur ne krye te shtetit ke nje psikopat.

      Reply to this comment
    • Arben August 25, 15:18

      ORE, CFARE THUA TI.

      AI NUK I DI PER VETE KETO, SHKON I VESHUR

      SI KLLOUN CIRKU NE TAKIME ME KRYEMINISTRA

      E PRESIDENTE, TI I BEN THIRRJE QE TE

      RREGULLOJE ADMINISTRATEN??!!!

      HAJDE MENDJE HAJDE.

      Reply to this comment
  8. meçua August 25, 11:55

    Ambasada duhet të kemi aty ku kemi më shumë bashkëkombas.Çna duhen ambasadat në disa vende afrikane?
    Apo edhe në disa vende të Amerikes latine?Ne jemi vend ivogel,edhe nr.i tyre duhet të jetë i tillë.Cila prej tyre mundësoi p.sh punsim? Le të shtrijmë kembët,sa kemi jorganin..”Ma mirë,oka se dý”(1 okë= 1,5 kg).

    Reply to this comment
  9. GJINOJA August 25, 12:18

    Që Edi Rama i quajti të gjithë diplomatët leshko dhe e konsideroi punën e tyre “një vrimë në ujë”, ishte më se e vërtetë. Po si nuk u ngrit njëri e të kishte burrërinë t’i thoshte: “Z. Kryeministër, unë që sot jap dorëheqjen, nuk mund të punoj me një kryeministër aspak diplomat, arrogant dhe mendjemadh”.

    Reply to this comment
    • Ben August 26, 12:35

      Ku ka me mire se te jesh i urte, i dhjere nga karakteri, por i ndershem me pare dhe prona.

      Kujt i behet vone per krenari ose karakter ?! Kane humbur te gjitha qualitetet njerezore, dikur te pasurit shkrinin pasurine e tyre per kombin per atdheun, per te drejtat e shqiptareve, sot te pasurit e shqiperise ambasadoret, prokuroret jane grabitsit dhe renuesit me te medhenje te shqiptreve ekonomikisht politikisht, dhe juridikisht !

      Reply to this comment
  10. vasili August 25, 12:37

    Perseri dhe perseri Bedriu,me televizor perpara,pa levizur menderjet nga vendi vazhdon te bej komente (´´analiza´´)pa fund,per cdo gje dhe per gjithcka,por jo per Kosoven,te cilen islami pretendon se e njeh shume mire,vecanrisht tani,ku politikanet atje vazhdojne te perplasen keq,pa mundur te krijojne qeveri dhe parlament,pra shtet.
    Duket qe patatet e nxehta,larg bytheve te ngrohta te ´´gazetarit´´islami.
    Ikona e gazetarise boterore Ryszard Kapuscinski shkruante:
    ´´Rruga per gazetarin,eshte burim,eshte thesari,eshte pasuri.Vetem ne rruge gazetari ndjehet vetvehtja,ndihet si ne shtepine e tij´´.
    Jam i sigurte qe kjo eshte dhe filozofija e gazetarise te kryeredaktorit Thano.
    Por ahere cfare forcash veprojne,qe ´´gazetare´´ si islami,nuk kontaktojne njeriun e thjeshte,apo te investigoje institucionet por,vazhdojne te prrallisin pa fund,per kupolat e larta te shtetit dhe politikes me ato qe shohin nga televizori.
    Ketu ndjej nje force madhore,pertej kryeredaktorit,qe vazhdon ta lere islamin dhe ndonje tjeter,por jo kaq sa islamin,te vazhdoje te shtype pa fund dhjame me bythe ne karrigen e honorarit.

    Reply to this comment
  11. specialisti August 25, 13:25

    Per Andi Bejten….
    Lexoje Andi kete shkrim te Bedriut dhe pastaj shkruaj perseri …

    Reply to this comment
  12. Idjoti Bathores August 25, 13:50

    lili-luli-lali-loQja!!!!!!!!!!!!!??????
    Sahqiperija ne duar te injorances qe flasin per kAmunizem duke qene analfabete e per AFaik Konicen si ‘simbol’ i diplomacise qe e shfryetoi vetem per tu pasuruar si simbol i RYSHFETIT pa ardhur ASNJE diter ne Shqiperi ka per te na dale uji i ZI…Si te vesh ambasador nje FEV-ZI

    Reply to this comment
  13. PO,PO August 25, 17:06

    Çfar te thuash per ambasadorin tone ne Britani Mal Berisha , qe as denjoi ta takoje , e jo ta shoqeroje kryeministrin e qeverise qe perfaqesonte , ne viziten zyrtare qe beri atje ?! Po per idjotin president qe kishim i cili u be strehe per te gjithe fanatiket e mitingashet e PD-se,duke bllokuat çdo përpjekje te ministrit Bushati?!
    Si ne çdo fushe , edhe ne diplomaci , qeverise Rama i eshte dashur te ece me gjylen e rende te derromalokut Sali Berisha , te lidhur me zinxhir pas kembeve , si ne mesjete dhe tani ktheheni dhe e gjykoni qeverine nga pozitat e shpellarit te Vicidolit !

    Reply to this comment
  14. A August 25, 18:44

    O EDO RAMA, ti ne rradhe pare duhet te mesojsh se çfare eshte protokolli, nuk shkohet neper takime zyrtare te rangut nderkombetar, shteteror dhe qeveritar i veshur me kostum firmato dhe kembet i ke te veshura me sandale pa çorape ose me kepuce sporti atlete te bardha. Komplet aut, sa nuk dole dot ne foto me zv/presidentin e SHBA-se se nuk te pranoj ne kete gjendje.
    EDO, gjersa je pa zanat dhe profesion, je nje barbon dhe endacak rrugesh te Parisit dhe piktor zhgarravinash. Mos e hiç vehten si garip, sepse nuk ke qene ndonjehere i tille. Njifesh si nudist dhe henges i babezitur makaronash. Kur nuk ke qene ne gjendje te ndertosh familje te konsiliduar, nuk nderton dot qeveri. Pamvaresisht se je ulur si shofer ne sedilen e autobuzit per udhetar dhe ke timonin ne dore, je pa kete lloj patente sepse ke thjeshte nje patente veture. Kuptohet je ne karriken dhe pozicionin e gabuar sepse nuk din te besh asgje, kuptohet je parazit.

    Reply to this comment
  15. tomorri August 26, 11:57

    Ti me pseudonimin A .Do te beja thirrje njerzore qe te gjeshe nje kohe sado te shkurter per te mesuare pak shqip se je nje analfabet PROFESIONIST dhe turp per ate qe lexon ato dy fjale qe mundohesh te shkruashe.Merre kete si ndihme te vertete se do ndjehesh me mire per veten tende ne radhe te pare.

    Reply to this comment
  16. lejlek August 26, 12:26

    Z Bedri, “gomarin nga balta” e nxjerr vetem i zoti i tij.
    Diplomatet mbajne vetem celsat e kashtes tek ne.Atyre me sa kemi degjuar nuk ju dalin te ardhurat per ushqim per vehte e familjet e tyre.A e din se cfare do te bejne po ju tha Edi jeni te pushuar……Te gjithe do te kerkojne azil dhe nuk do te kethehen me, e nemos ata femijet po e po.
    Ketij i thone patriotizem sot ne Shqiperi , dhe neser do te deklarohen “te perndjekur” nga Ed Rama i Socialistes.Shiko perfaqesuesit e” Evropit”kerkojne nga vendet e” Ballkonit”te tyre ligje te forta …..lufte kanabisit dhe superlufte azilanteve te pabindur ne vendet e tyre…!Ata vijne per vehte jo se u digjet barku per ne.
    Po supershteti shqiptar me mijra borde hajdutesh te lekeve te fukarenjve shqiptare ….shpenzime marramandese te superadministrates shteterore me kuc e me mac qe marrin para ne te gjitha menyrat nga thesi i popullit per te bredhur boten e gjoa trajnime edhe pse me tetevjecare te pambaruar ….dhe qe nuk flasin as shqipen mire…..Biznesmene faqezinj qe kane mbjelle mesjeten ne trajtimin e punonjseve te vet dhe askush nuk i kontrollon vjedhin ata dhe shtetin dhe zot nuk ka.Ketu ka nevoje per nje permbysje te madhe te te gjithe kesaj amullie te qellimshme ndoshta edhe e deleguar .

    Reply to this comment
    • Qazim Aga efendemi August 26, 19:05

      Ashtu thua ti …….
      Po Nasradini , Info anali , Xhuxhumaku
      Mark uku e Kompani qe puthen Rrotat e makines se
      PampaBazadorit aMrikan ne 92 ,
      duke mbajtur ne dore , e duke e lare me qurra e lote flamurin e Lirise se Demokracise BoTnore ?
      PampZadoret Demokrate na treguan rrugen
      e Lirise keto 27 Vite .

      Reply to this comment
  17. Bilbil Sulovari August 26, 18:16

    Bedriu e ka njè profesion te mirè dhe te nderuar qe jua tregon vendin gomereve te P.D-ès tè cilèt mundohen te nxierrin tè zotin nga balta,ashtu dhe mjeranet komentues analfabet qe duan te baltosin kedo por vete jane menderosur kokè e kembe,duan shume kohe ta kuptojne,derisa trute te pastrohen nga leshi ku koka ka mbetur dac si eses-t gjermanè.

    Reply to this comment
  18. Aliu nga Selenic August 27, 01:37

    Keto masa qe po merren ndaju personaliteteve une them qe Qeveris Shqiptare ka hyre ne thelbin e problemeve.
    Qe me ardhjen e Pluralizmit politike u krijua ideja e zhvatejs se pasuris se popullit. Te gjith kush pati nje gje ne dore turravrap e ben copa e Cika.!
    Sote ka hasur sharra ne gozhte.Ne se keto gjera u ben publike si per Amnbasadoret ashtu edhe per te tjeret , kjo forme duhet te thellohet edhe me shume ne te gjith struktuart e shtetit.
    Ata qe dalin me pervetsime , duhet tu kthehet pasuria popullit.Pra te konfiskohet dhe te shkoi ne buxhet e gjith pjesa e vjedhur ose e grabitur.!
    Ndryshe ne se veprohet sice po degjojm.He mo vodhe , pervetsove dhe mjaftohewn vetem me dorheqje. kjo eshte nje mase shumelehtsues per ta kaluar lumin.
    Kjo nuk duhet te ndodhe.!

    Reply to this comment
  19. Baftjari nga Armeni August 27, 10:14

    Aliu nga Selenica !

    po ç’fare ide eshte krijuar o Ali ?

    Eshte privatizuar shqiperia ooooooooooo Ali . a e kupton apo nuk te hyne ne Koke .

    Kush eshte sharra e kush eshte gozhda o Ali ?

    Valle Ali , a e kupton dot , se me
    Privaytizimin shqiperia ka humbur edhe sovranitetin ?
    Po Vilen e Surrelit me materiale te varfera
    me Lekat e rroges e ngriti BOJAXHIU ?

    Hajde Ali , hajde te lozim Yçi Byci ,
    eja se po te pres tek mali i selenices .
    eja te bejme nje xhiro edhe nga miniera e saj
    mbase Kullohesh pak …………………………..

    Reply to this comment
  20. Arben August 27, 21:12

    LESHONI KOMENTET

    NXIRRNI KOKEN NGA BYTHA E EDRAMES.

    Reply to this comment
  21. anticensurë25642654 August 28, 09:12

    një shkrim bythëlëpirës që do të na mbushë mëndjen se rama na qeka zgju nga gjumi i 4 vjeçarit të parë dhe do na zgjidhka problemet e dipllomacisë!!i vetmi sktor që spaska funsionuar ashtu si duhet!!
    mos mër mos!!mos mër bedri se na mbushe mëndjen!!na binde më shumë se timonat e tesitë sahanë e kusit!!
    mor leshko gazekaruc pushteti,mos vallë nuk e ka ditur rama,që ka ambasadorë,bushati,shefi i tyre direkt,drejtoria në ministrinë jashtëme që merret me ta e kështu me radhë??mos vallë asnjëra prej këtyre hallkave nuk është interesuar për punën që bëjnë këta nënpunës të shtetit??mos vallë kanë harruar tu japin detyra dhe tu kërkojnë llogari??
    më duket se një gjë e tillë ka ndodhur!!rama e di fare mirë se ka ambasadorë,ambasada dhe punonjës ambasadash sepse e kanë pritur kush ka shkuar në shtetet ku kemi ambasada,i kanë rregulluar të gjitha kontratat për ekspozitat e “pikturave” të tij!!i kanë gjetur vënde në tribunë për të parë juventusin e kështu me radhë për të festuar me shampanjë e torta gëzimet e radhës në lokale të bukura të kryeqyteteve europiane!!bushati po të njëjtën gjë!e ka ditur fare mirë sepse vetë i ka firmosur,të paktën rrogën mujore dhe shpenzimet mujore!!po ashtu drejtoria direkte!!
    tashti ti këthehemi tek vrrejtja që i ka bërë rama për thithje invesitmesh!!
    ja ka shtruar si detyrë??
    janë kushtet në shqipëri për të thithur investime??
    ka siguri në shqipëri për të investuar nga kapitali i huaj??
    JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!!!!!!!!!
    korrupsion total!ai i njohuri publikisht dh ebotërisht është sot PRESIDENT!!
    çdo ditë kemi legalizime të ndërtimeve të jashtëligjëshme!!
    thënja e përfaqsuesit investuesve gjerman”vetëm në shqipëri investuesit gjermanë nuk mund të fitojnë asnjë gjyq”!
    pra një drejtësi e korruptuar në kulmin e kulmit!!(të paktën këtë e pranon dhe rama për arsye politike,interes personal)
    kështu që nëse i gjithë shteti nuk funksionon!?si ka mundësi që të funksionojë një nga degët e tij,që është po aq e kalbur sa shteti vetë??
    bedri o gazetar legen si 90% e gazetarëve shqiptarë!
    lëri pordhët e tua se na dalin e teprojnë ato të ramës!!shko bëj shurrën ti bashk me këtë pallosh që ka dy muaj që po vjen vërdallë si pordha nëpër brekë,sikur të mos ishte K/ministri në pushtet por sfiduesi i tij që sapo ka fituar dhe pret që të kalojë tremuajshi pas zgjedhor!!
    ik mor bedri se ska debil që i retushon gomarllëqet e këtij psikopati!!
    e jo më ti paraqesësh si suksese të një vizionari!
    shkoni mor pirdhuni se nuk bëni gjë tjetër përveçse largoni interesin e popullit për fatet e tij!i humbni çdo shpresë!e çoni në azil nëpër botë!!
    shqiptari duhet të kërkojë azil për keqpërdorim të shtetit të tij!!

    Reply to this comment
  22. Shabani August 29, 09:22

    Diplomacia shqiptare ka nevoje per réforme te thelle duhet te vijne profesionistet qe jane me mijra ne universitetet perendimore dhe te iki klika klienteliste e perfaqesuar nga mesues gjuhe letersie inxhiniera mesues te gjuheve te huajà te diplômuar ne Ukraine me diploma falce njerez qe ne pergjithesi nuk kane haber nga marredheniet dhe e drejta nderkombetare te gjithe ne MPJ jane atje me bekimin e Rames dhe te klases mediokre politike shqiptare te gjithe ne MPJ pavaresisht se nuk kane shkoll per ate vend pune jane njerez te afert te pushtetareve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*