Diplomacia ekonomike, Ahmetaj: Kemi paketën më të favorshme turistike

November 18, 2017 16:02

Diplomacia ekonomike, Ahmetaj: Kemi paketën më të favorshme turistike

 

Dy ditë pasi opozita goditi paketën fiskale dhe përjashtimin e hoteleve me 5 yje nga taksat, si një projekt për pastrimin e parave, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka paraqitur pikërisht këto masa si pikën më të fortë të Shqipërisë.

Në takimin me ambasadorët, ministri Ahmetaj u ka kërkuar te ofrojnë investitorë në sektorin e turizmit, pasi Shqipëria ka paketën më të favorshme ligjore, krahasuar me vende si Kroacia apo Mali i Zi.

“Ne kemi vetëm një sfidë, sfidën ekonomike. Ne nuk jemi në tryezat e mëdha për të balancuar zhvillimet politike globale, sepse ato bëhen nëpërmjet instrumenteve siç është NATO, apo organizatave ndërkombëtare ku ne marrim pjesë e influencojmë dhe në këndvështrimi tim puna juaj e drejtpërdrejtë është me investitorët”, deklaroi Ahmetaj.

Qeveria sipas tij, ka ndërmarrë reforma që janë fokusuar te përmirësimi i klimës së biznesit, konsolidimi fiskal dhe ulja e borxhit publik.

“Këto janë reformat që duhet të ndërmarrë një qeveri e përgjegjshme, reforma që janë reflektuar edhe te konsumi, i cili për 7 tremujorë me radhë rezulton pozitiv”, bëri të ditur ministri.

Sipas tij, qeveria parashikon që vitin tjetër prodhimi kombëtar të zgjerohet me 4.2%. Duke u ndalur tek sektorët në zhvillim, kreu i financave publike, theksoi se tregtia, shërbimet dhe turizmi janë në zgjerim.

Ahmetaj ka kritikuar përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë në botë, se nuk kanë sjellë investitorë në Shqipëri.

Diplomacia ekonomike si prioritet u paralajmërua që në muajin gusht, kur kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër punën e ambasadorëve.

November 18, 2017 16:02
Komento

3 Komente

  1. gjergji November 19, 20:04

    Bravo zoti minister :), promovimi i vendit dhe terheqja e investitoreve sa me potencial eshte nje nga cceshtjet ku diplomacia dhe ambasadoret shqiptare duhet te punojne me me seriozitet sepse ndryshe nga me pare tanime vendi ka bere nje sere ndryshimesh pwr mire qw padiskutim me me shume angazhim, me nje shpjegim dhe promovim me te mire rrit dhe interesin e investuesve te huaj.

    Reply to this comment
  2. fatri November 19, 20:11

    Mendoj se eshte shume pozitive fakti qe keni kthyer vemendjen nga diplomacia ekonomike, kjo eshte nje menyre shume efektive per te rritur interesin e bizneseve, apo sipermarrjeve te huaja per te ardhur dhe investuar ne vend, ja vlen te theksohet se jane bere nje sere ndryshimesh te mira.

    Reply to this comment
  3. eni November 19, 20:17

    Vleresime, mendoj se po beni me te miren sa i takon aspektit ekonomik, tanime duke vene ne pune edhe perfaqesite diplomatike te cilet kane nje detyre me shume rendesi per te percjelle ne vendet qe ata sherbejne informacionet dh te ndryshimet qe ka perqafuar vendi si ne menyre te nxitur interesin e ketyre vendeve dhe investitoreve te tyre per te ardhur dhe investuar ne Shqiperi, ju lumte dhe suksese ne vazhdimesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*