Diplomati brazilian që “nuk do që të largohet” nga Shqipëria

February 11, 2018 13:08

Diplomati brazilian që “nuk do që të largohet” nga Shqipëria

 

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, Tirana nuk ka asgjë më pak se kryeqytetet e tjera të Europës. Shqipëria ka të gjitha potencialet për të qenë një kryeqytet i turizmit për Europën. Unë e dua Shqipërinë”.

Fjalët janë të ambasadorit brazilian në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Ai gjatë intervistës rrëfeu se pas pak muajsh i mbaron mandati dhe për këtë ndihej i trishtuar. “Kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Do doja të qëndroja ende në këtë vend mikpritës dhe mjaft të ngrohtë”, tha Ramos.

“Shqipëria është një nga vendet më të bukura që kam parë dhe jetuar gjatë karrierës time diplomatike dhe çfarë ka këtu për të mos dashur, ju keni çdo gjë, ju keni male të bukur, det të bukur, plazhe dhe veçanërisht keni njerëz të mrekullueshëm. Ky është dhe aseti më i rëndësishëm që keni”, tha Ramos.

“Vendi më i bukur? Është e vështirë të vësh gishtin. Që nga momenti që zbrita nga avioni katër vite më parë, dhe vura re malet e bukura që rrethojnë Tiranën, rashë në dashuri. Po vija nga Italia dhe u impresionova vërtet nga bukuria e këtyre maleve blu, kam udhëtuar pak përqark vendit tuaj por është e vështirë të vësh gishtin diku, për shembull, plazhet përreth Vlorës dhe Dhërmiut janë të bukur por edhe malet janë gjithashtu të mrekullueshëm”, tha Ramos.

Duke folur për marrëdhëniet diplomatike, por edhe ato ekonomike mes dy vendeve veçoi faktin se mund të ketë ura bashkëpunimi në fushën e sipërmarrjeve.

Ambasadori i vendit latin, tha se një nga gjetjet interesante në fushën e turizmit është edhe çelja e Muzeut të Gjetheve. “Unë mendoj se Shqipëria ka asetet e duhura për të qenë një kryeqytet i turizmit, një vend fantastik për Europën që të shijojë turizmin. Dhe sigurisht një nga këto aspekte është jo vetëm e shkuara historike  por edhe ajo më e afërt. Ju nuk mund ta mohoni se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 40 vite e ca të komunizmit që ka lënë gjithashtu një gjurmë të rëndë në shoqërinë tuaj. Por të shkuarën  mund t’ia tregojmë botës që ka kuriozitet për të njohur se çfarë ka ndodhur këtu”, tha për ATSH-në ambasadori  i Brazilit në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos.

a.s/dita

February 11, 2018 13:08
Komento

9 Komente

  1. betixho February 11, 14:39

    E konfirmoj edhe unë se Shqipëria është vëndi më i bukur në botë,jo se jam shqiptar,por nga udhëtimet dhe vrojtimet e mia më rezulton e tillë.
    Nëse shqiptarët e emigruar kanë të njëjtin mendim me mua,këjo përbën bazën e e arsyetimit dhe objektivit për tu kthyer në atdhe.
    Nuk krahasohet asnjë vënd me bukuritë e vëndit tone,me këngët,vallet,humorin dhe forcën kurajoze të popullit të tij,me historinë e saj dhe monumentet dhe qytetet e vjetra të saj,me gjuhën e tij nga më të vjetrat në botë,me bukurinë e rracës shqiptarë dhe tiparet artistike të tyre.
    Ktheuni djema në vëndin T’uaj të dashur e të bukur se mbetët duke i kënduar me mall e nostalgji këtij vëndi të mrekullueshëm që nga larg,nga vëndet e popujve të tjerë.
    Ata popuj e kanë çuar përpara vëndin e tyre me punë e dituri,por është për ata,jo për ne.
    Ne mund ta bëjmë vëndin tonë,po sa ata, në mos më të mirë e më të begatë.
    Mjafton ti përkushtohemi me seriozitet,dashuri e vendosmëri mësimit,studimit,punës dhe zbatimit të ligjit,baza dhe themteli i arrijtjeve edhe i popujve të tjerë Europianë.
    Ju tashmë e kini provuar aftësinë T’uaj jashtë dhe tashmë jeni më të bindur në cilësitë T’uaja.
    Kthehuni djema! mos i lini prindrit,gjyshërit dhe portat e
    shtëpive T’uaja të nxijnë nga mungesa e gëzimit dhe hareja e fëmijve të tyre,KTHEHUNI.
    Ju munda ta gjallëroni më shumë jetën këtu dhe mund ti jipni më shumë besim të arthmes.
    KTHEHUNI!

    Reply to this comment
  2. Adih February 11, 15:46

    betixho @…..Ti themi nje faleminderit ketij dipllomati braziljan ,per reklamen qe na ben ne shqiptareve . Por doja te thoja betixho ,se natyra me e bukur ne Bote eshte Brazili . Hik nje here shetite dhe do me japesh te drejte pa diskutim ,pamvaresisht sigurise ne disa vende ,eshte ne pikpyetje ,por po flasim per natyren ..Ndoshta nuk eshte momenti te shprehem ,po ju them se shqiperia eshte nje vend i bukur ,dhe zoti na i ka dhene kete peshqesh kaq te bukur ,por ne po e shkaterojme kete natyre ,sidomos ne masa galopante keto vite te tranzicionit post komunist . Sinqerish kam dheimbje ,pa ironi . Me sinqeritet do te thoja ,ne qofte se nuk do banoja ne shqiperi se eshte vendi i im ,pa dyshim do zgjidhja Brazilin dhe arsyeja eshte e qarte ,eshte vendi me natyren pa diskutim me i bukur ne BOTE :

    Reply to this comment
  3. MH February 11, 15:49

    Diplomatit,Jorge Jose Frantz Ramos!
    I nderuari dhe shume i dashuruari i vendit ton Shqiperi z.Diplomat.
    Duhet te ja dini per ndere ati 40 viteve sistem qe jo e la vendin sic ta thote koka diplomatike e yte braziliane.Se te mos ish ai sistem ketu nuk do flitesh shqip.Gjuhet do ishin kryesisht sllave (serbo-Malazeze) dhe greqisht)njera kjo.Tjetra do shikoje palzhiste e plazhist te veshur me kombinoshe kostum made in civilizimim alla Matiane e mbretit zog karakurvet.Tjeter.Shqiptaret do hapnin syte sikur te ishin ne nji kopesht zoollogjik kur te shikonin diplomat e te huaj si puna e juaja.Nuk perjashtoi dhe pritjen madheshtore te Bekerit qe jo brohoritenin me ovacione por i puthnin dhe makinen sepse ishin mesuar qe duke shfaqur dashuri te shfrenuara ,Amerika do i ndihmonte ne mbijetes.Por kur ajo nuk i honepsi.Shqiptaret filluan aritmetiken.Amerika nuk te ndihmon sic mendojme neve qe ishim mesuar me te hedhur sistemeve te lindjes.Amerika te jep nji cironke dhe te kollofit me kuintala.Tashti Shqiptaret po mesohen ti ushtrohen rrealitetit sistem ekonomi tregut.Kjo duket me rreformen ne drejtesi per te ndertuar shtet qe per 28 vite,jetuan me iden qe jetonin ne shtet.Por kemi perfitime konkrete qe kjo shqiperi sot qe shikoni dhe shikojme ka ndryshue nesaje te korrupsionit,prostitucionit me tutor mbi koke te cdo prostitue dhe krimeve qe do na i trazoj mendjet ma keq se termetet mbi 8 – 9 balle rrihshter kur te ndjekim gjyqesit e “heronjeve” per keto arritje te shqiperise se bukur.
    Te falenderoi per dashurin qe e shpreh sinqerisht.Vendi i yne asht mjaft i bukur ne planetin qe bashkejotojme me shume bukuri te vendeve te tjera ashtu sic asht dhe Barazili me lumin ma te madh e teper ineresant per faunen dhe ekologjin qe gezon.
    Pershendetje!

    Reply to this comment
  4. Obrigado February 11, 17:40

    Jepini nenshtetesine Shqiptare ,
    Brazilianit te dashuruar me Shqiperine .

    Reply to this comment
  5. Ilirjana Mezini February 12, 02:11

    Pershendetje i nderuar ambasador!
    Sinqerisht me erdhi mire per fjalet e mira qe thoni per vendin tim dhe e meritoni nenshtetesine shqiptare!
    Po,vendi im eshte i mrekullueshem,Zoti i ka falur cdo gje,bukurine e detit,te maleve,klimen,begatine mbi toke e nentoke,njerezit e dashur,bujare,te zgjuar!
    Por ne Shqiperi,i nderuar ambasador ka nje korrupsion e paaftesi ne zyrat e shtetit e sidomos te ato te pronave!
    Kete e kane perjetuar dhe e perjetojne pronaret e ligjshem qe politika i ktheu ne ISH PRONARE !
    Zoti ambasador,a ka ne Brazil ISH PRONARE❓
    A egziston ne fjalorin brazilian fjala ISH PRONAR ❓
    E pra ne Shqiperi ka!
    Pronaret e ligjshem,z.Ambasador,jane shperndare neper bote e punojne si skllever ne nje kohe qe duhej te ishin me vila,me makina te mira,femijet e tyre duhej te arsimoheshin ne universitetet me te mira ne bote,duhej te visheshin firmato,duhej te hanin shume mire!
    A e dini ju z.Ambasador qe shumica e trashegimtareve te pare te pronareve te ligjshem kane nderruar jete me zemer te plasur sepse mbeten gjyqeve,hyne ne borxhe per t’u siguruar femijeve,niperve e mbesave jetesen me pronat e trasheguara e te hipotekuara qe ne kohen e mbretit ZOG❓
    Ato prona kane qene te blera me florinj,nga katragjysherit tane,duke sakrifikuar shendetin e tyre!
    Kam pare pronare qe sot duhej te ishin milionere,tek rrine e pyesin cmimin e frutave e largohen pa blere gje sepse nuk arrijne te blejne me pensionin qe kane❓
    A nuk eshte e dhimbshme kjo,i nderuar Ambasador❓
    Une jam juriste,kam studjuar ne vitet 70 kur diplomat nuk bliheshin me para!
    Kam punuar me ndershmeri por kam 17 vjet qe mbeta zyrave te pronave sepse aty ka patur e ka nepunesa qe e hane buken kot!
    Ata jane te korruptuar ose te paafte per te kryer detyren e tyre!
    Z.Ambasador!
    Ne v.2007 kryetari i njesise bashkiake nr.9 i dergoi shkrese zyrtare Policise Ndertimore duke i kerkuar nderhyrjen e saj per prishjen e nje ndertimi pa,leje qe ka bere nje komshiu im poshte ballkonit tim!
    Por komshiu im,atekohe shofer i ANTIKONTRABANDES arriti te pengoje prishjen e ketij ndertimi pa leje.
    Ne dhjetor te v.2015 mora vesh se ky komshi e kishte cuar per legalizim kete ndertim pa leje,qe ne v.2014.
    Pallati eshte ndertuar mbi ish shtepine prinderore, ne v.1982.
    Por shoferi antikontrabandes ben ligjin aty!
    Jo se une nuk mundem,por nuk kam fuqi sepse une nuk merrem me dallavere,i nderuar Ambasador!
    Qe nga v.2015 e deri para dy ditesh kam patur korespondence me Artan Lamen,drejtor i pergjithshem i Aluiznit e me Aluiznin nr.2.
    Ne dhjetor te v.2016,Artan Lame ,ne profilin e tij ne fb,me shkruan se ky ndertim i shemtuar nuk eshte ceshtje legalizimi por se ai duhet prishur ndaj duhej t’i drejtohesha IKMT per prishje.
    Une e kisha sqaruar edhe me heret por edhe me pas se IKMT nuk mund te vepronte pa u shprehur Aluizni,ndaj ai duhej te nderhynte te skualifikonte kete dosje.
    Nuk me solli pergjigje.
    U detyrova te lidhem me Avokatin e Popullit mbasi vete nuk po ” caja” te REPUBLIKA ALUIZNIT !
    Them REPUBLIKE mbasi ata edhe av,te popullit,nuk i pergjigjeshin brenda afatit kohor 10’ditor qe kane institucionet me njeri tjetrin!
    Kjo shtese ka zene( mbyllur) trotuarin e pallatit e rrugen nga kalonin banoret e lagjes,gjithashtu ka mbyllur kolektorin e ujrave te zeza qe nuk mund te pastrohej per dy dekada e me shume mbasi ka mur dhe punetoret nuk mund te hidhen me parashute!
    Kjo shtese eshte pengese per nderhyrjen e ZJARRFIKESVE ne rast zjarri!
    E pra z.ambasador,ndonese jane gjithe keto shkelje,plus shkresa kryetarit te bashkise,plus,vete komenti i Lames ne fb e tij per te prishur kete shtese,nuk u be gje!
    Pra ish shoferi i Antikontrabandes arriti,te pengoje prishjen e kesaj shtese si ne vitin 2007 dhe tani ne v.2017!
    Nuk po merret parasysh asnje prove nga ato qe trumbetojne me te madhe ne ekranet e televizioneve Lamja dhe Velija!
    A nuk eshte ky zhgenjim,a mund te kem me besim tek kjo qeveri qe e votova ❓
    Sigurisht qe jo,sepse une nuk jam skllave por .PRONARE!!!
    Ja pra,kur te shkelen te drejtat e tua ligjore,nuk te hyn ne sy asgje,asnje bukuri sepse nuk ke me cfare t’i shijosh!
    Ju uroj qendrim te kendshem ne vendin tim te mrekullueshem por me zyrtare te korruptuar e te paafte!
    Zoti ju bekofte,ne na ndihmofte qe prona te shkoje te i zoti!Amin!

    Reply to this comment
  6. Ilirjana mezini February 12, 02:13

    Ku shkoi komenti im❓

    Reply to this comment
  7. asd February 12, 10:17

    Pershendetje dipllomatit per sinqeritetin dhe dashamiresine ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

    Reply to this comment
  8. Provinca February 12, 13:34

    NUK JE AS I PARI DHE AS I FUNDIT NGA TE GJITHE AMBASADORET E HUAJ, ME KETE SHTET DHE POPULL SERVILESH!!! SIDOMOS NE KOHEN KUR DUHESHIN VIZA PER TE DALE JASHTE SHTETIT!!KUSH PO JU PJERDH NEVENDE TE TJERA JU!!!!

    Reply to this comment
  9. Arber February 14, 10:45

    Eshte bukur kur shikohet nga nje pozicion i bukur si ai i ambasadorit,Nuk mendoj te jete e njejta gje ne terren..me keta njerez,la mohuar bukurite e vendit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*