Diplomati i shquar e pranon: Në takimin e 142-të e kuptova që po më mashtronin

June 27, 2016 22:19

Diplomati i shquar e pranon: Në takimin e 142-të e kuptova që po më mashtronin

 

Gojët e Liga mësojnë me hidhërim se një diplomat i shquar është mashtruar sistematikisht nga një politikan shqiptar, arma më joshëse e të cilit është buzëqeshja.

Diplomati i shquar, thonë burime të pastra si kristali, e ka pranuar vetë se pas takimit të 142-të, e sidomos të 143-it, me politikanin buzëqeshës, ka nisur të kuptojë se diçka nuk shkon me mikun bashkëbisedues.

“Përfundimisht mund të them se Zoti Buzëqeshës më ka mashtruar. Ai gjithnjë nxirrte nga një justifikim në bisedat intensive që bënim për reformën në drejtësi”, tha me pikëllim Diplomati i shquar.

Siç mësohet, miku i huaj është shprehur se fillimisht e shihte buzëqeshjen e zotit Buzëqeshës si një garanci për mbarëvajtjen e reformës.

“Sa herë takoheshim, ai e mbante buzën vesh më vesh. Epo ky, thosha me vete, mezi pret ta miratojë reformën. Shih si ndrit i gjithi, rrezaton sinqeritet e hare të madhe”, rrëfeu dje Diplomati i shquar. “Sa e pashë, i thashë me shaka: Këtu vërtet që i zgjedhin komisarët. Jo, ma ktheu i qeshur, nuk jam komisar po qehaja. Iu futa fjalorit dhe e gjeta kuptimin”.

Në vijim, Diplomati kujtoi zvarritjet e ëmbla dhe bishtnimet që i bënte Buzëqeshësi gjatë çdo takimi.

“Pa pritur e papandyer, takimet tona e kaluan shifrën 100. Atëherë i thashë me kujdes: Z.Buzëqeshës, thatë se jeni qehaja, por më duket se jeni qerrata”, pohoi Diplomati, “joo, ma ktheu, qerrata jeni ju që i kapni gjërat kaq shpejt!”

Sipas Diplomatit, ai e kuptoi në kohë se duhej të takohej edhe me Ustain e Qehajait. “Por edhe ai, fjalë të mira dhe tulla në trastë. Apo gurë, më duket?”

Në takimet e 136 dhe 137-ta, Buzëqeshësi u duk sikur ishte gati për të rënë dakord, por në takimin e 142-të, ai për herë të parë nuk po buzëqeshte.

“Aty e kuptova se ma kishte me të futur”, kujtoi Diplomati.

Si konkluzion, Diplomati e pranoi se ishte mashtruar. “Dhe më thoshin: Zoti Diplomat, zoti Diplomat, mos shko me atë, ai është spiun, të ka futur në grackë…. Por ç’e do. S’kisha bërë ndonjëherë nga këto takimet maratonë dhe një rast, thashë ta provoj njëherë. Por mësova një gjë ama: Këtej e tutje, do buzëqesh më shumë!”, konkludoi ai.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ajo herë pas here shërben për të dhënë mesazhin: Na zuri goja lesh duke të thënë, po ti jo që jo…

June 27, 2016 22:19
Komento

7 Komente

  1. demo June 27, 23:25

    E ka me Bashen me duket.Edhe ky si z.lu

    Reply to this comment
  2. Albani June 28, 00:27

    O Z. Lou! Keta e kane me te futur, jo tani, por qe diten e pare qe ke mberritur ne Shqiperi. A ka ndonje gje qe e ben Saliun perseri president apo kryeminister? Jo! Atehere je spiun i Rames, je komunist. Provo te cosh uje tek mulliri i Saliut dhe shiko si e dredh Lulashio dhe Salihi, te shpallin Herto Kombetar dhe te japin urdherin e Skenderbeut, medalje ari, madje.

    Reply to this comment
  3. intelektuali June 28, 08:23

    Nje shkrim shume i bukur dhe plot domethenie.

    Reply to this comment
  4. Lilo June 28, 17:58

    Hahaha sa diplomat i squt. Ka nje vit qe e sjell mortjemadhi hollandez verdalle. Vetem po ka qene qysh ne fillim edhe zoti Lu pjese e planit, dhe tani ben si i zgenjym

    Reply to this comment
  5. salah July 2, 01:20

    Donald Lu mësuarit duhet të lexoni: WikiLeaks në TV, ambasadori amerikan John Withers tha: “Lulzim Basha është gënjeshtar”

    Reply to this comment
  6. Lennard July 9, 10:41

    Kam patur dashnore nje Rospi .Ajo kurre nuk thoshte JO , si pune e Luli-SUMES, po natyrisht genjente.Keshtu vepron dhe Lulka–Mashtruesi Buzeqeshes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*