Disa argumente që rrëzojnë Tarifën

August 20, 2017 10:32

Disa argumente që rrëzojnë Tarifën

 

Nga Fitim Çaushi

                  

I nderuar profesor  Fatos Tarifa

Së pari shpreh respektin tim për staturën tuaj intelektuale, vlerësimin e idealit të babait tuaj të nderuar dhe bashkëluftëtarëve të tij, në vitet e Luftës Nacionalçlirimtare dhe socializmit. Analizat tuaja për legjitimitetin e socializmit, mbështetur mbi thëniet e disa studiuesve të huaj, qofshin ata edhe marksistë, nuk e përafrojnë realitetin shqiptar dhe nuk e shpjegojnë saktë atë, sepse nuk e kanë njohur Shqipërinë në historinë e saj të dhimbshme të copëtuar prej Europës,  nuk kanë njohur as Enver Hoxhën dhe punën e tij kolosale për ta çuar përpara atë sistem shoqëror, përmes kundërvënies së forcave të përmbysura dhe synimeve përmbysëse të vetë shteteve të jashtme .

Ju pohoni: “Sidomos në Shqipëri, rritja mjaft e shpejtë ekonomike gjatë viteve 1950-1960, e cila dukej e jashtëzakonshme në kontrast me nivelet  skajshmërisht të ulëta të fillimit, si dhe arritjet e konsiderueshme të shënuara në fushën e barazisë sociale, strehimit, punësimit, shëndetësisë, luftës kundër analfabetizmit, edukimit dhe kulturës, ishin impresione për masën e gjerë të popullsisë. Për të gjitha këto, merita iu njoh udhëheqjes së Partisë [komuniste] të Punës nën drejtimin e Enver Hoxhës, duke ia rritur së tepërmi popullariten atij  dhe duke krijuar një nivel të lartë legjitimiteti për regjimin e tij”.

Kjo është e vërteta e socializmit në Shqipëri, por jo e gjitha, sepse rritja ekonomike vazhdoi edhe në vitet ’70, dhe jo thjesht si impresion për masën e popullit në ato fusha që rreshtoni ju, por ishte një transformim kolosal  i Shqipërisë edhe në fusha të tjera të jetës. Shqipëria ishte vendi më i varfër i Europës, që trashëgoi një prapambetje shekullore si askush tjetër, ajo doli nga lufta e shkatërruar deri në palcë. Enver Hoxha projektoi epokën e shndërrimeve të mëdha e të thella ekonomike me karakter demokratik e socialist, që çuan në zhdukjen e marrëdhënieve feudale dhe varësinë ekonomike të vendit nga kapitali i huaj. U krye transformimi rrënjësor i krejt strukturës shoqërore dhe zhdukja e shfrytëzimit të njeriut prej njeriut.

Shqipëria u shndrua në një vend të përparuar me industri shumëdegëshe, bujqësi moderne me rendimente të larta që barazoheshin me ato europiane, duke   siguroi drithërat e bukës dhe ushqimin e popullit, me një ekonomi të zhvilluar dhe të pavarur që zhvillohej me ritme të larta dhe me nivel jetese vazhdimisht në rritje për masat e gjera punonjëse. Krijimi dhe fuqizimi  i industrisë shumëdegëshe, mbështetur në burimet e brendshme, veçanërisht industria e rendë metalurgjike, minerare dhe e energjetikës, ishin vepër monumentale me rëndësi kombëtare dhe historike për brezat, që i siguroi Shqipërisë  pavarësinë ekonomike e politike.

Ajo që do të ishte si ndihmesë për lexuesit dhe masën e popullit, madje edhe për studiuesit e huaj që nuk e kanë njohur nga brenda Shqipërinë dhe hallet e saj, do të ishte: Përse u frenua zhvillimi i socializmit në Shqipëri, përderisa ai ishte në interes të masave të gjera të popullit? Mos vallë ndërroi  brendia e politikës së Enver Hoxhës, apo forcat e jashtme e ngushtuan rrethimin  dhe ia prenë hovin socializmit?

Shkrimi juaj “Funerali i komunizmit si sistem”, mendoj se duhet të kishte brenda një dhimbje të madhe, sepse ra sistemi që përfaqësonte pronën shtetërore mbi mjetet e prodhimit, sistemi më përparimtar që aspironte Marksi, sistemi që plotësoi ëndrrën e popullit të thjeshtë dhe të varfër për barazi sociale, dhe u restaurua sistemi i pronës private mbi mjetet e prodhimit, sistemi shfrytëzimit të njeriut.

Do të mbetet aktuale teoria e Marksit, si themeluesi i teorisë së socializmit shkencor, se, çështjen themelore do ta përbëjë ideja e diktaturës së proletariatit, sepse ishte ai që  luftën e klasave e shtriu atë deri në diktaturën e proletariatit. Në letrën pas përfundimit të “Kapitalit”, Marksi shkruan: “Po deshe të bëhesh si bagëtia, natyrisht mund t’i kthesh kurrizin vuajtjeve të njerëzimit, dhe të kujdesesh vetëm për veten tënde”.

Ndonëse është shkruar 170 vjet më parë, doktrina ekonomike e Marksit  mbetet aktuale dhe busull për zhvillimin shoqëror. Do të mjaftonin krizat ekonomike të kapitalizmit, për të vërtetuar drejtësinë e mendimit gjenial të Marksit. Ju pranoni Marksin  dhe shprehni rezerva, madje jini  kundër Leninit. Mercenarët e borgjezisë kanë tentuar të godasin jo vetëm teorinë, por  dhe praktikën  e revolucionit proletar. Leninit iu desh të luftonte me oportunizmin e Internacionales së II, të pasqyruar në veprën madhore “Materializmi dhe empiriokraticizmi”. Ai ka zhvilluar një sistem shumë të pasur idesh që është një kontribut në thesarin e mendimit marksist.

Pas fitores historike të Revolucionit të Tetorit, kur socializmi u kthye në sistem ekonomiko –shoqëror, kapitalizmi ndryshoi strategji dhe taktikë. Në atë kohë imperializmi e ndiente se bolshevizmi ishte një forcë botërore dhe përpiqej ta mbyste me shpejtësi. Për këtë në 1918, imperialistët anglezë, amerikanë dhe japonezë, filluan intervencionin ushtarak kundër Rusisë. Socializmi e përballoi heroikisht këtë intervencion, ndonëse krimet e tyre ishin barbare. Natën e 20 shtatorit 1918, janë pushkatuar  pa gjyq 26 bolshevikë të Bakusë nga anglezët e “qytetëruar”.  Anëtarët esero-menshevik të sovjetit të Bakusë, kërkuan ndihmën e imperializmit anglez, për të vendosur pushtetin e tyre kundër bolshevikëve, dhe këta në emër të “qytetërimit” i pushkatuan fshehur. Nuk mund të anashkalohet nga shqiptarët denoncimi nga Lenini i Traktatit të fshehtë të Londrës më 1915, ku Shqipëria copëtohej përfundimisht.

Ju sulmoni Stalinin në mbështetje të borgjezisë ndërkombëtare, sepse Stalini e zbatoi në praktikë teorinë revolucionare të ML. Përqendrimi i zjarrit kundër Stalinit, e më vonë edhe kundër Enver Hoxhës nga borgjezia ndërkombëtare, ishte jo vetëm për të çfarosur socializmin, i cili rrezikonte të ngrinte tërë popujt e botës kundër shfrytëzimit kapitalist, por edhe për të çfarosur ëndrrën komuniste nëpër botë, për të krijuar tek popujt frymën e zhgënjimit si nga një ideal i rremë!

Stalini ishte një kollos që i bëri ballë nazizmit dhe çliroi popujt e Evropës nga ushtritë hitleriane. Ndërtimi i socializmit dhe përparimi i ekonomisë sovjetike, më së shumti i dedikohet udhëheqjes së vendosur të Stalinit. Veç të tjerash, Stalini formuloi tiparet dhe kërkesat kryesore të ligjit ekonomik themelor të kapitalizmit të sotëm, që janë sigurimi i fitimit kapitalist maksimal me anë të shfrytëzimit dhe të militarizimit të ekonomisë kombëtare. Meritë e veçantë e Stalinit ishte demaskimi i klikës titiste dhe planeve të saj aneksioniste ndaj Shqipërisë, në vitin 1947, çka e shpëtoi Shqipërinë nga kthetrat e titistëve.

Ardhja e socializmit përfaqëson një domosdoshmëri historike që rrjedh nga zhvillimi objektiv i shoqërisë. Kundërrevolucionet mund t’i zgjasin edhe ca jetën sistemit shfrytëzues, por ato nuk e ndalojnë dot marshimin e shoqërisë njerëzore drejt  së ardhmes së saj socialiste, ajo është aspirata e popujve.

Revolucionet borgjeze të viteve 1793 dhe revolucioni i Komunës së Parisit 1874, së bashku edhe me revolucionin e vitit 1905 në Amerikë, për të cilin Xhek London ka shkruar “Thundra e hekurt”, kishin si aspiratë të tyre pikërisht këtë formë pronësie; pronën shtetërore mbi mjetet e prodhimit, barazinë shoqërore të popujve, pra socializmin si rend shoqëror.

Nëse ju lejohet profesor i nderuar; mund të na thoni: me kë jini ju, me pronën  shoqërore mbi mjetet e prodhimit, sikundër e sanksionon socializmi apo me pronën private të kapitalizmit?  Përcaktimi i këtij këndvështrimi do të sillte analiza dhe përfundime më të qarta në studimin tuaj. Nëse ju profesor i nderuar, do të drejtonit revolucionin socialist në Shqipëri, kë do mbronit; popullin që e donte pronën shtetërore mbi mjetet e prodhimit apo pasardhësit e klasave të përmbysura dhe aristokracinë e klasës, që kërkonin restaurimin e kapitalizmit?!

Të bësh teori ex-katedra, është e lehtë, por ta zbatosh teorinë e revolucionit socialist në praktikë është e vështirë. Ju i dini më mirë se mua edhe ndërhyrjet agjenturore në punët e brendshme të Shqipërisë nga shtete të huaja për ta përmbysur socializmin. A mund të gjykohet zhvillimi i socializmit në Shqipëri, pa analizuar edhe ndërhyrjet e këtyre rivaliteteve; bllokadat dhe sabotimet e tyre përmes elementit të kompromentuar brenda Shqipërisë?

Ju flisni për legjitimitet të socializmit, por nuk thoni a ishte legjitim sabotimi dhe ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve socialiste dhe Shqipërisë nga shtete të jashtme të fuqishme? Ka me qindra dokumente arkivore të botuara në libra për këtë ndërhyrje gjatë Luftës së Ftohtë në BS dhe vendet e Envropës Lindore. Është i njohur  konspiracioni i madh kundër Rusisë dhe vendeve të socializmit nga kapitalizmi. Vetë Dallesi, ish shefi i CIA –s, ka pranuar se janë harxhuar miliarda dollarë për të shkatërruar socializmin. A është faji i socializmit që u mund nga kapitalizmi i fuqishëm 350 vjeçar, apo është faji i kapitalizmit që ndërhyri dhunshëm mbi socializmin e brishtë?! Këtë ju profesor nuk e analizoni, sepse mund të rrezikoni karrierën.

Pedagogu im i ekonomisë politike në Institutin e Arteve, Mumtaz Shehu, njëherazi edhe punonjës i Kryeministrisë, mbaruar studimet jashtë shtetit, në një emision  televiziv për plenumin e Tiranës në 1956-n,  u shpreh:  “Atë që nuk e arritëm dot ne atëherë, e arritën fëmijët tanë sot”. Kjo është dëshmi e gjallë e synimeve për përmbysje të sistemit socialist nga elementë që nxiteshin artificialisht nga jashtë, çka do të çonte në luftë klasash edhe në gjirin e Partisë.  A s’duheshin dënuar armiqtë që synonin shkatërrimin e socializmit?

Ajo që më ka tronditur, i nderuar profesor, është krahasimi që i kini bërë Enver Hoxhës me Pol Potin në shkrimin për Marksin. Kjo përgjegjëson edhe atin tuaj të mirë e të devotshëm për socializmin, sepse ku ishte ai komunist i devotshëm, kur Enver Hoxha bënte krime?! Nuk mund të ketë demokraci borgjeze jashtë diktaturës borgjeze, sikundër nuk mund të ketë demokraci socialiste jashtë diktaturës së proletariatit.

Enver Hoxha e ka shtruar vazhdimisht se çështja e fitores së socializmit mund të quhet e zgjidhur përfundimisht, vetëm atëhere kur të jetë zhdukur rreziku i rivendosjes së kapitalizmit, i cili vjen jo vetëm nga klasat e vjetra shfrytëzuese, apo nga sistemi i jashtëm, por edhe nga degjenerimi i brendshëm borgjezo-revizionist. Ky rrezik do ekzistonte derisa të ekzistonin bazat e tij që janë gjurmët e kapitalizmit brenda vendit dhe ndikimi e presioni i botës kapitaliste nga jashtë. Në Kongresin e 5- të Partisë, Enver Hoxha theksonte: “Përderisa nuk është siguruar fitorja e plotë e revolucionit socialist në fushën e ideologjisë  e të kulturës, nuk mund të jenë të sigurta e të garantuara as fitoret e revolucionit socialist në fushën politike dhe ekonomike. Prandaj, lufta në frontin ideologjik, për shpartallimin e plotë të ideologjisë borgjeze e revizioniste, në fund të fundit, ka të bëjë me çështjen a do të ndërtohet socializmi  e komunizmi, apo do t’i çelet porta përhapjes së ideologjisë borgjeze  e revizioniste  dhe do të lejohet  kthimi prapa drejt kapitalizmit”

Enver Hoxha ka shkruar edhe për produktin e këtij presioni: “Përderisa ekziston presioni borgjez revizionist nga brenda e nga jashtë, ekziston gjithnjë edhe rreziku i lindjes së armiqve të rinj dhe i veprimtarisë së tyre kundër socializmit”

Fakti që në skenën politike shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar nuk u mashtrua nga forcat politike të djathta, por shkoi pas Frontit Nacionalçlirimtar të udhëhequr nga Enver Hoxha, dhe marshoi drejt Veri të Shqipërisë për shpartallimin e forcave të reaksionit, tregon se ishte i bindur në drejtësinë e Enver Hoxhës, në përpjekjet e tij pët ta shpëtuar Shqipërinë nga planet e të huajve për ta ndarë Shqipërinë përfundimisht në vitin 1944, në dy pjesë: Veri-Jug.

Këtë nuk mund t’ia harrojnë Enver Hoxhës qarqet e huaja që kishin projektuar ndarjen e Shqipërisë, as ballisto-zogistët për shpartallimin e reaksionit dhe bandave diversive pas çlirimit të vendit. Historia e Shqipërisë do t’i jetë mirënjohës nëpër shekuj birit të tij të lavdishëm Enver Hoxhës, por pikërisht për qëndrimin e tij konsekuent, reaksioni ndërkombëtar nuk do t’ja falte kurrë prishjen e planeve gjeostrategjike për përdorimin e Shqipërisë si bazë ushtarake në sulmet  kundër rivalëve të tyre imperialistë.

Nuk është në nderin tuaj, i nderuar profesor, t’i bashkoheni korit të korbave ballisto-zogist dhe të dënuarve politikë, që u vendosën në pushtet pas çlirimit, por që e humbën shansin ta drejtonin atë, sikundër drejtoi me ndershmëri dhe besnikëri babai juaj i nderuar. Enver Hoxha nuk ishte diktatorë, por ishte parimor, prandaj do të mbetet udhëheqësi shpirtëror i përjetshëm, sepse i përjetshëm do të jetë edhe aspirata e tij për socializmin.

Cila direktivë e Enver Hoxhës ishte e gabuar, në dëm të popullit dhe Shqipërisë gjatë tërë jetës së tij revolucionare për zhvillimin e socializmit? Direktivat e tij ishin publike dhe të aprovuara në kongrese e plenume nga e gjithë partia dhe populli. Ato i studionin edhe qarqe të huaja për t’iu kundërvënë.

Ishte diktator se nuk lejoi t’i  merej Shqipërisë as një pëllëmbë tokë, përkundër Ahmet Zogut dhe politikanëve të sotëm? Ishte diktator se mposhti veprimtarinë titiste, e cila e rrezikonte për ta vënë Shqipërinë nën një skllavëri të re? Ishte diktator se përballoi revizionizmin hrushovian, i cili kërkonte  ta kthente Shqipërinë në bazë ushtarake për të  ngritur agresione kundër popujve? Ishte diktatorë se nuk pranoi propozimin e udhëheqësve kinezë ta bashkonte Shqipërinë me Jugosllavinë dhe Rumaninë në një aleancë ushtarake kundër BS?! Ishte diktator se mbrojti politikën e pavarësisë dhe të sovranitetit të plotë kombëtar? Ishte diktator se demaskoi me guxim politikën neokolonialiste dhe të agresioneve të të dy superfuqive imperialiste, prirjet fashiste, natyrën shfrytëzuese dhe luftënxitëse të tyre?

Ishte diktator se zhduku krimet, përkundër një Shqipërie të kriminalizuar sot, ku krimet dhe vrasjet janë qindfishuar? Ishte diktator se zhduku malarien, tuberkulozin, dh sëmundje të tjera, duke siguruar një shëndetësi falas dhe të sigurt? Ishte diktator se zhduku papunësinë, ndërkohë që sot, edhe atje ku disa janë punësuar,  i flakin në rrugë për t’i zëvendësuar me militantë partiakë, duke zbatuar një luftë të egër kasash, sikur Shqipëria të mos jetë e shqiptarëve, por e partive?!

Ishte diktator se ndaloi degjenerimin e rinisë dhe e mobilizoi në punë, përmes së cilës, prodhoi të mira materiale dhe edukoi gjenerata të reja? Ishte diktator se nuk lypi, nuk ja nderi dorën kurrkujt, duke u mbështetur në djersën e ndershme shqiptare? Ishte diktator se forcoi unitetin moralo-politik të të gjithë punonjësve?

Si mund të frymëzonte një diktator popullin, që ngriti hidrocentrale gjigande dhe lulëzoi fushat shqiptare, dikur këneta dhe plot shkurre? Si mund të frymëzonte një diktator punëtorë të pararojës, që jipnin jetën për pronën e popullit si Adem Reka etj? Si e hodhi popullin në aksione vullnetare një diktator, kur sot vijnë gjithfarë ushtarësh dhe vullnetarë të huaj, të pastrojnë mjediset shqiptare dhe të na mësojnë vullnetarizmin? Si mund të frymëzonte një diktator një armatë artistësh që krijuan vepra madhështore dhe i kënduan popullit plot art, duke sensibilizuan Evropën me këngët, vallet dhe kulturën e tyre

Ju shani si diktatorë Stalinin dhe Enver Hoxhën, por s’guxoni të përgjegjësoni si kriminelë presidentët e Amerikës për krimet në Vietnam, Laos, Panama, Kili, Afganistan, Irak, Siri, Libi, Liban etj. Mos vallë ju i quani legjitime krimet e tyre, ndërkohë që në Amerikë dhe në botë ka patur revolta dhe demonstrime kundër këtyre luftërave?!

Reaksioni borgjez dhe imperializmi, për ta përjetësuar regjimin e tyre,  kanë vrarë, torturuar  e mbytur nëpër  burgje qindra mijra komunistë  e luftëtarë të revolucionit, që kishin përqafuar idetë e ML  dhe luftonin për çlirimin e proletariatit e të popujve. Nuk harrohen krimet kundër komunistëve në revolucionin e vitit 1905 dhe krimet e Makartit në Amerikë, nuk harrohen krimet e Frankos, nuk harrohen krimet e luftës civile në Greqi, Jugosllavi e gjetkë, ku   u shfarosën mijëra komunistë, nuk mund të harrohet karrigia elektrike për Rozenbergët, shkencëtarët e mëdhenj të shekullit. Nuk mund të përfytyrohen sasia dhe gjerësinë  e propagandës antikomuniste të imperializmit. Ka ndodhur dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, që vendet kapitaliste të ndërmarrin agresione ushtarake kundër popujve, por s’ka ndodhur kurrë që vendet socialiste të pushtojnë një vend tjetër.

Me respekt për ty dhe babain tuaj

August 20, 2017 10:32
Komento

4 Komente

  1. Mark Dash Hashashi August 21, 02:50

    Ti kishe shkruar keto te pabera ne vitin 1991 kur u rrezua busti i diktatorit kush e di ne cfare vrim miu do te ishe futur o Fitim Çaushi. Tani ti flet sepse mendon se kufoma e e ngordhur komunizmit eshte ringjallur. Kot e ke. Leri keto shkrime mjerane. Shpeto shpirtin e mos i perziej me nje rregjim kriminal qe e ka masakruar kete popull mizorisht. Kriminelet qe vrane e prene tani ndodhen ne sfurkun e djajve. Atje eshte Enveri dhe Mehmeti yt i i zi. Komunizmi ishte katran me boje. Çi do fjalet.

    Reply to this comment
  2. Kali Surrelit August 21, 09:00

    Ndonese parimisht pajtohem me disa prej argumenteve, pyetja se “Cila direktivë e Enver Hoxhës ishte e gabuar, në dëm të popullit dhe Shqipërisë gjatë tërë jetës së tij revolucionare për zhvillimin e socializmit?” me duket mjaft trushplarese dhe hipokrite.

    Kjo per aresyen se gabimet e shumta, baza e te cilave ishin keto direktive, sot i kane mesuar dhe idiotet e bathores, dhe jo me filozofe dhe studiues te zhvillimeve ekonomiko-shoqerore ne ish-vendet komuniste.

    Meqenese e parashtrove pyetjen, une do te doja te permend vetem disa prej tyre, nder te cilat nga me anti-njerezoret, me anti-populloret dhe me anti-progresivet per zhvillimin e pare ne aspektin global ishin direktivat per spiunlleqe nder-shoqerore deri dhe brenda perbrenda familjes, direktivat per perndjekje politike, ato per internime, ato per persekutime, ato per veteizolimin e Shqiperise, ato per mbylljen e kufijve, perdja e hekurt, direktivat per presionet ne qendrat e punes, kercenimet me pune ne miniera dhe bujqesi per te papunet, politika e rrogave qesharake qe aktualisht vazhdon te ushtrohet edhe sot ne forma akoma me brutale, puna e detyrueshme per te paaftet dhe kercenimet me nje vit burg, aksioniet e te dielave pa pagese, etj. etj.

    Pasojat negative te asaj politike leshkosh shfaqeshin kudo, duke filluar qysh nga ke kriza e qendrueshme ekonomike, varferia e tejskajshme (per minimum jetese as qe behej fjale fare), ke paralizimi i veprimtarise prodhuese ku gjithkush ecte sipas parimit “Ata bejne sikur na paguajne, dhe ne bejme sikur punojme, ke ulja e vazhdueshme e fuqise blerese te konsumatorit, etj., dhe duke perfunuar me shfaqjet e dhunes qytetare e policore neper rruge. Brezit qe s’e njohu diktaturen dua t’i kujtoj, se rinise se atehershme nuk na benin me pershtypje shkopinjte e gomes qe ta benin kurrizin vija-vija.

    Ndryshe nga politikat progresive te Kines socialiste, komunizmi enveristo-bolshevik ishte i destinuar te sheshtonte turpshem vetem ne saje te direktivave qe leshoheshin si lopa bajgem.

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku August 21, 14:57

    Je treguar shume i edukuar duke perdorur nje gjuhe te kulturuar per persona qe nuk e meritojne.
    Pushtimi qe i eshte bere Shqiperise politikisht, ekonomikisht apo ideollgjikisht i detyron skiptaret e dobet tu lepihen pushtuesve.Toserit,kadarejte apo shume te tjere qe nuk kane patur shtylle kurrizore keshtu do te zvarriten.Ne na vjen inat sepse te tilla qelbesira hane embelsira….Sepse tradhetaret paguahen deri sa tu duhen zoterinjeve….Po ky Tosi eshte langaraq fare…Shpejt do ti dalin nga hundet ne se nuk i fut ndonje hu me pare Sevua…!
    Familje shkerdhatash…!
    Nejse ju vazhdoni me edukat, po ku hane pyka keta..!

    Reply to this comment
  4. Dhimbia e Madhe D. August 21, 15:52

    Eshte vetevrsie te biesh ne pozitat e komentuesit te me siperm Mark Dash Hashashi,qe vetem”hashash” mund te jete.Une e kam dobesi,ata baba te te Riut Tarifa,po jam me shkrimin e Fitim Caushit,qe nuk i heq dot nje presie,Qofte impuls i kohes qe aspiron mas boterore miliardeshe…qw wnderron; kapital SHTETEROR, jo ate Kapitalist-per nje grusht njerezish.
    Po nga “HASHAShI’,dihet cperftohet.
    Te lumte ajo mendie komanduar ate pene i nderuar Fitim Caushi, si ke emrin,pac te ardhmen-FITUES!
    Dhimbia e Madhe D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*