Disa ditë pas marrjes së vaksinës anti-COVID, vdes mjeku në Florida, nisin hetimet

January 13, 2021 21:18

Disa ditë pas marrjes së vaksinës anti-COVID, vdes mjeku në Florida, nisin hetimet

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA dhe kompania Pfizer po hetojnë në lidhje me vdekjen e një mjeku në Florida, i cili ndërroi jetë pak ditë pasi kishte marrë vaksinën anti-COVID.

Dr. Gregory Michael, 56 vjeç, ndërroi jetë dy javë pasi kishte marrë vaksinën e kompanisë Pfizer, ndërsa bashkëshortja e tij, është shprehur për mediat vendase se, ishte shumë mirë me shëndet.

“Ai pësoi një hemorragji në tru për shkak të reagimit të fortë ndaj vaksinës”, ka thënë ajo. Pfizer tha se po heton në mënyrë intensive, por theksoi se nuk beson se ka një lidhje mes vdekjes së mjekut dhe vaksinës.

Vdekja e tij po hetohet edhe nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, ku thanë se shkaku i vdekjes është në varësi të përfundimit të plotë të autopsisë.

E shoqja e mjekut tha se ai ishte pro-vaksinave, por ajo bëri thirrje që të bëhet kujdes me efektet anësore të saj, raportojnë mediat ndërkombëtare.

h.b/dita

January 13, 2021 21:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim