FOTO: ‘E veshëm hamallin me frak, ia mbushëm gishtat me flori’. Historia e Andon Konomit, agjenti i Sigurimit në dasmën e Leka Zogut në 1975 në Madrid

November 28, 2020 09:00

FOTO: ‘E veshëm hamallin me frak, ia mbushëm gishtat me flori’. Historia e Andon Konomit, agjenti i Sigurimit në dasmën e Leka Zogut në 1975 në Madrid

Nga Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

 

Dje u takova sërish me Hasan Luçin, i cili muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e lexuesve tanë me intervistat që ka dhënë lidhur me penetrimin e Sigurimit të Shtetit në radhët e mërgatës ballisto-zogiste gjatë regjimit komunist.

Dje ai më solli dy fotografi të rralla të agjentit të Sigurimit të Shtetit, Andon Konomit, i cili siç kemi treguar numrat e kaluar, jo vetëm hyri në oborrin e Ahmet Zogut, por edhe u bë një nga njerëzit më të besueshëm të ish-Mbretit.

Dy fotot që po botojmë sot paraqesin Andon Konomin duke mbajtur fjalim në ceremoninë e varrimit të Ahmet Zogut dhe tjetra gjatë dasmës së Leka Zogut në Madrid.

Hasan Luçi, që e ka njohur nga afër dhe e ka patur mik Andon Konomin, më thotë se ai ishte zagorit dhe kishte shumë humor, shpesh fliste me bejte dhe e bënte shpesh Ahmet Zogun për të qeshur. Prandaj dhe ai e futi në rrethin e njerëzve më të besuar të tij.

Sikurse shihet edhe në fotografi, ai mbajti një nga fjalimet kryesore dhe “më prekëse” kur vdiq Zogu në prill të vitit 1961. Ua kam thënë se ai dhe Cufe Mullai kishin shtrydhur qepë në shami në mëngjes dhe duke mbajtur fjalimin fërkonin sytë herë pas here. Lotët vuuu. Kur u martua Leka Zogu në Madrid, ne i blemë një frak dhe ai tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve…

Në tetor 1975 Leka u martua, me miratim të kryesisë së Legalitetit e të Abaz Kupit. Dasma u bë me bujë të madhe në Madrid të Spanjës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve diplomatikë, mbretër në fuqi e në mërgim, veç të arratisurve legalistë, kosovarë e nga diaspora ekonomike.

Po në këtë dasmë bëri bujë “mbretërori hamall”, Andon Konomi, të cilin e kishim veshur me frak, papijon, borsalinë e dorashka, dy-tre unaza floriri në duar, orë që vezullonte dhe këpucë të zeza me lustër. Shumë kureshtarë  pyesnin: po kush qenka ky, zotëri?

– Zoti Luçi, pse jeni i bindur se ju keni pasur të drejtë dhe jo kundërshtarët tuaj?

– Sepse realiteti historik e ka provuar këtë. Kundërshtarët tanë politikë në mërgim ishin kryesisht ballistë e zogistë që kishin kryer krime të pashembullta gjatë luftës. Ata vinin herë pas herë në Shqipëri me thikë në dhëmbë. Nuk ishin thjesht armiq të regjimit, ata kanë kryer veprimtari antikombëtare, prandaj dhe janë të dënuar nga historia me një turp të përjetshëm.

Mbi të gjitha, nuk kishin mbështetje në popull. Nga fundi i vilit 1944 dhe gjatë vitit 1945 reaksioni shqiptar priste ndërhyrjen e të huajve nga jashtë për të ndryshuar gjendjen në Shqipëri. Në 1945 në Itali kishte 750 të arratisur, nga të cilët 80 vetë ishin indipedentë (bashkëpunëtorë të fashistëve italianë), 350 ballistë dhe 300 zogistë, të tjerët ishin në Greqi, Turqi, Austri, Gjermani Perëndimore etj.

– Megjithatë, mund të ishit më të mëshirshëm në sjelljen apo goditjen e këtyre kundërshtarëve politikë të regjimit që i keni shërbyer…

– Ata ishin të pamëshirshëm ndaj nesh dhe të tillë ishim edhe ne kur i goditëm. Kur zbulimet e huaja vendosën për ta përdorur emigracionin politik kundër RPSH, këto zbulime hasën në vështirësi për zgjedhjen e “shefave” për shkak të grindjeve e rivaliteteve mes krerëve reaksionarë.

Gjithsesi spiunazhet e huaja kishin dosje të fryra shumë për ta, kështu që ata ishin të lidhur këmbë e kokë me veprimet e tyre të këqia me këto spiunazhe. Kështu u zgjodhën kapiteni Zenel Shehu, ish shef i gardës personale të Zogut e specialist i veprimeve ndëshkimore të tij; Hamit Matjani, i cilësuar si “Tigri” për veprimtari të gjatë diversioniste e banditizëm; kolonel Muharrem Bajraktari, ish shef i milicisë kuislinge e ministër i brendshëm gjatë pushtimit fashist; ish ministrat Ihsan Toptani, Gaqo Goga e Hasan Dosti; Alush Leshanaku, agjent e diversant i vjetër etj. Nga krerët kryesorë u zgjodhën Abaz Kupi, të cilin Filbi në kujtimet e tij e cilëson si “… përgjithësisht i armatosur deri në dhëmb … një kopuk i vjetër”, dhe kriminelët Abaz Ermenji, gjeneral Preng Previzi, kryefashisti shqiptar Koi Bib Mirakaj etj. Këta ishin poliagjentë e përfaqësonin të gjitha rrymat e reaksionit shqiptar.

– Zoti Luçi, nuk janë të paktë ata që ju kontestojnë dhe anatemojnë. Ju quajnë ish-sigurims etj, etj. Kështu e quajnë edhe Nasho Jorgaqin… A mërziteni nga këto etiketime?

– Aspak. Unë i Sigurimit kam qenë dhe ndihem krenar që kam kryer maksimalisht detyrën time. Është njëlloj sikur të mërziten ata të Ballit pse u thonë ballistë, apo ata të Zogut pse i quajnë zogistë.

Problemi i tyre nuk është etiketa, por fakti që ato që kam thënë nëpër intervista unë, apo ato që ka shkruar Nashua janë tërësisht të vërteta. Nashua ka bërë një vepër artistike realiste e cila do t’i irritojë përjetë disa  si Tufa e ca pak pleshta të tjerë, pinjollë të asaj mërgate që u bë kavie e agjenturave të huaja kundër vendit të tyre. Ne e kemi bërë detyrën tonë me përkushtim dhe jemi krenarë.

– Sidoqoftë ju keni depërtuar shumë thellë në historitë e kundërshtarëve tuaj, apo jo?

– Kështu veprojnë zbulimet në mbarë botën. Gjithsesi historia jonë është e papërfillshme në krahasim me ato të vendeve të tjera. Superfuqitë qëndrojnë në krye. Se kanë edhe më shumë para, përfaqësojnë më shumë interesa.

Le të kthehemi në rastin e Andon Konomit, më dhatë dy fotografi të mrekullueshme. Sa nga detajet për Andonin u pasqyruan në “Mërgatën e qyqeve”?

– Më bëhet qejfi që i quani fotografi të mrekullueshme. Andon Konomi ishte njëri nga ata që mund të quhet një hero i heshtur. Në të vërtetë për mua ato janë fotografi historike.

Nasho Jorgaqi nuk kishte si t’i fuste të gjitha në romanin e tij. Mërgata është një vepër artistike, emrat janë ndryshuar, pavarësisht se ngjarja është krejtësisht reale…

Nashua është një patriot i madh dhe nuk ka të bëjë me sërën e armiqve të Shqipërisë. Nuk mund të rrinë bashkë atdhetarët dhe delenxhinjtë, apo kodoshët e historisë, sikurse i quante me të drejtë historiani Xhelal Gjeçovi këtu në DITA ata që kanë punuar dhe punojnë kundër interesave kombëtare

 

 

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

November 28, 2020 09:00
Komento

21 Komente

  1. servet November 27, 07:13

    Megjithate nuk ka sigurims te kete qene burre i mire ashtu si dhe partia qe perfaqesonte. Partia e tij e çoi popullin ne varferine maksimale kurse ky i denonte se flisnin per te drejtat e tyre.

    Reply to this comment
    • Precizim November 27, 12:26

      Burre i mire ke qene ti dhe sorrollopi yt qe ishit bashkepuntoret e te gjithe rregjimeve, edhe te sigurimit te shtetit.
      Sigurimi i shtetit beri detyren, duke e ruajtur e mbrojtur integritetin, e sovranitetin kombetar, duke ruajtur vendin nga armiqte e brendshem dhe te jashtem.
      Ka bere edhe gabime, por e pergjithshmja eshte vlere historike.
      Armiqte e brendshem dhe te jashtem tani jane shtruar kembekryq. Drejtojne vendin. Bejne plotiken e armiqve tane. Sa per ekonomine smerrej sigurimi i shtetit. Por edhe ne kete drejtim sistemi i kaluar beri ate qe kishte mundesi ne nje Shqiperi te varfer ne skaj.
      Tani Serveti me shoke po hane me luge floriri pensionin sa per buke e djathe. Rinia iken ne arrati nga syte kembet, as koken nuk e kthen mbrapa, ngaqe servetet i kan siguruar te ardhmen.
      Cdo kush ishte dakort me shndrimet sepse koherat ndryshojne, por themelet e shtetit dhe shtyllat ku mbahet shteti nuk ndryshojne, ato transmetohen e permiresohen por nuk priten. Ne i preme e i shkaterruam, dhe ja ku jemi sot.

      Reply to this comment
    • Illyrian November 29, 21:26

      Far e keqe

      Reply to this comment
  2. Nje shqiptar nga Jugu i vendit November 27, 09:52

    Servet , mendoj se nuk e kini drejt . Detyra e sigurimit te shtetit , sikurse kishte edhe emrin , ishte siguria kombetare , sovraniteti dhe paprekshmeria e territorit qe perfshinte shteti , kurse keta kellirat e kombit , qe bene te pa munduren ne dem te shtetit e popullit te tyre , nen urdherat e sherbimeve te huaja sekrete , nuk mund te vihet midis shenja e barazimit . Persa i perket renies se theksuar te nivelit te jeteses se popullates ( jo fuqise ekonomike te shtetit ) eshte tjeter problem , me te cilin merreshin dhe e kishin per detyre struktura te tjera shteterore . Sistemi socialist , nuk ishte nje shpikje shqiptare , por nje fenomen qe perfshiu nje pjese te madhe te globit . Shqiperia , duke u ndjere e vetmuar , pa asnje aleat e mbeshtetje nderkombetare , prej te cileve kishte vuajtur e pesuar shume , perqafoi ate alternative qe iu duk me e mire . Koha vertetoi qe sistemi shoqeror i atehershem kishte nevoje shume per korregjime e pershtatje sipas vecorive tona dhe realitetit e jo te ndiqej fanatikisht dogma komuniste . Pse , mos te duken te pakta gabimet e stermedha te sotme per ndertimin e nje shteti te vertete demokratik ligjor , per te cilin shpresoi aq shum populli yne , qe e shembi pa gjak dhe aq lehte sistemin socialist ? A nuk e sheh se si jemi bere , care e percare , kudo sundon paligjshmeria , krimi , mashtrimi , vjedhja e urrejtja per njeri tjetrin si te ishim banore te xhungles ?! Dhe , ende pas tre dekadash , nuk duken shenja drite ne fund te tunelit ! ! !

    Reply to this comment
  3. Babale November 27, 12:29

    Sevret! Te shkuara nga gribi ! Ajo epoke nxorri burra dhe jo horra.

    Reply to this comment
  4. Vetvetja November 27, 13:34

    Si mund te flitet pro atij regjimi?!!! Éshté mostruozitet stratosferik. I pa llogjikshem éshté ai qe i mer nen mbrojtje. I vetmi shpjegim per mua éshté se i rrenxon miza nen kesulè. Por jo cdo veprimin i joti éshté per tu justifikuar. Robi ka nje ndergjegjie. Po beji pyetjen vehtes:Nga 45sa derime 91shin, :A ka pasur vend me te perdhosur, te mjere, te prapambetur ne te gjitha drejtimet? Skishte individi asnje te drejte qofte edhe ate me elementaren te :fjales, pa ti leme te tjerat. Ndersa ne kohen e atij satrapit Zog ska qene keshtu. Ne pashaportat e kohes se tij shkruhej:Shqiptari e ka per detyrim ta ndihmoje shqiptarin kudo qe ta hasi ne nevoje. Ndersa ju injektuat luften e klasave, vellavrasjen midis shqipetareve. Ata Abaz Kupet e Hamid Matjanet svinin ne shqiperi per gjakederdhje ne popull, se popullin e donin ata, se ishin atdhetare. Ndaj edhe rrezikonin dhe fusnin koken ne torbe. Se mire ishin atje ku ishin. Ata vinin te zhduknin njerez si ju, o si padronet tuaj, qe e mbanin popullin nen zgjedhe. Nen terror. Ti jepnin liri shqiperise nga zgjedha e buqes se kuqe komuniste, te cilen ju e ndihmuat me veprimtarine tuaj te rinte me kembe. Ndaj jeni te mallkuar e bashkefajtor, e antishqipetar. Flisni per Kim Filbin qe paska thene per Abaz Kupin:Kopuk etje. Po a kishte me kopuk e imoral se Filbi qe shiste vendin e vet Angline tek B. Sovjetik? Kur gjeja e pare éshté atdheu?! Me pas vijne bindjet politike. Por komnisti po komunist. Ne 85 sen u strehua e u prit si hero ne B. Sovjetik per sherbimet qe i kish kryer. Juve qe mbroni ate sistem, e qe quani heroj ata minj e fuksa qe u bene sherbetore te komunizmit, koleres se njerzimit ju denofte perendia me keq sec ju ka denuar, duke ja u erur syte per te mos kuptuar vetveten. Nga njera ane éshté edhe mire per ju, se po ta kuptonit, te kishit minimumin e vetndergjegjies, do te kishit mare nje litar, me pas nje gur, te madh e te rèndè, do ta benit lak e do ti aviteshin ndonje lumi. Si perfundim populli sthot kot:QENI LEH PÈR SHTÈPINÈ QÈ I JEP TÈ HAJÈ.

    Reply to this comment
    • Kulla November 27, 14:19

      Ti ne fillim dononcon luften e klasave e me pas.shkruan qe Abaz Kupet e Hamid Matjanet vinin te zhduknin njerez si ju (komunistet), o si padronet tuaj, qe e mbanin popullin nen zgjedhe”,
      1: Per sa na rezulton nga ai realitet, populli kishte dale nga zgjedha e bejlereve e agallareve, te cilet nuk pirdhnin fare per ato pasaportat e Zogut, mbasi solidariteti i vertete i tyre quhej “shfrytezim i te verferve”, pra populli me ne fund kishte pushtetin qe deshironte dhe nuk kishte nevoje per Abazrat apo Matjanet.
      2. Lufta e kllases te jepte bezdi dhe rrjedhimisht duhej ndeshkuar nga Abazret e Matjanet? Ehe, Abazet e Matjanet kishin lindur e ekzistonin kohe me pare, ndersa lufta e klasave lindi me pas apostafat per t’i zhdukur ata!
      E vite me pas, si i thone nje fjale, “dy duar per nje koke”!

      Reply to this comment
      • ELIOT November 27, 21:41

        kulla kur Abaz kupi luftoi Italianet ne durres enveri u fshe si mije halesh dhe e nxorri koken me ndhme e serbit per te tradhetuar Shqiptaret ;; Abazi ishte per demokracine ma aleatet dhe jo me bolsheviket kriminela kaq gje nuk e dini ;;; vous etes vraiment des conssss;;merci

        Reply to this comment
    • Albani November 27, 14:27

      Vetvetja, lexova komentin tend dhe me pas isha doja te kuptoje se cfare ishte, duke lexuar mallkimet e tua ne rrjeshtat e fundit, pata bin djen qe duhet te ishe ndonje arixhofke apo gabele, si quhen, por ne fund kur arrita tek teoria e qejve, ndrova mendim dhe u binda qe edhe ti je nje lloj qeni, biles nga ata basterdet e rruges … qe enderon akoma pararendesit e tu Abazet e Matjanet!

      Reply to this comment
      • ELIOT November 27, 21:44

        alban koqja je nje gomar qe enveri ka tallur b me tu mere cun nga katuni ;; enveri na la vendin me te varfer ne europe more qyp ;;; kaq gje te thjeshte se ke kuptuar ;;; si su poqe more kok loqe thonim ne tironsit ;;;;

        Reply to this comment
        • Remo November 28, 01:16

          Eliot, ti je nga ata Tironcit e Haxhi Qamilit.
          Na la vendin me te prapambetur thote?!
          Po ata te paret e tu, ku kane lindur more ti dhe si ishte Tirona e 100 viteve me pare?
          Ai beri edhe shume padrejtesi si sistem askush se mohon kete, por disa analfabete si puna jote dhe ne shkolle qe i coi me detyrim, po ata ngelen (shiko ato fotot e dikurshme me gomare ne qender, dru me pre)
          Krahasimet mos i bej me Francen ku jetoni ju vete, por beji se kush ishim ne deri ne 45′, ku shume shume ndonje kovacane kish pasur dhe injorance e mjerim kudo. Edhe nje perqindje e vogel njerzish qe kish studiuar ne perendim i perdori Zogu, disa edhe i vrau si i pabese qe ishte, disa u “genjyen” nga Gjermanet e u bene kuislige(vrases te poshter si Deva e CO), e disa te tjere me konjuktura i zhduku Enveri….
          Prandaj me kembe ne toke more Elliot Yrsheku…
          Te pakten disa gjera duheshin bere me dore te hekurt se Shqipetaret kane alergji nga ligjet, ate shkollen mos e moho(edhe pse ke qene ne menyre figurative) sot eshte rritur ne menyre te frikshme anafalbetizmi qe premton nje te ardhme te zymte, boshllek qe po e shfrytezojne hoxha dhe prifti, ate kohe ua qepi gojen ai dhe mire ua beri( nga na dalin Kujtimet e Lavderimet Arabe?!),
          apo kriminalireti, qe fale tij shume te rinj kane mbushur burgjet e Europes e me keq akoma kane shkuar ne boten tjeter parakohe!

          Reply to this comment
  5. AD November 27, 14:01

    O LELE O LELE…
    NGA TRE
    6 ISHIN ME NE !

    – Cilet ishin spiunet jo vetem te Sigurimit te Shtetit, sipas nje ish-oficeri te tij ?

    – Radha ishte pa fund … Kush te ishte i pari …. E kishim veshtire te zgjidhnim jo te gjenim…

    – Spiunet qe nga Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam nje mik timin nga Shkodra. Ka qene nje nder oficeret e Sigurimit te Shtetit me te ndershem, me korrekt, me te afte… Bile edhe shef i tij per dy tri rrethe te Shqiperise.
    Si i tille njeh me dhembe e me dhemballe te gjithe ish- hafijet…. Spiunimet… Pseudonimet… Ligesite… Poshtersite pa fund e pa ane!
    Nje dite tek “Kafja e Xhimit”, sic i ka mbetur emri midis shqiptareve te kryeqytetit te shqiptareve te Amerikes ne Bronx, nje i njohur imi i drejtohet me pyetjen:
    – Si shpjegohet qe nuk te kam pare te rrish me tropojane !?
    – Nuk bej asnje dallim krahine , as feje. as ideje, as perkatesie politike , iu pergjigj miku im. Une rri bile shume me tropojane. por nuk te ka rastisur te me shohesh me ta….
    – Amanet a mund te me thuash pseudonimin e ndonjerit prej hafijeve te sigurimit se na lodhen nate e dite duke share komunizmin… Na i cane veshet, i kerkon pa te keq bashkebiseduesi.
    – Po ti vet i ke gjetur me zgjuarsine tende natyrore se kush jane ish- spiunet dhe ish – hafijet e ish- Sigurimit , iu pergjigj ai…
    Eshte krejt kollaj….. Pikerisht ata qe shajne me se shumti, tamam ata qe e heqin vetveten me antikomuniste te vendosur, pikerisht ata qe sot nxjerrin tym e flake nga goja kunder komuniznmit , kunder ish- Sigurimit te Shtetit jane ish- hafije e ish- spiunet me te ligj te asaj diktature, jane ata qe spiunonin nenen, babain , vellain, motren, gruan, te dashuren, shokun, mikun…bile edhe femijet e vet!
    Dhe mos mendo se ushtrohej dhune apo terror per ti rekruatuar… Aspak… Nuk ishte nevoja .
    Ishte aq e gjate radha e atyre qe kerkonin me cdo kusht te beheshin ” syri dhe veshi ” i Partise sa e kishim me veshtire ti spostonim se sa ti rekrutonim… Ishin vullnetare te lindur.
    Disa nga halli: per nje burse per femijen, per nje pune ne qytet, per nje hall a per nje tjeter. Kjo ishte pjesa me e ndershme dhe me e sakte!
    Te tjere nga malli per perfitime personale, per rruge te kehta ne jete, per nje karrike apo perparim ne karriere. Keta ishin dallaverixhinj, intrigante, shpifes
    Kategoria me e felliite jane ata qe per tu hakmare, per te rrenuar jeten e tjetrit, per te shkaterruar familje te tera, shperdoronin pushtetin diktatorial per tu hakmarre dhe shfyre mllefe ose qejfmbetje personale….
    Me e keqja ishte se jane me qindra rastet kur jemi detyruar ti skartojme bile edhe ti ndeshkojme per shpifje e dizinformacion sepse jepnin informacione te rreme. sajonin e shpifnin edhe per te afermit e tyre vetem e vetem qe te siguronin besimin e partise apo ndonje perfitim per vete…
    Kemi pase nje shprehje midis kolegesh ne ate kohe… Nga tre gjashte ishin me ne!
    – Pse!? Si eshte e mundur !? Cfare kuptimi ka kjo shprehje, e pyes une – Sepse secili spiunonte secilin qe bejne tre kunder treve… Pastaj krijonin dyshe me njeri tjetrin kunder te parit, te dytit, te tretit … duke e cuar ne gjashte numrin e plote!
    Pikerisht ata sot jane edhe me te flaktit, me te zjarrtit,. me trimat kunder ish- sigurimit, kunder komunizmit…
    Pse!? Ata provokonin viktimat e hafijllekut te tyre duke folur vete gjoja kunder komunizmit per ti nxitur te flisnin edhe ata duke i futur ne kurth e duke ua nxire jeten jo vetem atyre por edhe familjeve te tyre krejt te pafjshme. Ne nje fare menyre qe atehere e me porosi te Sigurimit ata kishin mesuar propaganden antikomuniste ne mbrojtje te komunizmit. Keshtu u ka mbetur ky ves edhe tani e nuk e kane per gje te flasin e lehin dite e nate kunder komunizmit nen pretekstin se kane qene te persekutuar kur ne fakt persekutonin e sakatonin te persektuuarit e vertete nga komunizmi !
    Sic thone francezet: skajet gjithnje puqen… Nga spiune e hafije te zjarrrte dje ne antikomuniste e antisigurimsa te zjarrte sot!
    A i doni pseudonimet !? Shihni e degjoni kush cirret sot me shume kunder tyre… qofte ne jeten e perditshme, qofte ne ekrane e gazeta, qofte ne politike !
    Dhe nuk behet fjale per hafijet e spiunet me pseduonime te ish- Sigurimit te Shtetit apo te policise… Ata jane pjesa e dukshme e ajsbergut! Nje e shtata e ndofta me pak.
    Ishin po aq ne mos edhe me te rrezikshem, spiunet ne radhet e Partise qe e kishin detyre statutore numer nje “vigjilencen ndaj armikut te kllases”.
    Ishin spiunet e Frontit,. Gruas, Rinise qe te benin gjemen me flete rrufe, apo rrufe mbi koken e cilitdo qe shfaqte pakenaqesine me te vogel kunder ish- diktatures.
    Pa ekzagjerim pothuajse nuk ka pasur familje ne Shqiperi duke filluar nga ish- diktatori Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori qe nuk kane qene apo nuk kane pasur spiune ne gjirin e tyre, qe nuk kane spiunuar njeri- tjetrin.
    Shihni kronikat e filmuara te mbledhjeve qe nga fshati me i humbur e deri tek ish- Byroja Politike, qe nga skuadra e katundit me te larget e deri tek plenumet e Komitetit Qendror se si edhe vete ish- anetaret e Byrose Politike , te ish- Komitetit Qendror us a I’moomii Kim k , …. spiunonin apo i hanin koken njeri- tjetrit… tamam si shtriga qe fillimisht han kelyshet e vet!
    Spiunimi ka qene nje semundje, nje epidemi masive ne Shqiperi. Ka qene nje tragjedi pjese jetike e tragjedise shqiptare. E jo vetem ne Shqiperi, por edhe me teper ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi e deri edhe ne diaspore.
    Fatkeqesia me e madhe eshte se kjo dukuri nuk ishte vetem komuniste. Eshte e mirenjohur raporti qe ish- shefi i Gestapos naziste Himleri i ben Hitlerit ne te cilin e thote se ” i vetmi vend ku nuk patem nevoje te paguanim spiunet ishte Shqiperia”( !!!)
    E njejta dukuri u shfaq me regjimin e Ahmet Zogut! E njejta dukuri vihet re gjate pushtimit turk ….
    E njejta semundje u shpalos edhe pas vendosjes se demokratures te Berisha- Gazidedes e deri ne ditet e sotme, kur “Koloneli i Asfalase greke me tre gishta “, sic e ka quajtur me qindra here deri edhe nga foltorja e Kuvendit Popullor Sali Berisha ministrin e tij te Mbrojtjes Arben Imami pergjon e spiunon ne menyre krejt antiligjore e antikushtetuese jo vetem ish- Presidentin e Republikes, Prokuroren e Pergjithshme, ish- kryetarin e SHISH-it, lideret e opozites e deri edhe ambasadoret e vendeve aleate strategjike te Shqiperise.
    Ose shkurt mos e tvet se te kallxon vet! Ata qe kallxonin te tjeret ne ate kohe sot kallxojne po me aq zjarr edhe vetveten… Jane mesuar te shkretet… Nuk mund te rrine pa lehur!
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !

    From Alban Dega
    On Sep 11, 2012, at 11:07 PM, [email protected]

    Reply to this comment
  6. demo November 27, 15:10

    Sigurimi i shtetit diktatures hoxhiste ka qene nje zagar i interesave serbo sllave ,,Eshte krijuar nga Dushan Mugosha,eshte instruktuar nga serbo-malazezet dhe u ka sherbuer deri ne fund.
    Ky Sherbim Antikombetar nuk ka pse mburret me ca dallkauke si maloku fushe bardhes,Culle Mullai dhe hamalli Zagorise,Konomi,qe na pasken sherbyer si hamej edhe per Zogun.
    Kishte mbaruar pune Kim Filbi ne 54.Ishin nderbrere operacionet e desanteve,diversanteve.
    Prandaj mos genje kot se Culle Mullai me Konomin kane zbuluar ndonje dergate diversantesh????.Shume shume kane sherbyer si hamej partime ne oborrin e Zogut.Shume shume paskan sherbyer si LLAHINGA pa pagese per te qare Zogun.
    Po ti o Hasan Luci,si s`ke turp dhe mburresh me aktin me makaber qe mund te pjelle mendja e semure e nje Kanibali kufomengrenes.
    Hasan Luci nxiti studentet sigurimsa ne Paris,qe te c`varrosnin naten ne varrezat e Parisit,kufomen e Zogut.
    Ky eshte Akti heroik i kunderzbuluesit Hasan Luci.
    Ja me cfare mburret sigurimsi enverist.
    Une di edhe ndodhi te tjera,se cfare u leronin ketyre minjve te “kunderzbulimit”eproret e tyre Llambi Pecini,Kadri Hasbiul,Beqir Balluku,Memet Shehu,se keta as veten e tyre,as FAMILJET e tyre,nuk i kane patyr te tyret por ne sherbim te Partise.

    Reply to this comment
  7. Derisa maloku November 27, 18:07

    Derisa maloku u be mbret pse MOS vishej hamalli

    Reply to this comment
  8. mohikani November 27, 19:39

    Konomi was a King not a spy

    Reply to this comment
  9. Studenti November 27, 23:28

    Sigurimi ishte fillimisht i formuar qe ne kohen e luftes, duke zgjedhur djemte me te mire nder partizanet. Kete e dij nga prindet e mij, ish partizane.. Pastaj degjeneroi, si degjeneroi edhe udheheqja e Shqiperise komuniste. Kur i pari i vendit u katandis ne nje kolltukofag, edhe sigurimi i tij s’mund te ishte vecse nje instrument krimi..Kaq!

    Reply to this comment
  10. servet November 28, 08:54

    Sigurimi i shtetit paska qene per te mbrojtur sovranitetin e vendit nga armiqte si puna e jone qe ankoheshim se nuk kishte qumesht etj .paskemi qene shume te rrezikshem ! ne shkrimin tim une nuk kam thene qe sigurimi na la me ekonomi te dobet por na la partia e tyre kurseketa burrat e “mire”sajonin lloj lloj makinacionesh per te na denuar ose per te na bere te heshtnim.Sa per ate qe mburret Babale se ai sistem nxorri burra ka te drejte sepse ishin megjithmend burra perderisa vepruan si deshen,denuan si deshen,na varferuan deri ne masen qe deshen dhe ne jo vetem qe nuk kishim kurajo te protestonim por na shpetonte shurra ke breket nga frika e ketyre “burrave “.

    Reply to this comment
  11. servet November 28, 08:57

    Me falni por un nuk thash ne asnje rresht qe jam i kenaqur me kete “demokraci “sepse kjo vetem demokraci nuk eshte perderisa te jene drejtues po pjella e tyre .

    Reply to this comment
  12. Gzim Kulufi November 28, 18:11

    Akoma historite e Canes me lote prej qepes ne shami?!? Cania do bente mire te na thosh edhe, sa harxonte shteti asaj kohe per keto budadalleqe!
    Te mos harrojme se, nwse keto inkursione informatoresh ishin te nevojshme per pushtetin e kohes deri ne fillim te viteve ’50, me tej u be e qarte qe Shqiperise nuk i vinte me e keqja nga ish-ballistet e ish-legalistet, as nga diversantet e derguar, por nga ekonomia e vendit dhe drejtimi i saj. Ndaj dhe Hasan Lushi do bente mire te thosh, perse harxhohej gjithe ajo valute pas mesit te viteve ’50!

    Reply to this comment
  13. Krist November 28, 19:25

    Hasan Lucin,po e “fryjne”shume,por edhe ai vete,ben cmos per keto fryerje.Hasani ,ka qene thjesht nje sherbetor i Enverit,i derguar ne France,vetem per te plotesuar tekat e tija,qe nepermjet Sulo Gradecit,bente porosite,dhe kur Hasani i bente gati,nesej Sulua,sikur po shkonte ne Durres,e kthehej,ngarkuar mahshallaj,me te gjitha porosite,qe kesh bere,per Enverin.Kishte raste,qe Sulua,pertonte te merrte,sidomos gjera,qe nuk i interesonin edhe atj vete,si kancelari te ndryshme,qe kishin edhe peshe.Keto,hasani ja dergonte me poste,ne adrese te Albimport-Tirane,dhe akoma pa mbritur kjo pakete,vinte porosia nga Sulua,qe me te mbritur,porosia,t’a njoftonin menjehere.Hasani,merrej edhe me pritjen e anetareve te byrose,sidomos atyre qe ishin nga Jugu,duke ua plotesuar te gjitha kerkesat.

    Reply to this comment
  14. Adih November 29, 01:27

    O Hasan Luci , nje pyetje kam per ty .Kur te coi sigurimi jashte teritorit te shqiperise ,ishje i martuar ,apo beqar .Po te ishje i martuar ,i ke bere nder komshijeve ose shokeve te tu sigurimsa per te punuar gruan .Mos ma mer per te keq ,dhe mos fluturo me pras ne ,by.te thote populli .Se zjarin me barutin po ti bashkosh ,ti e di shume mire cfare te jep ??? Po e ke haruar , kujto Gerdexin .Ah mo i mjere fshatare, viktime e diktatures ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim