Disa këshilla për gratë e moshuara

February 25, 2018 03:09

Disa këshilla për gratë e moshuara

Si është puna me gruan tënde? Është ajo e moshuar apo e re? Sido që të jetë,  po u them disa fjalë edhe për gratë e moshuara.

Ndryshimet më të mëdha në trupin e grave lidhen me menopauzën dhe pakësimin e nivelit të estrogjenit. Vagina e grave të moshuara e humbet elasticitetin dhe që të lubrifikohet dhe të përgatitet për seks, kërkon eksitim seksual për kohë më të gjatë.

Këto ndryshime, e bëjnë interkursën pak më të vështirë dhe me dhimbje.

Gratë e moshuara ndjejnë pak djegie gjatë penetrimit dhe ndonjëherë, konstatojnë pak gjak pas penetrimit vaginal. Për të evituar këto vështirësi, gratë e moshuara duhet ta zgjatin paralojën seksuale. Kjo ndihmon të bëhet lubrifikimi natyral i vaginës, por ato duhet të përdorin edhe lubrifikantë artificialë me bazë ujore, siç janë “K-Y” dhe “Aqualub”.

Është mirë që ato të bisedojnë me doktorin për këto vështirësi që kanë dhe ai do t’u japë një krem me estrogjen për të lyer vaginën, ose do t’u japë mjekim të përgjithshëm për të rritur nivelin e estrogjenit në gjak. Gratë e moshuara, dhe ju burrat e tyre, në qoftë se doni të keni jetë seksuale të gjatë, duhet  të bëni penetrim vaginal rregullisht. Kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur lubrifikimin dhe elasticitetin e vaginës.

Në qoftë se një grua në moshë rreth gjashtëdhjetë vjeç, nuk bën seks me penetrim për gjashtë muaj, mukoza e vaginës së saj do të atrofizohet dhe do të thahet. Mos harroni atë që e kam thënë shpesh: “Përdore, ndryshe e humbe”. Kjo vlen për gratë dhe për burrat.

Një grua që nuk ka bërë seks për një kohë, relativisht të gjatë, duhet të përdorë lubrifikantë me shumicë dhe të kërkojë nga burri që ta kryejë marrëdhënien seksuale ngadalë. Kështu, pakësohen dhimbjet gjatë penetrimit.

Kur penetrimi  është bërë i pamundur, gruaja dhe burri, duhet të provojnë mënyra të tjera për të qëndruar intimë me njëri-tjetrin, deri sa mukoza e vaginës të përgatitet për penetrim.  Edhe një herë: Mos hiqni dorë, përfundimisht, nga intimiteti seksual, për arsye të dhimbjes. Kjo është një gjendje që do të kapërcehet nga ju të dy, të ndihmuar nga doktori.

Për ta përmirësuar jetën tuaj seksuale kini parasysh edhe këto. Përpiquni ta zgjeroni kuptimin që keni për seksin. Ju duhet të dini se seksi nuk është vetëm penetrimi vaginal.

Duke u moshuar, ka dhe duhet të gjenden mënyra të tjera më komforte dhe më të plota. Prekja mund të jetë një alternativë e mirë për interkursën. Kjo arrihet duke u mbajtur nga dora me njeri-tjetrin. Duke bërë masazh sensual reciprok. Duke masturbuar reciprokisht dhe duke bërë seks oral.

Rritni komunikimin me njëri-tjetrin. Komunikimi i mirë do t’u afrojë më shumë të dyve.Diskutoni me njëri-tjetrin ndryshimet nëpër të cilat kaloni dhe çfarë duhet të bëjë secili nga ju që të akomodoheni më mirë gjatë seksit.

Ndërroni pozicionin që bëni seks, kjo do ta bëjë më të lehtë seksin për ju. Pozicione ka me qindra, por po të jeni pak krijues dhe aventurierë, ju do të gjeni shumë pozicione, që do t’i përshtaten edhe kushteve tuaja shëndetësore.

Përpiquni të gjeni aktivitete të tjera seksuale, siç janë masazhi dhe përkëdheljet  që u interesojnë të dyve. Pyeteni gruan lidhur me kërkesat e saj dhe ajo t’u pyesë ju për kërkesat  tuaja. Konsultohuni për mënyrën se si mund të  akomodoheni më mirë me njëri-tjetrin. Shpeshherë, vetëm, komunikimi i mirë midis burrit dhe gruas, mjafton për t’u eksituar seksualisht.

Ndryshojeni rutinën e seksit. Ndonjëherë,  ndryshime fare të vogla mund ta përmirësojnë shumë jetën seksuale. Ndryshojeni kohën kur  bëni seks. Bëni seks atëherë kur keni më shumë energji. Provojeni në mëngjes, kur jeni të freskët nga gjumi i mirë i natës. Kjo është më mirë se në fund të një dite të gjatë e të lodhshme. Lini më  shumë kohë për romancën, siç është një darkë romantike në një restorant, një mbrëmje vallëzimi, një natë në një hotel.

Mos shpresoni të bëni mrekullira. Kujdesuni për shëndetin. Dieta e shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta do të ta mbajnë trupin në formë. Përdorni dietë të balancuar, plot fruta dhe zarzavate. Ushtrohuni më së paku 30 minuta në ditë, shumicën e ditëve të javës. Evitoni alkoolin. Teprimi me alkool ul funksionin  seksual.

Barnat ilegale si marijuana, kokaina e të tjera, gjithashtu, e prishin funksionin seksual.

Fat e shëndet.

Dr. Adem Harxhi

 

February 25, 2018 03:09
Komento

4 Komente

  1. E viva q!r!a ..."Mekati i Qejfit" ! February 25, 12:46

    Vagines se femres i duhet kushtuar nji kujdes
    i vecante sot ,vecanarishte kur Jeta eshte
    vene posht ne rrotat e Stresit ne shoqeri .
    Ajo do pompuar rregullishte e vaditur si ai
    trendafili i purpurt ,te celi mari ate ngjyren e bukur
    e frymoje jeten .
    Nqs jeten, kenaqsit e saja , sekretet e se ciles
    fshihen ne Vagine 😉 do ta shikonim nga nji perspektive
    “Burse” te kenaqsise jetes ,lumturise ,
    cdo renie ne nji gjendje Stresi te Vagines ,
    do rrexonte Aktie-n e balances se jetes tone .
    Pra jame dakord me shqetesimin e Artikullshkrusit ,
    Vagina duhet te Jet nji shqetesim Kombetare ,
    e perkedhelur ,vaditur gjithmon ,sepse vetem
    prej saj varet edhe kenaqsia e lumturia ne jeten tone .

    Reply to this comment
  2. Z/K February 26, 20:36

    Asht ma terheqese kjo pamje edhe pse ne moshe, zogut ia kande gicilimin.Se sa te na nxjerrin zoga te reja me tanga.

    Reply to this comment
  3. Z/K February 26, 20:38

    Bravo,Dr. Adem Harxhi !!!
    Asht ma terheqese kjo pamje edhe pse ne moshe, zogut ia kande gicilimin.Se sa te na nxjerrin zoga te reja me zogun nder tanga.

    Reply to this comment
  4. Z/K February 26, 20:39

    Bravo,Dr. Adem Harxhi !!!
    Din me ja kendue bukur lezetin simfonise!
    Asht ma terheqese kjo pamje edhe pse ne moshe, zogut ia kande gicilimin.Se sa te na nxjerrin zoga te reja me zogun nder tanga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*