Disa mendime lidhur me armët kimike siriane

April 14, 2018 20:21

Disa mendime lidhur me armët kimike siriane

Guri Shyti

Historikisht është e njohur se helmet, si mjet alternativ vrasës, janë përdorur, nga ushtri të ndryshme, qysh në kohët e lashta. Kur mjetet tradicionale luftarake nuk kishin efikasitetin e nevojshëm, sidomos për të nxjerrë nga mburojat e tyre ushtritë mbrojtëse, janë shfrytëzuar lëndë të ndryshme, të cilat, duke u djegur, lëshonin tym, që u shkaktonte trupave kundërshtare në fushën e luftës, shqetësime dhe humbje jete.

Kështu, i kanë përdorur spartanët në luftën e Peloponezit të v. 429 para epokës se re, maqedonasit në v. 332, romakët në v. 189 dhe 81 po p.e.re. e kështu herë pas here. Por lufta më e madhe, në të cilën këto mjete alternative gjetën përdorim masiv, qe Lufta e Parë Botërore. Pikërisht përdorimi në shkallë të gjerë i lëndëve kimike, sidomos nga trupat gjermane dhe dëmi i madh që shkaktuan ato në forcat e armatosura kundërshtare, bënë që ato të marrin emrin që përdoret për to edhe sot, armë kimike, ose lëndë helmuese luftarake.

Rreziku i madh që paraqiste kjo armë e re, sidomos për popullsinë e pambrojtur, shqetësoi qeveritë e botës mbarë, të cilat, pas L I B, kërkuan që, në kuadër të Lidhjes së Kombeve, të thirrej një Konventë Ndërkombëtare, ku të kërkohej angazhimi i të gjitha qeverive për të mos i përdorur kurrë më atë armë në luftërat e mundëshme, në të ardhmen.

Në v. 1925, në Gjenevë të Zvicrës u mblodh Konventa në fjalë dhe u mor vendimi historik, që kërkonte koha, për mospërdorimin e armës kimike. Këtë Konventë e firmosën të gjitha vendet pjesëmarrëse, me përjashtim të SHBA. Fakti që në L II B arma kimike nuk u përdor, megjithëse depot e ushtrive ndërluftuese ishin të mbushura me to dhe rrethanat luftarake shpesh e kërkonin këtë, ishte rezultat edhe i firmës së vënë poshtë asaj marrëveshje ndërkombëtare.

Ditët e fundit, nëpër ekranet e TV botërore u shfaqën disa pamje, të cilat i atribuoheshin një qyteti sirian me emrin Duma, ku disa fëmijëve u lanin fytyrën me ujë, ose dikujt i vinin një maskë në hundë.

Fjalët që shoqëronin figurën tregonin se ky ishte rezultat i përdorimit të lëndëve helmuese luftarake nga ana e ushtrisë së rregullt siriane për të mposhtur qëndresën e kundërshtarëve politikë të qeverisë. Këto pamje, pas jehonës që patën në vende të ndryshme, bënë që natën e datës 14 prill të këtij viti, forcat e armatosura të disa vendeve me në krye SHBA, të goditnin me raketa objektiva të ushtrisë siriane, që, sipas njoftimeve, ishin depo dhe laboratorë të armëve kimike.

Natyrisht, përdorimi i armëve kimike, sidomos kundër popullit të pambrojtur, është një krim i shëmtuar që duhet të indinjojë këdo dhe të bëjë që, të gjithë njerëzit e thjeshtë të ngrenë zërin që armët e shkatërrimit në masë të mos prodhohen dhe të asgjësohen ato që ndodhen depove të shumta. Vetëm se, sipas mendimit tim, të ndërmarrësh një sulm me raketa kundër një vendi sovran, vetëm nisur nga disa pamje, që ngjajnë si skena të ndonjë filmi artistik, pa krijuar një komision ndërkombëtar për ta verifikuar në vend dhe me saktësi faktin e lajmëruar, pa një vendim unanim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si organi më i lartë që i përcakton këto ngjarje, më duket i nxituar.

Mua si njeri që, për shkak të detyrës, kam qenë mjaft i familjarizuar me armët kimike, më duket e padrejtë edhe për një fakt domethënës. Thuhet në njoftimin që u dha se u goditën depot dhe laboratorët ku mbaheshin dhe prodhoheshin lëndët helmuese, por, siç dihet, mënyra kryesore e përdorimit të armëve kimike në fushën e luftës, janë mjetet shpërthyese, si predhat e artilerisë, bombat e aviacionit, fugaset etj., të cilat mbushen me këto lëndë të presuara dhe,  kur shpërthejnë, bëjnë të shpërndahen avujt në sipërfaqe të mëdha.

Në rastin konkret, raketat që kanë goditur objektivat e mësipërme, teksa shpërndanin në atmosferë lëndët helmuese të depove dhe laboratorëve të supozuar, duhet të shkaktonin një batërdi të vërtetë, jo vetëm në popullsinë përreth vendit, por shumë më gjerë, kështu që do të bëhej një katastrofë e vërtetë. Por një gjë e tillë nuk u dha nëpër lajme, gjë që më bën dyshues se janë goditur pikërisht objektivat e treguara në njoftime. Në qoftë se kjo është e vërtetë, bën që të hedhë një hije të madhe dyshimi nëse skenat e treguara në lajme ishin të vërteta apo inskenime regjisorësh të stërvitur. Le të kujtojmë se, për të sulmuar Irakun, në fillim të viteve 2000, u përdor preteksti se, në atë vend, prodhoheshin dhe mbaheshin armë të dëmtimit në masë, gjë që nuk u vërtetua dhe, po autoritetet amerikane deklaruan se ishte bërë gabim.

Mos edhe në këtë rast kemi të bëjmë me po të njëjtin gabim dhe raketat e hedhura kishin tjetër qëllim? Në këtë kuadër, sikur unë të isha Këshilltar Ushtarak i Z. President Meta, nuk do ta këshilloja të ngutej me përshëndetjen që i bëri sulmit me raketa nga ana e SHBA dhe disa aleatëve europianë. Asnjë tjetër Kryetar Shteti europian dhe më gjerë, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

*Ish pedagog i armëve të shkatërrimit në masë në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”

April 14, 2018 20:21
Komento

9 Komente

  1. intelektuali April 15, 07:46

    Akademia Ushtarake “Mehmet Shehu”?

    PO C’A THU O GURI SHYTI?

    Se na del ketu ne gazeten DITA si pedagog i Akademise Ushtarake qe ka pergatitur “Poliagjente” qe nuk dihet akoma se kujt i kane sherbyer dhe kujt i sherbejne, qe do te thote edhe Asadit te Putninit qe i nxjerr njerezit ne rruge per te treguar se nuk dorezohet, njesoj si Enveri ne kohen e Qepes te Partise se Punes,

    prandaj:

    Bumjet e SHBA nuk kane qene kot edhe sikur te mos kene ne shenjen e duhur,

    sepse:

    E pame me syte tane ne Kosove qe:

    JA VLENTE BARRA QERANE

    Reply to this comment
    • Noci April 15, 09:50

      Ti i vetequajtur intelektual je qe koqe injoranti qe
      zor te gjendet shoku ne rruzull.

      Reply to this comment
      • Gani USA April 15, 17:53

        Vendet e Perëndimit kanë përshëndetur dhe mbëshetur sulmin ajror mbi Siri të rakorduar mes SHBA-Britani-Francës. Janë tre vende që përbëjnë zemrën e aleancës atlantike të pas Luftës së Dytë Botërore, tre vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit që duket se ndjejnë se duhet të ruajnë dhe mbrojnë atë rend global që zuri fill me Jaltën.

        Ndërkohë, Gjermania dhe Italia, dy vene të tjera të mëdha në gjirin e Perëndimit kanë mbajtur një neutralitet aktiv, duke deklaruar mospjesëmarrjen në sulme apo edhe mosdisponim të bazave për lëshimin e sulmeve. Aksionet e treshes në fjalë, anashkalojnë edhe NATO-në, aleancën e cila konsiderohet si gardiani i qytetërimit perëndimor dhe vlerave të tij, duke vënë në pikëpyetje rolin e saj sikundër mungesa e një mandati nga OKB kujton ndërhyrjen e fundit në Irak.

        Reply to this comment
  2. gjermani i fundit April 15, 10:57

    te thuash sot mendimin tend ne publik eshte e guximshme dhe me pasoja. Psh, Guri mund te anatemohet si i paguar nga ambasada ruse, etj, se moda e manekineve te pushtetit e do qe te pershendetin raketat qe hedh njera sperfuqi dhe te denoje raketat qe hedh superfuqia tjeter, edhe pse raketat jane bomba dhe sidoqofte demtojne. Natyrisht qe kjo eshte nje fushe interesash qe dominohet nga tifozlleku i shtire, qe gjasme ne jemi mik dhe aleat i ketij vendi e per pasoje biem ne perplasje me tjetrin. Meqe vija ndarese ndermjet ADM dhe armeve kimike e bakteriologjike eshte shume e holle saqe shume shpesh ato jane pothuaj e njejta gje, eshte e qarte se uhstrite kryesore te botes kane zhvilluar programe kerkimi ne kete fushe dhe nje zot e di se ku kane arritur. Edhe prodhimi i ketyre lendeve eshte pothuaj eskluzivitet i pak industrive, keshtu qe si qeni qe kafshon bishtin e vet, edhe ketu kemi te bejme me loje te piste interesash. Nuk besoj se nje president amerikan, qofte edhe shkahi si Trampi, jep urdher per bombardim se ashtu ia thote humori; me siguri ai jep OK-in institucional vetem pasi eshte pare e arsyeshme nga instancat ushtarake dhe keshilltaret e sigurise se per interesat e superfuqise dhe balancat e saj globale duhet ndermarre ky hap. Pra, eshte çeshtje balancash dhe hegjemonie mes dy superfuqive, ose edhe tre, duke konsideruar edhe Kinen dhe ambicjet e saj. Me renien e perandorise otomane Siria eshte formuar ne territorin qe eshte nga anglo-francezet, dhe iu la francezeve ne mbikqyrje, prandaj edhe sot Franca nderhyn ne baze te ketyre interesave. Nuk diskutohet se qeverisja e Assad eshte nje rregjim diktatorial dhe aleanca bazike me Rusine sjell nje sere problemesh serioze ne pellgun e LIndjes se Mesme, qe eshte qender interesash mes shume shteteve. Ne 70 vitet e fundit jane bere 4 luftera arabo-izraeliane, qarkullojne interes miliardere per naften dhe rruget e transportit, shto çeshtjen e instabilitetit dhe futjen e Rusise ne keto interesa. Pastaj rreziku i ndryshimit te kufijve qe i prek pothuaj te gjithe shtetet e rajonit. Mire qe u goditen disa objektiva, qe te bejne te dyshosh se a ia vlejti? E pas kesaj, qendron dilema kryesore; do nderhyjne ushtarkisht aleatet perendimore ne Siri dhe me ç’pretekst?

    Reply to this comment
  3. katarakti April 15, 13:00

    Me vjen keq per Sirine. Ishte nje nga vendet me te perparuara te Lindjes se Mesme. Me nje nivel te kenaqshem ekonomik, arsimor dhe kulturor. Per me shume ishte edhe nje vend laik. Ku felliqesirave fanatike te ISSI-t u pritej koka. Afersisht e njejta gje ndodhi edhe ne Irak edhe ne Libi. Te gjitha keto vende qeveriseshin nga regjime autoritare si Sadami, Kadafi apo Asadi. Por ishin vende te qeta, stabile dhe ne perparim. Krejt ndryshe nga Arabia Saudite ku nje familje qe sundon me dore te hekurt ka grabitur dhe perdor per interesat e veta miliarda dollare qe vijne nga shitja e naftes. Krejt ndryshe po ashtu nga Algjeria ku sundon ende nje plak matuf qe e ka marre pushtetin me grusht shteti para nja 30 vjetesh. Krejt ndryshe po ashtu nga Jordania ku sundon me pushtet te pakufizuar nje mbret. Pyetja eshte se perse u shkaterruan pikerisht keto 3 vende?! cfare kishin ato te perbashket me njeri – tjetrin dhe interesat e kujt demtonin duke qene vende laike dhe ne perparim?! Po tu pergjigjemi ketyre pyetjeve do te kuptojme se perse jane shkaterruar me themel keto vende dhe perse eshte derdhur dhe vazhdon te derdhet gjak ne kete rajon!

    Reply to this comment
  4. aktualiteti April 15, 15:02

    Perrallat me arme kimike Amerika i tregoi per Sadamin, Gedafin, talebanet e Bin Ladenit ne Afganistan. Tani kete perralle kerkon ta tregoje dhe per Sirine.
    Jane perralla se dolen te tera bllofe me kalimin e kohes. As ne Irak nuk u gjeten arme kimike, as ne Libi e as ne Afganistan. Me kete perralLe sot nuk rrezohet nje pushtet se nuk i shkon per shtat Uarshingtonit apo Brukselit.
    Bashar al Asad eshte kryetar i shtetit tij, e dine sirianet si eshte, jane ato qe i takon ta mbajne kryetar shteti apo ta rrezojne nga pushteti.
    Perendimi duhet te heqe dore nga ideja e pushteteve te parashutuara sipas oreksit vet. Perendimi duhet te kuptoje se nje pushtet sido qofte ai, e ka te drejten e zevendesimit te tij vetem populli i tij e askush tjeter.
    Pushteti ne Siri i Asadit i ka kerkuar ndihme Rusise, kjo eshte arsyeja e bllokimit qe ka sot enderra perendimore per ta rrezuar ate si Sadamin apo Gedafin se Rusia e ka deklaruar qe ne Siri ose ka Asad ne pushtet, ose ka pushtet ne dore te Islamit radikal ISIS.
    Ato vende ose qeverisen me dore te forte, ose nuk qeverisen fare. Shembujt e Irakut, Afganistanit, Libise e tani te Sirise kete tregojne, perpos abstraksionizmave apo etiketimeve groteske “Pranvera arabe” qe bejne qesharak ate ish-presidentin zezak te Amerikes qe e tha por dhe mbare Perendimin qe ca kohe e besoi vertet kete idiotesi!

    Reply to this comment
    • mirel April 15, 18:10

      Ashtu eshte, nuk u gjeten arme kimike as ne Siri, por Shqiperia mori persiper ti shkaterronte.
      Fli me endera.
      Njerezit jane me lire se patatet.
      Ne loje Rusia me Asadin kunder Amerikes, nuk eshte aq e thjeshte.
      Armet kimike ishin ruse.
      Dikush shet, dhe dikush blen.
      Diku perdoren per te shitur prape.
      Luften e bejne horrat per treg armesh dhe nafte.
      Viktimat jane njerez te vertete dhe jo pamje filmike kot.
      Jane reale, por nuk i pjerdh njeri.
      Nuk ju digjet shume ashtu sic nuk ju dogj ne Bosnje dhe as ne Kosove.
      Aq njerez sa u vrane, dhe vone ju desh Amerikes te nderhynte sepse e presoi Tony Blair.
      Atij ti jemi mirenjohes te parit. Pastaj Amerikes sigurisht.

      Reply to this comment
  5. tonia April 15, 16:42

    Cdo lufte per motive ekonomike apo gjeo-politike behet ne fund te fundit nga njerezit,por qe njerezit te luftojne duhet te jene te motivuar qe te rrezikojne jeten e tyre.Per te krijuar nje kauze te perbashket per ata qe do te luftojne u “gjet”helmimi I Skripalit dhe perdorimi I armeve kimike nga shteti sirian qe, per mjua,eshte nje trillim sa absurd aq edhe naiv.Te interesuar per te terhequr opinionin e botes ne favor te tyre jane vetem aleatet e ShBA ,ne Siri,qe jane ne zgrip te disfates se plote ushtarake.Per te justifikuar ndihmen e ShBA dhe aleateve te saj me qellim qe te jene faktor ne formimin e nje shteti te ri,proamerikan, ata inskenuan kete “helmim”.
    Ky veprim ju dha dore te lire amerikaneve qe pa ndonje mandat nga OKB te godasin nje shtet sovran,sidoqofte ai,duke terhequr ne kete aventure edhe Angline e Francen,por jo Gjermanine.
    Qellimi I ketij aksioni eshte teper evident:
    1.OKB mund te anashkalohet nga fuqite e medha kur ato kane interesa por zgjidhje e tyre nuk perputhet me rregullat e se drejtes nderkombetare;
    2.Perpjekja per te detyruar aleatet te angazhohen edhe ne aksione te paligjeshme,kur e kerkojne interesat e ShBA;
    3.Krijimi I motiveve per ata qe do te angazhohen ne luften e ardheshme(ajo po pregatitet ne menyre frenetike nga ShBA)se po luftojne p[er nje ceshtje te drejte.
    Zgjidhja e problemeve ekonomike me ane te luftes eshte e njohur.Kush qendron pas kesaj “zgjidhjeje”nuk eshte e veshtire ta kuptosh,po te dishe se borxhi I brendeshem amerikan eshte mbi nje trillion dollare.Nuk ka rendesi se nga lufta mund te vdesin miliona njerez,ose te rrezikohet vete ekzistenca e planetit,mjafton qe ne pushtet te jene ata ,oligarket,me parate e te cileve paguhet politika qe u intereson atyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*