Disa mënyra për shfarosjen e species që quhet: “Klasë politike”

Arben Duka May 10, 2016 13:16

Disa mënyra për shfarosjen e species që quhet: “Klasë politike”

“Kjo klasë politike,
këtu do shfaroset!”,
deklaroi Blushi,
që rrallë inatoset.

Këto fjalë thuhen,
kur durimi soset,
po unë s’e kuptoj,
si mund të shfaroset?!

Një specie në zhdukje,
dhe mund ta kuptonim,
se kjo gjë ka lidhje,
me evolucionin.

Ndërsa një shfarosje,
e gjithë kopesë,
unë mendoj se kryhet,
me tjetër proces.

Dhe tani-për speciet,
të jem i kuptushëm,
shfarosja kërkon,
një proces të dhunshëm!

Shkatërrimi i species,
do dhunë të vërtetë,
gjë që s’mund të bëhet,
në rastin konkret.

Opsioni i dhunës,
është një opsion kot,
se për t’i shfarosur,
kokat s’ua pret dot!

Puna mund të zgjidhej,
dyzet vjet më parë,
dymijë nga këta,
varje në litar!

Ose me një plumb,
një nga një i sosje,
dhe kjo saktësisht,
do quhej shfarosje.

Ose mund të bënim,
një tip genocidi,
t’i hidhnim të gjithë,
në kazanë acidi!

Katër-pesë variante,
të shfarosjes dhashë,
po sot-këto gjëra,
s’bëhen-o Adash!

Figurativisht,
një mëndje më thotë,
se shfarosje e species,
kryhet dhe me votë.

Shpresa te Reforma,
prapë më duket kot,
sepse në qeli,
të gjithë s’i fut dot!

Kur nuk futëm dot,
vetëm një Sali,
s’di si mund ta bëjmë,
atë batërdi?!

Po edhe te Blushi,
tani s’ka më shpresë,
se e futi veten,
me të gjithë në thes!

Blushit i vjen turp,
që është deputet,
dhe unë e besoj,
që është i vërtetë.

Sepse Blushi ende,
ka mbetur me klas,
po s’di sa të tjerë,
do t’i shkojnë pas?!

Sa të tjerë kanë turp,
që janë deputetë,
apo do të mbetet,
i vetëm në çetë?!

Shumica dërrmuese,
që aty kam parë,
jo që s’u vjen turp,
po janë shumë krenarë!

Ndrisin nga gëzimi,
si yjet në re,
që e shpunë vendin,
në kët’ derexhe!

Arben Duka May 10, 2016 13:16
Komento

2 Komente

  1. rapsodi popullor May 10, 14:15

    Dje me vargje erotike, sot me thirrje histerike.
    Disa menyra per shfarosje ngjan si thirrje vjeter.
    Si Zgjidhja Finale e nje familje tjeter.
    Po c”kerkon o Duke, vete dikur ke shkruar.
    Nuk behet me zor Rilindja e uruar.
    Ti per Socializem prite 50 vjet, prit dhe aq te tjera per Rilindjen e shkret.

    Reply to this comment
  2. tomsojeri May 10, 20:35

    I nderuar dhe madheshtori Arben nje shqiptar atdhedashes e atdhetaresh dashes ,vargjet e tua me japin “oksigjenin” e ksaj kome deshperimi,zhgenjimi e hidherimi aq te madh kur shof se ne cfar duar po perpeliten shqiptaret cerek shekulli ! Cdi dit qe kalon dhe me shum rendon pesh e ksaj specje makaber ,alienesh svaranik mishngrenes qe kan pamje njerzore per te na mashtruar e kur jan midis tyre njohin njeri tjetrin ! Mos u cudit per sa shkruaj ,nuk kam lajthitur por ashtu si ty ndjej dhimbjen e ksaj dore qe ka coroditur shqiptaret dhe po i shfrytezon mizorisht dhe me ndihmen e atyre qe hiqen si miq, e luajn e tallen paturpesisht me nje popull qe nuk di cfar e pret ! Pluralizmi dhe shumpartishmeria i ka percar shqiptaret qe ne kte humner ku i kan cuar kjo specie, vetem nje revolucion ,qe sic po tregon koha nuk i shpeton kuti e votimit ,por nje kryengritje e armatosur me prijes jo tip Zani Caushi sepse kta qe provojm ja kaluan edhe ktij !
    Esht e qart tashme dhe reforma ne Drejtesi cfar kurthi ju kurdisi shqiptareve !Esht e qart pra erresira ku kjo specie i udheheq shqiptaret ! Nuk shof “drit” Arben se sic thua u ben shume dhe shqiptaret e tu e te mijt e te shum tjereve si ne, kan “zgjedhur” rugen e poshterimit, e dhunimit,te percarjes aty ku kjo specie di ti coj qe te mbreteroj perjetesisht mbi ta……
    Te pershendes me keqardhjee si nje shqiptar i diziluzionuar qe sheh bashkkombesit e tij te lidhur me zinxhir skllaverie te ksaj specie te eger ,te pameshirshme ,kusaresh kriminel ,…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*