Disa mënyra për të qetësuar dhimbjen e dhëmbit para se të vizitoni dentistin

September 9, 2018 20:56

Disa mënyra për të qetësuar dhimbjen e dhëmbit para se të vizitoni dentistin

 

Dhimbjen e dhëmbit nuk ka njeri të mos e ketë provuar. Shkaqet që sjellin dhimbje dhëmbi janë të ndryshme, si p:sh rënia e mbushjeve, dëmtimet e dhëmbëve, krisja e tyre, madje dhe infeksionet në sinus.

Nëse kjo ju ndodh në orët e vona të natës dhe nuk keni kujt t’i drejtoheni, ne po ju japim disa zgjidhje natyrale, të cilat në kushte shtëpie realizohen mjaft mirë:

  1. Vaji i karafilit

Vaji i karafilit ka një shumëllojshmëri përfitimesh shëndetësore dhe është i njohur sidomos për reduktimin e dhembjes së dhëmbëve.

Klinikat (në mjekësinë kineze) e përdorin vajin e karafilit si një ilaç për të mpirë nervat. Një nga elementët kryesorë kimik të saj është Eugenoli, i cili konsiderohet si anestetik natyror.

Duhet të përdoret me shumë kujdes, pasi derdhja e vajit të karafilit direkt në zonën e prekur mund të përkeqësojë simptomat dhe të irritojë gjuhën dhe mishrat.

Si të përdorni:

Hidhni 2 pika vaj karafili në një pambuk dhe vendoseni në zonën e prekur. E mbani derisa të vini re se dhimbja po fillon të lehtësohet.

  1. Kripë deti

Kripa e detit keltik njihet për përfitimet e shumta shëndetësore të tilla si forcimin e imunitetit, përmirësimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, dhe lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve.

Kripa e detit përmban veti antibakteriale që lehtësojnë simptomat e një dhimbjeje dhëmbi të shkaktuar nga infeksione të ndryshme.

Si ta përdorni:

Ju duhet një lugë gjelle me kripë deti.

E përzieni me një gotë me ujë të ngrohtë.

Bëni gargarë.

  1. Bustinë me çaj mente

Përdoret si një zgjidhje e shpejtë për dhimbjet e dhëmbit,  për të qetësuar lëkurën e mishrat e ndjeshëm dhe të irrituar.

Për më tepër, çaji i mentes është i ngjashëm me vajin e karafilit dhe është shumë efektiv kur bëhet fjalë për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbëve, pasi përmban agjentë natyralë antibakterialë dhe anti-inflamatorë.

Si ta përdorni atë:

Merrni një bustin të përdorur dhe e aplikoni në zonën e prekur për gjysmë ore.

4.Qepët

Qepët kanë veti të forta antimikrobiale dhe anti-inflamatore që mund të vrasin mikrobet në zgavrat e gojës, të parandalojnë përhapjen e tyre dhe të shmangin prishjen e dhëmbëve.

Ato gjithashtu mund të vrasin bakteret që shkaktojnë infeksione tek dhëmbët dhe mishrat dhe të ndalojnë gjakderdhjen, gjë që e bën atë një ilaç ideal shtëpiak për lehtësimin e dhimbjeve.

Si ta përdorim atë:

Prisni një copë të madhe qepe dhe e aplikoni atë në zonën e prekur, derisa të ndjeni se po i humbet shija e fortë. Përsëriteni këtë proces disa herë.

l.h/ dita

September 9, 2018 20:56
Komento

1 Koment

  1. MH September 10, 01:01

    Dhimbjen e dhembit sa do i forte te jete evtiohet me nji ose dy pika nga ilaqi i veshit Mixaton.Prodhim medicina Italiane.Ka nji efekt sa mbrenda 2-3 minutave harron dhimbjen.Perdorimi bahet me hedhjen e pikave ne dhembin apo dhembadhen.Ose me 2-3 pika mixaton i vendosni mbi pambuk dhe e vendosni tek dhembi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*