Disa nga shkaktarët e dehidratimit të lëkurës dhe flokëve (këshilla)

September 12, 2018 16:43

Disa nga shkaktarët e dehidratimit të lëkurës dhe flokëve (këshilla)

Lëkura dhe flokët kanë nevojë për përkujdesje të veçantë sidomos gjatë muajve të verës. Zona e fytyrës është ajo që konsiderohet nga dermatologët si më e ndjeshmja për shkak edhe të ekspozimit më të madh. Nuk janë të pakta rastet kur ndiejmë se i kemi flokët si kashtë apo lëkurën tepër të thatë. Mos kujtoni se i gjithë faji është i diellit, jo! Ja nga se duhet të tregoni kujdes:
Ajri i kondicionuar
Ajri që prodhon kondicioneri është veçanërisht i thatë dhe mund të shkaktojë një dehidratim të
shtresës sipërfaqësore të epidermës dhe flokëve.
Ekspozimi në diell
Rrezet diellore ndikojnë në nxirjen e lëkurës dhe hapjen e ngjyrës së flokëve, por sa keq që
janë edhe faktor kryesor i thatësirës dhe dehidratimit të tyre. Shmangni ekspozimin për një
kohë të gjatë në diell, sidomos gjatë orëve të mesditës.
Kripërat
Ka disa persona të cilëve u pëlqen ndjesia e kripës në flokë. Megjithatë, kripa që përmban uji i
detit i dëmton së tepërmi flokët, i than dhe shkakton plasaritje në skalp.
Klori
Tregoni kujdes edhe në pishinë.Veprimi i klorit në kontakt me flokët tuaj i dobëson ato,
madje është edhe faktor acarimi për lëkurat e ndjeshme.
Bojërat
Nëse i lyeni flokët rregullisht, sidomos me ngjyra të hapura, ju duhet ta dini mirë se
rrezikoheni prej flokut të thatë në maja e në skalp, pranë rrënjës. Në verë, ky problem ka
tendencën të zgjerohet prandaj ju këshillojmë të përdorni ngjyra më të ëmbla e delikate, të
buta, por që ta realizojnë mbulimin e thinjave.
Djersitja
Temperaturat e larta e detyrojnë trupin të djersitet. Kur kjo ndodh, na duhet të kompensojmë
organizmin duke pirë sa më shumë ujë e lëngje për të shmangur tharjen e lëkurës dhe flokëve.
M.H/Dita
September 12, 2018 16:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*