Gazetari i BBC i shoqëruar nga një ish-sigurims përshkruan Shqipërinë

May 19, 2016 10:54

Gazetari i BBC i shoqëruar nga një ish-sigurims përshkruan Shqipërinë

Komunizmi dhe trashëgimia e tij në Shqipëri mbetet një temë e preferuar për gazetarët e BBC.

Pak muaj pas një reportazhi që bëri shumë bujë në Shqipëri, një tjetër gazetar i BBC udhëton drejt Shqipërisë për të vizituar Shtëpinë e Gjetheve.

Andrew Hosken e nis rrëfimin e tij duke folur për Nesti Vakon, njeriun që për 25 vjet ishte kreu i përgjimeve në policinë sekrete shqiptare.

“Ai ishte një njeri shumë i rëndësishëm. Njësoj si ai, edhe zyrat e Sigurimit nuk janë ashtu siç i kisha imagjinuar. Është një godinë me tulla të kuqe, që mund të kishte qenë shumë mirë rezidenca e ndonjë peshkopi,” thotë gazetari.

Vako është guida e gazetarit në shtëpinë që do të bëhet muze.

Pajisjet e Sigurimit kanë dalë në ekspozitë.

“Pavarësisht se ka një CV të frikshme, Vako më pëlqen. Më duket i sinqertë teksa flet për rolin e tij në mbrojtjen e popullit nga ‘kryengritësit’ dhe ‘terroristët’”.

Gazetari i BBC thotë se përveç Shtëpisë me Gjethe, do hapet për vizitorët rezidenca e diktatorit dhe është hapur tashmë bunkeri personal i Hoxhës.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman, thotë se këto iniciativa janë një fillim i mirë.

Por ai ka një keqardhje.

“Asnjë nga vendet origjinale ku ka ndodhur terrori i vërtetë nuk është kthyer në vend përkujtimor”.

“Ndoshta më famëkeqi është kampi i punës së detyruar, i quajtur Spaçi, rreth dy orë me makinë nga Tirana, që po rrënohet”.

“Ata kanë shkatërruar praktikisht të gjitha karakteristikat e një kampi pune dhe atje nuk ka asnjë pllakë përkujtimore- asgjë”.

Në fund të shkrimit të tij, gazetari shkruan:

Ndërkohë që Shqipëria përpiqet që të plotësojë standardet e BE-së, mijëra shqiptarë janë larguar tashmë, duke besuar se do jenë më mirë diku në Europë”.

_89717122_albcomkitspread

_89717124_albcomhouse

May 19, 2016 10:54
Komento

6 Komente

  1. Kiu May 19, 12:03

    Te duket i sinqerte tani Vakoja qe i kane rene breket, pa ta takoje ne ate kohe, te ngryste dhe nuk te gdhinte…

    Reply to this comment
  2. befana May 19, 13:27

    Cduan keta gazetare qe vine ketu,apo per afarera,ndonje prostitute albaneze me kosto te leverdishme,apo per drogen,pa le kur thone qe paskemi bere perparime,ne cfare?analfabetizem,papunesi,mos siguri,droge,prostitucion,pa le merren me ate kohe te paster ku te gjithe punonin e nuk kish pik korrupsioni.
    U hap edhe shtepia e Enver Hoxhes,e cfar kish pervec librarise me libra,ay qe thesari ,librat.Asgje personale.
    Shikoni vilat e hajduteve te demokracise,keto jane per tu pare,dhe parate neper bankat e botes ,te cilet vazhduan shembullin e mbretit hajdut esifilitik.I pagofshin me te keqia ate qe i bene ketij populli.

    Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 May 19, 15:34

    nuk mora vesh asgjë nga ky shkrim budalla!!
    sidoqoftë për VK ja vlen!!

    Reply to this comment
  4. SS May 20, 13:52

    Cfar te maresh vesh me keta Drrasa jane se pyjet i pren Vine ca kok mollcinka ketu qe kane ngateruar halete

    Reply to this comment
  5. Qarri i zigurit May 20, 19:31

    Te bejme muze ato te hitlerit dhe rraces tuaj qe dhe sot e kesaj dite bashke me kete inglizin slate vend pa bombarduar e terrorrizuar.
    Ptuuuu fashist.
    Po skeni faj ju jep shans ky shalgjati injorat bythzbuluar

    Reply to this comment
  6. nuk ka tym pa zjarr May 20, 19:36

    Une mendoj ti bejme muze fshatit borove qe e dogjen fashistet gjermanevtee here. Si dhe kater shkurtit.
    Sa ka vrare enveri ne 50 vjet ju i pushkatonit ne nje dite. Po thuaj bote hipikrite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*