“Disa pranojnë dhe plumbin..”, mesazhi i Massafras pas vrasjeve në vend

March 31, 2019 11:40

“Disa pranojnë dhe plumbin..”, mesazhi i Massafras pas vrasjeve në vend

Arqipeshkevi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” për 200-vjetorin e lindjes së arbërëshit Andon Santori ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polisë dhe të dy vëllezërve Bilali një ditë më parë.

Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njeri e braktis për shkak se nuk i siguroi pasuri. Arqipeshkevi u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.

Arqipeshkevi beri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin. “Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që ti fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur” deklaroi Massafra.

Po ashtu, ai bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.

“Disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës…”-Mesazhi i Arqipeshkevit Massafra pas vrasje së vëllezërve në Shkodër on Vidnews.

l.h/ dita

March 31, 2019 11:40
Komento

1 Koment

  1. Toni March 31, 13:37

    Shume e drejte. Po mesa duket, rraca Shqiptare qenka e mallkuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*