Pakti Detar dhe disa pyetje që BE heziton t’ia bëjë Greqisë

March 5, 2018 12:40

Pakti Detar dhe disa pyetje që BE heziton t’ia bëjë Greqisë

 

 

Kohët e fundit disa dinjitarë të ardhur nga Europa, nëpërmjet artikulimeve në fjalimet e shqiptuara në takime me drejtuesit e shtetit shqiptar, me të drejtë kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes së kufirit me fqinjën tonë Greqinë. Deri këtu gjithçka duket si interesim krejtësisht i përligjur, por nëse vazhdohet më tej kur ata e paraqesin atë si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, vetvetiu lindin disa pikëpyetje.

Së pari, përse ata nuk i drejtohen edhe Greqisë, me të njëjtën kërkesë, që edhe ajo të bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë korrekte, mbi bazën e respektimit rigoroz të normave dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, barazisë sovrane, respektimit të tërësisë territoriale, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit, fqinjësisë së mirë, mos përdorimit të mashtrimit, presioneve, kërcënimeve etj.

Pyetja tjetër që lind në mënyrë të natyrshme është se ku ishin këta përfaqësues të Europës në vitin 2009, kur një shtet, anëtar i BE, duke shfrytëzuar qëndrimin e papërgjegjshëm dhe antikombëtar të qeveritarëve të atëhershëm të Shqipërisë, tentuan të merrnin në mënyrë të paligjshme 354.4 km² të Republikës së Shqipërisë. Këtë të vërtetë të hidhur nuk e thonë vetëm specialistët shqiptarë, ata që iu kundërvunë aktit antishqiptar të qeverisë së asaj kohe, por edhe vetë autoritetet më të larta greke, të cilat kanë pohuar këto kohë se nëpërmjet marrëveshjes së 2009, iu mor Shqipërisë territor në mënyrë të padrejtë. Këtë e kanë thënë, madje edhe anëtarë të “delegacionit” shqiptar të asaj kohe, të cilët kanë shkuar dhe janë “zbrazur” në ambasadën amerikane në Tiranë.

Se ç’kanë thënë ata, kanë dalë tashmë në dritën e diellit, nëpërmjet publikimeve të agjencisë investigative Wikileaks.

Për të freskuar disi kujtesën e opinionit në Shqipëri, por edhe në Bruksel, po citojmë më poshtë disa nga kabllogramet që niseshin drejt Uashingtonit nga ambasada amerikane në Tiranë në vitet 2008-2009. Ato vërtetuan zyrtarisht se Marrëveshja detare shqiptaro-greke iu imponua Tiranës zyrtare dhe u pranua me servizilëm dhe pa kundërshtim nga udhëheqja antikombëtare shqiptare e kohës. Mund të krijohet një ide nëpërmjet përshkrimit të disave prej tyre.

Kabllogrami me kodin 08 TIRANA 745, i datës 9 tetor 2008, që titullohet “Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave”, është dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për Departamentin Amerikan të Shtetit.

Është një material konfidencial, i deklasifikuar më 10/08/2011, të cilin e ka firmosur Zv. ambasadori Stiven Kristina.

Në të thuhet ndër të tjera se “1.- Qeveria greke po bën presion te qeveria shqiptare që ajo të pranojë kërkesat e saj në negociatat dypalëshe për demarkacionin e kufirit detar mes dy vendeve. 2.- Shqipëria: Greqia po manipulon metodat e demarkacionit të kufirit – Sipas L.H., drejtues për çështjet ligjore dhe e marrëveshjet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë negociuar për disa muaj për të demarkuar kufirin e tyre detar. Negociatat kanë hasur në probleme të shumta për shkak të asaj që ajo e përshkroi si “standarde të dyfishta” greke, duke përdorur metoda të ndryshme demarkacioni për pjesë të ndryshme të vijës detare, ndërsa Shqipëria ka përdorur një standard bazë në sistemin e demarkacionit të zbatuar nën konventat ekzistuese ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, shqiptarët i akuzojnë grekët me “zgjedhjen e qershive” në kufijtë më të favorshëm duke përdorur metoda të ndryshme demarkacioni për pikat e ndarjes së kufirit. Gjatë një prej sesioneve të fundit të negociatave në Tiranë, zyrtari grek që drejton delegacionin i dha homologut të tij shqiptar një ultimatum. Qeveria greke do të kishte vullnet të binte në kompromis mbi kufirin detar afër Korfuzit (thuhet për shkak të interesave ekzistuese të ushtrisë amerikane për të instaluar pajisje ushtarake të SHBA-ve në Jalë, në Jug të Shqipërisë).

Megjithatë, zyrtari grek paralajmëroi delegacionin shqiptar që të bien dakord me kërkesat e tjera të tyre dhe t’i mbajnë jashtë negociatave “Fuqitë e largëta” – që do të thotë SHBA. Një frazë identike është përdorur edhe në takimin në Tiranë nga ambasadori grek gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Basha… Gazetari T. B. shkruante në atë kohë, në “Gazeta Shqiptare”, të datës 2. 05. 2009, se “…Mësohet që qeveria italiane nëpërmjet ambasadës sonë në Romë, i ka shprehur gatishmërinë maksimale Ministrisë sonë të Jashtme për ta ndihmuar gratis Shqipërinë gjatë këtij procesi jo vetëm me mjete, por edhe me ekspertë. Por, përgjigjja që i është kthyer nga Tirana ka qenë negative… në plotësim të kushtit të vënë nga pala greke, që në mënyrë kategorike nuk ka pranuar që Shqipëria të ndihmohej në këtë proces nga një palë e tretë. Ndërkohë që “preteksti” i qeverisë shqiptare për refuzimin e ekspertizës falas italiane ka qenë sipas të njëjtave burime se, “Shqipëria disponon mjetet dhe ekspertizën e duhur”.

Në lidhje me çështjen e kufirit detar të të dy vendeve dhe pavarësisht nga fakti se qëndrimi grek në negociata është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se për kufirin ose do të bihet dakord në termat e saj, ose nuk ka marrëveshje. L.H tha se qëndrimi grek ishte një kërcënim serioz për zhvillimin afatgjatë të zonës bregdetare jugore, pasi do të krijojë pengesa për turizëm, transport, peshkim, naftën në shtratin detar dhe shfrytëzimin e gazit, dhe se kjo mund të çojë edhe në incidente territoriale me Greqinë.

Me kujtime ende të freskëta mbi veton e Athinës në ftesën për në NATO të Maqedonisë, qeveria shqiptare beson se pozitat greke në kufirin detar dhe çështjen e varrezave janë kërcënime serioze për interesat e shqiptarëve dhe sovranitetin. (Kabllogrami me titull Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave, të datës 9 tetor 2008, dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për  Departamentin Amerikan të Shtetit, të firmosur nga Zv. ambasadori Stiven Kristina, që është material konfidencial, i deklasifikuar më 10/08/2011, botuar në Gazetën Panorama, të datës 4 Shtator 2011).

Në një kabllogram tjetër të vitit 2010, në të cilin Ambasada Amerikane në Tiranë informon Departamentin Amerikan të Shtetit për rrëzimin e Marrëveshjes së ujërave mes Shqipërisë e Greqisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se “më 26 janar, Gjykata Kushtetuese, në një opinion 9-0, vendosi që traktati i prillit 2009 ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me bregdetin e Jugut ishte antikushtetues. Opinioni ende nuk është publikuar, por Gjykata tha në një deklaratë se gjeti probleme “materiale dhe procedurale” në Marrëveshje. Mendimi 9-0 ishte befasues, pasi gjërat rrallë janë unanime në Shqipëri  dhe qeveria shqiptare e kishte mbrojtur fuqimisht dhe publikisht traktatin kur u vu fillimisht nën kritikat e publikut”.

Më tej ambasada citon një diplomat grek, Ioannis Vikelidis, i cili kishte thënë se ishte i “zhgënjyer” me vendimin dhe sugjeroi se pakti “quid pro quo (shprehje latine e përdorur zakonisht në kuptimin e shkëmbimit të favoreve apo shërbimeve) do të vihet në punë, pasi Shqipëria ka ende nevojë për Greqinë për shumë nga çështjet që është duke u përpjekur të trajtojë. Ambasada amerikane njoftonte gjithashtu se traktati u vlerësua nga grekët dhe u kritikua nga media shqiptare. “Pothuajse çdo ditë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes, “Gazeta Shqiptare”, e krahut të majtë, botoi artikuj që e dënonin Marrëveshjen, duke e etiketuar atë si të njëanshëm, të padrejtë, të paligjshëm dhe jokushtetues. Partia Socialiste e opozitës i kërkoi atëherë Gjykatës Kushtetuese shqyrtimin e Marrëveshjes. Gjykata Kushtetuese duket se u pajtua… Vëzhguesit kanë spekuluar shumë se traktati ishte një “quid pro quo” për mbështetjen greke për NATO-n dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). …Shqipëria ka shumë çështje në pjatën e saj që kërkojnë miratimin dhe/ose ndihmën greke…”.

Vikelidis i tha Ambasadës Amerikane se nga pikëpamja e tij, grekët arritën një marrëveshje detyruese me Shqipërinë. Vikelidis tha se negociatorët shqiptarë ishin “krem e kënaqësi” për Shqipërinë me ekspertë ligjorë, detarë, ushtarakë…”.

Ambasadori Withers thoshte gjithashtu se “Vëzhgues të shumtë i kanë thënë Ambasadës se qeveria shqiptare u kap në befasi nga reagimi publik kundër traktatit dhe mund ta ketë shtyrë lehtë Gjykatën Kushtetuese ndaj kundërshtimit të traktatit, si një mënyrë për të kufizuar dëmin e brendshëm politik, ndërsa në të njëjtën kohë kursen kohë për përballjen me Greqinë. Vikelidis ishte qartazi i inatosur gjatë takimit dhe toni i tij ishte ogurzi, kur vuri në dukje se Shqipëria ka ende nevojë për Greqinë për shumë gjëra që është duke u përpjekur për të arritur. Se si do të luhet kjo në vazhdim, është e pasigurt tani, por duket se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë kthyer sërish aty ku janë zakonisht: të tensionuara dhe të komplikuara. WITHERS.”

Në kabllogramin e publikuar nga Wikileaks, të firmosur nga ish-zv.ambasadori amerikan Christina, më 14 janar 2009, thuhej se Greqia e mbajti peng anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009 në këmbim të dy marrëveshjeve, për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri dhe për caktimin e kufijve detarë. Chrisitina përshkruan bisedën me drejtorin për NATO-n në Ministrinë e Jashtme, A.F. duke thënë se “F. tregoi që qeveria e Shqipërisë është shumë e shqetësuar për Greqinë. E para dhe më e rëndësishme, paqëndrueshmëria politike aktuale në këtë vend mund të kalojë në plan të dytë progresin për ratifikimin e NATO-s dhe ta vonojë atë përtej samitit të prillit. Së dyti, Greqia historikisht ka përdorur të tilla negociata për të zhvatur më shumë lëshime nga Shqipëria, si ajo e varrezave për ushtarët grekë në Shqipëri dhe caktimin e kufirit detar mes dy vendeve.”

Të dhënat e mësipërme vërtetuan se marrëveshja detare shqiptaro-greke iu imponua me presion Tiranës zyrtare, e cila iu nënshtrua pa kundërshtim këtij presioni, duke u bërë bashkëpunëtore e një transaksioni territorial të paligjshëm. Ajo u negociua pa seriozitet, pa përgjegjshmëri dhe pa kompetencë profesionale, nga një pjesë e delegacionit shqiptar. Kjo nuk duhet të ndodhë përsëri, saktësisht 9 vjet më pas (prill 2009-prill 2018).

Europa nuk duhet ta detyrojë Shqipërinë të cedojë territor si koncesion për hapjen e negociatave, por t’i kërkojë Greqisë të respektojë të drejtën ndërkombëtare, tërësinë territoriale dhe sovranitetin e fqinjëve të vet.

March 5, 2018 12:40
Komento

22 Komente

  1. fantazma Bismark March 5, 12:57

    ”…me drejtuesit e shtetit shqipetar’–thote ‘Xhota’!!
    A ka idjot ta lexoje kete antishkrim kur qe ne fillim flet per ‘shtet’ shqipetar kur nuk ka ngelur ambasador i huaj e gomar qe nuk e di qe ne kemi ngelur pa shtet O MILET!
    Ish gazetarin Xhevdet Shehu duhet ta respektojme per ate qe ka qene por po qe se eshte me ALZAJMER e probleme shendeti nuk duhet te hedhe gure ne pus e te shpjere uje tek mullirinjte e salise nanove e like florise …Kush ndihet sot intelektual e aqe me teper gazetar ben thirrje popullit per REVOLUCION per te shpetuar MEMEDHENE!
    Xhota,’zoti te rujt mend e kokes’ e pleqni te mbare…

    Reply to this comment
    • Claus March 5, 15:53

      I nderuar zoti Xhevdet, me vjen keq qe po ju drejtohem keshtu, por po flisni si nje gjeldet.
      Pse them se flisni si nje gjeldet, zoti Xhevdet?
      Sepse, i nderuar zoteri i indoktrinuar nga ideologjia me kriminale qe ka njohur njerzimi, ajo komuniste pra, keto 5 pyetjet qe ju ia beni BE-se, duhet t’ia beni Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rames.
      Eshte e cuditshme ,sesi ju gazetaret socialista kembengulni me kaq lehtesi ne fyerjen e intelektit te shqiptareve!
      Eshte me te vertete cudi e madhe!

      Reply to this comment
    • LILOLABJA March 5, 16:39

      REVOLUCION ? Me ke? Trimat u vrane ne 97-ten dhe 21 Janar,te zgjuarit iken jashte,debilet ngelen ne Shqiperi.
      Duhen tashme400 vjet qete dale nje burre shteti,per fat te keq ky eshte propabiliteti.Nuk kane kohe per REVOLUCION ,jane shume te zene me serite turke

      Reply to this comment
  2. syri March 5, 12:57

    Gazeta Dita! Ju lutem pse vazhdoni me kete fryme ? I dime te gjithe krimet e Metes dhe Berishes! Te Rames do te dalin me vone dhe jo me qytetarin digjital i Sales! Tregoni se si mund te veprojne institucionet njerezit qe kane fakte per PD ti shpjene ne prokurori!

    Reply to this comment
  3. Strugani2 March 5, 13:03

    Z. Xhevdet te pershendes dhe ndaj te njejtat mendime me sa edhe ju jeni shprehur qarte ne kete shkrim. Kam bere shkrime lidhur me marredheniet Shqiperi-Greqi, ku trajtoj inferioritetin e shtetareve tone, jo keta qe qeverisin sot, se jane te rinj, por shtetaret qe sot jane gati te vene trupin e tyre ne shenje patriotizmi nese realizohet marreveshja e detit qe po negociohet . Megjithese kane ndihme te qarte nga prsidenca qe te behet njelloj marreveshje e formes se atille qe te ruhet edhe paprekshmeria e qeverise ne marreveshjen e vitit 2009. Defekti yne eshte edhe tek mediat , te cilat ose nuk i kuptojne ose nuk duan te ecet perpara me lirine e shtypit. Kjo sepse shume nga shkrimet qe dergohen nuk e kane fatin per tu pasqyruar ne driten e lirise se shtypit. Kurse ju e keni kete mundesi dhe une ju uroj sinqerisht, pasi ne shkrimet tuaja ka vertetesi dhe analiza serioze. Respekte
    Strugani2

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 5, 13:44

      “ku trajtoj inferioritetin e shtetareve tone, jo keta qe qeverisin sot, se jane te rinj, por shtetaret qe sot jane gati te vene trupin e tyre ne shenje patriotizmi nese realizohet marreveshja e detit qe po negociohet ”
      struge nuk e di sa të punon truri por më duket se dhe ti je nga ata që nuk u ha palla për shqipërinë!!më duket se ty të ha për partinë!!për atë parti që ti e quan si më sipër”jo keta qe qeverisin sot, se jane te rinj,”!!
      o struge a nuk të duket si më e drejtë,që në vënd të shash ata që i bënë mutin dje,thuaju këtyre të rinjve,të papjekurve që të mos nxitohen??nuk do të ishte më mirë tu thoshe këtyre të rinjve të prisnin dhe pak sa të rriteshin e pastaj të diskutonin punë “burrash”!!
      prandaj nuk mund të bëjmë shtet ne shqiptarët!!
      jemi primitivë,deri dje kishim fisin,dhe për të bënim gjithçka!sot kemi partinë dhe për të shkërdhejmë shqipërinë!!
      idiot nuk jemi tu lujt futboll!nuk jemi tu bo tifozllëk partish por po mbrojmë shqipërinë!!

      Reply to this comment
  4. Kris 1 March 5, 15:16

    Be e ka te pamundur ti beje presion nje shteti anetar ndersa me prosopullat tona luan si macja miun

    Reply to this comment
  5. "papa don't preach" March 5, 15:52

    Fajin e ka Europa.
    Perseri
    Ne tradhetojme vendin tone.
    Perseri
    Europa nuk tradheton njeri
    Perseri
    Greqia perfiton
    Perseri
    Fajin e ka Europa !!!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 5, 17:23

      gjithnjë të tjerët e kanë fajin!ne nuk kemi asnjëherë faj!!ne jemi më të zgjuarit,më patriotët,më të ndershmit dhe kështu me rradhë!prandaj europa kurvë e ka fajin!!
      të paktën kështu shkojmë e flëmë gjumë rehat!!
      po ta kishim pranuar fajin atëherë do ta kishim ndrequr!!
      e që ta ndreqësh do PUNË vllajo!!
      e atë se kemi qef!!

      Reply to this comment
  6. Guri Naimit D March 5, 16:33

    Faleminderit aniticense 25642654 ,po,nuk eshte ceshtie tifozlilku,po fati atehdheut,ndaj duhet ndeluar mire Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  7. Jimi March 5, 19:31

    E vecanta e ketij artikulli eshte evidentimi i qendrimit te neanshem te diplomacise nderkombetare!
    Ka vertet nje paradoks ne kete lloj dipllomacie!? Shqiperia historikisht ka qen pre e orekseve shoveniste, jo vetem te grekut, por ne rastin konkret po i referohemi situates. Shqiperia ka qen viktime e ketij agresioni grek, europa ende vazhdon te ngule kembe.qe per realizimin e marreveshjes, duhet qe Shqiperia perseri te bej leshimen, ndersa agresorit as qe marrin mundimin ti drejtojne, sikur edhe nje kerkese hipokrite!?

    Reply to this comment
  8. meri March 5, 19:36

    Struga 2,na mbarrove me debilitetin dhe idiotizmin tende ,hiqe pashe zotin ate nofke dil me emer tjeter…

    Reply to this comment
  9. Arben March 5, 19:59

    Evropa kurve eshte ne rregull me ndergjegjen e saj.

    ajo ja dhuroi greqise tokat tona e na skllaveroi

    me 1913.

    Problemin e kemi ne qe i bejme thirrje partizance

    kurves plake. “Derri do plumb”, i thone nje shprehjeje

    te urte.

    Reply to this comment
  10. Pellazgos March 5, 23:01

    Zoti Arben,te gjitha shtetet si Shqipetaret ne Epir,Amerika,Sllavet ne Ballkan,Turqia,Cifutet ne Palestine etj jane pushtues,te pakten kete e thote historia.
    Po te pelqen te thuash qe toka nuk rrotullohet por e mbajne Breshka gjigante sic thonin Prifterrinjte ne Mesjete,atehere ke te drejte.
    Keto shtete qe i permenda me larte disa u krijuan me lufte,dhe disa i krijuan te tjeret.
    Kur ka patur shtet Albania qe nga koha e majmunit qe sipas teje te moren kufijte ty te tjeret?
    Thuaj faleminderit Osmaneve qe krijoi keto Pashalleqe qe me vone u krijua Albanistani,se ndryshe do ishe Epir dhe Ilyri ashtu sic e thote historia dhe Mithollogjia Greke.

    Reply to this comment
    • Kris 1 March 6, 03:15

      Falendero gjermanet qe krijuan shtetin dhe gjuhen greke dhe Carin e Rusise qe u dha tokat e fqinjeve sebashku me pondet ruse qe mbarsen grate e egjyptit dhe krijuan racen helene

      Reply to this comment
    • mirel March 6, 03:22

      u te dhjefsha mithollogjine, bajge analfabete
      ju te hapni barkun dhe kur flisni.
      llocake te zgerlaqur.
      Na rrofsh ne tajare te mitologjise tagji e bajgosur

      Reply to this comment
    • Arben March 6, 17:23

      Ata qe hane buke me Shqipetaret e shikojne keshtu

      si une, kush ha buken e grekut, normale qe ashtu

      si ti do ta shikoje.

      Reply to this comment
  11. Alban Dega March 6, 02:59

    Opinione me gjuhen e fakteve historike

    STOP ARROGANCES DHE ETNOCIDIT TE ATHINES !

    – Askush nuk mund ta ribeje historine !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne vend te kerkojne falje me perunjesi kristiane per genocidin e “ Token e Djegur “ came, Athina zyrtare ushtron presione e diktate raciste te mirefillta ndaj qeverise shqiptare per te shtremberuar deri edhe historine e saj tragjike kombetare !
    Kerkon nga Qeveria dhe politika shqiptare qe te rishkruaje dhe ribeje historine e popullit te vet, cka eshte detyre e histirianeve dhe studjuesve e jo detyre as mision i qeverive dhe politikes.
    Mision i pamundur !
    Kerkese 24 karat albanofobe e raciste !
    Asnje qeveri jo vetem shqiptare por askund ne Bote perfshi edhe ate greke nuk ka tager as fuqi te dale mbi Kushtetuten e Shqiperise apo cilitdo shtet e aq me pak ta deformoje historine e vet tragjike .
    Zervat dhe monarkofashistet greke me Presidentin racist albanofob Pavloupoulos duhet te kerkojne falje per masakrat njerezore dhe genocidin
    barbar mbi popullsine shqiptare te Camerise dhe shfarosjen e saj ne mase.
    Historia mund te faksikohet, mund te shfytyrohet por kurre asnjehere dhe askush nuk mund ta ribehet.
    Te shtremberosh, te falsifikosh, te genjesh popullin tend dhe te ardhmen e tij , femijet duke u mesuar nje histori te rreme ne vend te se vertetes historike sic ka ndodhur ne realitet pa e percudnuar e pa e zbukuruar e glorifikuar me rrena e bacionalizem te stisur eshte detyrim njerezor dhe historik, etnik e kombetar, atdhetar e nderkombetar.
    Genocidi dhe Toka e djegur came, mijera viktimat e tyre nga bebe te oslindura akoma ne barkun e Nenes, femije e pleq , burra e gra te masakruara bejne thirrje nga varret e Parajse per drejtesi, per rikthim ne trojet stergjyshore, per rikthim te pronave dhe pasurive te bera shkrumb e hi nga hordhite e andartet e Venizellosve, Zervave e monarkofadhisteve greke!
    Turp per pasardhesit e bastarduar te Aristotelit e Platonit, te Homerit e Pitagores, te Arkimedit e Euklidit…. per krimet pafund e genocidin antishqiptar e anticam !!
    Edhe me turp per Presidentin Pavlopulos e Shefin e diplomacise Kotzias, per Ministrin e Mbrojtjes e naziskinet e Agimit te Arte, per Kushen Ortodokse shtet per kerkesat e arrogancen e tyre absurde, per ultimatumet e racizmin e kulluar fashistoide ndaj Shqiperise e shqiptareve miq jo vetem per te mohuar e shtremberuar historine e vet tragjike por edhe rrenjet e tyre kombetare e etnike, edhe gjakun e varret e te pareve.
    Cdo perulje, cdo nenshtrim, cdo leshim sadopak I vogel kunder ketij diskriminimi etnik e poshterimi kombetar nga Kali i Trojes do te ishte nje tradheti e atdheshitje e mirefillte edhe me e rende se Marreveshja e Otrantos, do te ishte nje shkelje e rende dhe e denueshme nga cdo e nga mbare kombi shqiptar !
    Stop !
    Kerkesat, arroganca, diktati i Athines zyrtare ndaj qeverise shqiptare eshte shkelje flagrante, dhunon barbar i te drejtave njerezore e kombetare te patjetersueshme te popullit e shtetit shqiptar si dhe i te Drejtes Nderkombetare dhe cdo ligji e rregulli per marredheniet midis shteteve sovrane !
    Si te tilla ato jo vetem duhen hedhur poshte por edhe denoncuar fuqimisht e me te gjitha rruget e mjetet nga Qeveria dhe politika shqiptare pa dallim ideje, krahine, bindjeje politike apo partie jo vetem ne Bruksel e Washington, ne OKB e ne Keshillin e Sigurimit te saj, e deri edhe ne Gjykatat Nderkombetare te Strasburgut e te Nju Jorkut… kudo !
    Ka vdekur koha kur politika e Shqiperise behej ne Beograd e Athine, ne Moske apo Stamboll …
    Jo sot por sot e 73 vjet me pare !
    Sic pat deklaruar ish- Presidenti historik francez Gjenerali Sharl De Gol per gazeten “ Le Monde” e shtypin francez ne vitin 1964 “ I vetmi vend ku politika behet ne kryeqytetin e saj dhe jo ne metropolet e medha sot eshte vetem Shqiperia e…. “

    Reply to this comment
  12. anticensurë25642654 March 6, 07:54

    xhota ka shkruar e ka shkruar sa ka plasur!!si për berishë e për “kurvën plakë”,por si rastësisht,si ashtu pa dashje,si mbështetës partiak,si i arsimuar që punon me pagesë,ka harruar të thotë një fjalë për atë që e ka në dorë këtë tradhëti që po ripërsëritet!!
    ka harruar të përmëndë dhe një herë të vetme qeverinë aktuale dhe kryeministrin e saj!!
    EDVIN RAMËN!!
    përse ndodh një gjë e tillë??
    fare thjeshtë që nesër kur të jetë firmosur tradhëtia,dashi i tij të mos ket asnjë lloj faji!!sepse ka qënë i detyruar nga berisha me paktin e parë dhe nga “BE”!!
    por xhota harron se rama që në nëntor 2012,kur akom anuk ishte në pushtet,i dha dritën jeshile berishës për të ri bërë marrveshjen detare(asnjë gazekar nuk e përmënd një fakt të tillë),se thënja e junker ishte një thënje e një të huaji,por përdorim të brëndëshëm!ai vetë nuk e përmëndi në intervistën me DW,sepse do ti duhej ta provonte me protokolle të mbajtura në bruksel!!junker çfar tha për greqinë e tha i nxitur nga rama!ai po kërkon ndihmë gjithandej!këtë ndihmë po ja jep partia e tij,po ja jep opozita duke bërë sikur është ajo inisiatore e kundështimit të marrveshjes,po ja japin pothuajse e gjithë media,po ja japin grekët duke futur turrli lojërash në diskutim,po ja jep dhe ti o xhotë!!ti e ke për para o i shkretë!!njëlloj si shkrojte për abas aliun!!
    kështu o xhotë gazetari me pagesë dhe pa pikë ndërgjegje patriotike,para se të shahsh të tjerët filloje me tëndin!!por ti nuk e bën dot!ti lëpin dorën që të mban me bukë,pavarsisht se të mban në zinxhir!!ti nuk e njeh lirinë o xhotë!
    TA KANË BLERË ME KOHË!!

    Reply to this comment
  13. Dashamir March 7, 23:52

    Dita,mireseju gjeta
    Qofshi mire,e dire gjithmone per
    Shqiptar anembane botes.
    Gezuare fasten e mesusit &
    Fasten e Gruase.

    Ne gjithmon jemi pa pergjrgjshem
    Depute qe nuke flaskn pa then ”qeveria Rama”

    “nr 1-2k .,”ryeminitri yenqeverria jone”.,
    “Ambasdori c x”. De
    .h.’.po kata nuke Jane ne vete?
    Jane perfaqsuse populit,nuk perfaqasojn
    Ambassador ase shtete,ase personalitete
    nuk dallojm Mikuni,aleatin.
    Por ne mohojm veten.
    Hap enciklopedin ma shume ka per shtete e huja se per shqiperine(TROPOJA NE SARANDAPENDA).

    Kerkoje nje emier
    Rush-e nuk e gjrne,po nuke gjene ass fshatra as Ema Ra loqejsh personalitete me origin shqiptare,po del xhufi I those ne medjet nuke ka pature xhublete
    Pose e ftoni ne TV fates klosi,nje Hu Gardhi”
    Z.artur ftoni te RI leni enveristat,pa dashje ju I beni reklam diktature,ngofta NBA mohimi,ndofta simpatia personal.kame njohure communist keshtu Ishta burr I mire,ku I thons po lufta klassve?keq thoshte,po kooperativa??mire thoshte,po varfria ne fshat pa veze ,pa qumsh??keq thoshte,diferenca ne bursa??kew
    Po ateher pse nuke e denim app distancohesh???
    Jame mesuare 50 vjete me ate pune.??
    “nuke mundem”,pra te gjith I kishte democrats.
    Vetem bashkshortja bene me doer mos e ngacmoni.
    E fatos klosi thote ”shqiperia ska asgje,token,detin I ka NATO ” ska rendesi KuSH njoftoj.”
    Po kusht esht burimi..
    Edhe drejtori bankes mori pa fajsi,tahiri pafajsin sepese shteti I lejon te zhduken gjutmet e tahirit,jane me dhjetra officer madhor policies te cdukre liruare,dorhequrev apo arratisure,
    Sot I levize xhafa policet me cduk gjurmet Si prokurorje,e p e r ko h s h m e (qe ja tejkaloj llalles) deri kurd more balla e
    E perkohshme??????.j
    nuk dini shqipen ne jurispodence
    Nuk ka prekkoshem por 3-6-9 muaje.???
    Po parlamentineshte I kriminalizure shikojn
    Vetem te vjedhin Sa me shume per shume kohe
    Bejn Libra Corp,(ska redactor historian,letrare,korrektore,konsulent serioz opponents
    Por vihen shok,miq.) pa kompetentet,kur bejm analizen kronologjike del pa qartesi kushe eshte e vertet, kame bere kete pun,,,por nuke I del duke ata se
    e thot , daten del se ka qene secretary I komie p,nje pune qe e ka disa Mujaj apo nje vite,e pompon sikure ka hype ne qiell,mirpo kur e rekordon me data del qe ska punure fare(de facto ka puniare).e po shkenca e historiografise nuk pronon.
    Kaq duhet gjith ate pine voluminoze me Ta he’dh poshte,si kritik them kete qe Merren
    n apo Jane marre me historin,kurb
    shkruajn nuke duhet shikojn as majtas as
    s djathtase historian duhet shkruhet drejte,pa
    Nepotism-nepotistic anesi
    te vllajt,xhajes,tezes,halles ,mikute,sidomos pa s e r v I l I z e m , e simpati personale,botohen Libra pa kurrfare referenca ,gazeta, tevista
    ,
    Ne biografin e Enstejnit cur thuhet dt. lindja ne reference thuhet citifikata leisure…… qyteti…… .e emri,
    Nuk themi ,aleksandri,justiniani,kleopatra,elena,napoloni ,kane origin Shqiptare,.
    Shire c bene greqia me Macedonin,maqedonia edit me e vjeter se greqia.por greqia e ka bllikure tash Sa vent
    Howe emrin.ja how emrin aerodromite ale,.madh,tani iThote ndrysho emrin die kushtetuten,e skipoja those tiBejme varrezat ktu ne shqiperive do tu ngrem edhe permedore,pika qe nuke u bie,pse nuke piesni ‘pulling
    Qe u korruptuate fjke rrejte poplin tuaje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*