Disa shenja që paralajmërojnë se diçka nuk shkon…

December 26, 2017 03:50

Disa shenja që paralajmërojnë se diçka nuk shkon…

Ka disa shenja që paralajmërojnë tradhtinë martesore:

  • Ai harxhon më shumë kohë jashtë shtëpisë. Shumica e burrave tregojnë se kur kalonin shumë kohë jashtë shtëpisë, kjo tregonte se ishin më afër një afere, ose ishin përfshirë në të.
  • Çifti bën seks rrallë. Vetëm 43 përqind e burrave pranojnë se seksi i shpeshtë me gratë e tyre, e pakëson pabesinë. Kjo shifër dikujt mund t’i duket e vogël, por duhet të dini se në shumicën e martesave pa harmoni dhe me rrezik të lartë për tradhi, çiftet, mesatarisht, bëjnë seks vetëm një herë në 1 apo 2 muaj.
  • Ai mundohet të evitojë kontaktet me gruan e tij. Mungesa e dëshirës për të kaluar kohë me gruan, tregon për dëshirën e tij që të shkëputet.
  • Ai e kritikon gruan shumë. Po qe se gruaja vë re se burri e kritikon për gjëra që ai duhet të ishte i kënaqur, ajo duhet të hapë sytë për shenja të tjera.
  • Ai fillon të luftojë me gruan e tij. Kriticizmi si ai që thamë më sipër, shpesh, çon në grindje të forta. Po qe se martesa bëhet gjithnjë e më grindavece, këtu ka rrezik për tradhëti.
  • Ai përmend shpesh në biseda të rastit një grua tjetër, një “mikeshë”. Shumica e tradhtive ndodhin me mikesha. Kur një burrë fillon të flasë me admirim për një grua që e ka në punë, kjo duhet kuptuar se ai po i flet gruas, direkt në sy, për të dashurën reale, potenciale, ose të fantazuar.

b.m. / dita

December 26, 2017 03:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*