Nga ditëlindja si e Enver Hoxhës, te heqja e organeve: Disa të panjohura nga jeta e Ismail Qemalit

January 17, 2016 11:26

Nga ditëlindja si e Enver Hoxhës, te heqja e organeve: Disa të panjohura nga jeta e Ismail Qemalit

Historiani turk Nexhip Alpan ka shkruar një libër historik për themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin.

Megjithëse janë nxjerrë nga arkivat dhe janë dokumente autentike, keto te dhena ende nuk janë hedhur në biografinë zyrtare të Ismail Qemalit.

Psh ditëlindja e Ismail Qemalit u mbajt e ‘fshehtë’ për shumë dekada, pasi binte në një ditë me të Enver Hoxhës.

Deri në vitet ’90, teksti zyrtar i historisë së Shqipërisë, Fjalori Enciklopedik, por edhe në memuarë të tjerë, Ismail Qemali nuk ka pasur një datë të lindjes, por shënohej vetëm viti, 1846.

Është po historiani turk Alpan që thotë se ditëlindja e saktë e Ismail Qemalit është 16 tetor 1846, por duke qenë se Enver Hoxha kishte lindur në këtë ditë ajo është mbajtur e fshehtë.

Në atë kohë u është dhënë porosi institucioneve shkencore nga Instituti i Studimeve Marksiste, që drejtohej nga Nexhmije Hoxha, që të eliminohej data e lindjes që binte më 16 tetor nga çdo personalitet tjetër historik, në mënyrë që të mbetej dhe të festohej vetëm ditëlindja e Enverit, dhe kjo të ishte festë zyrtare.

Një tjetër kuriozitet nga jeta e themeluesit të shtetit është se në të gjitha dokumentet e kohës ai quhet Ismail Bej Vlora dhe jo Ismail Qemali, apo Ismail Bej Qemali. Emërtimi thjesht Ismail Qemali u përdor gjatë regjimit komunist, i cili për arsye botëkuptimi nuk mund t’ia linte titullin “Bej”. Sidoqoftë, Ismail Qemali pa “bej”, duket se ka fituar të drejtën e qytetarisë, pasi kështu gjendet pothuajse në të gjithë librat zyrtarë të historisë.

Ismail Qemali u martua dy herë dhe të dy herët me shtetase greke. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, që vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën, herën e dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edrenesë. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë, pasi ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qami Bej.

Ismail Qemali dinte, veç shqipes, edhe shtatë gjuhë, të cilat ishin osmanishtja, turqishtja e re, greqishtja e vjetër, latinishtja, italishtja frëngjishtja, sllavishtja.

Vdekja, e dyshimtë. Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant përfundimtar të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime. Mendohet se ai është helmuar. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

Flamuri – Ka pasur diskutime dhe ende nuk është zgjidhur se cili flamur është ngritur më 28 Nëntor 1912 në ballkonin e shtëpisë historike të Vlorës. Një variant është se flamurin e qëndisi Marigo Pozio, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit; një variant tjetër është se flamurin e solli Spiridon Ilo nga SHBA; ndërsa varianti i tretë është ai Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit, flamurin ia kishte falur Aleadro Kasstriota, burri i një princeshe që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.

Fotoja simbol. Fotoja simbol e Shpalljes së Pavarësisë ka ngelur ajo e datës 1 dhjetor 1912. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912.

Dokumenti i Pavarësisë. Nuk është gjetur dokumenti original i Shpalljes së Pavarësisë. Ai që është, është kopje që mendohet se i përket Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës.

Qeveria e parë. Ismail Qemali, si kryeministër dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar që qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914, dmth, 12 muaj e 56 ditë.

Eshtrat – Si fillim, kufoma e balsamosur e Ismail Qemalit u varros sipas porosisë së tij, në Kaninë. Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919, ditën e mërkurë. Pas 13 vitesh të prehjes në kalanë e Kaninës, trupi i pajetë i kryeministrit të parë të shtetit shqiptar u zbrit në Vlorë, në datën e shënuar të 28 nëntorit 1932, me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Trupi i Ismail Qemalit u vendos në atë vend ku ndodhet edhe sot, në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Varri monumental i Ismail Qemalit ka figurën e “Flamurtarit”, një vepër kjo e skulptorit të shquar Odise Paskali. / Dita /

January 17, 2016 11:26
Komento

24 Komente

  1. Adrian January 17, 16:43

    Duke u bazuar ne librin The Memoirs of Ismail Kemal Bey edited by Sommerville Story dhe nje introduction shkruar nga William Morton Fullerton dhe botuar Constable & Company LTD, Ismail Qemali ka lindur ne Janar 1844. Ky liber mund te gjendet duke e porositur ne adresen e meposhteme: http://www.ForgottenBooks.com dhe cmimi eshte $20.
    Ky liber konsiston ne nje interviste e gjate te Ismail Qemalit ne Paris 1917-1918, dhene William Morton Fullerton.

    Reply to this comment
    • 10161908 MARRENGATEMA January 17, 21:43

      ke te drejte o Ardjan KE TE DREJTE

      qellimi nuk eshte te I.B.Q POR SI TE GODASIM ATE E.H.H qe i rruajten leshte sa ishte gjalle dhe tani as te vdekur nuk po e mundin..a e di pse ?

      Ata qe kane vene “mikroskopin” per keto budallakije si thone ne Viqidol kane hallin se i doli berisha jashte kontrollit..dhe o burra ti bien Enverit qe i paska NGRENE DITELINNDJEN PLAKUT TE VLORES

      E BENE ENVERIN DHE DITLINDJEFAGOS..

      Nuk e kuptoj se kush eshte ajo dore djallezore qe furnizon shtypin shqiptar rregullisht me material ‘VAMPIROIDE” kunder diktatorit te dashur dhe te paharruar:…kur perbindeshi Berishe ka 25 vjet qe e ka pushtuar ate vend dhe po shkel si BUBURREC edi ramen dhe 1 miljon shuplakat e tij..pra dhe Meron
      …………………….

      Pranojme qe Enveri ishte diktator se e pranonte dhe vete dhe duhet ta falendrojme..por pse duhet te vazhdojme supen me kockat e tij te vdekura qe ne shekullin e kaluar OK

      Kur behet nje artikull I tille per perplasje DITELINDJESH..duhet te pakten nje fare dokumenti te shkruar ose per thenien e Nexhmijes..ku dhe kur e ka thene..mos e ngaterroni me Sali Bishen qe e ka te dokumnetuar nderrimin e D-lindjes…

      per kurizitet lexova shume portale serize internet dhe te gjitha kishin fiksuar 16 janarin..
      Ismail Qemal Bej Vlora commonly known as Ismail Qemali was a leader of the Albanian national movement…

      Born: January 16, 1844, Vlorë, Albania
      Died: January 24, 1919, Perugia, Italy

      ———————————–
      Boll me keto monstruozitete…se psh sot lexova ne nje gazette te njohur te huaj nje titull bombastic:
      TUNELET KOMUNISTE ne shqiperi do kthehen per rritje kerpurdhash..demokratike..dhe vazhdonte gallata

      —————————————————————————-
      POR NGA TE GJITHA XHEVAHIRET E ATYRE QE SHAJNE XHAXHI DIKTATORIT ishte interviste e skrapalleshes SARMONELA JAHO,nje bije e nje familje 100/100 enveriste..tregonte TORTURAT” E SAJ..ndiqeni dhe mendohuni sa poshte kemi rene…

      “Financial Times” portreti Ermonela Jahos (lindur ne 1974)

      Opera star Ermonela Jaho: from communist Albania to New York
      Nga Teresa Levonian Cole

      The soprano recalls the hardships of growing up in Tirana under Enver Hoxha’s rule ??

      E inkurajuar nga i ati, “një officer ushtrije që kishte studiuar filozofi”, Ermonela filloi Konservatorin kur ishte 17 vjeçe, pasi u vlerësua me notat më të larta në provimin e pranimit. Aty ajo mori mësime nga sopranoja italiane Katia Riçareli, e cila e ftoi të vazhdonte studimet në Mantova të Lombardisë për dy muaj. Jaho shkoi në Itali në 1993-in dhe qëndroi aty për dhjetë vitet që pasuan. “Nuk doja të kthehesha. Italia ishte vendi i ‘bel canto’-s.
      Në Shqipëri, në komunizëm, çdo gjë këndohej në shqip; shkoje në burg, nëse flisje një gjuhë tjetër. Im atë më mësoi pak anglisht kur isha e vogël, por fshehurazi”, rrëfen sopranoja.sarmonela e kamunizmit..turp

      e ndegjuat o miq
      te fusnin ne burg po te mesoje gjuhe te huaj…cfare peshtirosje

      Reply to this comment
  2. kaposh January 17, 16:52

    te dy burrat e shtetit shqiptar kane pasur nje datelindje se ju dhims shqiperia si askujt tjeter

    Reply to this comment
  3. Mane Alikaj January 17, 18:35

    Nexhip Alpan eshte shqiptar me origjine nga Zhulati i Gjirokastres. Per saktesi,per ta vertetuar kete, mund te kontaktoni pr. dr. Ismet Elezin qe me sa di une ka korespondence shkencore me te.

    Reply to this comment
  4. xhateli January 17, 22:08

    Perralla me nAllban . Kur regjimi, sipas tij, nuk e linte titullin bej, pse ia la Skenderbeut, e kemi ne mes te Tiranes sheshin Skender Bej. Paska gjetur Nexhipi ne Turqi dokumente per ndodhi ne Shqiperi! Turp qe vjen nga Stambolli.

    Reply to this comment
  5. Arben January 17, 22:13

    ISMAILQEMAL VLORA ESHTE EMRI I PERSONIT QE SHPALLI PAVARESINE E SHQIPERISE.

    QE KETU FILLON REFLEKTIMI.

    ISMAIL QEMALI ESHTE EMRI QE ENVER KRIMINELI E SHPIKU, PASI E “KRASITI” TE GJITHE FAMILJEN VLORA.

    Reply to this comment
  6. Mehmet Metaj January 17, 22:15

    Shqiperia u be me vullnetin, kurajon sublime dhe aktin historik te Plakut fisnik te Vlores, Ismail bej Vlora (Qemali), qe eshte i madh sa Skenderbeu, por Shqiperia jone “me krye n’hi (siç thote Vaso Pasha) nuk arriti dot te behet komb dhe shtet dhe me sa duket s’mund te arrije kurre duke patur nxjerre liliput ne krye dhe nje popull te pamesuar dhe te paedukuar me ide dhe rregulla kapitaliste, mbeti nje popull primitiv, bajraktar dhe i pagdhendur, nje popull raja’ qe nuk nxe’ kurre, dhe ja sot ne jemi me pas se Turqit e te gjithe Evropes se siç thote Sami bej Frasheri, ketu lartesohen mediokrit dhe “vriten” intelektualet”, prandaj Wilson-qe na dha te drejten e mevehtesise ne ’20’ten, kur beme revolucionin e 24’es te Nolit, tha “paska qene nje popull qe s’e paska merituar lirine..”, dhe Noli kur mori arratine ne 1925’en dhe e percollen vetem 4-5 vete tha duke ju drejtuar tokes sone “skllever bij sklleverish ju kurre s’keni per ta merituar lirine”, at’here teoricieni cinik fancez Lange tha..”shqiptaret jane nje komb i sajuar” dhe vertet keshtu jemi sot e gjithe diten kur sheh se ke zgjedhim e mbajme ne krye, medioker, dordolece, halabake, spiune, kriminele, injorante, dhe megjithekete gjendje te mjeruar ekonomike nuk “guxon” te dale nje burre dhe ti dale zot vendit, por mbetem duke u ngrene njeri me tjeterin, albanus adversus albanus, dhe na sundojne injorantet pafundesisht….ja dhe Rama qe duket ashiqare qe s’di te bej asgje dhe tallet me ne duke folur “bilbil” ne podjume, dhe nga ana tjeter Basha edhe me dordolece reciton-si papagall vjershat e Berishes dhe ne bejme sehir apo komente tavolinash dhe tregojme barcaleta…ku jane dhe a ka valle intelektuale ky vend ??!! A ka patur ndonjehere ky vend njerez fisnik dhe ku jane trashegimtaret e tyre, megjithese sojin e tyre te mire pothuajse e shfarosi sistemi komunist ??!! A eshte kjo alegori fati apo rrace ? Dhe gjoja po perpiqemi te bashkohemi me Evropen kur Evropa po prishet per vehte ,,,duhet bere Shqiperia njehere me shqiptar-komb dinjitoz dhe kjo nuk behet me medioker e batakçij as me Nishan Bujara……………….as me shpellare province apo halabak qyteti por me njerez te mesuar dhe te sojshem…. ..qe s’i kan munguar ketij vendi por c’e do se ketu sundon “arrogance e injorances” siç thote Mikelanxhelo, dhe ky ritualii vjeter alegorik i rraces sone, se Veziret me te zote te Perandorise Turke kan qene me origjine Shqiptare, qe nga Mehmet Qypryliu e deri tek me i fundit Ferid Pashe Vlora do na e lere perjetesisht me “krye n’hi” !!!i

    Reply to this comment
  7. . January 17, 22:17

    Rrofte kujtimi i kryengritesve malesore dhe Kosovare qe shporren Turqine.Rrofte kujtimi i bejlereve dhe intelektualeve shqiptare qe bene pavaresine!

    Reply to this comment
  8. hahaha January 17, 22:17

    DOBICAT E DOVLETIT QE SI ERDHEN NE SHQIPERI EDHE U ZHDUKEN PAS 6 MUAJSH
    DUKE E LENE SHQIPERINE NE MESHIR TE ANTISHQIPTAREVE !

    KY QENDRON PATRIOTIZMI KTYRE SE I URDHERUAN TE NGREJN FLAMURIN SHQIPTARE E SHPALLIN PAVARESINE – NE INTERESE TE AUSTROUNGARISE DHE ITALISE -SI PJES E STRADEGJISE TERITORIALE QE PERANDORIA AUSTRIAKE APLIKONTE NE BALLKAN -DUKE MOS LEJUAR TERITORE DHE DALJE NE DET SERBIT APO ZMADHIMIT TE HAPSIRAVE DETARE GREKE NE ADRIATIK ?
    BOLL MER IDIOTE TE PERJETSHEM -NJEREZ NAIVE -QE HANI ATE CFAR JU VENE NE PJATE TE TJERET .
    NQS ISHTE KAQ ATDHETARE DHE I DIGJTE AQ SHUME BYTHA E NGRIT PERPJET TU I LESHU TYM , PERSE IKU SI QENI ME BISHT NDER SHALE DHE U STREHUA NE PESKARA TE ITALISE ?

    JU MUSLIMUTAT QE KENI QELBUR ATE KOMB PER ME SHUME SE 500-VJETE

    KENI NJI KONCEPT TJETER MBI ATDHEUN DHE HERION SIEDHE PATRIOTIN
    JU KENI MENTALITETN TUJ ALLATURKA .
    HIKNI E PINI NOJ TEKE NE NDONJI QOSHE SA TJUU VIJ FUNDI E SHTYNI EDHE CA KOHE TU DERDELLIT

    Reply to this comment
    • lali January 17, 22:17

      Shqiptar je ti qe ke bere kete koment?

      Reply to this comment
      • vlora January 17, 22:18

        Pi ilaçet or trim,para se te flasesh per ata male.Ismail Qemalin e helmuan antishqiptaret,kurse ti thua ia mbathi. Ai grupim patriotesh nuk kishte te bente fare me fene,por me shqiptarine.Aty kishe katolike,ortodokse e myslimane. U ngriten dhe krijuan Shqiperine e pavarur. Natyrisht me mbeshtetjen e te fuqishmeve,se vete ne na kishte lene perandoria oto-shkerdhyer, me breke neper kembe. Lavdi atyre gjigandeve qe sakrifikuan cdo gje personale,perfshi edhe jeten e tyre,per ate dite.

        Reply to this comment
        • Tani January 18, 02:59

          Mos u merr me b…. si ai lart se e di me.mire se ty ai se si eshte e verteta por ka dal ne pune tani, e ka lepire mire per ta zene ket vend pune, prandaj duhet ta mirkuptosh, eshte vetem nje b…. qe te guxoj te dali hapur i q… ata te shpia

          Reply to this comment
  9. enea January 17, 22:19

    Nuk e di pse merremi me te shkuaren qe do te shkruhet sipas qefit te cilitdo…Hapni syte …po na bejne qeveritaret skllave te ambasadave, te fondit monetar nderkombetar..te bankes boterore..te bankes europiane dhe domosdo te xhepit te tyre…shqiptari ka vrare dhe vret e pret vetem shqiptar..zoti na ruajte

    Reply to this comment
  10. Elona Golemi January 17, 22:25

    Artikulli me pelqeu shume por kam nje kritik. Nexhip Alpani (Pula) eshte shqipetar. Eshte biri i Bejo Pules nga Zhulati i Gjirokastres dhe mamane nga Fushebardha e Gjirokastres. Varri i mamase se tij eshte ne Fushebardhe te Gjirokastres dhe kur ai ka vizituar Shqiperine per here te pare rreth viteve 75 ka shkuar direkt aty. Ai eshte larguar nga Shqiperia ne moshen 7 vjecare.

    Reply to this comment
  11. aladini January 17, 22:25

    duhet lexuar edhe cfare thote Faik Konica e Esat Toptani
    te mos i thurrim vetem lavde Ismail beut
    Duhen pare fiurat tona me te mirat dhe te keqijat e veta
    qe te jemi realiste dje sot dhe neser

    Reply to this comment
    • arber January 17, 22:26

      Te dy bejlere ishin,si F.Konica,ashtu edhe Esat toptani.Sorra sorres nuk ia nxjerr syte.. Po te ishte kaq atdhetar F.Konica,si intelekual dhe erudit i madh,dicka do te kishe lene per kete popull.Ne fakt ai s`ka shkruar,apo perkthyer asnje veper te mirefillte.Perendimi dhe SHBA-ja perkrahin vetem sahan lepiresit,se adhetaret e vertete,si F.Noli me te tjere,ishin per Shqiperine,jo per te huajt.

      Reply to this comment
  12. . January 17, 22:27

    duke lexuar autobiografine e Ismail Qemalit,mesova qe ishte nje filo turk,me gen te bastarduar shqiptar.Mbasi u plandos i semuri i Bosforit,ja mbathi qe andej, qe te ngrinte nje Turqi te vogel ketej me ndihme dhe te ndonje mbeturine turke te ardhur nga Azia.
    Por meqe eshte rikthyer osmanizmi ketej dhe jemi shperfytyruar ne Arnautistan eshte normale qe bastarde si Saliu apo Rama,ta mbajne si perfaqesues te pavaresise se Shqiperise(lexo Arnautistanin)Ku gjigandit historik te lirise dhe pavaresise se Shqiperise dhe jo vetem te Shqiperise,Gjergj Kastriotit i duhet te fshihet kur vijne osmanllinjte,te cileve ismaili u ka sherbyer me pervuajtni.
    Kete vend vazhdojne ta mbajne te pushtuar neootomanet dhe sharlatanet si puna e Saliut apo Rames.

    Reply to this comment
    • ilir January 17, 22:28

      Spiunet dhe derrat shqipfoles, nuk na ndajne dot. Nese per heronjte, ngrejme permendore te perjetshme,,,,,,per zhgarravinat spiune te Serbise,,,kemi vetem ndjenjen e peshtiresise. Kush jane ata?
      Shihni komentin e mesiperm dhe te kaluaren e fresket dhe e kuptoni me mire.!!!
      Rrofte shqiptarija.

      Reply to this comment
  13. Mark uk January 17, 22:31

    As nje flamur nuk eshte ngritur pa derdhur as nje gram gjak vetem ai qe ngriti Ismail Beu.Pse nuk mori modelin e flamurit te GJ Kastriotit,po ate qe i rekumanduan vet turqit.Kur perandoria u mund nga perandoria Ruse ata iken vet pas nje marrveshje me Ismail Beun.Do ju pyes si ka mundesi qe turqit e njohen shtet Shqiperin me 29 nendor te po ati viti,pra ktu ishte marrveshja.Serbia ka vite qe u mund me lufte e nuk po pranon ta njohe Kosoven.Dy gjera jan ktu o turqit jan ma te mire o ishte marrveshtja.

    Reply to this comment
    • lis dushku January 17, 22:32

      @Mark-uk ti nuk je vetem tallava,por je edhe maskara.Pavaresia e Shqiperise nga Turqia ka kushtuar me shume se te gjitha pavaresite e popujve te Ballkanit.Kater muaj para se Ismail Qemali me delegatet e trojeve shqiptare te shpallnin pavarsine,30 mije luftetare kosovare zbriten ne Shkup,duke shpallur shpartallimin e ushtrise turke nga kryengritesit shqiptare.E ke degjuar betejen e Kacanikut t Mark?
      Kacanikut rafti pika
      Nuk po dika cka asht frika
      7 sahat jane there me thika
      ther me thika 7 sahat
      Deri sa ra kali not ne gjak.!
      Hiqe mor at emer Mark,se nuk ka malsia Mark homogjen.!

      Reply to this comment
  14. prishtina January 17, 22:33

    a e di kush historin pse e shpalli pavaresine ne Vlore?
    nese do ta shpallte diku ne Kosove nuk do ishte me mire per qellimet e moscarjes se shqiptareve?

    Reply to this comment
    • besart January 17, 22:34

      .I Qemali do e shpallte pavaresine ne Prizeren, por Kosovaret nuk e pranuan duke deklaru se ne jemi Turqe Albanofone. Ne Durres desh e vrane I . Qemalin se u çu SHqipria e mesme ne kembe me parullen DUAM babe SULLTANIN. Atehere plaku i VLORES shkoje ne VLORE. Kjo eshte historia dhe ja pse duhet respektua VLORA.

      Reply to this comment
  15. nostradamus January 18, 01:02

    Pyes, zoterine Besart : Pse Elbasani Aqif Pashes e ngrit flamurin me 25 Nentor. ?
    Elbasani me sa di une dhe gjithe shqiptaret ben pjese ne Shqiperine e Mesme,
    Shqiperine e ”bute”, prandaj zoti Besartuc, mesoje me mire Historine sepse si
    shume i keni ngrene hakun Shqiperise se Mesme qe iu ushqen te gjithe juve qe
    nuk lini rast pa e percmuar me H.Q. ”duamnbaben ”, duke mos permendur faktin
    qe ky Haxhiu , vec ”duam baben” i futi ne hanxhar bejleret e agallaret qe i thithnin
    gJakun shqiptareve te Shqiperise se ”bute” !!!!

    Reply to this comment
  16. Piro MITRUSHI January 20, 23:37

    Piro Mitrushi
    1) Ismail Qemali eshte padyshim nje hero madheshtor i historise se Shqiperise. Vepra e tij si shpalles i pavaresise eshte unikale per rikrijimin e shtetit shqiptar mbas ~450 viteve te roberise turke. Ndonse vetem ~1.1 vite ne krye te shtetit shqiptar, ai eshte i vendosur nga shqiptaret ne nivel nderi prane Gjergj Kastriotit, heroit tone kombetar, i cili luftoi dhe fitoi ne ~25 vite kunder turqve per clirimin e atdheut te shqiptareve.
    2) Kombit, Popullit dhe Shtetit Shqiptar i kane sherbyer e dale zot atdhetare te permasave te ndryshme, qe kane qene mendimtare, luftetare, deshmore dhe veprimtare te spikatur, qe jane pjese e historise se Shqiperise. Vleresimet mbi madheshtine e tyre i ben populli dhe i fikson historia.
    3) Padyshim i permasave vigane eshte Enver Hoxha qe udhehoqi per 4 vjet (dhe fitoi) luften clirimtare antifashiste te popullit shqiptar dhe gjithashtu eshte udheheqesi per 40 vjet i shtetit socialist. Veprimtaria e tij ka shkelqime (por edhe njolla gabimesh dhe fajesh), por arritjet pozitive jane te pakonkurueshme nga te tjere lidere. Ai kurre nuk tradhetoi, nuk kapitulloi e nuk shiti asnje pellembe toke te Shqiperise. Ai nderoi sipas meritave, veprimtarite e figurave me kryesore te historise sone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*