“Disa vargje të babait tim për kurajon që duhet të kemi në këto ditë të vështira jo vetëm për të moshuarit”

October 17, 2020 20:04

“Disa vargje të babait tim për kurajon që duhet të kemi në këto ditë të vështira jo vetëm për të moshuarit”

Përshëndetje Dita,
Unë jam Arbri, nje shqiptar me banim jashte Shqiperise prej shume vitesh. Pandemia dhe kufizimi udhetimeve ka bere qe te mos shihem prej shume kohesh me prinderit qe jetojne ne Tirane, – gje ndoshta e justifikuar (edhe pse shume e veshtire) nga frika se mos behemi burim infeksioni per ta.
Gazeta Dita eshte nje media qe babai im dhe une e lexojme rregullisht dhe shpesh mbremjeve kur bisedojme ne whatsapp permendim dhe ndonje lajm apo artikull nga Dita qe na ka bere pershtypje.
Babai im, Dr. Myfit Gjunkshi, doktor kirurg-ortoped, edhe pasi ka dale ne pension vazhdon te kuroje plage, por tashme jo me bisturi por me penë. Vjershen e meposhtme ma ka kushtuar mua per tme ngritur moralin ne keto dite te veshtira dhe mendova ta ndaj me Dita. Nëse do ta botoni, jo vetem do na behej qejfi personalisht por mendoj se do jetë frymezuese dhe kurojo-dhenese per shume nga lexuesit qe kerkojne optimizem ne keto dite te veshtira per te gjithe.
Përzemërsisht,
Av. Arbër Gjunkshi

GUXONI

Kohe te renda po kalojme
Jo çdo brez i ka provuar
Kur s’ka gjë në dorë njeriu
Por veç fati i bekuar
Ditët mbushur me andralla
Netë ngarkuar ankthe plot
Përmbi fletë të historisë
Gdhendur plagë e njomur lot
Ja tani një farë Covidi
Në duele po na fton
Kësaj bishe të pabesë
T’i tregojmë vlerën tonë
Jemi brez homosapiens
Kemi shkencë e përvojë plot
Do ta mposhtim s’ka dyshim
Një palo virus idiot
Është tmerresisht e lehtë
Lufta jone kunder tij
Lani duart, vini maskat
Do dalë dielli perseri
Vetem per nje cast mendoni
Ia dolln të parët tanë
Ndër aq pandemi fatale
Nëpër terr përpara çanë
Neve kurre nuk na lejohet
Ky alarm e ky panik
Armatosur me kaq dije
Aspak vend nuk ka për frikë
Vendosni shpirtin në paqe
Rrini larg njerzve toksikë
Gjysma e mijës, pesëqind
Fitorja na pret dhe pike!
Dr. Myfit Gjunkshi
——
Botuar në rubrikën Letrat e Lexuesve në gazetën Dita

October 17, 2020 20:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim