Disfatë e hidhur për Angela Merkel

September 27, 2018 10:11

Disfatë e hidhur për Angela Merkel

 

Angela Merkelit iu desh të pranojë një disfatë të hidhur. Grupi Parlamentar unionist e rrëzoi nga kreu kandidatin e Kancelares. Çfarë do të thotë kjo për qeverinë Merkel?

  1. Edhe më tej njësoj – Merkeli qeveris sikur të mos kish ndodhur gjë

Angela Merkeli mund t’i besonte fjalët që tha kryetari i ri i Grupit Parlamentar unionist, Ralph Brinkhaus. Pas zgjedhjes së tij të papritur Brinkhaus tha: “Midis kancelares dhe meje nuk mund të fusësh as një fije letër”. Edhe shumë mbështetës të Brinkhausit thanë se vërtet duan një ndryshim, por nuk i vënë pikëpyetje qeverisë Merkel. Kancelarja pra mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Që të mërkurën ajo u takua me Brinkhausin, për të diskutuar për bashkëpunimin konstruktiv. Nëse Merkeli i përpunon temat duke iu përmbajtur ngushtë marrëveshjes së koalicionit dhe për çështjet e kontestueshme i jep Grupit Parlamentar ndjesinë se e dëgjon, Brinkhausi, ashtu si më parë Kauderi mund t’i organizojë asaj shumicat e nevojshme.

  1. Votëbesimi – Merkeli lufton për pushtetin e saj

Merkeli mori nga Grupi Parlamentar konservator një “jo” për kandidatin e saj të preferuar. Që të mos kesh shumicë te njerëzit e tu, do të thotë të mos kesh shumicë të sigurtë as në parlament. Për të verifikuar nëse koalicioni i madh i CDU/CSU dhe SPD-së e mbështet ende atë, Angela Merkeli mund të kërkojë votëbesimin në parlament. Po të merrte një mbështetje të qartë ajo mund të tregonte: deputetët i kam pas vetes, disfata në Grupin Parlamentar unionist nuk ishte një revolucion anti-Merkel. Po ta humbiste votimin, Presidenti i Gjermanisë mund ta shpërbëjë parlamentin. Epoka e Merkelit do të merrte fund. Në rastin se e fiton votëbesimin, Merkeli mbetet kancelare.

  1. Grindje në koalicion – Grupi Parlamentar me besim në vetvete

Në të kaluarën deputetët e Grupit Parlamentar janë ndierë shpesh si marioneta të Zyrës Kancelarore. Tani ata duan të tregojnë pavarësinë dhe kompetencën e tyre. Me nisma ligjore vetjake dhe me kundërpropozime ndaj qeverisë ata mund të përpiqen të krijojnë profil. Kjo mund të rrezikonte jo vetëm stabilitetin e Kancelares, por edhe paqen e koalicionit me SPD. Volker Kauderi i ka propozuar në të kaluarën koalicionit shpesh kompromise dhe shpesh mendonte edhe për interesat e socialdemokratëve. Po të kërkojë tani Grupi Parlamentar nën Brinkhausin politikë të kulluar konservatore, kjo mund t’i zemërojë socialdemokratët dhe të çojë në fundin e parakohshëm të koalicionit.

  1. Tërheqje – Merkeli jep edhe më tepër pushtet

Nëse pas zgjedhjeve që priten në Bavari dhe në Hessen, Merkeli do të ndodhet edhe më shumë nën presion, për shkak të rezultateve eventuale jo të mira të konservatorëve, mund të dëgjohen kërkesa për dorëheqje. Merkeli do të kishte atëherë alternativën që në kongresin e CDU-së në dhjetor në Hamburg të mos kandidojë më për kryetare dhe të hapë rrugën për kryetarë të rinj partie. Pas kësaj ajo ose mund të vazhdojë të qeverisë e dobësuar fort, ose t’i japë fund ushtrimit të detyrës si Kancelare. Në të kaluarën Angela Merkeli ka theksuar herë pas here se e konsideron me vend, kur Kancelarja është edhe kryetare partie.

  1. Lame Duck – Hapësira e veprimit të Merkelit në botë rrudhet

Në plan ndërkombëtar Merkelin e kërcënon ai fat, të cilin iu desh ta përjetojnë shumë drejtues shtetesh para saj: statusi i një “lame duck”, i një njeriu të pafuqishëm. Një figure pra që është në largim dhe që nuk do të ketë për një kohë të gjatë më pushtet. Me dështimin në votimin e Kauderit është bërë edhe njëherë e qartë se baza e pushtetit të Merkelit lëkundet.  Në plan ndërkombëtar Merkeli vazhdon të respektohet fort dhe të nderohet, por dobësia në Gjermani regjistrohet. Kësaj i shtohet që koalicioni i ri mund të kufizonte edhe hapësirën e saj të veprimit në politikën botërore. Në të kaluarën, Kancelarët gjermanë i zgjidhnin punët shumë herë me para. Politikani i ashpër për buxhetin, Brinkhaus mund t’i vërë Merkelit këtu kufij të ngushtë. Për Emmanuel Macronin, Jean-Claude Junckerin ose Tsiprasin ky mund të ishte një lajm i keq./dw

l.h/ dita

September 27, 2018 10:11
Komento

2 Komente

  1. A.W. September 27, 12:15

    Statusi i “lame duck” qe perdoret ne percaktimin e nje te pa fuqishmi politikisht, eshte vertet luks per Merkel. Ajo ka kohe qe ka vdekur politikisht. Qe kur politikisht beri ftesen per klandestinet te hidhen ne Europe me devizen “Ne ja dalim”(!) por qe sot po kerkon deshperimisht qe te ftuarit prej saj t’ja dale ti shperndaje ne vende tjera. Kriza sot e BE eshte kriza e klandestineve (nuk jane refugjate, pak jane qe vijne nga zona lufte). Ajo qe quhej nga Merkel si Mikpritje, sot nga te gjithe quhet Krize. Dhe nga ajo vete madje, me pafytyresine qe te mos pranoje se shkaktarja e kesaj krize eshte ajo vete. Zvarrisja e Merkel akoma ne qeveri te bere me arna, eshte si mbajtja e nje kufome pa varrosur.

    Reply to this comment
  2. mirel September 27, 14:32

    Aman mor qe i qani hallin Merkel.
    E ka marre inat dhe ky cuni tironc qe kemi per kryeminister.
    Nuk ja aprovon ndryshimin e kufijve.
    Dalngadale do behet vella me Tramin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin