Diskreditimi i alibive politike

January 31, 2019 00:10

Diskreditimi i alibive politike

Nga Viktor Malaj

“Është më mirë të mos paraqesësh asnjë alibi sesa të përdorësh një të pabesueshme” – Xhorxh Uashington

Përgjithësisht, fjala alibi tregon paraqitjen e rrethanave të rreme nga një i pandehur në gjyq për t’u shfajësuar për akuzat që i bëhen, duke u përpjekur të mashtrojë gjykatën se në kohën kur është kryer krimi ka qenë në një vend tjetër. Kjo fjalë përdoret edhe në jetën e përditshme për të treguar se si dikush mundohet të shfajësohet për diçka, duke u përpjekur t’ua lërë fajin të tjerëve apo duke sajuar shkaqe të rreme për gabimet dhe dështimet e veta.

Sajimi dhe përdorimi i alibive ka gjetur shtrirje të madhe në politikë. Politikanë të paaftë dhe, kryesisht, të pandershëm sajojnë gjithfarë pretekstesh dhe rrethanash të rreme për t’u shndërruar në “viktima”, ndërkohë që janë autorë dhe fajtorë të mosarritjeve apo dështimeve. Me këto sjelljeje të padinjitetshme ia dalin të zgjasin jetën e tyre politike. Udhëheqësit politikë të para 1990 fajësonin edhe pa vend “mbeturinat e së kaluarës dhe rrethimin borgjezo-revizionist” për dështimet e veta ekonomike dhe politike ndonëse për shumëçka ishin ata vetë fajtorët kryesor. Edhe pas vitit 1990 përdorimi i alibive ka qenë dhe mbetet një armë e përdorur shpesh nga politikanët tanë për të justifikuar dështimet e tyre në qeverisje apo humbjet në zgjedhjet politike.

Asnjëri nga politikanët tanë kryesorë nuk përjashtohet nga dashuria për të gjetur alibi, si mjet për të përligjur dështimet, por z. Lulzim Basha është kampion i përdorimit të alibisë.  Ajo që e bën të veçantë dhe të çuditshëm këtë aktor politik është fakti se ai këmbëngul në përdorimin e të njëjtës alibi edhe kur e di shumë mirë se ky mjet tashmë është i diskredituar si i pavërtetë. Kur PD-ja humbi thellë zgjedhjet e vitit 2013 drejtuesit e saj, duke përfshirë edhe Bashën, nuk përmenden asnjë shkak të vërtetë pse shumica dërmuese e shqiptarëve nuk iu besonin më, por propagandonin se “mëkati” më i madh i atyre gjatë qeverisjes kishte qenë “shkëputja e lidhjeve me popullin” dhe, madje, pa asnjë përkujdesje linin të kuptohej se populli shqiptar “ishte mosmirënjohës” për ato që këta “liberatorë” kishin bërë për të.

Në kërkim të shkakut jashtë vetes dhe duke mos bërë praktikisht kurrfarë ndryshimesh në sjelljen e vet politike por, përkundrazi, duke këmbëngulur se “ne i përkasim dhe do t’i përkasim shkollës politike të Sali Berishës”, drejtuesit e kësaj partie nuk mundën apo nuk donin të kuptonin se po shkonin drejt vetëvrasjes politike, pasi të dalësh në “tregun” politik me të njëjtin mall që “blerësit” ta kanë refuzuar do të thotë se po shkon me vetëdije drejt falimentimit politik. Pavarësisht dërdëllitjeve të pafundme dhe justifikimeve boshe, ky ka qenë dhe mbetet shkaku kryesor i dështimit të PD-së në zgjedhjet e vitit 2017.

Duke e ditur mirëfilli se ato zgjedhje do t’i kishte të humbura (të gjithë sondazhet partiake dhe jo partiake por edhe ato të bërë nga institucione të huaja e nxirrnin PD-në humbëse), Basha, me këshillën dhe shtytjen e Sali Berishës organizoi protestat parazgjedhore dhe ngritjen e Çadrës së Turpit prej nga premtonte “Republikën e Re”. Kur e pa që as shqiptarët s’po ia vërshëllenin dhe  metropolet e politikës ndërkombëtare pohuan se do i njihnin zgjedhjet edhe pa opozitën, ai u detyrua të bënte një marrëveshje shpëtimtare me z. Rama. Këtë Basha u përpoq t’ua paraqiste shqiptarëve si një “marrëveshje që shpëtoi vendin nga lufta civile”. E vërteta është se ajo marrëveshje shpëtoi Bashën nga falimentimi politik, sepse shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të luftojnë kundër njëri-tjetrit për kolltukët e milionerëve të tipit Basha-Kryemadhi etj.

Duke parandjerë humbjen, Basha pretendonte se PS dhe Rama do i blinin zgjedhjet me paratë e drogës dhe me lidhjet me krimin etj. prandaj kërkonte një qeveri ku ai dhe PD-ja të kishin mundësi absolute të kontrollonin procesin zgjedhor administrativisht, financiarisht dhe ligjërisht. Për t’ia plotësuar këto kërkesa iu mundësua që 5-6 ministri, duke përfshirë Ministrinë e Brendshme, të Financave dhe atë të Drejtësisë, si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatin e Popullit t’i drejtonte ai. E, me gjithë këtë ai i humbi zgjedhjet në mënyrën më rrënuese të mundshme. Ai dhe boritë e tij partiake dhe jashtëpartiake e vazhduan avazin e “blerjes” së zgjedhjeve nga Edi Rama, por mezi arritën të dërgonin në organet e drejtësisë vetëm dy a tre raste jo fort të qarta. Që votimet janë shformuar në vendin tonë edhe nëpërmjet blerjeve kjo besohet masivisht. Por, është e sigurt se në këto pazare të turpshme ka qenë përherë e përfshirë edhe partia e Bashës dhe e aleates së sotme të tij, znj. Kryemadhi. Këto janë gjëra që “shqiptarët e terrenit” i dinë shumë mirë.

Pas humbjes katastrofike Bashës i nevojitej sërish një alibi për të hequr përgjegjësinë nga vetja sepse, përndryshe, nuk do të mund të mbetej më tutje si drejtues i PD-së. Edhe sot, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi e dinë përafërsisht se, edhe sikur të bëhen zgjedhjet pas një muaji atyre do t’iu duhet të luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë pasi në vendin e parë do të renditej sërish shumica e sotme. Në këto rrethana atyre iu nevojitet një “manovër” tjetër me shpresë se do të mund të ndikojnë psikologjikisht tek shumica e shqiptarëve. Ata pretendojnë dhe përpiqen që të mos shkojnë në zgjedhje me këtë qeveri dhe kryeministër. Mirëpo, si alibia e “blerjes së votave”, ashtu edhe “manovra” e largimit të Kryeministrit nga posti i fituar me zgjedhje të pranuara ndërkombëtarisht dhe të certifikuara nga të gjithë anëtarët e KQZ-së, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës së sotme, janë të vjetra, të shumëpërdorura dhe, rrjedhimisht, të diskredituara.

Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen sot përpara një situate të tillë kur iu nevojitet një qeverisje më e mirë dhe një Kryeministër më përfaqësues. Por, fatkeqësisht alternativa e qeverisjes është një konglomerat individësh dhe forcash politike të stërprovuar dhe skajshmërisht të diskredituar. Disa prej figurave kryesore opozitare, duke filluar me z. Basha, janë individë që kanë hesape të pambyllura me drejtësinë. Disa të tjerë janë plotësisht të diskredituar si individë pa integritet moral dhe, megjithëse kanë gati tridhjetë vjet që merren me politikë, nuk janë në gjendje t’iu tregojnë sot shqiptarëve një mendim të tyre të vyer apo vepër të çmuar në shërbim të vendit e popullit. Ato që shpalosin përpara shqiptarëve pa pasur turp dhe frikë janë pasuritë prej nga duket luksi në të cilin jetojnë vetë dhe familjarët e tyre. Ndërkohë që cinxërojnë si gjinkalla se po rraskapiten për drejtësi e demokraci, këta individë, dëshpërimisht të paaftë si administratorë dhe moralisht të pavlerë si qytetarë, besojnë lehtë se duke u paraqitur si shpëtimtarë të vendit ia fshijnë kujtesën popullit si me komandë: “fshije!” dhe- fësht!- gjithçka u zhduk.

Pasi kanë mallkuar pa pushim, me dhe pa të drejtë, qeverisjen aktuale këta “babaxhanë” na kërkojnë që të dalim në shesh dhe të protestojmë derisa “të largohet Edi Rama”. Pyetjet e pashmangshme për ta janë: Pse duhet të largohet Edi Rama i zgjedhur me vota vetëm pse protestoni ju të pavotuarit nga populli dhe me cilin do ta zëvendësojmë Ramën? Do të dëshiroja shumë zëvendësimin e Ramës me një tjetër jo vetëm më të përkorë (matur) në vendime dhe qëndrime, por a ka kuptim, moral dhe vlerë për shqiptarët që të “urdhërojnë” largimin e Ramës për korrupsion, blerje votash, lidhje me oligarkët dhe “krimin” dhe ta zëvendësojnë atë me autorin e shpërdorimit të 230 milion eurove vetëm në Rrugën e Kombit, të vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm, të falsifikimit të votave për kryetar bashkie të Tiranës dhe kryetar të PD-së, të nënshkrimit të Marrëveshjes Antikombëtare me Greqinë etj. etj.? A ia vlen, në fund të fundit, të zëvendësosh Erjon Braçen me Monika Kryemadhin, Manastirliun me Petrit Vasilin, Olta Xhaçkën me Fatmir Mediun, Niko Peleshin me Agron Dukën, Pandeli Majkon me Nard Ndokën apo cilindo ministër tjetër me Shehin, Balliun, Salianjin, Murrizin, Kurrizin etj. etj.? A ka kuptim dhe moral që Gjëmëziu i këtyre tri dekadave, Sali Berisha, të dalë në TV me akuza e pretenca gjyqësore ndaj qeveritarëve të sotëm? Dhe, mbi të gjitha, në cilin koncept demokratik gjen arsyetim përpjekja dhe pretendimi i opozitës të sotme për të rrëzuar një qeveri legjitime me mjetet e rrugës, me protesta dhe bllokime të qarkullimit normal të njerëzve dhe mjeteve apo me kërcënime haxhiqamiliste?

Lulzim Basha, por edhe disa figura të tjera opozitare të pavlera cinxërojnë përditë se Rama ua ka sjellë në majë të hundës shqiptarëve prandaj duhet larguar me çdo mjet dhe se, sa më i madh të jetë numri i protestuesve të thirrur nga opozita aq më i mundur është largimi i Kryeministrit. Në radhë të parë, është mirë që asnjë politikan shqiptar dhe, sidomos, ata që përfaqësojnë pakicën, të mos flasin në emër të të gjithë shqiptarëve. Një analist i nderuar, me të drejtë, thoshte këto ditë se drejtuesit e opozitës kanë filluar të besojnë dhe përpiqen të bindin të tjerët se ndjesitë e tyre ndaj qeverisjes janë ndjesi dhe gjykime të të gjithë shqiptarëve. Po të ishte për partitë opozitare dhe 500-600 mijë votuesit e tyre, kjo qeveri nuk duhej të ekzistonte qysh në qershor 2013. Prandaj, edhe sikur jo dhjetë për qind e këtyre votuesve, por të gjithë ata të dalin në protesta kjo nuk do të thotë asgjë lidhur me procesin demokratik.

Opozita ka të drejtën e vet të kritikojë qeverisjen dhe të ngashënjej e thërrasë në protesta qytetarët, por nuk mund të pretendojë largimin e qeverisë apo Kryeministrit sepse ashtu i pëlqen asaj dhe votuesve të vet. Për të mirën e saj dhe të shqiptarëve do të duhej që figurat kryesore të opozitës të vetëlargoheshin nga skena, pasi nuk kanë çfarë t’iu sjellin shqiptarëve dhe, mbi të gjitha, opozita aktuale të heqë dorë nga psikologjia, mentaliteti dhe morali i kalbur berishist për të cilët shumica dërmuese e shqiptarëve kanë neveri të thellë. Mëtimet për pushtet dhe ardhjen në pushtet të një opozite pa këto dy veçori qytetarët do ta mbështesnin dhe unë e shumë të tjerë do t’i përshëndesnim me shumë sinqeritet.

Nuk mund të pretendojë dhe premtojë “legjitimitet të parlamentit” dhe “zgjedhje të ndershme e të lira” drejtuesi i një partie që sajoi parlamentin e 1996 me zgjedhjet e dhunuara të 26 majit 1996 apo zgjedhjet e manipuluara të 2009. Nuk ka të drejtë morale të flasë për “dekriminalizim të zgjedhjeve” Lulzim Basha që betohet për vazhdimësi të berishizmit dhe besnikëri ndaj “babës” Sali që kriminalizoi drejtësinë dhe, për rrjedhojë, i shtriu metastazat e kësaj të keqeje në mbarë shoqërinë shqiptare. T’i ftosh njerëzit të të bashkohen në emër të atij që është ideatori dhe regjisori i dhunimeve, falsifikimeve dhe blerjeve të votave, madje edhe të gjakut të të vrarëve nga njerëzit e tij, është vetëvrasje politike. Tingëllon njimtar pretendimi se do “të kthejmë besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal” kur shqiptohet nga një individ dhe një establishment politik që ka kontribuar më së shpeshti e më së shumti në humbjen e besimit tek e ardhmja. Shoqëria shqiptare sot është e lodhur nga tejngopja me këtë “racë” politikanësh. Ajo nuk pranon më të bëhet ” mish për top ” e, sidomos, kur në emër të saj, përfaqësuesi më i vetëdiskredituar i kësaj “race” i thotë se:”Shqiptarët kërkojnë largimin e këtij modeli qeverisjeje dhe zëvendësimin e tij me modelin tim që do punojë për ta”. Ajo e ka të qartë se ftuesi është drejtuesi politik që përfaqëson modelin qeverisës të cilin shqiptarët e kanë refuzuar disa herë me votë, por  edhe me “hu”, kur vota u është vjedhur. Një shoqëri e pjekur dhe e vetëdijshme për të ardhmen e saj nuk mund t’ua besojë këtë të ardhme atyre që i kanë neveritur të kaluarën dhe që sot, edhe pse të zgjedhur për t’i shërbyer popullit, shkojnë në Parlament një herë në gjashtë muaj sa për të mbushur çantat me  dhjetëra milion lekë për punë të pakryera pasi detyrën e parlamentarit e kanë zëvendësuar me atë të folësit të lajmeve, të vërteta dhe të rreme. Nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe mëkatar i papenduar edhe apostull i moralit. Duket se z. Basha i shkon për shtat thënia e Benjamin Franklinit se ” Ai që është i mirë për t’u shfajsuar, rrallë ndodh të jetë i mirë për gjë tjetër “.

Udhëheqësit e partive opozitare e fshehin arsyen e vërtetë për të cilën e thërrasin protestën. Arsyet që fsheh pretendimi për të rrëzuar qeverinë me mjetet e rrugës janë: vetëdija e opozitës se nuk do të mund të vijë në pushtet as në zgjedhjet e ardhshme për shkak se populli  nuk ka besim tek ajo dhe aspak se ka frikë nga blerja e votave nga pushteti; afrimi i konstituimit të organeve kryesore të Reformës në Drejtësi dhe, rrjedhimisht, frika nga “ekzaminimet juridike” të shumë akteve të qeverisjeve të mëparshme kur opozita e sotme ishte në pushtet; mundësia e hapjes së negociatave për pranim të Shqipërisë në BE dhe, besojnë ata, rritja e besimit popullor tek qeverisja aktuale. E vërteta fshihet pikërisht se ka të bëjë me gjendjen e mjerë në të cilën ndodhen udhëheqësit opozitarë. Drejtuesit e opozitës, siç kanë të qartë se nuk përfaqësojnë shtresat që janë kritike për qeverisjen e sotme, janë të qartë edhe për fatin e tyre juridik. Prandaj, për hir të ruajtjes së privilegjeve të veta të fituara paligjshmërisht përpiqen të krijojnë mundësi që të vazhdojnë të qëndrojnë në qafë të shqiptarëve pa u trazuar. Ata mendojnë se kaosi është e vetmja mundësi që ua siguron të ardhmen, anipse kjo rrugë sakrifikon interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këtë model shpëtimi e njohin mirë se e ka provuar me sukses disa herë, që nga viti 1991, Gjëmëziu i rrëgjuar që ende i frymëzon. Kushtet kanë ndryshuar, por ata do ta provojnë.

Por, le ta zëmë se po largohet Rama dhe po krijohet “një qeveri tranzitore”, siç na thotë një gaztor babaxhan bashkëkohor. Kjo qeveri nuk do të ishte asgjë më shumë dhe më ndryshe se qeveria e formatuar para zgjedhjeve të 2017, me kërkesën dhe sipas orekseve të Bashës. Nëse vërtetë Rama i bleu votimet e atëhershme ai do të mund të bëjë të njëjtën gjë edhe tani, do të ishte apo jo Kryeministër, sepse blerja e votave nuk ndodh në godinën qeveritare por në terren. Kështu që pretendimet e opozitës për qëllimet e thirrjes së protestave janë thjesht një alibi dhe qëndrojnë si të vërteta aq sa është i vërtetë pohimi i krerëve opozitarë se i kanë dërguar fëmijët në shkollat më të mira të Perëndimit kundrejt pagesave qindra mijëra euroshe vetëm pse këtu iu rrezikohej jeta. Tallja me shqiptarët nuk është mënyra e duhur për t’i bërë ata për vete. Opozita, përpara se të ndryshojë qeverisjen duhet të ndryshojë veten. Përndryshe as e meriton dhe as do të vijë në pushtet.

Në kushte që ndodhet opozita, lind pyetja: Çfarë duhet bërë, pasi edhe qeverisja aktuale nuk është e nivelit të kërkuar? Unë pajtohem me mendimin se vendit i nevojitet një qeverisje më efektive dhe më e përgjegjshme. Për ta pasur këtë duhet të rritet presioni i shoqërisë, pa u bërë  vegla qorre të politikës si ai grupi i vogël i studentëve të cilët, edhe pse iu është premtuar dhe rregulluar juridikisht zgjidhja e problemeve, vazhdojnë të bëhen pengesë për marrjen e dijeve të shumicës të studentëve që kërkon të ndjekë mësimdhënien, duke u përpjekur të paraqesin si “akt demokratik” një veprim të tyre të dhunshëm dhe të paligjshëm. Mjetet e informimit masiv (masmedia) mund dhe duhet të luajnë një rol pozitiv ndaj ndreqjes së qeverisjes, por këtë rol nuk mund ta luajnë ata gazetarë apo analistë që na propagandojnë se Shqipërinë e shpëton “largimi me përmbysje i kryeministrit aktual”, se “me votë nuk e rrëzojmë dot”, apo ata botues burracakë që shkojnë në takime ku jep leksione për lirinë e shtypit Lulzim Basha, qeverisja e të cilit i ka rrahur, burgosur dhe sakatuar gazetarët e tij dikur dhe djegur redaksinë e gazetës.

Vetëpastrimi rrënjësor i opozitës të sotme do të ishte një shërbim i madh ndaj vendit pasi, duke i mundësuar asaj ardhjen në pushtet me votime dhe jo nëpërmjet rrugës, do të sillte përmirësime në qeverisje dhe do të mundësonte ndryshime të thella në moralin politik të qeverisësve të sotëm dhe opozitarëve të nesërm. Gjendja e sotme dikton që një rol shumë më aktiv, burrëror dhe të matur duhet të luajnë figurat kryesore politike të PS-së duke iu kundërvënë çfarëdo mendjelehtësie të qeverisjes. Është më fisnike të përmirësosh veten sesa të kritikosh tjetrin.

Të gjithë ata që përpiqen të mashtrojnë popullin shqiptar se e ardhmja e vendit do të jetë më e mirë duke zëvendësuar qeverisjen aktuale me opozitën e pareformuar dhe të papenduar janë duke iu shërbyer ose privilegjeve të tyre të pritshme e të dëshiruara ose thjesht pasioneve të veta anti Rama.

Botuar sot në Dita

January 31, 2019 00:10
Komento

37 Komente

  1. artur b. January 31, 00:38

    ja o Dita si flet njeriu me mend ne koke; nuk e paskeni rreshtuar dot …,per ceshtjen ” oxhaku”
    flm v.malaj

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit January 31, 11:12

      vate oxhaku. Cudia me e madhe zgjat tre dite i dashur artur b. M eshuem do zgjase i ftohti ne Amerike sesa çudite e te degjuarave dhe te padegjuarave. Megjithese V. Malaj e ndjen per detyre ti kujtoje lexuesve se opozita politike nuk meriton ta denjosh edhe per dekaden qe vjen, prape ne bazen e te quajturit pluralizem politik, o do votosh Lenen, o do votosh Prenen. Dhe nqs Prena nuk fiton dot luajalisht, ndihmojne miqte nga Amerika qe ylli i shenuar per ngjitje te ngjitet vertet, duam apo nuk duam ne. V. Malaj, ndofta ashtu si te shumtet prej nesh nuk ka informacion se çfare dualizmi i shpifur politik luhet neper takimet e qilareve nga lideret politike, qe kur iu desh te mbajne freret e listave partiake rane dakord te bejne nje ligj te posaçem. Po alibite e Rames, alibite gjigante a ben mire t’i themi? Po ja, kur beri aleancen e 1 prillit me Meten, Rama sqaroi se nevojitej shef Likja, se LSI ishte vlere, etj, blablabla, etj. Pastaj me te fituar pushtetin bene goxha qeverisje, qe pastaj u ndane se paskesh qene tepsi me e vogel se nepsi i koalicionit. OK prape elektorati, sikter LSI.ja, mirepo Likja u dashkesh zgjedhur president. Po s’eshte alibi edhe kjo?!…Pastaj kur bene ate marreveshjen koke me koke me Lulin, kot nuk i therret “artist” Rama, se profesor matematike nuk e quan dot ngaqe 7×7 bekerkan 42. Pra, po qe per alibira, edhe Rama nuk eshte pas…Biles alibia e Oxhakut qe infantile, po ne jemi popull i duruar, mbajme shume. Keshtu kemi bere gjithnje, kemi duruar tekat e nje qehajai se nga pala tjeter gogoli qellon gjithnje me i zi.

      Reply to this comment
  2. Peza January 31, 00:56

    Vertet Rama eshte kryeminister i pa afte dhe qe ka shkaterruar shtetin ligjor ne Shqiperi,ka bere te lulezoje korrupsioni,por kurre nuk e mendoj qe ne vend te tij te vijne banda e Berishes dhe Bashes qe u provuan se jane pushtuesit e vendit qe grabiten dhe shkaterruan tere pasurine kombetare,percane popullin,nxiten luften e klasave,gjakosen kosovaret duke furnizuar tanket serbe me nafte,i falen detin Greqine etj,etj!
    Ne PS ka plot njerez shume me te afte se Rama i cili duhet te shporret nga PS-ja urgjentisht!

    Reply to this comment
    • hahahaha January 31, 14:01

      Te largohet Rama ?!

      dhe kush te ngel pastaj ?
      bANDAT E KRIMINELEVE

      ANTISHQIPTARET !!!!!!!!!!!!!!

      KJO TINGELLON SI NJI THIRRJE NGA ATHINA OSE BEOGRADI ,

      sepse Shqiptaret nuk do bien kuuuuuuuuuuuurr me ne pushtet
      bandat Antishqiptare

      qe ta shpartallojn Shqiperine bandat e krimineleve
      pd-lsi

      Reply to this comment
  3. Buda January 31, 02:59

    E vetmaj zgjidhje i dashur “Viktor” eshte Kongresi i Partise Socialiste per te analizuar veprimtarine finaciare, ekonomike e politike te kryetarit te saj, si dhe te gjithe anetareve te Kryesise se PS. Nese PS nuk ka me forca per riperteritje, Shqiperia ka nevoje per dy parti te reja: Partine Popullore dhe Partine Republikane te Re.

    Reply to this comment
    • mirel January 31, 14:27

      Partia socialiste eshte kthyer Parti e turpit.
      Fole grerezash qe thithin gjak.
      Me kot shpresoni. Duhet parti e re.
      Por Victori, ashtu si shumica e “intelektualeve” te paburre qe e rrethojne, preferojne teorite e hijes dhe te cadres. Me mire nen hijen e Rames, apo nen cadren e “frikshme” te Lulit?.
      Sido qe te jete Lulit i pikon cadra euro..ndersa ne hija e Ramutit prape na le ne diell, ose ne shi.
      Mungesa e karakterit e burreron Viktorin deri aty sa te vazhdohe te na tregoje gjithnje ate perallen e hershme: I miri, dhe i keqi… Gjermani dhe partizani.
      Tani partizani nuk eshte me partizan, dhe fabula ka perfunduar me gjermane e balliste. Viktor moralisti zgjedh keta te dytet..
      Ju kujtohet “Beni ecen vete”? Si e pyet kusheririn ne fshat: “Ca jane keto kafshet, dhene apo dele?”
      Edhe Viktori oo mundohet te na sqaroj me alibira se kush perjashtohet nga kategoria e dheneve, dhe kush nga e deleve.
      Meqe Viktori e beri alibine ceshtje publike, pyetja shtrohet per te gjithe shqiptaret:
      Cfare jeni ju o popull, dhene apo dele?
      Per ke do votoni?

      Reply to this comment
  4. Socialisti January 31, 03:58

    Ja dhe hartimi i radhes i Viktorit ku na
    tregon qe mire jeni keshtu si jeni, sepse populli ja dha voten Edi Rames. Jo z.Viktor! Populli ja dha voten PS, nuk ja dha Rilindjes dhe Ballit kombetar,prandaj te qerohet nje ore e me pare i semuri mendor, hajduto-ballisti kryeminister dhe PS te zgjedhe Kryeministrin e saj .

    Reply to this comment
  5. Adih January 31, 04:04

    Turpi dhe ofendimi me i mdh , qe i eshte bere ,ne te gjithe historine qe nga themelimi i shtetit shqiptar e deri me sot , popullit shqiptar , ,eshte kur nje sekretar i PPSH karjerist ne ekstrem ,ne sekonde u ngjiz ne ”
    “DEMOKRAT “.”Dhe gjoja pefaqesoi te “DJATHTEN ”
    Sali Berisha qe i pari ,qe shkateroi pronen , e vodhi per vehete , ja “trejtesoi “rrugaceve ,shkelesve te ligjit ,ku ky i gjati vellai i vogel ,po ja legalizon me letra higjenike me ate Lame lamashin.,tamam si tek unaza e re . .Saliu ,formoi dhe e dirizhoi me shume kujdes korrupsionin .I kreu detyrat e PPSH te Ramizit ,katovicen perfekte . .Qe ne fillim Saliu ,filloi te punoje ,e te lidhet me bandat e krimit .etj e tj
    Por fatkeqesisht ,i nderuar Z Viktor ,kjo erdhi me kreshendo ,ne rritje ,nga cdo qeveri e kryeminister mbas tij ,dhe ne kohet e socme ,ka mare permasa te frikeshme ,dhe duhet nje pune kolosale ,per caktivizimin e politikaneve te lidhur me bandat brutale , krimin e organizuar . Ja u shtroi asfaltin Saliu ,pardesy bardheve te tjere Kryeministra ,te ketij tranzicioni post kominist .Prandaj ,per mua ,zoti i nderuar Viktor ,do me pelqente ,nga ana e juaj ,te ishit edhe me Ramen ,po me ato nota te forta qe perdor ,si per Moniken ,Bashen e Berishen ..Ngul kembe ,vetem per nje arsye .
    Meri , z Viltor , shikoi ” programin” (,I THENCIN),qe te treja ketyre partive , si PD ,si LSI dhe si PS ,e kane njelloj programin ,nuk i luan as edhe nje presje .Z Malaj ,duhet kuptuar ,jo me tifozllek ,dua apo nuk dua une ,

    SHQIPERIA DO KETE MALORE ,ZHVILLIM ,VETEM ATEHERE ;KUR ME TE VERTETE , OPOZITA TE JETE KUNDERSHTARE POLITIKE ;PA KOMPROMIS ME MAXHORANCEN .
    Ku deri me sot ,jane bythe e breke bashke midis tyre .

    Por ne realitet z Viktor , ,fatkeqesisht per ne .

    MAXHORANCA DHE OPOZITA ,jane me te vertete KUNDERSHTARE me njera tjetren ,vetem atehere kur i CENOJNE MONOPOLET NJERA TJETRES !?!?

    E fatkeqesisht , ne nuk kemi TREG TE LIRE .NUK E NJOHIM ENDE ATE :Fatkeqesisht per ne ,popullin

    Jeni lodhur ,duke shkruar z Viktor ,si per Monike ,Lulin e Berishen ,jo per demostrata e tj e tj . . Diagnoza e tyre eshte frika dhe vetem FRIKA ,per SPAK .Nuk ka kthim mbrapsht ,nuk ecet me keshtu .Eshte Amerika ne mes .Nuk e njohin keta idiote cdo te thote ,diktati i ligjit te perendimit .Por nuk kanne as edhe me te voglen mundesi te shpetojne .Ato qe kane ndyre duart ,do perfundojne ne burg . Por kane vetem nje mundesi te vetme te shpetojne .

    TE shkojne te kerkojne AZIL POLITIK tek KIMI ne KORENE e VERIUT .

    Dua ti ndihmoj ,se e di shum mire KIMI jep , vetem 30 viza ne muaj . I siguroj qe KIMI do ja u beje LETRAT e PUNES .. Kudes ,katovicaret duhet te mbajne radhen .qe tani ??

    Ka ardhur koha ,eshte me se e domosdoshme ,duhet te vine politikane te rinj ,me principe perendimore ,qe edhe perendimi ,te mos lodhet me keta rugace ,prandaj ,me dhune bene reformen e drejtesise e SPAK:
    Respekt dhe faleminderin per shkrimin tuaj Z VIKTOR

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA January 31, 04:10

    Ti @Peza,
    Paraqitesh ca si i djallezuar ,
    kur thua se Rama eshte i paaftë dhe se ka shkaterruar shtetin ligjor, se ka bere te lulezoje korrupsioni…(kur ne fakt Rama ka luftuar me shume se çdo kryeminister tjeter per keto qe e kritikon ti…)
    Dhe mbasi qëllon Ramen….
    …Je në mënyre kategorike kunder bandës së Berishës dhe Bashës…! (Nuk thua asnje fjalë për Leshelinë..!!!!)
    PËR TY ZOTËRI THELBI I PROBLEMIT ESHTË:
    TË LARGOHET RAMA…!
    Të largohet Rama ,
    që dy herë radhazi ,
    Populli e votoi!
    Dhe heren e dytë e votoi me shumice spektakolare!…
    Këtë që kerkon ti me demagogji, KETE E KERKON
    H A P U R,
    XHA SALI GJËMËMADHI…
    Ramën, or zotri nuk e cakton ti por atë ka te drejten e Zotit ta zgjedhe Partia e tij!…
    E paskeni frikë Ramen se do ti fitoje zgjedhjet perseri!…
    Sado ta sperdredhesh Gjuhen ti Peza i kamufluar, qellimi yt ne thelb, eshte qellimi i Sali GJËMËMADHIT,
    I LUL KARABUSH MASHTRUSIT
    DHE I
    MONA SKIZOFRENES HAJDUTES ME NJE ÇIZMË….(që ti nuk e zë fare në goje, se ta heq përsheshin…)
    Shumë zhurmë!
    Shumë zhurmë!…
    Shumë zhurmë!…
    Ti kishe rënë me drejteperdrejt, o Peza, do kishe lehtesira…, o Peza i Leshelis!…direkt apo indirekt loz edhe kartën e xha Sali Batërrdisë….!

    Reply to this comment
    • N. Vojtore January 31, 08:40

      Ja dhe një rast tipik kur nje idiot noterik ngatarron forumin e nderuar te nje gazete ne Nevojtoren Publike Private (NPP)

      Reply to this comment
      • N. January 31, 09:30

        O Nevojtore,
        E marre me mend se cfare monstre je…
        Per partinë ti shet edhe t’Tëmë edhe t’Atë…!

        Reply to this comment
        • N. Vojtore January 31, 10:27

          Po mor trulesh, po. Se kush ja ka shitur sumatricen partise kjo s’do shume mend. Kete s’po ta them vetem une, por pothuajse te gjithe komentuesit, perjashto ndonje handikapat mendor si puna jote. Te vetemin ndryshim qe ke nga viktorjanet e partise eshte se ata lapsin e perdorin per te indoktrinuar masat kurse ti e perdor per t’i kundervene ato ndaj tutorit tend. Hakt tash kref bishtin, idiot.

          Reply to this comment
          • NEVOJTORES January 31, 12:50

            Nevojtore ,
            Me avash,
            Merre avash,
            O Larash,
            O Trulesh ,
            ha ca pshesh,
            Nga Partia
            or sylesh
            O Qorr pa sy
            Edhe pa vesh!…
            ***
            S’më lidh dot
            me Parti
            Se nuk jam
            në Shqiperi
            30 vjet
            S’jetoj si ti
            O Zagar
            Qymyr i Zi…!
            ***
            S’kam tutor
            or Llapaqen,
            Shpif vec ti
            dhe ca si ti
            O Katran,
            katran i zi!…
            Per mua ka
            një Perendi
            Ajo quhet
            Shqiperi!…
            ***
            Qënke mesuar
            Me Tutor
            Zamet e ke
            na e kap me dorë
            O idiot
            ore i gjorë!
            Të shpifesh
            Nuk te vjen zor!…
            Po do ti
            T’me krefesh bishtin
            Hajde se
            ta fus une Gishtin…
            Dhe kur ka
            si ty idiota
            Edhe Topin
            me gjithe rrota!…

  7. Kris 1 January 31, 04:46

    E akuzon Lulin dhe Moniken kur qeveria nuk ka ngritur asnje akuze.Lluksi i opozites sigurohet me paret e buxhetit dhe kete luks e ka dhe qeveria e Ramadan Shejtanit.
    Perderisa PS nuk eshte ne gjendje ta beje zap duhet qe populli i mashtruar ta hedhe ne kazan te plehrave.
    Boll trembja e popullit me gogol Saliun qe eshte i sigurte dhe me turri ne tepsine e derrave te Ramadanit

    Reply to this comment
  8. Ujku, ujku... January 31, 07:44

    O teta Vitoreee. Leri perrallat me lulesher por shikoje pak emisionin “Koha per t’u zgjuar”. Gojet e Liga thone se zagaret jane shtuar…

    https://www.youtube.com/watch?v=kdqpFzbB7ys

    Reply to this comment
  9. Edi January 31, 09:14

    Alibite tuaja e te tjereve si ty o Torja i Males me opoziten kane deshtuar. Ti na ben thirrje te durojme varferine, zullumin kryesor te qeverise Rama (a ke sy ne balle ti Tore ta shohesh?), se mos na vjen ne pushtet Lulzim Basha! Logjika jote eshte nje logjike fiks si e asaj militantes budallaqe socialiste beratase dikur kur thoshte “Nuk duam as uje, as drita vetem mos na prishet qeveria”. Ti o Tore kete shkrim duhet t’ja dergoje vetem anetareve te PS. Ndryshe, behesh qesharak po ta lexuan te tjeret. Te rrezohet ore Rama se nuk ka me c’fare ti jape Shqiperise pervec se fukarallek! Le te vije ore Lulzim Basha ne pushtet! Edhe ai te largohet nese qeveris si Rama pa pritur 6 vjet pushtet. Te vije tjetri, tjetri… Keshtu funksionon ne bote, nuk mbahen qeverite te bera balte e mut vetem se mos na vjen opozita ne pushtet. Keshtu pra o Tore, here tjeter mos vidh shkrime nga Taulant Balla ne asamblene e PS.

    Reply to this comment
  10. intelektuali January 31, 10:09

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se ke ngaterruar rrugen dhe je futur ne qorrsokak me dacibaon qe ke ngjitur ne kurriz te gazetes DITA per shokun Sali, sepse shoku tjeter i Partise ka 6 e kusur vjet ne pushtet dhe qeveris vendin tone me dore te hekurt dhe ky eshte Kryeministri Edi Rama dhe jo shoku i Partise Sali Berisha qe eshte me dosje te hapur ne prokurori, por shoku Edi Rama e ka mbyllur ne kasaforte me 7 dryna.

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se duam te kujtojme si gazetar dhe analist famoz qe je se para do kohe derguam ne media ca materiale qe i zbathnin breket shokut Edi Rama dhe e nxirrnin lakuriq, karakacul dhe bythjashte me fallsifikimet dhe kuserine makaber te fondeve publike duke vjedhur identitetin e nje firme amerikane ne SHBA ne bashkepunim me narkotrafikantin Bashkim Ulaj dhe ky kriminel nuk eshte thirrur akoma nga Prokuroria e Arta Markut megjithe denoncimet tona.

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se pervec kriminelit bashkepuntor te shokut Edi Rama ja correm masken edhe Bankes se Lindes qe shoku Edi mburrej se ishte Banke Famoze Amerikane, por doli Banke Lavatrice per te pastruar parate e droges Bashkim Ulaj&Lukuni.

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se para do kohe hodhen ne median tuaj kombetare edhe disa pergjime te deputeteve dhe ministrave te shokut Edi Rama per emerime ne administraten e burgjeve sikur ta kishin prone te babes se vet dhe shoku Edi Rama na quajti si “Bytha e Kazanit”, njashtu sic na quajti shoku Sali Berisha “Leter Bythe” do kohe me pare.

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se gjithashtu ne vazhduam me pergjimet qe na i sjellin badiava spiunet e Sigurimit ne Prokurori si puna e atij “Venusit” homo te Enverit dhe a e di se cfare degjuam? Nuk do t’i besosh vesheve: Bashkia e Durresit eshte e gjitha ne sherbim te mafies per te vjedhur vota dhe kjo e gjitha me bekimin e shokut Edi Rama qe nuk tutet nga kauza per ta bere Shqypnine si nje “Kopsht socialist te Lulezuar mbuluar anembane me kanabis” per inat te Imperializmit dhe Kapitalizmit qe na kane “hale ne sy”

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se a e di qe shoku Edi Rama e ka babane kriminel te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti disident antikomunist ne vitin 1988 dhe nuk ka kerkuar kurre falje per kete, madje e ka fshehur si skuth gjate gjithe kohes.

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci eshte me vule te zeze amerikane ne pasaporte si kriminel gjakatar i Enverit dhe qe ka vrare si zogj pule djemte e Shkodres.

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se edhe Presidentin e Shqypnise, Like Floriri e hodhi me parashyte ne kete post shoku Edi Rama si nje ALIBI nga ato qe permend ti, pasi e kishte pare gjitha Bota me ze dhe figure si kollofiste ryshfetin pushtetar me tefter ne dore dhe na mallengjeu kaq shume ne, amerikaneve me fintet enveriste qe perdori per t’u bere BABAI i Kombit tuaj saqe vendosem t’ja kthejme sekretarin personal, Almir Rrapo qe vuante denimin ne burg federal ne SHBA per vrasje dhe krim te organizuar.

    ALO, ALO:

    Enveristi Viktor Malaj jemi VOA, “Zeri i Amerikes” ne Washington a na degjon, se duam te themi t’i besh te fala shokut te Partise, Bedri Islami qe e ka kuptuar me pare te Verteten.

    Reply to this comment
    • S. Vinglla January 31, 10:58

      Spikatje me vend zogu kumardar. Me qendrimet pozitive te koheve te fundit, Bedriu tashme po e braktis paksa me takt strategjine trushplarese te viktorianeve te panjohur te partise meme.

      Merre si te duash, kape nga te duash, tema dhe polemika e tij jo vetem stonon, por ajo le te kuptosh se eshte e motivuar nga qellime te cilat synojne zbehjen e realitetit dhe jo vetem.

      Reply to this comment
    • lajmetari January 31, 22:07

      Alo, Alo ! Kerma e zgjebosur me pseudonimin ” intelektuali “. A me degjon ? As Viktori dhe as Bedriu s’e rruajne per ty dhe per kalbesira si ti. Ajo qe duhet te na tregosh eshte: Keta Viktor Malaj dhe Bedri Islami cilen te kane qare deri tani qe i fyen poshte cdo shkrimi? Nenen. motren, gruan apo mbesen ? Apo te gjitha se bashku ? Na trego ne lexuesve qe ta dime te pakten e dhe shkakun e vrerit tend. O intelektuali i haleve te Tiranes dhe dikur plehu i burgjeve te Hoxhes: Viktori dhe Bedriu nuk jane aq budallenj sa je ti qe te vleresojne se cfare ndodh ne Shqiperi nepermjet shkrimeve te pergatitur nga gazetaret partiake te Shqiperise dhe te lexuar nga gazetaret hyzmeqare te Amerikes. Ata i kane aq mend sa ta njohin me mire Shqiperine dhe te verteten dhe jo te lexojne artikujt e Lales e Co. Nuk e di a me degjove o Zgjebe e shekullit te 21 ?

      Reply to this comment
  11. ETHEM January 31, 11:08

    SHUME SAKTE.KY SHKRIM I V.MALAJ PO ME BEN TE KTHEJ MENDJE E TE LEXOI SOT D I T E N,NDRYSHE DO HIQA DORE PREJ SAJ.
    -ESHTE FAKT I PAMOHUESHEM SE NE PS NUK MUND TE GJENDET NJE TJETER PER K/MINISTER SI RAMA.PSE:
    1-ISHTE RAMA QE KUNDERSHTOI SALIUN QE NE TAKIMIN E PARE KUR SALIU I THURI L A V D E RAMIZ ALISE,KU KY ISHTE I KAPUR NGA AGJENTURAT E HUAJA PER TE ELEMINUAR HYSNI KAPON,MEHMET SHEHUN,KADRI HAZBINE…DHE ME ANEN E BANDES SE XHEVDET MUSTAFES TE ELIMINONTE ENVERIN, E ME PAS TE DREJTONTE “KTHESAT DEMOKRATIKE”DUKE PRURE NE KRYE TE PD NJERZIT ME TE DEGJENRUARE QE FATKEQSISHT POPULLI PO VOLUAN SOT E DO VUAJ EDHE NESER SA TE JET NE KRYE TE PD 2B.
    2-KM RAMA E DINTE SE PA BERE REFORMEN NE DREJTESI VENDI NUK MUND TE NDRYSHONTE PER MIRE,NDAJ ME NDIHMEN E SHBA+GJERMANISE BERI AQ SA MUNDET DERI SOT MEGJITHE STERKEMBSHAT QE I VURI SALIU,LULI DHE LIKJA.
    -POR DUHET VENE KUJEN AKOMA SE ORGANET E REJA TE MONITORIMIT PO ZVARRISIN PROÇESIN E KRIJIMIT TE SPAK E BKH,GJ.KUSHTETUESE,GJ.E LARTE,ETJ,DHE POPULLI PO E HUMB DURIMIN DUKE JA HEDHUR PERGJEGJSIN KM RAMA SIKUR KY NUK DO QE TE DENOJ SB E KO..!
    -PO KESHTU DUHET THENE SE EDHE PO U KRIJUAN S.P.A.K E B.K.H ATO NUK MUND TE DENOJNE KOKAT E KORRUPSIONIT TE SHTETIT VAMPIR QE NGA 1992,KU E GJITHE PASURIA E MBI 2 MILIARD E KETIJ VENDI U PLAÇKIT E TJETERSUA NGA VET PUSHTETARET E TE ÇDO KRAHU ME DREJTESIN E DEGJENERUARE E TE KAPUR 99 % NGA SB.KJO MUND TE BEHET VETEM ME NJE TRUP GJYKUESE ND/KOMBETARE,GJERMANE+SHBA.
    -DHE RAMA KRTE E DI..SE SB KA MBROJTJE ND/KOMBETARE.PSE:
    3-SE SB E LOZI MIRE ROLIN E HIPOKRITIT..SI KOMUNIST I THEKUR I 8 NENTORIT 1968,MORI PERSIPER TE LUFTOI KOMUNIZMIN,SISTEMIN E E.HOXHES AQE SHUME SA ÇUDITI BOTEN MBARE-EUROPEN PLAKE DHE SHBA E CILA PER 50 VJET NUK E MPOSHTI DOT KALAN KOMUNISTE,NDONSE DERGOI NE SHQIPERI KRIMINELET ME DAMKE SI HAMIT MATJANI
    ETJ,KU PRESIDENTI SALIUT NISHANI E DEKOROI,APO XHEVDET MUSTAFA,ETJ.
    4-DHE RAMA E DI MIRE SE PS-NE E NJESOJNE ME PARTIN E PUNES APO KOMUNISTE,KU VET AI NUK KA QENE ASNJE DITE ANTAR I TYRE SIKUR SALIU.NDAJ RAMA PO E “KRASIT”PS NGA GJETHET E VJETRA,NDERSA DISA ANALIST MEDIOKER PRO PD+LSI I QAJNE HALLIN SE ME MINISTRA TE RINJE NE MOSHE AI U TREGUA I PAAFTE..
    5-DUHET PRANUAR SE EDHE NE QEVERINE RAMA 1,2 PO FLITET PER KORRUPSION.POR DUHEN FAKTUARE SIPAS LIGJIT DHE TI DERGOHEN DREJTESISE.DHE MEQE NUK FUNKSIONON DREJTESIA,I MBETET GAZETAVE E TV KAZAN QE TE MARRIN NEPER GOI QEVERISJEN E VENDIT SIKUR KJO ESHTE KAMPION I KORRUPSIONIT 28 VJEÇAR.
    -DO TE ISHTE FATKEQSI KOMBETARE NESE DO KTHEHET PD+LSI NE PUSHTET.
    -POR ÇDO GJE MUND TE NDODH NE KETE VEND,KUR NGJARJA ME E HIDHUR MBAHET MEND 3 DITE MANDEJ HARROHET SE DEL NJE TJETER ME E RENDE DHE DOSJA FUTET NE SIRTAR ME URDHET POLITIKE.
    -FAKTI I SAIMIT TE DOSJEVE B A B A L E,ZAGANI,NUHU PER TAHIRIN,XHAFAJN,BALLEN,ETJ DHE AUTORET MIGRUAN NE ZVICER TREGON SE TE NE NUK KA DREJTESI..SE ATE E KOMANDON SB E KO.SE AUTORET E NXITJES SE SAJIMIT TE VIDIOVE SKANDAL ISHTE QYTETARI DUXHITAL,SALIANI,ALIBEU,G BARDHI..E KY I FUNDIT U RRIT NE PERGJEGJESI NGA 2B,TREGON SE PD ESHTE VEÇSE NJE BANDE QE KERKON TE VIJ NE PUSHTET VETEM ME GJAK,PASI EDI RAMEN NUK E MUND DOT ME VOTE.
    .DHE PER KETE PO SAJOHEN ALIBI EDHE NE SHTYPIN E SHBA E BOTEROR SE PS KA ARDHUR NE PUSHTET ME VOTA TE VJEDHURA.KY ESHTE KULMI MARREZISE.

    Reply to this comment
    • Sethem January 31, 14:41

      Po shyqyr qe dole o ETHEM! Po pse ke harruar te shkruash kryeministri me j mire sipas R.Qoses dhe A.Moisiut? Mos e perserit prape!

      Reply to this comment
  12. katarakti January 31, 11:35

    Shkrimi i Viktor Malajt eshte i qarte dhe llogjik. Ideja eshte se qeveria e Edi Rames nuk eshte ajo qe deshirojne apo meritojne shqiptaret (per kete te dyten nuk jam fort i bindur), por tani per tani nuk ka alternative tjeter. Rotacioni eshte diçka e domosdoshme ne shoqerite demokratike. Por ai nuk duhet kthyer ne dogme dhe nuk eshte diçka mekanike. Ne shume vende te botes kemi rotacione te pushtetit edhe edhe pas 12 apo 16 muajve qeverisjeje te dobet apo te diskredituar. Por kemi edhe raste si ne Gjermanine e Kohlit apo tani te Merkelit kur nje qeveri mbetet ne pushtete edhe pergjate 16 viteve me rradhe. Ne Suedine e pas Luftes se Pare Boterore, kur socialistet erdhen per here te pare ne pushtet, ata mbeten ne krye te vendit per afro 80 vjet! Duke e kthyer kete vend ne parajsen e botes. Rotacioni kryhet gjithmone kur ti e zevendeson nje qeveri ose regjim te keq me nje tjeter qe te jep shprese. Qe mendon se do punoje me mire se qeveria qe ishte. Po a ka shqiptar ne bote sot qe te shpresoje te qeverisja e Lulit, Berishes dhe Monikes?! Me perjashtim te disa militanteve te çakerdisur dhe atyre qe kane humbur pushtetin dhe privilegjet, apo edhe postin, qe kur Edi Rama ka ardhur ne pushtet?! Nuk eshte gje e mire fare kur vendi nuk ka alternative per ndryshim pushteti. Kur opozita ngjall vetem frike dhe urrejtje. Do te ishte shume me mire per shqiptaret sikur te kishin nje opozite vizionare, te perkushtuar, me program te perparuar dhe te qarte ekonomik; qe te bindte zgjedhesit se do luftonte korrupsionin, do permiresonte nivelin e jeteses, do forconte sundimin e ligjit etj etj. Fatkeqesia eshte se opozita e sotme eshte krejtesisht e kunderta e ketyre aspiratave popullore. Ajo ka aq shume gjynahe ne kurriz sa nuk ka det Adriatik, reforme ne drejtesi apo SPAK qe mund t’i laje ato. Ne keto kushte une shoh vetem nje zgjidhje, radikale, por te domosdoshme: shkrirjen e partise demokratike! Pergjegjese per shkaterrimin e plote te vendit kur mori pushtetin me 1992-shin, per vjedhjen e zgjedhjeve me 1996 dhe rrahjen e opozites se asaj kohe ne mes te sheshit Skenderbej. Per nxitjen dhe lejimin e firmave piramidale me 1997-tenqe e shkaterruan edhe nje here tjeter vendin per 100 vjetet e ardheshem, saqe bota na nisi “Pelikanin” per te na qetesuar dhe ushqyer! Per dergimin e avioneve dhe trupave per te shtypur “jugun”, po ate vit. Per grushtin e shtetit te vitit 1998, per Gerdecin, per 21 janarin, per shitjen e detit, per vjedhjen ne rrugen e Kombit, per manipulimin e zgjedhjeve per bashkine e Tiranes, etj etj etj.Prandaj eshte e domosdoshme per te miren e vendit qe te krijohet nje parti e re opozitare, pa gerdallen nga Viçidoli komunist/antikomunist! Nje parti e djathte ku te militojne profesore dhe njerez me integritet dhe reputacion ne popull, qe jane te pavarur ne mendimet e tyre etj etj. Partia e sotme demokratike eshte turpi i botes. me salianje, me ballira, me grida e kompani. Eshte nje parti e kalbezuar deri ne rrenje dhe e diskredituar deri ne palce. Eshte fatkeqesi qe opozitaret shqiptaret mbahen ende rreth kesaj gerdalle qe po jep shpirt. Dhe turp qe njerez me reputacion i bashkohen apo ribashkohen asaj si psh Oketa, Eduart Selami, Imami dhe Pollo me pare dhe plot te tjere. Nje personalitet si Bamir Topin une do ta shihja si nje alternative te besueshme ne krijimin e nje opozite me “duar te pastra”. Qe mund tu jape shprese te gjithe demokrateve te vertete te vendit. Eshte gabim te vazhdosh te mbahesh pas çetes se Viçidolit. Nje parti e re demokratike ka nevoje per qytetari ne rradhe te pare, per vizion, per kulture demokratike, per mençuri, Me kete PD-qe eshte zot, nje parti cubash dhe tribalesh, eshte tejet e sigurt qe nuk do te kete ndryshim pushteti edhe per 10 vitet e ardhshme. Te pakten per aq kohe sa monstra nga Viçidoli te jete gjalle.

    Reply to this comment
  13. Kjo Treshe Kancerogjene eshte Mallkimi Shqiperise ! January 31, 11:44

    po s’u zhduken nga faqja e dheut kjo Treshe Kancerogjene ,
    nuk ka Normalitet ne Shqiperi .

    Kto i financon Bota e Huaj ,te mbajne ne kaos Shqiperine ,
    ne lufte e konflikte te perherreshme ,

    qellimi :

    largimi shqiptareve nga Shqiperia .

    Pra kjo Treshe ,si Familje ,

    kan ber e vazhdojne natyrishte te bejne nji Politike
    cfarrosese Antishqiptare dhe kte e bejne fare hapur ,

    duke marre edhe Parti Politike ne Zoterim .

    Dhe shqiptaret luftojne me mullinjte e eres nderkohe qe vet ,
    ushqejne Kancerin ne trupin e Shqiperise .

    Boll hengret mute o qorrokllinj ,
    qe ju punon vetem nji % e trurit

    Reply to this comment
  14. NEVOJTORES January 31, 12:50

    Nevojtore ,
    Me avash,
    Merre avash,
    O Larash,
    O Trulesh ,
    ha ca pshesh,
    Nga Partia
    or sylesh
    O Qorr pa sy
    Edhe pa vesh!…
    ***
    S’më lidh dot
    me Parti
    Se nuk jam
    në Shqiperi
    30 vjet
    S’jetoj si ti
    O Zagar
    Qymyr i Zi…!
    ***
    S’kam tutor
    or Llapaqen,
    Shpif vec ti
    dhe ca si ti
    O Katran,
    katran i zi!…
    Per mua ka
    një Perendi
    Ajo quhet
    Shqiperi!…
    ***
    Qënke mesuar
    Me Tutor
    Zamet e ke
    na e kap me dorë
    O idiot
    ore i gjorë!
    Të shpifesh
    Nuk te vjen zor!…
    Po do ti
    T’me krefesh bishtin
    Hajde se
    ta fus une Gishtin…
    Dhe kur ka
    si ty idiota
    Edhe Topin
    me gjithe rrota!…

    Reply to this comment
    • mirel January 31, 14:35

      U frymezua koqa. I ngeli koka ne hale, dhe po kendon

      Reply to this comment
    • cfar derdellis ky Banori Nevojtores se Dites !!!!!!!!!!!!!!!! January 31, 14:44

      TALENTI S#I MUNGON QERRATAIT

      HAHAHHAAH

      SI NUK U N GOPET NJIHER MER AMON

      CDREQ RRACE PASKENI QEN !!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
    • N. Vojtore January 31, 16:25

      Hahaha. U frymezua miu i gjirizeve thuaj. Edhe nje plak i rjedhur fare nga fiqiri do tregohej paksa i rezervuar para se t’i meshonte lapsit si i cakerdisur. S’po di me se nga i vijne shuplakat. Pa le pastaj kur ka filluar t’na e mbaje veten dhe per poet. Nga ata pe leshi.

      Reply to this comment
      • ! January 31, 16:37

        ti qi rri nevOjtore ,
        gezohesh aty se ndihesh ngroht qerrata ,
        dhe Neti ,ta ka kurdisur nji Poezi
        dhe te ka knoq .
        Lum si ty .

        Reply to this comment
        • Ashtu te pafsha January 31, 18:55

          O bo boooo. Taksixhiu i gabelave te Vjenes na qenka bere dhe pikecuditse. Tani ngjan tamam si qiriot pa shtylle kurrizore.

          Reply to this comment
          • ! January 31, 19:43

            TAXI-xhiu !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

            mirel suma .

            fantazia jote nuk kalon dot me tej profesionit te Taxi-XHIUT
            as banoret e halese dites ,qe kerkojn t’na kafshojn bolet neve qe frekuentojme ato .

            Pastaj Vienezet jane ndryshe nga Rraca Jote .Bota i njef ata ndryshe jo si ty GABEL HALESHE !

            jeni nji bande plehrash dhe s’i beni dot balle Net.Vjose-s

            qe po ju ben te kerceni si Majmuna e sdini cfar flisni

          • Shahisti January 31, 20:43

            Kjo torrovelloja ketu lart mbeti duke mbllacitur mune e gjyshes. Sot ka marre formen e pikecuditses, neser do perfundoje ne kazanin e zhgarravinave.

        • mirel January 31, 22:46

          O pickuditese, mblidhe veten

          Reply to this comment
  15. Zgalem January 31, 14:54

    Viktori e ka analizuar sakte , si gjithnje problemin e qeverrisjes shqiptare . Eshte I mirenjohur fakti se qeverrisja Berisha ka rezultuar nje albi e madhe me shume pasoja , qe Shqiperia vijon t’i vuaj edhe sot . Eshte shqetesus fakti , qe krahu I djathte I politikes vijon te jete besnike I qeverrisjeve Berisha dhe e paraqit ate alibi , si te ishte Zgjidhja me e mire , qe ka bere Shqiperia historikisht . Sot , me 31 Janar , nga tribuna e Parlamentit , deputeti I djathte , Fatmir mediu , dekllaroi soleminisht ” Ndihem I nderuar , qe kam punuar dhe jam ne krah te Sali Berishes ” . Nuk e mbart vetem Mediu , kete fryme . E mbart gjithe spektri I djathte , perfshire dhe LSI ne . Se cila ishte qeverrisja Berisha e njef I madh dhe I vogel , brenda dhe jasht vendit . As nje nocion I shtetit dhe I ligjit . Zbatim selektiv I ligjit te pagesave dhe tatimeve . Krime te perbinshme nga Gazidedja , ne Gerdec dhe ne 21 Janar . Behet fjale , per nje formacion policor , qe nuk ka as nje tipar shteti . Duke qene keshtu , del protogonisti I Gerdecit dhe mban ate fjalim dekllarativ . Me keto mend , me kete alibi , forca politike , e opozites se sotme , nuk mund te vije ne pushtet , pa u pergjigjur , per keto te zeza , qe I ka shkaketuar popullit . Eshte , cili eshte , Edi Rama ka riparuar shumicen e fakteve kriminale te qeverrisjes para ardhese . Nuk shkelqen dhe ka te tera dobesite , qe permend Viktori , por ka filluar te bjeri ere shtet . Autor I reformes ne drejtesi eshte Rama dhe komunitetit nderkombetar , perfaqesuar nga ambasadori , Lu . Duket se kjo reforme radikale , po u shpeton pritave , qe I ka ngritur opozita dhe qe ka dale hapur kunder saj . Rregulli dhe natyra demokratike e kerkon rotacionin ,por e djathta shqiptare dhe opozita ne pergjithesi , ne kete gjendje , qe eshte , nuk mund te qeverrisi . Duhet te reformohet rrenjesisht , duke parashikuar , edhe masat , qe do te zbatoi SPAK , qe eshte ne prag te marries se detyres . Kam bindjen se zgjedhjet e arthme te pushtetit vendor , do ta kthjellojne rrenjesisht vullnetin e popullit , per te arthmen e qeverrisjes .Do te jene sinjali se ku qendron alibija e sotme , per qeverruisjen . Zgalem

    Reply to this comment
  16. MH January 31, 20:23

    Nga gjithe llumhaneja 30 vjecare e ish politikanve dhe e ish qveritarve ku gjinden ne kazanin e Rames bashke me Ramen.Rama ka ca hije pozitive nga te tjeret ne orvajtjen e ndertimit te godines se shtetit,edhe pse korrupsioni vlon,ngazellen.Por qe te shporret nji ore e ma pare asht ne dobin e Partise Socialiste,pse jo dhe te majtes dhe popullit.Nuk ia vlen te qendroj ma shume ne drejtim.Mbasi nuk sjelle ma vlera pozitive kaq e kish kapacitetin.Tashti te mbaj penelin dhe yxhym pikturave.
    Konkretisht:Riabilitimi i tradhetarit Kombetar Kryeballistin Mit’hat Frasheri dhe ujdija mbrapa krahve te popullit me Thacin per ndarjen e Kosoves jane dy evenimente te pa falshme per nji atdhetar te vertet.Sa do te na shiten,te dy keto,jane tradhetaret aktual origjinal as pak ma pak se tradhetari Sali Berisha qe i shiti detin Grekut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*