Diskutim me dyer të mbyllura, përdorimi i teknologjisë në zgjedhjet elektorale

June 6, 2018 20:31

Diskutim me dyer të mbyllura, përdorimi i teknologjisë në zgjedhjet elektorale

Larg kamerave, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur shqyrtimin e një prej çështjeve kryesore dhe më të debatueshme të procesit; përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje.

Top Channel raporton se bashkëkryetari socialist Bledi Çuçi ka thënë se kjo është një “çështje shumë e gjerë që do të mbulonte thuajse gjithë spektrin e administrimit zgjedhor”. Sipas tij, edhe teknik shqyrtimi i praktikës botërore në kushtet e terrenit shqiptar përbën interes politik.

Homologu demokrat Oerd Bylykbashi mbështet idenë e aplikimit të një projekti pilot për zgjedhjet vendore, për t’u shtrirë më pas në gjithë vendin. Demokratët e kanë kërkesë të vazhdueshme përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik, pasi besojnë se kështu reduktohet shit-blerja e votës dhe depolitizohet administrimi zgjedhor.

Dy synimet e mësipërme janë gjithashtu edhe dy rekomandimet kryesore që ODIHR ia ka lënë Shqipërisë.

Megjithatë, ende nuk mund të thuhet nëse do të përdoret identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet vendore.

Ekspertët e huaj të ODIHR, Steven Martin dhe Tarvi Martens shprehen se  teknologjia është pengesë ndaj mashtrimit zgjedhor dhe mundëson një administrim të shpejtë të procesit pa kontakt njerëzor, por nuk ndikon dhe aq tek pjesa tjetër e shit-blerjes së votës, diçka që ndodh më herët se dita e votimit.

Teksa treguan avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të teknologjisë, ata theksuan se në rast aplikimi do të duhet të paktën një vit punë dhe më gjithëpërfshirje të forcave politike.

s.a/dita

June 6, 2018 20:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*