Dita Botërore e Lirisë së Shtypit; Ja pse ka shpresa për gazetarinë

May 5, 2018 17:14

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit; Ja pse ka shpresa për gazetarinë

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit mjafton të shohim tmerret që ndodhën të hënën në Afganistan, për t’i kujtuar vetes se sa e rrezikshme është të jesh reporter.

Trafiku në Kabul ishte në orën më të ngarkuar në çastin kur shpërtheu një bombë. Gazetarët, siç kanë për detyrë, rrëmbyen pajisjet dhe shkuan të mbulojnë ngjarjen.

Teksa mblidheshin, një tjetër person, i maskuar si gazetar, hyri mes grupit dhe shpërtheu një bombë. Ishte vepër e ISIS. Shtatë vdiqën në çast, dy pak më vonë. Me vdekjen e tyre bota humbi një dritare kritike në Afganistan. Nekrologjia e Neë York Times për fotografin veteran afgan, Shah Marai, tregon për tragjedinë e vërtetë njerëzore që u pa aty.

“Mes gjithë kësaj ai vazhdoi të dëshmonte ngjarjen, duke e fokusuar kamerën nga vuajtjet njerëzore që janë bërë tashmë kaq shumë rutinë, kaq shumë të harruara”, shkruan Mujib Mashal.

Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve (KBG), në të cilin jam anëtar, mban shënim statistikat e vdekjeve dhe burgosjeve të gazetarëve.

Dhe ky komitet ka raportuar se këtë vit janë vrarë 24 gazetarë, bashkë me Ahmed Abu Huseinin, një fotoreporter palestinez që u qëllua nga trupat izraelite muajin e shkuar, teksa mbulonte një protestë në gaza, edhe pse kishte veshur një jelek ku shkruhej “PRESS”.

Këto pajisje tregojnë që individët janë anëtarë të shtypit dhe atyre duhet t’u ofrohet më shumë mbrojtje, jo të bëhen shënjestra, sipas sherifit Mansur, koordinator i KBG për Lindjen e Mesme.

Për sa i përket burgosjes, statistikat janë po aq tronditëse. 262 gazetarë janë burgosur vjet, ndërkohë që shumë të tjerë jetojnë me rrezikun se mos burgosen. Turqia renditet vendi më i keq për burgosjen e gazetarëve, ku 73 prej tyre kanë përfunduar në qeli. Pavarësisht burgosjeve të shumta, gazetarët në Turqi vazhdojnë të flasin.

Një gazetar, Hakki Boltan, tha për Amnesty International se “Turqia është bërë si një burg i madh për gazetarët”.

Një tjetër gazetar, Cagdas Kaplan, tha se të punosh nën kërcënimin e se do të arrestohesh, jeta të bëhet shumë më e rrezikshme. “Por gazetaria është profesioni ynë dhe ne duhet të vazhdojmë”, tha ai.

Si Ambasador i Posaçëm i UNESCO-s për Lirinë dhe Sigurinë e Shtypit, jam në dijeni që problemet e lirisë së shtypit nuk kufizohen vetëm brenda një krahine apo një qeverie.

Në fakt, Reporterë pa Kufij sapo botoi indeksin e përvitshëm të Lirisë së Shtypit nëpër Botë, ku tregohet se si Britania e Madhe, ashtu edhe SHBA-të, kanë rënë në renditje. Britania ka zbritur në vendin e 40-të ndërsa SHBA-të në vendin e 45-të. Kjo i lë këto shtete prapa vendeve si Ghana, Sllovakia dhe Uruguaji.

Zhvillimet në SHBA kanë qenë veçanërisht trazuese. Reporterë pa Kufij thotë se Uashingtoni ka zbritur në listë për shkak të një sërë sulmesh verbale që u janë bërë gazetarëve, si dhe për shkak të përpjekjeve të shumta nga Shtëpia e Bardhë për të ndikuar shumë media. Veç këtyre, ka ndikuar edhe përdorimi i tepërt i termit “fake neës” si hakmarrje ndaj kritikave që vijnë nga gazetarët, si dhe janë bërë thirrje që t’u hiqen licensat disa mediave.

Ka shumë për t’u shqetësuar për klimën e tanishme të lirisë së shtypit, por duhet të kem shpresë. Si gazetar prej 35 vitesh në CNN, kam punuar me qindra reporterë të tjerë. Një gjë që e di me siguri është se të gjithë në këtë profesion kanë një guxim dhe mungesë frike që nuk ta mëson dot njeri.

Pavarësisht tmerreve që ndodhën në Kabul dhe censurës së pafundme që po vazhdon në të gjithë botën, unë e di që gazetarët do të vazhdojnë të rrëmbejnë pajisjet dhe të mbulojnë ngjarje të rëndësishme, edhe po të jenë vetë shënjestrat. Kjo është diçka që duhet festuar e mbrojtur në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

CNN, Christiane Amanpour

s.a/dita

 

 

May 5, 2018 17:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*