Dita botërore e zemrës, Beqja: Kontroll kombëtar grupmoshave të rrezikuara

Redaksia Online September 29, 2013 15:39

Dita botërore e zemrës, Beqja: Kontroll kombëtar grupmoshave të rrezikuara

Në ditën botërore të sëmundjeve të zemrës, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka premtuar një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje. Gjatë një aktiviteti sensibilizues të mbajtur sot paradite në kryeqytet, Beqja apeloi qytetarët të ndërgjegjësohen për kontrolle më të shpeshta te mjeku.

“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë është e vendosur të rrisë kujdesin shëndetësor për gjithë qytetarët shqiptarë. Sëmundjet e zemrës janë sëmundjet më të shpeshta në Shqipëri. Ne do fillojmë një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje. Në çadrat e improvizuara konstatova me keqardhje që personat që paraqiten janë të gjithë mbi 60 vjeç. Me shumë pak përkushtim të gjithë le të bëjnë një ekzaminim minimal pasi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë sot sfidat e mjekësisë moderne”, citon ORA News ministrin Beqja.

Dita Botërore e zemrës mbahen në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

 

 

Redaksia Online September 29, 2013 15:39
Komento

1 Koment

  1. Z. Minister .... September 29, 17:01

    Z.Minister …
    Me pare populli duhet ti jipet mundesia te ndergjegjesohet me kulturen e vete-kujdesit shendetit – “Health Care”, nepermjet nje regjimi ditor aktiv dhe te pasur ushqimor ne vitamina, minerale, antioxidante plus suplemnte shume te nevojshme qe mundesojne jetegjatesi dhe mireqenie te shendetit, ne te kundert gradualisht njeriu fillon te ndjeje mungesen e keteyre elemente te rendesishem ushqimor qe cojne ne renien e rezistences dhe forcave imune te cilat shkaktojne inflamacione deri ne cfaqien e simptomave te semundjes. Shkuarja te mjeku eshte teper vone … Ai kujdeset te mjekoje dhe qeteson simptomat por kurre nuk mund te sheroj. Sot TV, Media dhe Marketingu duhet te sensibilizojne apo organizojne programe dhe reklama ku te flitet me shume per rendesine e elementeteve ushqimore qe ndihmojne ne parandalimin e semundjeve dhe mbarevajtjen e jetegatesise se shendeteshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim