Dita e aviacionit/ Dikur kishim 240 avionë, sot 22 helikopterë

April 24, 2019 19:34

Dita e aviacionit/ Dikur kishim 240 avionë, sot 22 helikopterë

24 prilli njihet si dita e aviacionit luftarak shqiptar.

Tanimë, asnjë nga avionët që i përkisnin flotës ajrore luftarake të Shqipërisë nuk fluturon më. E me gjithë nostalgjinë e mundshme, – se me një Mig-21, fluturohej me shpejtësinë 1700 km/orë e lartësi 20 mijë metra, – padyshim koha e MIG-ëve shqiptarë ka mbaruar. Teknologjia ecën me ritme të shpejta. Sot një MIG-39 rus bën çudira. Një F-16 amerikan gjithashtu. E megjithatë, po jetojmë kohën kur pistat e Gjadrit e të Kuçovës përgatiten për armatim të ri…

Aviacioni në letër

Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e tre avionëve Lohner Daimler nga Austria për të formuar Korpusin Ajror Shqiptar. Si rezultat i Luftës së Parë Botërore, urdhri u anulua.

Në vitin 1920 në Shqipëri janë bërë përpjekje për të organizuar Aviacionin Ushtarak. Më 9 shtator 1921, Ministri i Luftës Selaudin Shkoza shprehte shqetësimin: “…tash për tash s’mundena me ble aeroplana…”.

Në nëntor 1929 u dekretua “Ligji mbi organizimin e Fuqive Armate”, sipas të cilit ushtria emërtohej “Ushtria Kombëtare Shqiptare” dhe ndahej në “Fuqitë Tokësore, Detare e Ajrore”. Por Forcat Ajrore nuk arritën të krijohen.

Krijimi i flotës

Aviacioni Luftarak Shqiptar u krijua pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas vitit 1945 u hodhën hapat e para për krijimin e armës së aviacionit duke përgatitur grupet e specialistëve, pilotëve dhe teknikëve në Jugosllavi. Grupi i parë ka mbaruar në vitin 1949.

Grupi i dytë është përgatitur në ish-Bashkimin Sovjetik.

Më pas pilotët do të përgatiteshin në Vlorë ndërsa disa prej tyre do të specializoheshin në Kinë.

 Krijimi i katër regjimenteve

Aviacioni Luftarak Shqiptar u krijua më 24 prill të vitit 1951, kur piloti shqiptar Peço Polena fluturoi me një avion të Forcave Ajrore, të montuar e përgatitur nga specialistët shqiptarë.

Reparti i parë ushtarak i aviacionit u krijua në Tiranë në vitin 1951, në Aerodromin e Laprakës.

Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë. Ai do të pasohej më pas me krijimin e Regjimentit të Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve në Farkë dhe Regjimentin e Gjadrit.

200 avionë për të mbrojtur “ajrin”

Në vitet ’70-’80, Aviacioni Luftarak kishte në efiçencë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrilje luftarake me 12 avionë MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15, 4 avionë transporti IL-14 për transport qeveritar, apo për studime ushtarake dhe gjeografike.

Në Tiranë, në Aerodromin e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë AN-2 për transport trupash, apo në ndihmë të ekonomisë, ndërsa në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte edhe dy skuadrilje me avionë me helikë JAK-18, që shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot.

Në Farkë ishin rreth 36 helikopterë MI-4

Në Rinas kishte gjithashtu edhe 1 (një) avion bombardues të lehtë tip IL-28.

Organizimi

Në fillimet e tij e deri në vitin 1974, aviacioni ka qenë pjesë e Komandës së Mbrojtjes Kundër Ajrore të Shtetit Shqiptar, ku Komandanti i Aviacionit ishte njëherazi Zv/komandant i MKA-së. Komandanti i parë i aviacionit ka qenë Kolonel Edip Ohri, i cili e ka komanduar atë deri në vitin 1974. Aviacioni ka qenë komandë më vete, deri në vitin 1995, kur aviacioni u bë pjesë e Forcave të Mbrojtjes Ajrore. Nga viti 1975 e deri në vitin 2005, komandantë të aviacionit kanë qenë Bardhyl Taçi, kolonel Klement Aliko, gjeneral Perlat Binaj, gjeneral Astrit Jaupi.

Fundi i avionëve supersonik

Edip Ohri, komandanti më jetëgjatë i aviacionit, prej më shumë se 20 vitesh, ka firmosur për futjen e të gjithë avionëve në Shqipëri, nga viti 1951 deri në vitin 1974. Pas kësaj kohe Shqipëria nuk ka marrë më avionë.

Gjeneralbrigade Astrit Jaupi ishte komandanti me firmën e të cilit avionët MIG ndaluan së fluturuari, në nëntor 2005, pas një aksidentit tragjik në aeroportin e Rinasit.

Mbas 30 viteve shërbimi, MIG-21 u cilësua si teknologji e prapambetur. Por nuk ishte vetëm kjo. Pas ngjarjes së ndodhur në shtatorin e vitit 2004, ku në Rinas u rrëzua me avionin e tij piloti dëshmor, Jani Tarifa, u vendos kategorikisht që të ndaloheshin fluturimet.

Në nëntor 2005 kur u mor ky vendim u lanë në konservim si rezervë për fluturim: 2 Mig-21, 8 Mig-19, 4 Utimig-17, 6 Mig-17 dhe 4 AN-2.

 Aviacioni me 43 dëshmorë

43 ushtarakë të armës së aviacionit kanë rënë në krye të detyrës dhe janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Me vendim të Qeverisë Shqiptare, që nga data 24 prill e vitit 2003, ata prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe në rrethe.

Statistikat

Të paktën 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak. Një shifër të tillë e ka konfirmuar gjeneralbrigade Astrit Jaupi ndërsa ishte në krye të aviacionit. Edip Ohri, gjithashtu gjatë një interviste ka përmendur shifrën e 200 avionëve luftarak. Padyshim Ohri nuk ka futur këtu helikopterët dhe avionët mësimorë që përdorte Shkolla e Aviacionit, të cilat e rrisnin ndjeshëm numrin e mjeteve fluturuese që Shqipëria kishte në dispozicion.

Shifra

-95 avionë MIG-19-S,

-12 avionë MIG-21,

-12 avionë MIG-17,

-3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare

-1 avion bombardues IL-28.

-36 helikopterë MI-4.

-12 avionë AN-2 transporti

-24 avionë JAK-18

-4- avionë “Po-2”

-1 ofiçinë për kapitalin e të gjithë tipave të avionëve që poseidonte Shqipëria

Aktualitet

Sot Shqipëria në përbërje të Forcës Ajrore ka rreth 22 helikopterë, nga të cilët:

-1 skuadrilje me helikopterë AB-206

-helikopterë AB-205

-helikopterë për transport VIP A – 109

-helikopterë  BO – 105

-helikopterë EC-145, i versionit VIP

-4 helikopterë shumëfunksional tip Cougar

-2 helikopterë EC-14

Leonard Veizi/ DITA

 

 

April 24, 2019 19:34
Komento

34 Komente

  1. Qielli i ndotur April 24, 20:27

    Ishte epoka e komandant ENVERIT ne te cilen u be e mundur qe shteti yne te vleresohej ne bote per forcen ushtarake , te inteligjences e te kultures. Tashme derri e dosa po zhgryhen ne baltovinen dhemokratike….skiptare.
    Madje edhe qielli eshte ndotur..!

    Reply to this comment
    • Mollosi April 24, 22:18

      Te vetmit qe lavderojne periudhen dhe forcen ushtarake te epokes se Enverit jane enveristet!

      Reply to this comment
      • anda April 25, 06:30

        Ik or mut

        Reply to this comment
        • Mollosi April 25, 21:10

          anda!
          Po te ishe sado pak i (e) qyteteruar, sigurisht qe do te me replikoje pa fyerje. Keshtu sic je, nuk mund te pres nga ti dicka me te mire se sa fyerjet qe behen nga goja e mbushur plot me m.t.

          Reply to this comment
      • I tille je ,. sa here qe hap gojen April 25, 20:59

        O mollos , apo Mollofeq , apo Torolloz , si te te them , pse te dhembin syte nga e verteta.? …… Sepse te ka verbuar urrejtja per gjithecka te mire qe eshte bere ne kete vend , vetem e vetem se pse eshte bere nen regjimin diktatorial ! Ne se sot e sulmon ndonje nga fqinjet Shqiperine , me se do ta mbrojme ? A e pe dekllaraten e Trampit , para pak javesh , kur thoshte se….. Malazeste , shqiptaret etj.(ballkanasit) , jane trima , por edhe gjaknxehte dhe ne , per hir te pranimit te tyre ne NATO , nuk mund te ndesim luften e trete , ne se ata krijojne konflikte … ! Ku do veje Shqiperia me njerez te verber , qe urrejne njeri tjetrin , a mund te na thuash ti , si teper i mendshem , , se ne te tjeret nuk e kuptojme ?!

        Reply to this comment
      • Raimond vlonjati April 27, 05:48

        Avionet aty jane, nuk jane prishur –Jane ne gjendje pune

        Ju socialistet gazetes Dita, pse nuk I thoni Rames ti vere ne funksionim avionet tane per t emruajtur hapesiren tone ajrore

        Eshte ethjeshte fare –Apo nuk doni ti prishni oreksin Cipras ?

        Reply to this comment
    • AKILI April 25, 14:20

      Cfare mbrojten ata avion qe u blene me gjakun e popullit? sot edhe pa ata, asnje nuk te vjen, perkundrazi po i ruajne kufijte te mos vemi ne si klandestine, se keshtu na katandisi enveri.

      Reply to this comment
      • NJE QYTETAR SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT April 25, 21:17

        Jo more zgjebe e kishes se urryer greke , jo ! Ishte ajo forve ushtarake qe i detyronte hijenat greke , te fusnin koken te bytha e te mos guxonin te lehnin , sic bejne tani , qe kerkojne te xhvatin hapesira tokesore e ajrore te shtetit shqiptar . Eshte per kete arsye , qe ju evgjitet afro- veriore , qe u pelqen te vetequhi pasardhes te heleneve te lashte . e quani pa asnje droje Edi Ramen armik te kermave greke ! Yyyyyt , ndyresire , qe ndot ambientin shqiptar !

        Reply to this comment
  2. MH April 24, 20:32

    Mos harroni dhe pilotet deshmore te Ballit Kombetar.I thoni ati Tufes te kujdeset me cdo cmim ti baje historin se shpenzimet i shoshit Piktor Ballist Rama.
    Piloti ballist mbi aerodromin e kazanit plot pilaf duke bere ulje fantastike me garuzhde ne njeren dore dhe tjetren timoni e avionit,me sy te zgurdulluem per te perla furishem pilafin gatura me pulastrena ekstra.

    Reply to this comment
  3. Arben April 24, 20:50

    Dikur hanim bar si kafshe,

    sot diskutojme shume e me shume.

    Reply to this comment
    • **** April 24, 21:28

      Arben, sot ha drurin ne bythe. Nuk ke cfare thua per shkaterrimin e Mbrojtjes dhe tregon qe ke qene nje qen bir qeni i zgjebosur qe vetem bar haje.

      Reply to this comment
    • Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat April 24, 21:32

      Po more arben cari ,dje hanim bar,sot ham mut gjith diten duke share njeri tjetrin,duke vjedh shkatrruar vrare njeri tjetrin droguar.
      Vret femija prinderit,vret prindi femijet ,incestet qe nga familja saliut e …….

      Reply to this comment
    • Baftiari nga Gjiri i Lalezit April 24, 21:32

      Pse sot me se ushqeheni ju….?

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 April 25, 10:33

        molle
        ti kë mban për më të mirë??
        këtë të sotmen apo atë të kohës së zogut?!
        sepse tjetër nuk kemi pasur!!
        enverist a anti enverist!?
        ajo ka qënë koha kur kishim diçka që i bënte kojshit të rrinin sus!!
        thjeshtë su a mbante pafidhja!!
        do të hash!?ka sa të duash,por mos kërko të hash kot së koti!!

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 April 25, 10:35

        Baftiari nga Gjiri i Lalezit
        po pyet arben turkun??
        ai nuk ha bar or ti!!ai ha bar me K para!!
        prandaj kujdes kur të shkruash për dylberin e erdoganit!!

        Reply to this comment
      • Arben April 25, 11:52

        Mjafton te permendet se keta avione na mbronin nga amerikani italiani e gjermani, dhe per kete gje paguanim Duke ngrene bar, dhe nuk besoj ka me vend per sqarime te tjera.

        Reply to this comment
    • NJE QYTETAR SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT April 25, 21:22

      Jo more zgjebe e kishes se urryer greke , jo ! Ishte ajo forve ushtarake qe i detyronte hijenat greke , te fusnin koken te bytha e te mos guxonin te lehnin , sic bejne tani , qe kerkojne te xhvatin hapesira tokesore e ajrore te shtetit shqiptar . Eshte per kete arsye , qe ju evgjitet afro- veriore , qe u pelqen te vetequhi pasardhes te heleneve te lashte . e quani pa asnje droje Edi Ramen armik te kermave greke ! Yyyyyt , ndyresire , qe ndot ambientin shqiptar !
      Kurse per komentuesin Arben , flet gjithenje si derrat e zhytur ne lluce , jeton vetem si per te mbushur plencin , se gtrurui nuk i hyn ne pune !

      Reply to this comment
    • dakort? April 25, 21:33

      Arben , tani ha te Monikes, pa lulezimi nuk ben dot shurren.

      Reply to this comment
  4. Mulaj April 24, 21:26

    Pushteti popullore mene krye enver hoxhen, me sakrifica te jashtezakonshme e zhvilloj shqiperine qete jetoj me forcat e veta dhe menji ushtri per kohen shum moderne… lavdi te perjeteshme enver hoxhes dhe gjith atyre qe interesi i ndertimit, i sigurimit te shtetit ishte edhe me i qmueshem se edhe vet jeta…

    Reply to this comment
  5. labi April 24, 21:49

    Mire te gjitha po a durohen pordhet e Saliut e Lul artistit

    Reply to this comment
  6. Babai im drejtoi nje nga avionët reaktivë të skuadriles qe fluturoi mbi qiellin e Tiranes ne Paraden ushtarake të 29 Nëndorit 1954 April 24, 21:58

    Ti arben ne mirë ha m…, se tani dhe barin e ke kanceroz.
    *********************

    Lavdi piloteve shqiptare!
    Lavdi Armes se Aviavionit Luftarak Shqipetare!
    Lavdi atyre burrave te forte, Trima, te ndershem, patriote, idealiste qe i sherbyen popullit dhe Atdheut Duke ruajtur sovranitetin dhe hapesirat e qiellit te kalter Shqipetar!

    NUK do ti harrojme AS ATA qe NUK jetojne me mes nesh AS dhe Veteranet e Aviacionit Luftarak qe jetojne dhe me kujtimet e tyre mbajne gjalle dhe i transmetojne ne niperit e mbesat Ato historine e atyre diteve te lavdishme!

    Kujtoj me nostalgji festimet ne kete dite te shenuar, Bashke me shoket e babait Tim dhe familjet e tyre.

    Ju pershendes kudo ku ndodheni.
    Flm per gjithshka bete per popullin e atdheun, per edukaten qe na dhate.

    Respekt, Respekt.

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku April 24, 23:33

    A mori pjese ne ndonje beteje ajrore ndonje nga ata 240 avionet? Nqs po na i thoni ta dime, nqs jo, pyetja eshte kujt i duheshin? Apo i duheshin shikut Enver kur luante luftash me shokun Mehmet? Ikni or te pjerdhur nga mente e kokes qe nuk u ka dale akoma hashashi i Enverit, Dhe jo, nuk jam as ballist, as zogist, as SHQUPist, bile i kam dhjere te tere keta qe nuk ishin te zote t’i futnin ne bythe Enverit nje hu, tamam hu, se karin e hante rregullisht ai mut muti qe e la popullin shqiptar, popullin me koqe ne Europe.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 25, 10:39

      qënje po tregon inteligjencën në shkallën më të lartë që mund të tergohet”A mori pjese ne ndonje beteje ajrore ndonje nga ata 240 avionet?”,jam krenar për këtë llogjikë fantasitke!
      a thu se avjonët e tërë armatimi gërk,psh,mbetën tu luftu nga mëngjesi deri në darkë!?
      aman o qënje mos e ngri veten kaq lart me komente të tilla!!futi një të heshtme atëherë kur nuk ja vlen me shkrujt!!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku April 25, 14:03

        Flm ceno, po se kur ia vlen me shkrujt, e kur ia vlen me hesht ate e percaktoj une, sikurse ti shkruan atehere kur kujton se po thua gjenialitete dhe hesht kur do te heshtesh.

        Nqs nuk e kupton ate qe dua te them une, eshte me mire te heshtesh ti se sa te tregosh se sa te kufizuar e ke mendimin. Megjithate, ti e vendos vete kete pune apo jo? Ti nuk pret te ta tregoj une. Shendet Ceno

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 April 26, 10:49

          qënje
          ke të drejtë!!
          vetëm ti e vendos!!unë nuk të thash që të mos shkruash!!unë vetëm të vlerësova sipas “gjenialitetit” tim!!vetëm të dhash një sygjerim të vogël,ndoshta jashtë zakonit tim!!
          ça ti bësh o qënje,nuk po mundem ta zgjeroj mendimin e kufizuar që kam!!”kur u ndanë aq më ranë”!!
          gjithashtu një ditë të mirë dhe për ty!!

          Reply to this comment
  8. iliri April 25, 02:02

    RRESPEKTE RRESPEKTE RRESPEKTE per heronjt e aviacionit ton qe ishin njerzit me atdhetar dhe me kurajoz te kombit , qe ruajten te pa prekur sovranitetin e kti vendi , LAVDI piloteve dhe deshmorve te AVIACIONIT ton , do kujtoheni per jet keni qen te mrekullushem , krenohemi me ju , RRESPEKTE.

    Reply to this comment
  9. Vatra April 25, 08:51

    Kur i kishit i përqeshnit sot i lavdëroni

    Reply to this comment
  10. Messerschmitt April 25, 09:36

    Ato gjasme Avione per te cilet flasin disa nostalgjike ketu na i kane falur ne kembim te lirise dhe dinjiteti kombetar !

    Reply to this comment
  11. labi April 25, 12:51

    Messershmitt nga komenti dukesh se nuk e ke idene se cfare do te thote dinjitet kombetar,si duket nuk te ka rene te shikosh Shqiptaret e mbas viteve 90 se si i trajtonte Greku e Maqedoni ne kufi,po me e keqja nuk ke pare femrat Shqiptare ne rruget e Italise,Belgjikes e Hollandes si prostituta,per ate kohe te ka fol ndonje xhepist qe sot hiqet si i persekutuar,

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 25, 13:11

      labo
      në tiranë kemi pasur një jevg të vogël,sterr të zi!kishte probleme me trurin,e quanin gëzim,e shkurt e thërrisnin xim kulufi!!
      dhe ai si puna e këtij kovaçit që bën thika,ulërinte”vdekshin jevgjit,rrofshim ne bjondët”!!
      ndoshta ky kovaçi i thikave është i të njëjtës familje!!
      ky e ka më mirë kështu bythëjashtë si sot se sa të mbuluar,ndoshta dhe me lecka,si dje!!
      punë zakoni,labo,punë zakoni!!
      kovaçi është mësuar tërë jetën bythëjashtë!!

      Reply to this comment
  12. shqiptari April 26, 12:33

    Fatkeqsisht antishqiptaret e kthyen ne vend te kapitulluar Shqiperine dhe koloni te Serbise e Greqise qe po bejne c’te duan dhe ne jemi sklleverit e tyre.Kuptohet se langot e Janulles nuk e kuptojne sepse punet u vene fjolle dhe ne paguajme harac perdite e me te madh per serbo-greket dhe kjo fale edhe faktit qe jemi pa ushtri.Ushtria shqiptare e para-90 u ngrit me gjakun dhe djersen e mijera shqiptareve qe kete djerse ta kthejne ne blloqe pallatesh dhe jo vetem Delijorgjit me shoke.Kjo tregon ajo djerse vajti dem se ky popull ka vdekur me kohe.

    Reply to this comment
  13. Adam April 26, 21:30

    More vetem ju vijen inat qe Enveri nuk ju la ta shitni shtetin Shqiptar.Ju ne kohen e Enverit keni ber cdo krime keshtu qe ju keni qen kundra Shqipris.E Enver Hoxha esh deshte te sidhet keq ndaj jush.Se ju keni desht e dishiruar ta beni Shqiprin e shtata republik ne Ygosllavi.Enveri e ka rujtir cdo pedheb te tokes te shqipris.Enver hoxha kishte nji 100 kufijt e Shqipris qe sa as Ygosllavis as Greqija ska pas guximim te nisen ne luft ndaj Shqipris.Sot me keqardhje ushtia e shqipris esht e zhgatrruar as 24 or nukla kapicitet te mbroj Shqiprin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*