Dita e beqarëve në Kinë, “Alibaba” thyen një tjetër rekord

November 11, 2017 15:15

Dita e beqarëve në Kinë, “Alibaba” thyen një tjetër rekord

Gjiganti i tregtisë online dhe Kina kanë thyer një tjetër rekord këtë vit, në ditën e beqarëve, që festohet çdo 11 nëntor, dhe që karakterizohet nga një 24-orësh blerjesh dhe uljesh të çmimeve masive në faqen e gjigantit të e-commerce. Në tre minutat e para të uljeve, u regjistruan transaksione në vlerën e 1.5 miliardë dollarëve.

Rekordi i 1 miliardë juanëve ndërkohë u thye në 51 sekondat e para, nga 52 sekonda që ishte rekordi i vitit të kaluar. Gjatë orës së parë të pazarit në rrjet u regjistruan 57.1 miliardë juanë blerje, që përkthehen në 8.5 miliardë dollarë. Gjatë vitit të kaluar ndërkohë, “Alibaba” raportoi shitje në total gjatë 24 orëve të para në 17.73 miliardë dollarë shitje.

Kompania raporton gjithashtu se, gjatë këtij viti janë në shitje 15 milionë produkte nga 140 mijë marka të ndryshme, që nga mallrat me pakicë deri të mallrat e luksit, nga Australia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që prej vitit 2009, dita e beqarëve apo eventi me dy shifra, për shkak të datës 11 nëntor, është kthyer në eventin më të madh të blerjeve në botë.

November 11, 2017 15:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*