Dita e Rinisë dhe PS e së ardhmes

August 13, 2016 18:59

Dita e Rinisë dhe PS e së ardhmes

12 gushti është Dita e Rinisë. Dhe çdo verë shënon gjurmë të reja për çdo brez. Ata që kanë jetuar verën e 1967-ës thuhet se janë dëshmitarë të verës së dashurisë ‘’summer of love’’. Ndërkohë vera e sivjetshme do të shënohet në memorien e të gjithëve si 2016-a, viti në të cilin Anglia doli nga Bashkimi Europian, aq i ëndërruar nga ata të rinjtë shqiptarë të cilët  sot nuk janë më të rinj.

Breza që përjetuan dramat e ‘91 e ‘97. Ata e panë me sytë e tyre se si u bastis shteti dhe sa jo të besueshme ishin institucionet. Ishin pjesë e një sistemi arsimor që mund ti lexohej lehtas degradimi nga dita në ditë. Shumë prej tyre iu mësynë shteteve të tjera me ndjesinë e inferioritetit në zemër, duke parë  se sa mbrapa ishte vendi i tyre në krahasim me të tjerët.

Këto janë eksperienca që shënojnë jetën e njeriut për gjithmonë. Disa prej tyre nuk e kthyen më kurrë kokën mbrapa e sot kemi plot raste sukesesi në vende të ndryshme të botës. Disa fituan zanate dhe me modesti u rikthyen në Shqiperi, duke rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimeve në vendin tonë. Disa të tjerëve përbuzja që ndjenë ndaj institucioneve dhe zhgënjimi i rinisë së tyre të djegur, ju damkos nëpër buzëqeshjet e ngrira e kurrë nuk arritën ta falnin veten dhe vendin e tyre.

Mos realizimi i pritshmërive i ka kthyer ata në plaçkitës, njësoj si ata të cilët i detyruan të largoheshin nga vendi.  Kanë qenë shumë herë më të lumtur brezi i gjyshërve tanë, megjithëse të rritur në varfëri të pa imagjinueshme, nga prindër të cilët kishin përjetuar  luftra, pushtime, plaçkitje e skamje.

Joleza Koka

Joleza Koka

Por ndërkohë është dhe brezi i të rinjve sot. Ne jemi një brez që nuk e kemi arriturr 1997-ën. Ne jemi rritur në institucione dhe kemi lexuar të njëjtët libra, kemi parë të njëjtat filma e dokumentare si bashkëmoshatarët tanë nëpër botë. Kemi udhëtuar dhe e dimë se cfarë do të thotë të punosh me dinjitet. Ne nuk mund të kënaqemi me pak dhe nuk kemi arsye pse të pranojmë të korruptojmë pritshmërite tona, duke u ngopur thjesht me forma pa përmbajtje.

Për vendin tonë gjithësesi kjo ka qenë një verë e paharrueshme. Shqipëria mori pjesë për herë të parë në kampionatin europian të futbollit. E ne me krenari do kujtojmë që ishim brezi që jetuam gjatë verës që skuadra jonë e futbollit shkoi në europian për herë të parë. Dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve ishte një muaj i mbushur plot argëtim nëpër stadiumet e Francës, ndërkohë disa të tjerëve ju ofrohej opsioni që ti ndiqnin ndeshjet tek Radio Tirana. Sa e çuditshme duhet të ketë qenë kur  gjyshërit tanë, ndërkohë që të grumbulluar tërë kureshtje pranë radios, parafytyronin golat e përshkruar nga zëri i komentatorit sportiv nëpërmjet radios.

Imagjinoni se sa gëzim duhet të sillte në familjet e atëhershme fitorja e skuadrës së zemrës. Jam kurioze se cila mund të ishte ndjesia, që do të na shkaktonte sot informimi me anë të zërit dhe jo me anë të figurës. Falë figurës ne patëm mundësinë ti tregonim të gjithë botës bukurinë e vajzave shqipëtare, të cilat mbushën dhe ngazëllyen stadiumet. Po sikur të ishte vetëm zëri, a do i gjente vallë dot fjalët komentatori sportiv të na përcillte të njëjtat emocione?!

Po sikur të kishim vetëm zërin si mjet komunikimi edhe në art?! A do mund të shijonim dot njësoj krijimet e artistëve tanë?! A do na linin të njëjtën shije këngët që prodhohen sot nëse do ti dëgjonim vetëm në radio, nëse do të mendonim vetëm për tekstin dhe mesazhet që përpiqen të përcjellin ato dhe jo format me ngjyra të videoklipeve. Dhe duket sikur dëmin fillestar e ka bërë vet radioja në fakt. Në kohën që njerëzit kishin si  burim argëtimi zërin, ishte ylli i muzikës Elvis Presley që këndonte ‘A little less conversation, a little more action’.

E parë sot duket sikur kërkesa e tij është realizuar. Diskutimet, reflektimet, debatet, gjithëpërfshirja nuk është më si dikur, por ama ka aksion, aksion me individë unik e të vetmuar megjithëse pjesë të turmës. Si atëherë edhe sot, në menyra të ndryshme çdo brez mundohet ti diktojë atij pasardhës, se si duhet të sillet dhe cfarë duhet të mendojë, por shpesh duke harruarr që vet sjellja e tyre është gjithashtu një mënyrë komunikimi nëpërmjet shembullit. Mesazhi është shumë i rëndesishëm, por korrieri është edhe më i rëndësishëm. Le të themi që në ditët e sotme kemi një mospërputhje të zërit me figurën.

Kemi zëra që bërtasin për barazi, por asnjë herë nuk harrojnë të përjashtojnë veten. Zëra që pretendojnë që duan dijen, por nuk lexojnë libra. Ka gjithashtu një urrejte të përgjithshme ndaj ‘idesë’. Kemi dëgjuar shumë zëra edhe në politikë shpesh të thonë se: ‘U lodhëm nga idetë’ ose ‘Boll më me ide’. Dhe me të drejtë. Dikush që ka një ide sot dhe e shndërron në një biznes pas një muaji, quhet sipërmarrës. Dikush që ka një ide sot dhe ka thjeshtë një ide edhe pas një muaji, quhet kohë vrasës.

Por ka disa ide që e mira është që të qendrojnë të pandryshuara. Duke i rezistuar kohës ato shndërrohen në ideologji, e cila mund të shërbejë si një bazë e shëndoshë ku idetë e reja të jenë gjithmonë një vlerë e shtuar në shërbim të ideologjisë dhe jo të shihen si humbje kohe. Ndërkohë ne sot kemi mungesë të idesë se cfarë po bëjmë, mungesë të ideologjisë, dhe inovacion të pashtershëm të variacioneve të formës. Shumë forma, por jo përmbajtje. Shumë figura pa zë. Shumë tog fjalëshe por jo kontekst, e aq më pak koncept. Prandaj është shumë e rëndesishme që të rinjtë ti rikthehemi  librit, ti rikthehemi fjalës, që të mund të mos shikojmë thjesht korriera të së vjetrës edhe në të ardhmen.

Andy Warhol ka bërë një predikim me titulin e një ekspozite të tij më 1968 duke thënë se: ‘Në të ardhmen, çdo kush do të bëhet i famshëm-botërisht për 15 minuta’. Por ne jemi parti e majtë dhe promovojmë solidaritetin, punën në komunitet dhe dashurinë për njeri tjetrin dhe jo kultin e individit. Si të majtë duhet ta dënojmë shoqërinë e cekët të spektaklit që nuk i intereson së cfarë ndodh me të drejtat dhe liritë e atyre që janë ose jo në nevojë.

Lider i mirë është ai që krijon kushtet që të lindin lidera të rinj, jo ata që i shprëbëjnë strukturat me largimin e tyre. Nuk dua të them thjeshtë që më vjen mirë që garën e ‘Zërit të fressh’ këtë verë e fitoi Sekretari i Përgjithshëm i forumit, por që u tregua edhe një herë që të rinjtë e sotëm shikojnë dhe vleresojnë përtej formës. Ajo që ka vërtetë rëndesi është puna në përditshmëri dhe dashuria për projektet në të cilat përfshihemi dhe jo sjellja në mënyrë uniforme për të bërë gjëra thjesht sepse i bëjnë të gjithë të tjerët.

Për t’u përmendur është edhe vajza më e votuar e cila është fituesja e kampionatit të vjetshëm të Fressh Debat, apo edhe mirësjellja dhe bashkëpunimi i të gjithë kryetarët të zgjedhur me votë falë aftësive të tyre organizative, por që nuk ishin pjesë e garës. Kjo garë na mësoi që rinia shqiptare ka ndryshuar. Gjenerata jonë nuk impresionohet nga të fortit, apo paratë e shpejta. Socialistët e rinj sot  zgjodhën skuadrën. Grupin e miqve që debatojnë me njëri tjetrin, ndajnë ide, shikojnë fima, janë solidarë e ndihmojnë njëri tjetrin dhe këdo që ka nevojë.

PS e së ardhmes jam e sigurtë, që do të jetë një platformë që do të ketë si moto frymën e bashkëpunimit dhe diskutimit të ideve dhe jo i konkurencës së panevojshme në një vend kaq të vogël sa i joni, ku çdo kush është tejet special dhe i domosdoshëm, po aq sa edhe gjithë të tjerët.

August 13, 2016 18:59
Komento

6 Komente

  1. Claus August 14, 00:36

    Sa shkrim siperfaqsor, shkrim tipik i nje te riu ose te reje te koheve se sotme, qe rrethanat shoqerore e kane hedhur ne nje batak ku lluca i terheq dhe i thith thelle ne vorbullen e saj, ndersa gjate kesaj thithje para syve u shfaqen endrra te bukura dhe plot shkelqim te nje te ardhmjeje per nje bote qe keta kane ndermend te projektojne.
    “Idete i kemi me bollek” aq sa shume prej tyre po cirren me te madhe: “Mjaft me me keto u lodhem me to, po na pelcet koka, aq shume kemi!”
    Dhe per ironi te fatit keto ide u shfaqen diku ne ndonje party shkume ne Jale, a ne ndonje feste a pervjetor ku mballomat te fjalimeve me zhargone “moderne” po pa kuptim do tu hyjne ne veshet e tyre ashtu sic mund te hyje ne stomak, mushkeri dhe gjak alkooli, hashashi a kokaina.
    Mjerim epokal qe nuk besoj se do te kaloje aq shpejt,
    dhe diku zihen ne goje fundvitet `60, si vite te “summer of love”!!!!
    Aq ka degjuar dhe aq ka lexuar dhe faji nuk eshte i saj. Po nuk ke c`ben, kohet te tilla kane ardhur ku degradimi intelektual nuk ka kapur per fyti vetem rinine e sotme, por dhe nje pjese te mire te politikaneve europiane dhe matane Antlantikut qe nuk kam deshire ti ze me emra ne goje.
    Jemi ne nje epoke “liberale”, te “lirise”, pa norma dhe tabu shoqerore dhe kjo forme duhet te sundoje ne cdo forme te shoqerise. Ketu kemi arritur.

    Para pak kohesh me ra ne dore nje shkrim botuar ne nje magazine prestigjioze shkruar nga nje profesor i shkencave shoqerore ne Universitetin e Columbias.
    Ishte nje pergjigje ndaj nje debati te hapur ne ate magazine filluar nga kolegu i tij B. Ulrich.
    Dhe pyetja e ketij te fundit ishte fare e “thjeshte”:
    A kemi rene ne qorrsokak?

    Per kete vajze socialiste 12 Gushti eshte festa e rinise. Asgje te keqe nuk ka ne kete mes. Le te hidhet shkume dhe le te konsumohen substanca euforike.
    Une deshiroj te kaloj nje dite me tej dhe pikerisht me 13 Gusht. Ne kete date, pra sot kur po shkruaj kete koment eshte 90 vjetori i liderit komunist kuban Fidel Kastro dhe ndertimi i Murit te Berlinit ne vitin 1961.

    E bera kete paranteze per te dale pikerisht ne pikepamjet e profesorit amerikan qe me argumente bindese duke pare historine dhe zhvillmet e shoqerise njerezore dilte ne perfundime se kjo periudhe shoqerore ka rene nje nje status-quo te tmerrshem ku idete dhe ideologjite mungojne plotesisht.
    Rrymat politike dhe ideologjike qe kane sjelle zhvillime dhe revolucione industriale dhe shoqerore, debati filozofik e majta perparimtare dhe e djathta konservatore kane rene ne nje gjume te thelle letargjik.
    Perplasjet e rinise shkollore me shtetin konservator a te dhunshem si ne vitet `68 jane tashme histori.
    E pra nuk ishin nje “summer of love” ato vite, ato vite ishin vite perleshjesh qe kane cuar deri ne vrasje, si Rudi Duschke ne Gjermani, ishin vite qe sollen ndryshime radikale shoqerore dhe nje emancipim shoqeror qe ndoshta ishte ndikuar nga emancipimi qe buronte nga vendet ish-socialiste te asaj kohe.
    Kishte dhe “love”, por ajo ishte nje “love” proteste dhe jo nje “love” Jale.
    Lufta e Ftohte ishte dhe nje perplasje ideologjike e midis te majteve dhe te djathteve qe shkendijat i kishin marre nga revolucionet borgjeze, komuna e Parisit e cila kurorezohet me revolucionin e Tetorit ne vitin 1917. Ishin periudha ku debati, idete, filozofia dhe ideologjite perplaseshin pa meshire duke cuar boten perpara.
    Ndersa sot rrymat ideologjike mungojne plotesisht. Sot “Liria” ekonomike dhe shoqerore nuk njeh kufij dhe si kundershtare e saj ka lindur tashme Islami radikal.
    Ja ne keto kushte jemi.
    “Liria nuk eshte gjithshka” titullohet shkrimi i prof. amerikan.”
    Perendimit i mungon fantazia dhe kembengulja per te kerkuar dhe kuptuar kete bote te re dhe pa rregulla, vazhdon ai me nentitullin e tij.

    Shkrimi i tij me vuri ne mendime dhe i dhashe plotesisht te drejte.
    Jemi ne epoken e “Pokemon-Go” ku disa te rinj per te ndjekur ate kane rene dhe ne gremine.
    A lemi rene ne qorrsokak?
    Pergjigjen mund ta gjeni vete. Une mendoj se po dhe bashke me kete rini “qe po u shperthejne idete nga truri” ne kete loje qe ka kapur globin ka rene natyrisht dhe shoqeria shqiptare dhe bashke me te dhe PS e “te ardhmes”.
    Problemi eshte si e shikon dhe e gjykon kete shoqeri bashke me partite qe dalin nga to.

    13 Gushti ishte per mua nje dite qe u kujtua dhe u respektua ne mediat europiane dhe me vuri ne mendime.
    Ndersa 12 Gushti dite ku eshte luajtur sigurisht me zell te madh, me koken ulur dhe me ecje kaotike Pokemon-Go.

    Reply to this comment
  2. demo August 14, 03:26

    E ke qare.Mbylli dyert dhe dritaret naten.

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati August 14, 04:10

    Nuk e lexova fare ket skandalozen e aps-se hahahaha

    Kjo esht Jovan Bregu i PS-se

    Ne fakt kjo te kujton irganizatat e rinise ne kohe te Dulles hahaha
    . Esht komplet tip foli murit , nqs do perdornim nje shprehje Vlore

    Jane komplet qesharake keto metodat ne keto kanarinat rinire

    Reply to this comment
  4. nick August 14, 07:29

    E papare nga thellesia e mendimit. Te kane marre ne qafe moj vajze…

    Reply to this comment
  5. Ben August 14, 11:34

    Paska shkruar kjo tarallakja.Mbas disa kohesh kjo mund te behet ministre.O Shqipni, e mjera Shqipni

    Reply to this comment
  6. Tina August 14, 16:21

    Vajza ka shkruar shume qarte dhe kush nuk e merr vesh pune e tij Ajo eshte arkitekte ne profesion dhe dallon qe eshte e lexuar..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*