Dita e Verës, ja ku mund të festoni nesër në Tiranë

March 13, 2016 10:39

Dita e Verës, ja ku mund të festoni nesër në Tiranë

Cilat janë aktivitetet që ka organizuar bashkia e Tiranës në këtë ditë festive. Nga koncertet në shesh, tek panairet ushqimorë. Kënde speciale lojërash për fëmijë dhe ansambël muzikor

Dita e verës tashmë është kthyer në një festë tradicionale në Shqipëri, kjo ditë simbolizon ardhjen e verës, duke i “shkundur” njerëzit nga një periudhë e ftohtë dimërore. Ndonëse kjo festë është gjerësisht e njohur që si epiqendër ka qytetin e Elbasanit, festime dhe aktivitete masive ndodhin edhe në kryeqytet.

Aktivitetet e parashikuara për Ditën e Verës,

Aktivitetet në sheshin “Nënë Tereza”

09:00 – 22:00 Panairi Eko – Kompani lulesh si dhe disa sipërmarrje riciklimi do të behën pjesë e panairit.

09:00 – 22:00 Panairi Ushqimor “Merkata e Gjelbër”, si një nga pikat e forta të aktivitetit.

09:30 – 10:30 Parada e nxënësve nga Kryeministria në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza”, ku rreth 1000 fëmijë të veshur më uniforma të gjelbra dhe kafe do të vendosen në formën e një peme sipas koreografisë së veçantë nën moton “Jeto Eko, Festo Eko”

10:00 – 15:00 Bike Fest – Pump Track BMX & MTB Show – akrobaci nga profesioniste me biçikleta, gara për fëmijë dhe të rritur përballë Pallatit të Kongreseve.

10:30 – 15:30 Performanca artistike të llojit karikatura, portrete dhe violinë.

10:00 – 22:00 Hapësira sportive – vendosja e fushave të tenisit, basketboll, minifootball si dhe sporte të veçanta si bilardo me këmbë, në pika të ndryshme të sheshit “Nënë Tereza” dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

12:30 – 13:30 Teatri Kombëtar i Kukullave, me shfaqe argëtuese për fëmijë.

13:30 – 14:30 Cirku Kombëtar me performanca të ndryshme argëtuese për fëmijë dhe të rritur.

14:30 – 18:30 DJ – Grup DJ të rinj nga shkolla “Robert Radoja”.

18:00 – 19:00 Ansambli i Tiranës me kërcime të ndryshme, të cilat i japin motive tradicionale festës së 14 Marsit.

19:00 – 24:00 DJ, grupe xhazi, performanca artistike etj.

Aktivitete në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, lulishtja te sheshi “Skënderbej” dhe tek ish-Blloku

10:30 -13:00 Koncerti i (Vodafone) (Dj Aldo, Sidrit Bejleri, Juliana Pasha, Kaos, Era Istrefi, Ledri Vula) – Tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kullave Binjake.

10:30 – 13:00 Këndi i lojërave për fëmijë – parku “Rinia” (Vodafone) – animatorë profesionist, face painting, artistë me balona, maskota dhe argëtim pafund për fëmijët.

10:00 – 16:00 Dita e Balonave (në lulishten pas statujës së Skënderbeut) – Tirana fton fëmijët dhe prindërit të ndërtojmë, zbukurojmë dhe ngremë lart balonat shumëngjyrëshe.

12:00 – 24:00 “Telecom Albania Street Party” – koncerte alternative me të ftuar të ndryshëm si Tuna & Cozman, Dj Blunt & Real, 21 DJ në dy skena në rrugicat e Bllokut (Rr.”Ibrahim Rugova” dhe rr. “Pjetër Bogdani”).

March 13, 2016 10:39
Komento

1 Koment

  1. jorgji prifti March 13, 20:11

    beni cfare te doni ! po me kto lule te bukura populli shqiptar nuk i ka pare gjithe jeten ! complimenti ! se punojne te gjithe ne vendin e tyre pa u perzier me ( k !!!!!!! politike ) shqiperia ja hedh edhe amerikes u lumte !!11

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*