Detajet/ Dita e Verës, Rama mbledh qeverinë në Elbasan

March 13, 2018 12:07

Detajet/ Dita e Verës, Rama mbledh qeverinë në Elbasan

13 dhe 14 marsi e gjen qeverinë në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillojë mbledhjen e radhës në kuadër të nismës së mbledhjeve në 12 qarqet e vendit.

Qeveria do të mblidhet mesditën e 13 marsit në një hotel në qytetin e Elbasanit. Pas përfundimit të mbledhjes, që pritet të zgjasë rreth 30 minuta Kryeministria do të dalë me deklaratë për vendimet e marra.

Pas kësaj, Qeveria niset për në fshatin Tregan, në një takim dhe drekë pune me sipërmarrësit e zonës në turizëm dhe agro-turizëm.

Në orët e pasdites, qeveria rikthehet në qytetin e Elbasanit në aktivitetin “Bashkëqeverisja”, ku do të flitet për zhvillimet e Elbasanit nga 2013 deri në 2017 dhe planet deri në 2021.

Mbrëmja mbyllet me një darkë me 10 personalitetet e spikatura të qytetit, në një nga hotelet e qytetit.

Dita e Verës nis me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro që pritet t’i dorëzojë certifikatën e pronësisë Kishës Katolike dhe më pas vijon me vizitën e Ramës dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në panair.

Mesditën e 14 marsit është parashikuar rikthimi në Tiranë.

o.j/dita

March 13, 2018 12:07
Komento

4 Komente

  1. Vellezerit Zena March 13, 12:50

    NJE DIT DJELE NJE DIT ZEMONI
    MBLODHA QEVERRIN’ NE BRADASHESH
    NUK KA ÇEL AS GJETHE MONI
    SE KETA KAN IK TE GJITH PER LESH!

    Reply to this comment
  2. Kris 1 March 13, 13:50

    Dreka e darka pune pa familjen.Qeveri qe po demton shendetin per te miren e popullit.Dobesohet qeveria e lehtesohet Bexheti i shtetit.Pune ciganesh
    .

    Reply to this comment
  3. Liu March 13, 15:35

    E ka katandisur si eskorte qeverine.

    Reply to this comment
  4. info analitike March 13, 21:22

    Hani pini e rrembeni se paguan poplli! Po grupet mafioze te Elbasanit dhe Qazon kur do ti futni ne burg apo e llogaritni nder pesonalitetet e spikatura?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*