Dita e Veteranit

July 10, 2017 19:38

Dita e Veteranit

Sevo Tarifa*

Njëzet korriku i vitit 1957, shënon datëlindjen e organizatës së veteranëve të LANÇ. Dhe kjo ngjarje mbeti në histori “Dita e veteranit”. Rrënjët e kësaj dite festive janë në Luftën çlirimtare, në gjakun e dëshmorëve. Pavarësisht se ky bashkim politik u realizua 13 vjet pas Çlirimit, organizata e veteranëve u rrit si një Lis gjigand, të cilin megjthse e ka zënë gjithnjë era, ai ka qëndruar i palëkundur. Ka gjelbëruar përherë. Lëshon vazhdimisht fidanë. Këta fidanë janë pasardhësit e veteranëve që rrjedhin nga i njëjti gjak.

Dy breza, një ideal

Vitet ikin një nga një. Ikin dhe breza njerëzish, por shoqëria njerëzore vazhdon. Lindin dhe rriten breza të rinj. Njëri brez zëvendëson tjetrin. Janë etër e bij, që Jetojnë në kohë të ndryshme, por ndjekin rrugën e paraardhësve. Pasardhësit e veteranëve kanë një privilegj të veçantë: janë trashëgimtarë të denjë të brezit luftarak atdhetar, që u ndesh dhëmbë për dhëmbë me pushtuesit e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë. Luftuan dhe fituan. Nga radhët e tyre ranë dëshmorë, të cilët mbetën Yje të pashuar; u plagosën luftëtarë dhe mbetën invalidë, “Dëshmorë të gjallë”.

Veteranët e LANÇ përbëjnë një fond të artë. Lufta dhe fitoret e tyre janë thesar i madh kombëtar. Organizata e tyre ka një aktiv të madh lufte, pune, përvoje. Baballarët u lënë bijve një testament, thelbi i të cilit është mbrojtja e idealeve të luftës, i gjakut të dëshmorëve, i lirisë së popullit, i punës për rritjen e mirëqenies së tij, i pavarësisë së atdheut, i lulëzimit të tij.

Të zëvendësosh veteranët e Luftës në misionin e tyre atdhetar është nder i madh: pasardhësve u besohet marrja e stafetës luftarake dhe çuarja e saj përpara. Paraardhësit veteranë dhe pasardhësit e tyre janë dy breza, që kanë një ideal, një rrugë, e cila nuk ka qenë dhe nuk është e shtruar me lule, por është rrugë e thepisur, me pengesa e vështirësi, që ndriçohet me “proxhektorët” e heroizmit partizan. Dhe sa herë që pasardhësi ndodhet përpara problemeve të vështira, pyet veten: si i kanë kapërcyer paraardhësit ato? Dhe gjen çelësin e duhur.

Ndjenja të prushta

Lexon gazetën Kushtrim brezash dhe sheh me kënaqësi emra pasardhësish, fotografi të tyre, fjalë të përzemërta, pjesë nga biografia dhe kontributi i tyre. Dhe ndien dy ndjenja prush:

E para, malli i zjarrtë për paraardhësi. Kujton dëshmorët, që nuk arritën të jenë në organizatën e veteranëve, por mbetën përgjithmonë në tribunën e nderit të saj, Kujton veteranët trima, që luftuan me vetëmohim dhe u bënë flokëbardhë, por punuan pa u lodhur derisa u ndanë nga jeta, të përcjellë me nderim. E pasardhësi thotë: “Me ju, baballarë jemi tok, / si juve këmbët do t’i mbajmë në tokë/; do bëhemi edhe ne baballarë,/ dhe gjakun tuaj do kemi në damarë/, veç malli për juve do na marrë”.

E dyta, krenaria për filizat e rinj, pasardhës besnikëç të veteranëve, anëtarësia e të cilëve fuqizon organizatën dhe zbukuron radhët e saj si lulet e pranverës. Janë me mijëra pasardhës, filiza të rinj në Pemën e organizatës: si rriten, si aktivizohen në veprimtaritë e saj, si diskutojnë, si shtojnë abonimet në “Kushtim brezash”. Firma të tyre i shohim në shtyp.

Zogj shqiponje

Kur sheh si pranohen në organizatën e veteranëve djem e vajza, që janë në lule të rinisë, të kujtohen paraardhës partizanë, që kërkonin me këmbëngulje të ngjiteshin malit, por u thuhej se “je i vogël”. Dhe këta djelmosha, që ende s’kishin hequr briskun në faqe thoshin: “O bëhem partizan, o në shtëpi nuk kthehem”! Dhe rrinin aty pranë çetës partizane. Pastaj pranoheshin partizanë dhe nga ngazëllimi fluturonin si zogjtë. Në Brigadën e VI Sulmuese kishte 60 pionierë, siç kishte dhe 120 shoqe partizane. Vetëm në vëllimet 7, 8 e 9 Yje të pashuar janë 29 dëshmorë fëmijë: 2 prej të cilëve 14 vjeçarë, 9 janë 15 vjeçarë, 12 pa mbushur 16 vjeç dhe 6 janë 17 vjeçarë!, të nuk mundën të gëzonin statusin e veteranit.

Çelo Sinani ishte 15 vjeç dhe s’pranohej të shkonte partizan. Dhanë e morën ta bindnin, por ai qe i vendosur të ishte dhe të luftonte si shokët çlirimtarë. Dhe e tregoi veten se kush ishte. Më 26 nëntor 1944, Mark Gjon Markaj, me bajraktarë e 150 forca mercenarësh, tentuan t’i presin rrugën Brigadës VI Sulmuese. Lufta u ndez e ashpër. Armiqtë sulmuan pozicionin e mbrojtur nga pionieri 15 vjeçar. Heroi i vogël qëlloi me automatik dhe vrau të parin e tyre, plagosi një tjetër, u ngrit për të hedhur dy bombat e dorës, por u godit për vdekje. Ra zogu i shqiponjës, por u hodhën në kundërsulm shqiponjat. Armiku u mbyll në rreth të zjarrtë dhe u detyrua të dorëzohet. Kurse pionierit iu këndua: “Dhe dy ditë vinte liria/ duhej mbrojtur istikami/ barrikadë trupi i tij/ barrikadë Çelo Sinani”.

 Gjak dhe djersë

Heroizmi i filizave vazhdoi edhe pas çlirimit. Ashtu si kolonat partizane vërshuan vullnetarët e rinisë në aksione kombëtare e lokale për rindërtimin e ndërtimin e vendit. Dhe në punë e sipër toka u lag me djersë të bardhë e u bashkua me gjak të kuq. E kush nuk dëgjoi për shpirtin atdhetar të dëshmores Shkurte Pal Vata? Po për dëshmorin libohovit Levend Dervishi e sa e sa të tjerë? Dëshmorëve të luftës iu shtuan dëshmorë të punës. Stafeta e veteranëve të Luftës mbahej lart dhe qëndisej me gjak e djersë të filizave të rinj. Jo vetëm. Niseshin për në aksione të rinj vullnetarë dhe në makina hypnin fshehurazi pionierë! Donin të punonin dhe këta për lulëzimin e vendit! Paraardhësit luftëtarë frymëzonin pasardhësit. Dhe gjerdani i veprave të tyre zgjatet maleve e bregoreve, kalon nëpër shkëmbinjtë e bardhë dhe fushave të blerta.

Stafeta luftarake e brezave në Shqipëri nuk ka munguar as në thellësinë e shekujve. Kulmi i heroizmit të tyre arriti në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pasardhësit e sotëm të veteranëve me siguri do t’i ngrenë lart e më lart traditat e bukura të paraardhësve të tyre.

*Anëtar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve tw LANÇ-it

July 10, 2017 19:38
Komento

7 Komente

  1. drita July 10, 20:34

    Sevo Tarifa, edhe ke guxim te flasesh ti miu I diktatorit, qe ike edhe me azil politik. Mendoje qe njerezit do benin me ju , krahet e diktatorit,ate qe bete ju per 50 vjet me njerezit qe s’ju deshen. Ik ore me gjithe tet bir dhe na lini rehat. Boll na cate veshet 50 vjet. peshtirosje e vertete!!

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 10, 20:45

    Po sot per Shqiperi o veteran me thua si je,ku je,kur krimi e korrupsione me pushtet sundon mbi Ne?Jane po bijte tuaj qe si ju nuke lane gje pa bere duke grabitur e tjetersuar pasuri kombetare e private nga fuqia e pushteteve,si ju dje,por me nje dryshim te madh,ju patet pak ndere qe i ruajtet dokumentat e arshivat,sikurse Turqia,Zogu,Italia dhe Gjermnija,por keta bijte tuaj me prosine e eterve qe vrane shoket e tyre per pushtet,dogjen hipoteka,dhe shkallmuan arshiva vetem e vetem per ti fshehur bemat e eterve te tyre,atyre palo veteraneve qe u bene nje me djallin,duke vrare fjalen e lire dje,kurse sot terrorrizonje e masakrojne kundershtaret e tyre,si dikur ju,e gjitha kjo vetem e vetem per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Mjaft me, me bemat tuaja,le te flase historia per ju o veterane,se per trimat foli e kendoje populli ne vite.A e dini kush jeni ju,ju jeni bijte asja gabelje qe prosiste te birin kur shkoje ne lufte,bire beje dredha plumbit e fshiu pas gaxhoit.Te pozosh me nje mori dekoratash duke u vetemburrur per dje,kurse sot muti ka marre dhene ne c’do fushe te jetes,kjo nuke eshte jo vetem patriotizem,por as dhe moral.Fundi fundit,kush e hodhi moralin qe ta merrnit ju.

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D. July 11, 08:39

    pERSHENDETIE DHE FALEMINDERIT I NDERUARI KRYEVETERANI SEVO TARIFA, sa na shkruani.
    Shendet e pena pene, si gjithnje atdhetare, JUAJA.

    Guri Naimit D .

    Reply to this comment
  4. per 100 vjetorin July 11, 12:25

    Nje homazh per ty, per ju, per te gjithe

    Nuk mund te them saktesisht se cfare kam ndjere kur kam degjuar Sinfonine nr.7 te kompozitorit te madh Dimitri Shostakovic me titull “Sinfoni per Leningradin”, por nje gje mund te them me siguri, ajo sinfoni ishte padyshim nje homazh per ty, per ju, per te gjithe ata veterane te njohur dhe te panjohur, qe sot na keni lene nje copez modestie, thjeshtesie, nje copez ideali te pa cuar deri ne fund.
    Ishte viti dimri i vitit 1942 kur kjo sinfoni u degjua per here te pare ne veshet e qytetareve te Leningradit te rrethuar egersisht nga trupat naziste. Terrori, dhuna, uria, kufomat tmerri, ngricat ishin rituali i zakonshem i atyre diteve ne Leningrad, por jo vetem atje, ndoshta kudo dhe ne Shqiperi dhe ja ne ato dite u ngriten violinat, oboet, flautet dhe orkestra e Teatrit Balshoj e evakuuar ne Kujbishev filloi ti jepte botes antifashiste tingujt e pare te saj.
    Ajo sinfoni nuk ishte vetem nje sinfoni por dicka me shume se kaq, ishte nje burim optimizmi dhe fitoreje por njekohesisht ishte dhe nje nderim dhe homazh per te gjithe ju, qe rate dhe jetuat me tej.
    Nga premiera e saj tashme kane kaluar tashme 75 vjet, por ajo sinfoni ka mbetur e pavdekshme dhe notat e saj luhen sot ne te gjithe boten. Keto nota te asaj sinfonie do te mbeten ne kujtesen e njerezimit, te njerezve afert dhe te larget, te pasardhesve qe keni lene pas si nje mesazh perkujtimi dhe nderimi qe na vjen nga teper larg.

    Me kujtohet gjithashtu dhe e madhja Vace Zela ne Shqiperine tone me zerin dhe vargjet e saj hyjnore me nje kenge te saj qe e kam degjuar aq shpesh gjate viteve te femijerise nga nje radio e tipit “Balaton”,e cila me ka mbetur dhe sot ne vesh.
    Me ate refren dua ta mbyll kete homazh me fillese sinfonine nr. 7 per kete brez ndoshta sot te shuar:

    Shperthe sot, kenga ime
    per ata qe vdesin per kete toke
    si yll ndricojne
    kurdo, kudo ndricojne

    Tekst hyjnor padyshim dhe kjo ishte epoka juaj.

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 11, 21:08

      O 100 vjetor,po kjo bota e sotme e kujte eshte,a nuke eshte e bijve dhe mostrave te tyre qe si dje dhe sot lane me gjak te pafajshem ne emer te ”lirise”kalldremet e rrugeve shqiptare,si brenda dhe jashte saje.Dhe nje here per ju nostalgjiket e diktatures komuniste,nese Hitleri nuke do ti kishte hapur lufte Anglise e USA-s,sot Rusia do kishte gjuhe zyrtare gjermanishten dhe rusishten.Mjaft me me pseudo patriotizma qe nuke i shkojne per shtat nje rrealiteti ne kohe e vite.Luften e bene patriotet dhe fituan,por sundimine e rrembyen barbaret,te pa ngopur me leke te piset e pushtet pa kufi si dje dhe sot brenda djallit.I perjetshem do te mbetet kujtimi per deshmoret e kombit,kurse per barbaret mallkimi i mijra nenave dhe grave e femijeve jetime rente mbi to dhe avoketerit e tyre,qe si dje dhe sot derdhin lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Diktatures komunisto-nazifashiste e terrorriste militariste mos i mbifte fara,Zoti i ndeshkofte per te mos mbire me.Amen

      Reply to this comment
      • bir partizani dhe veterani July 12, 11:48

        Duket qe te paska lene perendia sakat nga trute o “drejtesi e shtrember”. E paske mbyllur tere kete psikopati prej injoranti me nje “amen”. A mos ke ndonje origjine nga cubat e Malesise?

        Po cfare ka shkruar “100 vjetori” a e ke lexuar mire?
        Ka bere vetem nje homazh per ata veterane dhe ish-partizane dhe asgje tjeter.
        Po faji i “100 vjetorit” eshte o cub pa shpellash qe per baballaret dhe gjysherit tuaj po ashtu cuba nuk gjen asnje nderim dhe respekt ne bote? Hajde se ne Shqiperi keni marre ca medalje dhe dekorata qe eshte turp ti mbash ne gjoks, po ne bote, ne Lindje e Perendim, Veri e Jug jo vetem qe nuk ju kujton njeri, por kane vec neveri.

        Ta them edhe njehere nuk eshte faji i atij me lart qe cubllekun e keni sot dhe 75 vjet me pas ne gjak. Ju shohim dhe ju degjojme cdo dite sojin tuaj qe urrejtjen e paskeni patur natyre te dyte, por nuk ke cben historia kete dekorate ju dha per te mbetur ne faqet e saj plehrat e historise.
        Respektin dhe homazhin ndaj veterenave te luftes nuk e heq dot njeri, per kete te jesh i sigurte, pavaresisht viteve qe do te kalojne, ashtu sic nuk ju a heq dot njeri damken e tradhetise dhe kusarise qe keni marre me bemat, krimet, vjedhjet, syrgjynosjet neper furriqet e Europes ashtu sic e ka dhene aq bukur ne romanin e tij Nasho Jorgaqi”. Dhe per kete ka shembuj plot, duke filluar nga Ahmeti cub dhe deri tek Butka qe u gjet ne hale i vetevrare.
        Nuk ju ben derman as ai injoranti Agron Tufa per te fshire historine me filma dhe me libra se aq fuqi nuk ka.
        Historine nuk e fshin dot se aq njerez te lexuar ka dhe do te kete.
        Brezat do te shkojne dhe vijne dhe ato sinfoni do te luhen kudo nga Berlini dhe Vjena dhe nga Londra deri ne Melburn, por per ju dhe sojin tuaj cfare do te kendohet?
        Poema e Shefqet Musarajt apo kenga ” o raki moj bukuroshe qe me bredh qoshe me qoshe”?

        Shkurt dhe qarte: Enver Hoxha paska patur te drejte per ato qe ka bare ndaj sojit tuaj, ndoshta ka qene pak me human. Deshmitare jemi ne sot, qe ju shohim cdo dite.

        Te te them te degjosh ate sinfoni nuk te them dot se as trylylyne nuk njeh, te them te degjosh Vace Zelen edhe kete nuk e them se te jep dhimbje koke, te them te hapesh Biblen dhe te lexosh ca rreshta kam frike se nuk do ta kuptosh. Pra me faren tuaj nuk ke cben duhet te presesh edhe 100 vjet te tjera qe te shuheni me rrenje, por ne histori vetem si plehra do te mbeteni. Kjo do te jete veper e kohes dhe vetem e saj.
        Je tashme i qarte o drejtesi?

        Reply to this comment
  5. Mark uk July 12, 09:20

    Pse ka prap ksi shurranash gjalle.Si ka mundesi qe kemi 73 vjet qe kan ikur gjermant e paska gjalle te quajtur veteran.Po sa vjec kan qen qe paskan luftuar.Prap kerkoni more se na nxit jeten per 50 vjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*