DITA-FORUM / Tri opinione për teatrin politik të këtyre ditëve

June 22, 2017 10:35

DITA-FORUM / Tri opinione për teatrin politik të këtyre ditëve

 

Nga Entela Resuli – DITA

 

Prej më shumë se një muaji jemi në fushatë elektorale. Ditën e diel vendi shkon në zgjedhje parlamentare.  Për nga mënyra se si dërgohet mesazhi te publiku diçka ka ndryshuar në fushatën e këtij viti. Strategjia e komunikimit ka ardhur në një formë tjetër.

Nuk ka më as mitingje, as koncerte madhështore, as postera elektoralë që të dilnin përpara kudo. Mungojnë grupet e këngëtarëve që bëheshin pjesë e skuadrës së një partie të caktuar.  Ka më shumë puthje e përqafime të politikanëve me njerëz të thjeshtë.

Foto me fëmijët dhe të moshuarit janë ato që shpërndahen me tepër nga Facebook-u i tyre. Takimet në familje tradicionale, me ndonjë teke raki përpara, duke u sjellë si njerëz të shtëpisë janë parë shpesh në këtë fushatë.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar spoteve të cilët transmetojnë një mesazh elektoral. Kryeministri është kujdesur më shumë në këtë drejtim,  i cili njëherë shfaqet si “polic” që nuk toleron shkelësit e ligjit me dëshirën për të bërë shtet dhe një spot tjetër e tregon atë në mundimin  e sipër për të tërhequr litarin drejt Shqipërisë që duam.

Por i vetëm në përpjekjen e parë ai nuk ia del dot si për të treguar se ka nevojë për të gjithë, që drejtimin Shqipërisë ia japim të gjithë bashkë.

Lulzim Basha, është munduar më shumë në këto spote të tregoi se ku ka përfunduar studimet dhe ku e ka njohur bashkëshorten!

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim është mbështetur te mesazhet e të rinjve, duke bërë thirrje me zërin e tyre se përse duhet votuar kjo forcë politike.

Por  për mos të mbetur te spotet, ne jemi munduar që me anë të specialistëve të komunikimit dhe të medias ta shohim në disa kënde këtë fushatë e cila është në ditët e fundit të saj.

Sot në Dita kemi marrë mendimin e Valbona Sulçes, gazetare dhe specialiste për Median,  Ervin Gocit, pedagog në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës dhe Afrim Krasniqit, politolog.

***

Për të lexuar mendimin e Valbona Sulçes kliko KËTU

 

Për të lexuar mendimin e Ervin Gocit kliko KËTU

 

Për të lexuar mendimin e Afrim Krasniqit kliko KËTU

June 22, 2017 10:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*