Dita kundër korrupsionit, ambasada e SHBA shpall fituesit shqiptarë për…

December 9, 2017 17:59

Dita kundër korrupsionit, ambasada e SHBA shpall fituesit shqiptarë për…

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, e cila shënohet sot më 9 dhjetor, ambasada e SHBA në vendin tonë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.

Në profilin e saj në ‘Facebook’, ambasada e SHBA ka shpallur fituesit për Shqipërinë të konkursit rajonal vjetor ‘Rinia për një shoqëri pa korrupsion’. Duke publikuar emrat e fituesve, SHBA iu uron atyre suksese në konkurrimin me fqinjët e tyre në Ballkan për çmimin e madh.

Postimi i ambasadës:
Sot është Dita kundër Korrupsionit dhe ne kemi kënaqësinë të shpallim fituesit për Shqipërinë të konkursit rajonal vjetor “Rinia për një shoqëri pa korrupsion”.

Fituesit në kategorinë video janë:

Vendi i parë – Lazime Toshi

Vendi i Dytë – Erisa Hasani nga Gramshi

Vendi i tretë – Denada Rama

Fituesit në kategorinë poster janë:

Vendi i parë – Mikele Alia

Vendi i dytë – Jetmira Sejko

Urime fituesve në Shqipëri, të cilët do konkurojnë me fqinjët e tyre në Ballkan për çmimin e madh.

 

December 9, 2017 17:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*