Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/ Shqipëria sensibilizon me moton: Mbro Trashëgiminë, mbro të ardhmen

April 18, 2017 14:26

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/ Shqipëria sensibilizon me moton: Mbro Trashëgiminë, mbro të ardhmen

 

18 prilli, ёshtё shpallur Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982.

Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnё vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave.

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me DRKK në të gjithë vendin ka organizuar aktivitete sensibilizuese në Durrës, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, etj, në një bashkëpunim të MK, IMK dhe DRKK duke patur si qëllim sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullsisë me dashurinë për trashëgiminë kulturore, me kujdesin e përditshëm për monumentin dhe vlerën kulturore!

Sot, në të gjithë vendin të  gjitha monumentet do të jenë të hapura dhe falas për publikun

Ja disa nga aktivitetet që zhvillohen sot në gjithë Shqipërinë me qëllim mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës

Përkujtim i Viktori Puzanovës me rastin e 50 vjetorit të vdekjes

Sesion shkencor në Muzeun e Artit Mesjetar Korçë.  Kumtesa  mbi jetën dhe veprën e Viktori Puzanovës. nga studiues dhe njohës të figurës së Puzanovës , Maks Velo, Suzana Varvarica, Edlira Çaushi , Lorenc Glozheni,  etj

Realizimi i një ekspozite,  organizuar nga stafi i muzeut me veprat/riprodhime të Puzanovës, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë.

Ekspozita “Muzeu shëtitës”

Kjo ekspozitë  do të ketë në fokus prezantimin nëpërmjet imazheve të 26 paneleve nga pavijonet dhe objektet e Muzeut Etnografik Berat. Nxënësit vullnetarë do të bëhen pjesë e shpërndarjes së informacionit nëpërmjet flayerave për Muzeun Etnografik.

Ekspozita“Pazaret Mesjetare të Beratit” me foto të vjetra

Ekspozite e hapur fotografike me site arkeologjike dhe peisazh natyror nga Lezha Shkodra dhe lugina e Drinit

Demostrim i etnografise(veshje) se ketyre zonave, si dhe prezantim me video projeksion rezultateve te germimeve arkeologjike ne Lezhe, Shkoder, Koman.

Ekskursion në Parkun Arkeologjik “Finiq”

Nxënësit janë njohur me monumentet kryesore të parkut Arkeologjik “Finiq” dhe me zbatimin e projektit “Milestone”

“18 Prilli”, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjikë-Parku Arkeologjik Amantia, Vlorë

Nxënësit pjesëmarrës do të çelin një panair kulinarie dhe një ekspo me foto dhe punime për monumentet dhe sitet. Në bashkëpunim me “Miku i Monumentit” do të kryhet pastrimi dhe mirëmbajtja e P. A. Amantia.

Vizita në monumenti “Xhamia e Gjin Aleksit” Rusan Delvinë

Nxënës të shkollës së mesme  “Sulejman Delvina” & Mësusesit e kësaj shkolle & Specialistë te Sektorit Sarandë. Do të njihen me Monumentin “Xhamia e Gjin Aleksit” Rusan ku do të ndjekin nga afër Rikonstruksionin e Xhamisë

Mozaik kulturor i gdhendur ne leter

Si e shikoj unë Gjirokastrën e gurit nëpërmjet penës dhe ngjyrave .Te rinj te cilët mëshirojnë me punën e tyre atë qe është pak ti thuash e bukur…Skicat dhe pikturat e tyre dhurate për shtëpitë dhe muzetë e qytetit

Kur historia te jep produktin ne t’i japim frymen, Shtëpia Topullarajve

Shtëpia e Topullarajve ku historia ka folur me kohen, trimërinë, penën, mendjen ne këtë dite ne përkujtojmë atë pjese te historisë shumë te rëndësishme për ne..

April 18, 2017 14:26
Komento

1 Koment

  1. ULLI MAGNA April 19, 09:51

    KESAJ PO

    QE I THONE …

    ‘PROMOVIM NE KOHE REKORD’ ?! …

    … ‘KUJTESA’ PER KETE ‘DITE ZYRTARE’

    BEHET PAS KA KALUAR

    MESDITA E VETE KESAJ DITE …?! …

    ME SHUME RENDESI KA

    ‘TRAJTIMI I BUXHETIT’ SI ‘FOND I HUMBUR’ …,

    SE SA ENERGJIZIMI DINAMIK

    I KULTURES DHE I ARKES SE SHTETIT … ?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*