Dita nderon Teutën në shtesë, Tërbuni drejt Kategorisë së Parë

February 22, 2016 09:43

Dita nderon Teutën në shtesë, Tërbuni drejt Kategorisë së Parë

Teuta rikthehet te fitorja ndaj Tërbunit, që ka hedhur një tjetër hap drejt Kategorisë së Parë. Durrsakët triumfuan 2-1 në “Niko Dovana” pas 90 minutave ku bënë gjithçka mirë për të marrë tre pikëshin që i afron në -1 nga Tirana në pritje të sfidës së bardhebluve në Korçë.

Skuadra e Maganit nuk e pati të vështirë për të marrë kontrollin e ndeshjes dhe këtë e bëri që në minutat e para, pasi në të 7’ Magani dha shkëndijën e parë, ndërsa pak sekonda më vonë Lena goditi drejt portës, por topi u devijua. Ishte sërish Magani që në të 28-ën ishte shumë pranë zhbllokimit të rezultatit, por topin në rrjetë e kaloi Bruno Dita 5 minuta më pas, duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit Kuka.

Pukjanët nuk e shënjestruar asnjëherë gjatë fraksionit të parë portën e Teutës, ndërsa durrsakët tentuan edhe disa herë për të vulosur rezultatin, por pa sukses. Ndeshja u bë edhe më interesante në fraksionin e dytë, pasi në të 55-ën, Hodo kishte në këmbët e tij topin e golit të dytë, por nuk arriti të realizonte, ndërsa 20 minuta më pas, Tërbuni ndëshkoi vendasit me golin e Karakaçit.

Minutat në vijim folën vetëm për durrsakët, që iu afruan golit, por e gjetën suksesin vetëm në sekondat e fundit të takimit me Bruno Ditën, që sigloi rrjetën e dytë personale me vlerë 3 pikëshi. Një sukses i vuajtur për “Djemtë e Detit” që arrijnë të dalin me një fitore të vuajtur nga “Niko Dovana”, ndërsa Tërbuni zhytet edhe më shumë në fundin e klasifikimit duke menduar për Kategorinë e Parë.

February 22, 2016 09:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*