Lista e memecëve, deputetët që kanë “ngrohur” karriget në Kuvend

August 16, 2015 16:09

Lista e memecëve, deputetët që kanë “ngrohur” karriget në Kuvend

Janë mbushur dy vjet që kur kjo përbërje parlamentare është në detyrë, pas zgjedhjeve të përgjihshme të 23 qershorit 2013.

Mes 140 deputetëve, 59 ishin të rinj në sallën e Kuvendit, ndërsa disa të tjera akoma “më të rinj”. Sepse kanë marrë mandatin akoma më vonë, pasi kanë zëvendësuar kolegët e tyre, përgjithësisht ministra që kanë lënë mandatin sipas një premtimi të koalicionit të majtë.

Ose kanë hyrë në Kuvend pasi disa deputetë kanë konkurruar në garën e fundit bashkiake.

Përgjatë këtyre dy viteve, nuk kanë qenë të pakta konstatimet, (nga njerëz publikë dhe akoma më shumë nga qytetarë të zakonshëm që rëndom i shprehin ankesat dhe vërejtjet në rrjetet sociale dhe mediat online), se cilësia e deputetëve të Kuvendit ka ardhur gjithnjë në rënie. Dhe kjo legjislaturë e ka ruajtur “trendin”. Janë bërë krahasime me përbërjen kuvendore të vitit 1991, madje janë shtyrë shumë të tutje në kohë, me parlamentin shqiptar të “pranverës së parë demokratike” 1920-1924.

Përtej nostalgjisë dhe “trukut” që bëjnë vitet që kalojnë, duke na lënë në mendje vetëm aspekte pozitive të kohëve të vjetra, duket se shqiptarët bien dakord që përshkrimi i mësipërm është i vërtetë: Ky parlament lë një shije të hidhur; është (me disa përjashtime, padyshim) një tubim kukullash anonime që ngrenë dorën vetëm për të votuar robotikisht. Ideja e një kuvendi njerëzish të zgjedhur si ujët e pakët që bëjnë ligje dhe diskutojnë mbarëvajtjen e punëve të këtij vendi është shumë romantike për të zënë vend në këtë rast. Ne e kemi zëvendësuar këtë ide, me kornizën tashmë të fiksuar të sherreve e replikave qesharake të ditës së enjte në sallën e Kuvendit, me protagonist kryesisht S.Berishën, të cilat pas kuriozitetit dhe gallatës fillestare, janë bërë të padurueshme.

Duke “hetuar” brenda mundësive tona aktivitetin dhe inaktivitetin e deputetëve të Kuvendit, redaksia e DITA-s ka hartuar një listë syresh që më shumë se kolegët e tyre, nuk e kanë justifikuar dot rolin dhe peshën që duhet të ketë një deputet në një republikë parlamentare. Qoftë dhe ajo shqiptare. Ata ose nuk kanë hapur ndonjëherë gojë, ose e kanë hapur se u flihej. Nuk kemi listuar përkatësinë e tyre partiake, sepse nuk është e rëndësishme. Shumë prej tyre nuk njihen fare nga publiku, shpesh edhe nga banorët e zonave apo lagjeve ku jetojnë.

Paraprakisht, duhet thënë se kriteri nuk ka qenë sa herë i kemi parë në televizor duke diskutuar në seancë plenare. Informacionet tona saktësojnë se ka mjaft deputetë që janë aktivë dhe diskutojë në komisione për projektligje të ndryshme, edhe pse nuk i shohim doemos live në “Kuvendin e së enjtes”. Por në përgjithësi, ky parlament ka qenë i ndarë qartazi: Në deputetë aktivë, të njohur dhe figura publike që i kanë dhënë tonin jetës parlamentare, dhe të tjerë anonimë.

Pse erdhëm deri këtu? Arsyeja kryesore duhet kërkuar tek sistemi zgjedhor proporcional aktual dhe lënia e ekskluzivitetit të hartimit të listave të kandidatëve për deputetë, në dorë të kryetarëve të partive. Kryetarët fatkeqësisht kanë dëshmuar se patjetër duan së pari njerëz të bindur që s’dalin nga rreshti. Duke i shndërruar grupet parlamentare në grupe merhumësh. Të paktën, ndoshta kjo listë ndikon për mirë në këtë histori.

Pak më në detaje

Nga 12 deputetë që ka qarku i Vlorës, tre prej tyre kanë diskutuar vetëm në raste të veçanta. Mira Shehu, rrallë herë ka folur, ndonëse është pjesëmarrëse në dy komisioni si ai për Veprimtarinë Prodhuese dhe zëvendësuese në Komisionin për Arsimin dhe Median. Liljana Elmazi ka mungesa të shumta në mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë ku ajo merr pjesë, ndërsa janë dy ose tre fjalime të saj në sallën e seancave plenare. Pak minuta llogariten dhe për Shkëlqim Selamin që është anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Duke qenë se ka dhe numrin më të madh të deputetëve, qarku i Tiranës numëron dhe numrin e deputetëve më të “urtë”, të cilëve rrallë herë u është dëgjuar zëri. Deputeti Tahir Muhedini është anëtar i Komisionit të Ligjeve. Risia e vetme e deputetit Ylli Shehu për këtë vit është ndryshimi i partisë. Deputetët Rakip Suli e Parid Cara vështirë se kanë shënuar emrin si relatorë në ndonjë procesverbal të komisioneve parlamentare apo të seancave. Po ashtu, edhe Keltis Kruja, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Për deputeten Erjeta Alhysa vështirë të thuhet diçka.

Deputetët e Shkodrës gjithashtu kanë zgjedhur të heshtin nëpër komisione ose në seanca plenare. Irma Kopliku, Helidon Bushati, Gjovalin Bzhetaj e Agron Çela kanë qenë shumë të tërhequr. Të njëjtën gjë, edhe dy deputetët e Kukësit Alban Zeneli e Mimoza Hajdarmataj.

Sa i përket deputetëve të Gjirokastrës, i vetmi që ka preferuar të mos jetë shumë aktiv, është deputeti Dashamir Kamberi.

Ndonëse Fieri është një nga qytetet më të mëdha pas Tiranës dhe problemet do të duhej të nxirreshin më shumë në pah për të marrë një zgjidhje, pesë deputetë të këtij qarku duket se kanë qenë dakord me problemet e nxjerra nga kolegët e tjerë dhe vetë kanë preferuar të mos flasin. Bujar Çela, Adelina Rista, Anduel Xhindi, Kozma Dashi dhe Omer Mamo kanë preferuar që këtë sesion të flenë, sikurse dhe në sesionet e mëparshme. Ndërsa deputetja Antoneta Dhima vetëm në maj e ka marrë detyrën./DITA

 

LISTA

Eduart Bejko

Anila Agalliu

Gledjon Rehovica

Silva Caka

Bedri Hoxha

Përparim Spahiu

Roland Keta

Gentian Bejko

Esmeralda Shkjau

Bujar Derveni

Aqif Rakipi

Arbjola Halimi

Luljeta Arapi

Edlira Çekrezi

Luan Duzha

Bujar Çela

Adelina Rista

Anduel Xhindi

Kozma Dashi

Antoneta Dhima

Omer Mamo

Dashamir Kamberi

Alban Zeneli

Mimoza Hajdarmataj

Mhill Fufi

Agron Çela

Gjovalin Bzhetaj

Helidon Bushati

Irma Kopliku

Erjeta Alhysa

Keltis Kruja

Parid Cara

Rakip Suli

Tahir Muhedini

Ylli Shehu

Liljana Elmazi

Mira Shehu

August 16, 2015 16:09
Komento

19 Komente

  1. perkthyesi August 16, 13:40

    Konstatim i sakte, por mbi te gjitha, i dhimbshem! Kur mendon se jane zgjedhur (mjaft prej tyre dhe te emeruar), per te ngritur zerin e per te percjelle mesazhe pergjegjesie ndaj problematikes se komunitetit qe perfaqesojne, vegjetojne per shtate pale qejfe, duke u trajtuar me paga te majme! Kush e mban pergjegjesine per kete situate alarmante dhe kriminalizuese ne Parlament? A jane te ndergjegjshem kryetaret e Partive, qe krahas te rinjve te papervoje, ne Kuvend ka njerez qe jane ulur 25 vite me radhe, duke mos prodhuar asgje? Mendoj, se populli, me te drejten e tij universale, te flake tej nje here e mire kete grupim shushunjash, qe ka pire gjakun e njerezve, pa e care koken per hallet dhe vuajtjet e tyre!

    Reply to this comment
    • David August 16, 14:39

      Sakte,te ishin vetem shushunja ,eshte gjysma e se keqes,por ato te mrre se bashku nuk jane gje tjeter vetemse nje bande superkorruptive e superkriminale qe sundon vetem duke mashtruar,grabitur e tjetersuar vota,pasuri kombetare dhe private me fuqine e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tro pusteteknikk ne vite.Tirana zyrta akoma nuk don ta besoje se dita e gjykimit per mijra krimi dhe superkorrupsione qe ka mbi supe po afron…………………

      Reply to this comment
  2. Bureto August 16, 16:57

    Shtoj ketyre, (disa prej te cileve sigurisht anonime, qe mund te jene te ndershem e te urte, por “menece”) edhe disa qe kompromentojne rende statusin e deputetit, si Mark Froku, Tom Doshi, Arben Ndoka e ndonje tjeter, atehere gjendja eshte me te vertete alarmante. 25 vjet sitem pluralist dhe shikoni ku jemi katandisur. Turp, per politiken shqiptare, por me turp per kryetaret e partive qe sjellin kete produkt ne Kuvend, qe eshte baza e shtetit.
    Per fat te keq na kujtohet koha e Kuvendit me mjelese e shofere, po te pakten ata te shkrete dy here ne vit shkonin ne ‘Kuvend” , dhe per me teper nuk paguheshin si te tille (perjashto honoraret). Te tjerat i dinte kupola partriake ose me sakte diktatori Enver Hoxha. Nuk eshte e tepert te thuhet se sot Hoxha eshte zëvendesuar, ose me mire ai eshte ndare me tresh: Berisha, (e kuptoni pse ky) Rama dhe Meta. Pra nje prapaktheu e hatashme.
    Nga numri i deputeteve “memece” dhe me probleme, numri i te cileve shkon afro 50 (sipas listes), rezulton se edhe pa ta parlamenti mund te beje dicka (aq sa ka bere). Atehere a nuk do te ishte mire (ky eksperiment tashme e ka vertetuar) qe ne kuadrin e pritshmerise per disa ndryshime ne Kushtetute, me rastin e reformes ne drejtesi, te reduktohej numri i tyre ne 100 dhe si pasoje, gjate ndryshimeve eventuale te Kodit Zgjedhor, te kalohej ne sistemin e zgjedhjeve proporcional me lista te hapura, dhe/ose maxhoritar i paster. Tek ky i fundit dihen rreziqet e kandidateve te pavarur te ashtuquajtur “te fortet”, qe mund te deformojne voten nepermjet blerjes se saj, por kjo dukuri tashme ka ndodhur. Te pakten atehere partite nuk do te kene pergjegjesi, ‘Sovrani’ eshte populli, dhe ai nuk zgjidhet, keshtu ay po i zgjodhi le t’i gezoje. Gjithsesi koha, me sendertimin e nje demokracie me funksionale dhe emancipimin e me tejshem te vete elektortatit, do ta rregulloje edhe kete. Pra politika eshte ne kohe qe ta shikoje me seriozitet kete shemtire, dhe ne zgjedhjet e vitit 2017, te shohim dhe te votojme kandidate qe te na nderojne si ne ashtu dhe veten, duke bere pune te mira per kete vend, e kete popull mjaft te vuajtur. Dhe jemi keshtu, sigurisht qe, edhe per shkaqe te tjera, por per mendimin tim, faktori determinant ka qene dhe mbetet politika dhe vendi ku ajo materializohet; pikerisht pra Kuvendi.

    Reply to this comment
  3. agostin August 16, 17:21

    “Kure heshtja, eshte me e vleshme se ajo qe thone , atehere me mire te heshtin”

    Reply to this comment
  4. santana August 16, 17:51

    Keta jane “mbushje topi” ne politike e cila behet nga dy persona formalisht..rahje ujit ne havane se çelsat i ka tjeter kush…regia eshte gjetke.

    Reply to this comment
  5. Gasper August 16, 17:52

    Shumica jane wsdhe femra sipas rekomandimeve te Europes.

    Reply to this comment
  6. KontiMonteKrabes August 16, 17:52

    Deputete luksi duhet thene me mire, as dreqit nuk i hyjne ne pune kaq shume, keta jane thjesht kepusha qe hane nga taksat e shqyptareve dhe nuk kane nje ide ne koken e tyre te kalbur, Shqypnia duhet te kete 31 deputete, keshtu do te duket qe ka parllament.

    Reply to this comment
  7. bebu August 16, 17:55

    Per mua ka shume me teper merhume se keta qe ka listuar Dita.
    Ne gjithe parlamentin nja 10 a 15 deputete degjohen.
    Gjithe te tjeret jane kot.
    Nuk di a i lexojne ato ligjet qe prodhojne. Njeher nje deputet me ka thene qe thjesht marin nje urdher nga shefi i grupit parlamentar dhe votojne ne grup, as qe dine cfare votojne sepse pertojne te lexojne

    Reply to this comment
  8. gani usa August 16, 17:56

    Pupupuuu
    Futini ne google, keta emra.
    e vetmja gje qe u del eshte nje llogari ne facebook si kalamajt.
    Kaq eshte kontributi i tyre ne shoqeri
    Cfare turpi!

    Reply to this comment
  9. Fari Balliu August 16, 18:02

    Po ckeni me keta te shkrete,kur ne krye te tyre eshte Ilir Meta??? Keta ne Pallavrament nuk jane per te folur,por per biznes ose per ndonje “hapje shale”sepse vetem tek neve ndodh qe
    Gjimnazistet na u bene depudete.Pika ne bythe megjithe parlament.

    Reply to this comment
  10. miku August 16, 20:59

    Kjo eshte cilesia e zhvillimit te trurit ne Shqiperi. Ne 25 demokraci TRURI I SHQIPERISE ka emigruar, sepse ketu nuk eshte vleresuar.

    Reply to this comment
  11. A Pyka August 17, 03:37

    Nuk e kuptoj cfare I do Shqiperia 140 deputet, gjysma e tyre do te ishte prape shume.

    Reply to this comment
  12. METEH August 17, 08:16

    Po rrogen e marin keta ?-Marrja pjese dhe diskutimi ne kuvende eshte PUNE & puna paguhet,pra keta nuk kan punuare.Kane nje te drejte:Te gjithe kohen ne kuvend e konsumon Saliu dhe drejtuesit e seancave e lene te flase se kane frke prej tij.Çudirat shqipetare qe skane te mbaruar.Kuvendi duhet te kete 70 deputet dhe jane shume…!

    Reply to this comment
  13. era August 17, 08:36

    MIRA SHEHU ,LILJANA ELMAZI BRAVO ,KOKAT E VLORES A PIKA , SERVILE KALIBRI…

    Reply to this comment
  14. Ina Hoxha August 17, 08:47

    derisa te kete deputete te listes kjo situate do te ekzistoje. mjere ne per perfaqesuesit qe kemi ne parlament. groteske se nuk i zgjedhim, por i votojme

    Reply to this comment
  15. Mark uk August 17, 13:32

    Deputeti duhet te banoj ne zonen elektroale nga ku zgjedhet.Ata duhet te jen sipas nr te popullsis.Nje dhoj i kan sherbyer popullit si tani qe jan 140 sikur ishin dikur 250.Thuhet se 40 deputet nuk kan folur as ne seanca parlamentare as ne grupe,pra vetem kan marr rrogen.Nje gje duhet pare se edhe ata qe kan folur ma teper jan share me njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  16. luani August 19, 23:13

    Po Fidel Yllin, nuk ka folur per dy mandate… e vetmja here ka qene ciuciu maucedun..hahahahh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*