Shkurt 2017, orët e fundit të Dritëroit

January 31, 2018 12:01

Shkurt 2017, orët e fundit të Dritëroit

Elona Agolli

Asnjë çast nuk e pranova që babai im nuk ishte më. E mendoja që do ta takoja pasditeve. Do ja dëgjoja zërin e puthja duart. E megjithatë vinte dita e fundit e javës e unë shkrehesha në vaj, shkoja ta takoja aty, nën qetësinë e qiparisëve, aty ku duket që nuk ka fjalosje, por nuk është e vërtetë. Unë llafosja e kuvendoja me atin tim. Tani shfletoj ditarin tim, ato çka unë i kam quajtur Fletët e dhimbjes, thuajse një vit më parë.

Shkurt 2017… Një brengë e madhe më mbërthen shpirtin. Brenga e të moskuptuarit. Nuk arrija të zbërtheja fjalë e xheste, lëvizje duarsh të babit 4 ditë para se ai të mbyllte sytë. Kishte katër ditë me intubim për frymëmarrje të drejtuar, e thuajse tërë kohën ishte i përgjumur. – Pse kështu?- pyesja doktoreshën. -Po kështu na udhëzojnë protokollet mjekësore e gjithçka ndiqet sipas atyre protokolleve ndërkombëtare të rastit në fjalë. Dmth, duhet mbajtur në gjendje gjumi e qetësie derisa të normalizohen parametrat e të nisë të aktivizohet frymëmarrja.

Kështu që babi përgjatë 6 ditëve pas shtrimit në reanimacion, thuajse nuk reagonte dhe ishte tërë kohën në gjumë. Unë erdha nga Italia të enjten pasdite, pas një përmirësimi të mërkurën pasdite të babit.

Tani, më mori në telefon i entuziazmuar, duke më rrëfyer për organizmin e fortë të babit, që kapërcen çdo situatë të vështirë. ”Këta mjekët nuk njohin fuqinë e babit. Ata thonë fjalën e keqe pa u menduar.”- vijonte vëllai im më tepër se optimist.

Tani më qetësoi disi, por një si tymnajë gri gjithsesi më pushtonte mendimet dhe gjendjen shpirtërore. Me zor prisja të kthehesha e të shkoja drejt e te babi.

Tani më tregonte sesi kur ishte përmendur pak babi, një ditë pas shtrimit, i kishin shkarë në faqe dy pika lot.

Kishte dëgjuar zërin e mamit dhe Tanit e ishte ndjerë i përmalluar. Të enjten, nga ora 7 shkova në spital; babi flinte me atë tubin e tmerrshëm në gojë, të lidhur me ca fasho, me garza të vendosura në anën e djathtë të qafës, mesa duket tubat e frymëmarrjes.

Sytë i kishte të mbyllur e sado unë e puthja duart e i fërkoja ballin, nuk reagonte. Infermieret këshillonin të mos i shkaktonim emocion e për këtë arsye duhej shumë kujdes.

Pas 6 ditësh intubacion dhe pasi mesa duket nuk i kishin dhënë morfinë e ilaç gjumi, babi hapi sytë. Bënte lëvizje me duar sikur kërkonte të shkruante. I dhamë një dosje e një fletë të bardhë së bashku me stilolapsin.

Dora i dridhej e nuk shkruante dot. Hodhi në letër ca si firma, pa mundur të deshifroheshin dot. Gjithsesi dukej që reagonte mirë.

Po atë ditë ja hoqën tubat dhe babi dukej më i qetë. Buzëqeshi kur i shkova te krevati e më tha që ” nuk flisja dot, më kishin vënë në gojë diçka.” Ndjehej si i lehtësuar. Në hundë kishte tubat e hollë të oksigjenit, njëlloj si ato që mbante në shtëpi.

Gjatë dy ditëve ishte pak i acaruar, kërkonte të çohej e të ikte. Mesa duket kërkonte shtëpinë. Infermieret i bërtisnin dhe ai paçka se burrë autoritar dhe i fortë, bindej e nuk bëzante, porsi një fëmijë i urtë.

Por herë pas here, e sidomos kur shkonim ne, reagonte duke kërkuar të çohej. Mami përpiqej ta qetësonte, duke i krehur flokët e bukura,duke e përkëdhelur e i folur në vesh. I thoshte: – Rri edhe pak Dritëro, se do ikim në shtëpi, sa të bëhesh më mirë. Ja qetësohu, fli pak.

E babi ngrinte sytë lart, sikur fliste me zogjtë e me perëndinë. Herë – herë i dridhej mjekra, lëvizte duart sikur trembte djajtë, mblidhte buzët e merrte një pamje sikur vajtonte.

E kam në sy pamjen e Atit tim autoritar, e tashmë i mpakur e i pamundur nga afrimi i zuzkës, shtrigës Meremje.

Oh babushi im, sa mall kam tani që shkruaj. Pse të lashë aty, në atë krevat hekuri, i rrethuar nga tubat, në atë pavion vdekje.

Ti kërkoje ndihmë, doje t’i shpëtoje atij burgu të zi e prandaj më thoje shpesh : “çfarë është ai hu atje, ajo copë hekuri “; kur ula kokën një ditë për të puthur, më kape flokët e m’i tërhiqje.

Nuk e kuptova çfarë doje babushi im. Kur të shërbenin infermieret, inatoseshe e madje njërën e quaje police, kurse ato që donin të ndërronin u thoje: Kokëmisër, hiq duart nga aty ku më prek vetëm Sadija ime.

Si namuzqar, nuk mund të pranoje nënshtrimin e kujdesin e të tjerëve për ty, varësinë nga të tjerë njerëz e jo nga Sadija.

Mesa duket, kur e pe që duhej të nënshtroheshe, kur e pe që përpjekja për të ikur nga sytë këmbët nga ai pavion i vdekjes, ishte e kotë, vendose të mos frymëmarrësh.

Sapo pive pak lëng kiwi, të përgatitur nga unë, na hidhje sytë herë mua herë mamit, i largoje më pas, e i ngrije sipër.

Flisje me shpirtra e zot, i bukuri im. Pas dy orësh na u dha lajmi i kobshëm: Arrest kardiak. Ora 4 pasdite dt 3 shkurt, dite e premte. Fytyra të ngrira, pa shprehje, të ftohta. Dritëroi, zemra e tij ndaloi. – Mos, mos më thuaj. Babi, nuk do të shoh më. Ati im, duart e mia, flokët e bukura, nuk jetoj dot pa ty. O zot pse nuk më more mua. Tmerr, babi i ftohtë, me bluzën e leshtë të veshur, me buzëqeshje, i bukur.

Babushi im, po shkruaj tani me stilolapsin tënd. Aq për zemër i kishe sa përherë doje të vetmen dhuratë: parker, stilolaps, apo stilograf.

Sot mbushen plot dy javë babush që po fle vetëm, në tokën e ftohtë; të lamë vetëm babush e vetmia është vrastare.

E ndjeje babushi im që edhe pak kohë të kishte mbetur për të qëndruar bashkë e prandaj atë pasdite kur të telefonova zëri yt buçiste, kishte ankth, alarm, dashuri, përgjërim: Lona, kur do vish? E unë mjeranja që nuk e kuptoja thirrjen tënde.

Ti i jepje fuqi vetes për të artikuluar fjalët e fjalitë e unë dëgjoja zërin buçitës e kurrë nuk ma merrte mendja që do të gjeja në spital, në atë gjendje të tmerrshme, me tuba e të përgjumur siç të gjeta.

Babushi im, nuk më njohe tërësisht kur të qëndroja afër krevatit, pasi nuk më komunikonin sytë e tu. Ishe lodhur duke më pritur, e kur unë erdha ishte tepër vonë.

16 shkurt 2017

January 31, 2018 12:01
Komento

12 Komente

  1. anticensurë25642654 January 31, 12:52

    moj e bija e dritëroit,ma merr mëndja se nuk ka qënë dëshira tënde të futesh si thumb thesi në këtë kohë në faqet e ditës,por dhe nëse!
    a kujton ti se të njëjtat gjëra nuk i kemi përjetuar dhe ne me prinërit tanë??
    prindi dhëmb si prind qoftë enver,dritëro apoo liza e qymyrit(nuk e di të ket pasur fëmij por po të kishte njëlloj do tu dhumte)!!
    mua më duket pak si pa vënd,njëlloj si poezitë e dukës për cicat e virgjëra,të fillosh e të tregosh historira në një kohë kur shqipëria po rioptohe!ose më mirë po pëson coptimin e radhës nga tradhëtarët e radhës!!
    përse nuk jep dhe ti një mendim;si pesrson që ke mundësinë të afishohesh në gazetë,mua s’më pjerdh njeri;për këto marrveshje me gërkun??
    mund të jemi ne;që mendojmë se po tradhëtohemi,që kundërshtojmë këto marrveshje,megjithëse në fazën e projektit;gabim!dhe ti të jesh në një krah me projektuesit dhe zhvilluesit e këtyre marrveshjeve,mua,por dhe humë të tjerëve do të na pëlqente të na sqaroje!të na ndriçoje!!
    sepse piktori,artisti,”nga i cili nuk mund ti vijë asgjë e keqe shtetit”,si duket nuk ka aftësinë ta bëjë!!është aq i paaftë sa fillon e shan!!shan sikur ka të bëjë me murgesha kuvëndi!!por harron palloshi i tironës se nga ne është përpjekur të mësojë sharjet!!dhe aty ka dështuar mynxyra e shqipërisë!!

    Reply to this comment
    • Franci January 31, 23:20

      Anticensure je llumi shoqerise , je nga ato kerma qe kuterbojne nje ore larg.
      Driteroi ashtu si Ismaili jane legjenda te letersise shqiptare me te cilet krenohen shqiptaret e ndershem me prejashtim te ndonje krimbi te ndyre si puna jote qe lindin dhe vdesin si krimba.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 1, 09:35

        franci mi zemra!!
        për dritëroin nuk kam shumë për të kundërshtuar!!
        ndoshta në momentet e fundit,pleqëria e bëri të vetën,bashk me të bijën,e prishi me bekimin që i dha lul buzkuqit.por sa për kadarenë?!
        mos më bëj tia filloj nga e para!!
        skam kohë të merrem me kërma njerzore!!
        duhet të merrem me halenë politike që po na tradhëton!!dhe moli ka tradhëtuar veten e ne,ka qënë frymëzim për këtë politikë,por në fund të fundit nuk mundë të firmosë ndonjë gjë që na prish punë!!
        maksimumi pjerdh tru si të tutë!!
        shkruaj për tradhëtinë që po na bëhet,dil në demostratë dhe mo më çaj trapin mua me llumra!!

        Reply to this comment
  2. i madh January 31, 13:11

    Kokemiser hiqi duart nga aty ku m prek vetem Sadija 🙂 🙂 🙂

    I madh Driteroi edhe ne shtratin e vdekjes

    Reply to this comment
  3. Tringa e malcis. January 31, 16:57

    Antiçensure! Nga ky koment dukesh se sa i pashpirt je. A flitet keshtu kur dikush shpreh dhembje per njeriun e vet te dashur, pa folur pastaj qe ketu eshte fjala per nje shkrimtar qe na ben nder ne te gjitheve, natyrisht perveç ty, sepse nuk e meriton.

    Reply to this comment
    • dashi qe i prin kopese (sali protopapa) January 31, 17:30

      o tringa e melcis

      ashtu si ismaili i pas 1990 qe vrau Kadarene e para 1990..ashtu dhe Agolli vrau Driteroin….me pak fjale ishte vete Driteroi qe vrau heroin e tij Memo Meten..dhe shkoi u dorzua para sali berishes dhe sali protopapes vertete

      I Takoj atij brezi qe u rritem me poezite e Driteroit dhe Romanet e Kadarese..biles shume here qe kishim “dyshime” qe Enveri po bente gabime te renda kishim nje fare garancie te Driteroi dhe Ismaili qe i benin “gojore” Enverit..
      .
      Edhe pse i kam dashur shume driteroin dhe kadarene ,,sjellja e tyre ishte IMORALE…se e shanin Enverin e tyre me shume se te burgosurit e Spacit..
      .
      Shitja e nderit dhe heronjeve te tyre sidomos te Driteroit te Lul bashkrimineli ne 8 maj 2011 kur vodhi bashkine e Tiranes me Arvizune i ve nje kryq te rende emerit te Driteroit..

      Habitem kur qe gjalle Driteroi…mire se e shante enverin me “rob shtepie”..po pse nuk kerkoi falje per kete poezi te bere pak muaj qe doli si minjte nga anija qe po mbytej
      …..

      Dritëro Agolli

      Elegji për Enver Hoxhën

      1.

      Ish i rëndë dimri i sivjetshëm

      Dhe pranvera erdhi me mundim

      Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,

      Erdhi me një det me hidhërim.

      Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,

      Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;

      Shqipërisë zemra iu lëndua,

      Shqipëria jote po derdh lot.

      Shqipëria Jote s’i kish parë

      Mbyllur as në gjumë syt e Tu,

      Qielli i ballit Tënd me yj të larë

      Ndriti dhe nga retë nuk u zu…

      Falmë, Enver, që po përmend në vjershë

      Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,

      Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,

      Deshe jetën në çdo poezi.

      2.

      Malet heshtin, malet ulin kryet,

      Roje rrinë në arkivolin Tënd,

      Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,

      Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.

      Eh, shiriti i zi, një ton me hekur

      Më rëndon në krahun tim, Enver,

      Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,

      Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…

      Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,

      Falmë Enver që kaq i dobët jam!

      Paska çaste kur njeriu I shkretë

      Veten se pushton e dot s’e mban!

      3.

      Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,

      Nëpër fluturime si nëj zog,

      Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime

      Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…

      Ti na rrite dhe na bëre burra,

      Rrite çdo të ri dhe çdo plak,

      Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,

      Ndezëm komunizmin prag më prag.

      Ne me ty, me dorë i kapëm yjet

      Dhe i vumë përmbi Shqipëri;

      Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet

      Nëpër gjysmëshekullin e ri.

      Falmë, Enver, që kryet i kam ulur

      Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;

      Neve, që furtunash jemi turrur,

      Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!

      4.

      Vallë a do mësohemi njëherë

      Pa të patur pranë dhe mes nesh,

      Bora nëpër male kur të bjerë,

      Dielli kur të dalë midis nesh,

      Plisat kur të ngrihen në luginat,

      Fushat kur të vishen me flori,

      Kur të nisë Komani turbinate,

      Kur të mbushet plot liqeni i ri,

      Kur të zgjohet herët Gjirokastra

      Dhe të hapen portat në sokak,

      Kur shamitë e nuseve buzarta

      Flokëve të çelin si zëmbak,

      Kur të mblidhen shesheve fëmijët

      Tok si luleshqerrat në livadh,

      Kur si zjarr të ndizen karafilët

      Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,

      Kur Një majet duart të trokasin

      Mbushur plot me lule dhe me gaz,

      Kur pëllumbat kopshtit të gugasin

      Dhe të rrahin krahët në pullaz,

      Kur Tirana mes përmes të dritave

      Të lundrojë natën si në det,

      Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave

      Të na duket sikur dikë pret,

      Kur të vijnë Kongreset e Partisë

      Me hap komunizmi ngadhnjimtar

      Dhe të ndritë balli i Shqipërisë

      Me flamurin Tënd të ngritur lart…

      5.

      Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë

      Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!

      Zemrën time do ta nxirrja jashtë

      Të ta jepja Ty me ngazëllim!

      Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!

      Fjalët më përzihen, sigurisht!

      Vallë a mos jam bërë njeri tjetër

      Dhe harroj që jam një komunist?

      Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,

      Është i gjallë e ndër të gjallë rron,

      Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt

      Dhe armatën komuniste çon.

      Si profet ngre kokën madhështore

      Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,

      Dhe na thotë njihni veç fitore,

      Pastë nder e dritë vendi im!

      Dhe na thotë: ruajeni Partinë,

      Që e lidhëm më dyzetenjë,

      Jam mes jush, mes brezave që vijnë,

      Jam me mendje, frymë dhe me zë!

      6.

      Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,

      Ndofta kam përlotur ndonjë varg,

      Jam njeri me mish e gjak dhe unë,

      Ndonëse shoh si komunistët larg.

      Unë e di se zemra Jote e madhe

      Di të falë, e mua ti më fal

      Si poet u preka kësaj radhe

      Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.

      Jam krenar që rrojta me Ty bashkë

      Dhe jam bashkëkohas tok me TY,

      Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,

      Pashë pranë të pavdekshmit sy!

      Jam krenar që gjendem në armatën,

      Që e ke ngritur Ti si arkitekt,

      Kjo armatë mprehur e mban shpatën,

      Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…

      .

      Reply to this comment
      • vasili February 1, 10:52

        Aty ku perjetesisht eshte urryer puna e mendjes dhe e krahut,shoqeria quhet kope dhe te pafytyret dhe te paturpshemit emblematike si Agolli nga Menkulasi,do te kalerojne perjetesisht me mutin toksik,qe leshojne,siper kesaj kopeje..

        Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 31, 17:40

      tringën mos e ngatërro në këtë mes or taj!!
      unë nuk kam kohë të krihem,or ose oj, lale!
      shqipërinë po ma merr gërku!!më qan më shumë zëmëra për të se për dritëroin!!sepse duke qënë dhe unë baba,nuk dua që kalamajt e mi të këthehen në “çamët” e genocidit të shekullit të 21!!
      shpresoj që të jetë shqipëria dhe e kësaj,me shpirt!!
      kjo është përgjigjia e të pashpirtit!!

      Reply to this comment
    • ad January 31, 18:29

      per cfare nderi e ke fjalen ti se mua pesonalisht sme ka bere ndonje nder.keta tipa si pune e tij e kane kaluar gjithe jeten me ofiqe dhe pa kapur asgje me dore. turp. dhe boll me keto budalllliqe

      Reply to this comment
  4. linda January 31, 17:43

    Zoti ne plotfuqine e tij paska zgedh menyra ma te mire me marr hak per mija e mija shqiptare:va zu frymen ky dikur ,edhe zoti ia zu frymen edhe e la te vuaje gjate nga mosfryemarrja e lire, qe te kujtoje cka kane vuajte te tjeret dikur…
    I paska dall shpirti ngadale,qe te reflektoje mire mbi kotsiren e angazhimit tij ne shfarrosjen e shqiperise;

    Reply to this comment
  5. Fatmiri January 31, 18:38

    Dritero Agollit!
    I the vdekjes , “…prit dhe pak..”
    Po c’e pate at merak?
    Ndonje vjershe pa botuar ?
    Ndonje kenge pa kenduar?
    A dolline te pa mbaruar?
    Dhe tashti qe je larguar ,
    Nuk e dime , a jane plotesuar ,
    gjithcka pate deshiruar!
    Fatmiri

    Reply to this comment
  6. Gani USA January 31, 18:39

    Iu prehte shpirti ne paqe
    U mbush viti???
    Sa shpejt vrapon koha
    Kohe e cmendur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*