Ditari i Karl Gurakuqit, si erdhi “Vllaznia” e 1919-s

February 20, 2016 09:53

Ditari i Karl Gurakuqit, si erdhi “Vllaznia” e 1919-s

Historiani Romeo Gurakuqi, nxjerr nga arkivi i familjes, ditarin e një prej themeluesve të shoqërisë “Vllaznia”, në shkurt të 1919-s, bashkë me fotot e rralla të siguruara nga fototeka “Marubi”

Ka qenë një ngjarje e rrallë në Shkodër, kur një grup intelektualësh në shkurt të vitit 1919, vendosën të mblidhen për të themeluar shoqërinë “Vllaznia”, që erdhi nga shkrirja e shoqërive “Vaso Pasha” dhe Mustafa Pasha. Historiani Romeo Gurakuqi, na njeh me këtë histori, duke nxjerrë nga arkivi i familjes, ditarin e një prej themeluesve të shoqërisë, Karl Gurakuqit, njëkohësisht edhe pagëzues i emrit të shoqërisë së klubit “Vllaznia”. Gurakuqi i ri, na vë në dispozicion edhe foto të kohës, të shoqërisë “Vllaznia”, të bëra nga Kel dhe Gegë Marubi. Më poshtë botojmë ditarin e Karl Gurakuqit për këtë ngjarje, të quajtur “Qi të mos harrojmë”:

***

“….. Shqipnija ishte e të gjithvet pá dallim ……..; për tê do të përpiqeshim të gjith, atê do tá gëzojshim të gjith… …..Për këtë arsye u vûna në marrëveshje me eksponentat e djelmnís shkodrane katolike, me Hilë Mosin, Tush Kakarriqin, Terenc Toçin, Kristo Floqin (këto dy të fundit advoketën, i pari italo-shqiptár, i dyti korçár) me Mati Logorecin, me vellán t’em Lazrin (Lazer Gurakuqi, gjyshi im, R.G.), me Kolë Mjedën etj., ashtu edhe me ata të djelmíns musulmane, me Omer Ruzhdín, Ismail Anamalin, Shefqet Mukën, Ali, Shyqri e Kadri Borshin (tre vellazen) etj.

Si njêna, ashtu tjetra anë, ishin të gatishme për nji marrëveshje e për shkrîmjen e dy shoqnivet në nji. U vendos të bâhej nji mbledhje e përgjithshme, ku të rrihej mendimi për bashkim.

Mbledhja u bâ me 16 fruer 1919, në sallën e madhe të Bashkís, me lejen e komandantit francez Bardi de Fortou, të cilën e nxora unë, mbasi ishem bâ mik i tij, pse i jipshem mësim shqip dỳ herë në javë.

E hapi mbledhjen Hile Mosi, i cili ma la fjalën mue. Fola mbí të mirat qi sjell bashkimi, mbi nevojen e nji votre të përbashkët, rreth së cilës të mblidheshin të gjith, ku të rriheshin vëllaznisht problemat e rasës e të kohës. Shqipnija kâ nevojë për ndihmën e çdonjenit, simbas gjendjes e mundësís së secilit, por të gjith të synojshin qellimin e mbrâm: Përparimin e Atdheut, luftimin e mentalitetit të vjetruem se Shqiipnija nuk mund të qindronte në kâmbë të veta. Duhej qi rinija ta mirrte punën në dorë e sá mâ parë, mbasi anmiqt me mzi presin me na pá të pazotët për të rregullue shtëpínë t’onë, dhe do të përfitojshin nga mobashkimi e nga grindjet e ndërmjetvedshme, Anmikun e kemi në shtëpí e âsht tânë sy e veshë, e fërkon duert kúr shef se njêni i bjen thumbit e tjetri patkonit.

E mbarova fjalën me thânjen latine: Concordiâ parvae res crescunt, discordiâ maximae dilabuntur, d.m.th. me bashkim rriten sendet e vogla, me mos-bashkim edhe të mëdhajat i han dreqi, ase, si e thomi na në Shkodër, i rruen Luca!.

Duertrokitjet s’patën mbarim…. “Rroftë Bashkimi!” “Rroftë Gurakuqi!”, jehoi salla sá me u ndie në rrugë.

U sajue nji komision për përpilimin e statutit të Shoqnís, qi aty për aty u pagzue “Shoqnija Vllaznija”. Komisjoni u përbâ nga Hilë Mosi, Kristo Floqi, Omer Ruzhdija, Ali Borshi edhe unë.

Në krye të javës u thirr mbledhja e përgjithshme (mâ se 150 vetë). U këndue statuti artikull për artikull dhe u pranue pá asnji ndryshim me të çueme dore.

Menjiherë mbas pranimit të statutit, doli i emnuem si kryetár i shoqnís Hil Mosi. Për sekretár u zgjodha unë për aklamacjon e me duartrokitje të pa-pushueme.

Si drejtuer i sesjonit (degës) letrare, u zgjodh me vota Kristo Floqi.

Si drejtuer i degës theatrore, Kolec Deda.

Si drejtuer i degës muzikore, Lec Kurti.

Këta të pesë sajojshin Këshillin e Shoqnís.

Gjithashtu u vendos të botohej nji revistë muejore. Dikush proponoi të quhej “Vellaznija”, por, mbas proponimit t’em, u pranue titulli “Agimi”. Shpenzimet e botimit do t’i hiqshin antarët. Të pranishmit kontribuen seduta stante për botimin e dy numrave të parë.

Drejtuer i revistës u caktue Kristo Floqi, redaktuer unë. Numri i parë doli në máj 1919 në shtypshkrijën “Nikaj”. Në vjetin e dytë, drejtimi m’u ngarkue mue (máj 1920), të cilin e mbajta për dy vjetë, derisá u mbyll (prill 1922), dhe pata si redaktuer Ali Borshin. (I dyti botim i emi: Revista “Agimi” – Drejtuer i sáj prej májit 1920 deri në prill 1922).

Dega e theatrit kishte nevojë për copa theatrore. Edhe kësaj detyre iu shpërvola me nji punë të vijueshme: Natën e bâna ditë. Má së pari përpilova, në bazë të romanit, dramin pesë aktesh “gjenovefa”, i cili u çfaq me sukces të madh. Ishte e para here qi në çfaqje theatrore publike mirrte pjesë femna. Pjesën e Gjenovefës e luejti Tusha Brahimi, qi mâ vonë u martue me Rrok Malokun.

Drami i dytë me titullin “Erminja e vorfën” qe nji përkthim nga italishtja, i bâm nga Kolë Gurakuqi, alías Kola i Shaqes.

…..

Ásht për t’u shenue se për botimin e dramës “Gjenovefa” kartën e shtypit e bleva unë, kurse radhitjen e shtypjen e librit e bâni vëllau i em Luigji n’orët e mbaspunës në shtypshkrojen “Nikaj”, ku ai punonte.

Për degën theatrore punova edhe trí komedina, të cilat mjerisht kanë mbetë dorëshkrime:

“Fatakeqi” komedí pesë aktesh, ku tregohet jeta e njij nëpunsi, qi gjith jetën e vet mbeti pâ gradim, e prá ishte puntuer i qitun, porse ishte i pa fjalë e përfitojshin të gjith prej tij: baj vênë e pi új.

“I ligu për mend” nga Molíere, trí aktesh, përshtatë rrethanavet shqiptare. Kjo komedí âsht luejtë trí herë në Shkodër, mâ vonë, dỳ herë në Tiranë, dỳ herë në Durrës e nji herë në Shën Gjin.

“Kopraci” nga Moliere- përshtatë gjendjes së vendit.

Ushtrija franceze e lên Shkodrën, 11 mars 1920. Ahmet Zogu në Shkodër. Shkodra bashkohet me qeverín e Tiranës.

Gëzimi i popullit në rasën e bashkimit të Shkodrës me pjesën tjetër të Shqipnís.

Shoqnija “Vllaznija”, sikurse u pá prej statutit, kishte marrë lejën e themelimit si shoqní kulturore shqonore, e jo politike.

Mirëpo qe e shtërngueme të lëvizte edhe në pikëpamje atdhetare –kombëtare, pse ushtrija serbe nuk po dilte nga Shkodra, tue pretendue ta mbante për vedi me gjith rrethe deri në Bregun e Matit.

Ishte në kâmbë Konferenca e Parisit, ku bisedohej e rrihej çâshtja e kufîjvet shqiptarë: Greqija kërkonte gjith prefekturën e Korçës e të Gjinokastrës; Italija donte Vlonën dhe mandatin mbí Shqipnín qi tepronte. Akordi Tittoni-Venizelos më 29 korrik 1919 ia kishte caktue Greqís tokat shqiptare të jugut.

Përpara kësaj gjendjeje së mjerë, Shoqnija “Vllaznija” nuk mund të rrinte me duer kryq, së paku me organizimin e njij demonstrate popullore. Mirëpo, demonstratat ishin të ndalueme, mbasi Shkodra kishte mbrendë dỳ ushtrí: franceze e serbe.

Pritej nji rasë e volitshme për të ndërmarrë nji punë të tillë. Po afrohej 28 nândori… Këshilli i Shoqnís, në mbledhje të mshefta, mori masat për nji kremtim madhështuer me pjesëmarrjen edhe të malcorvet. Në këtë punë na ndihmuen sidomos françeskanët Át Anton Harapi, Át Vinçens Prennushi etj.

Atë ditë pra, 28-XI-1919, simbas udhëzimevet të dhânuna, n’orët e para të mengjesit, banda muzikore e shoqnís u suell nëpër rrugët e qytetit për të mbledhë popullin; nji grup tjetër sillej andej e këndej për mos me lânë të çeleshin dugajet; kângët kombëtare jehojshin në katër anët. Ia mërrijtën edhe malcorët t’armatosun më At Anton Harapin në krye. Nji shumicë të tillë populli s’e kishte pá kurr Shkodra. Ushtrija serbe ishte ndrŷ ndër kazerma nga friga se mos ngjajshin turbullime.

I prîm nga këshilli i shoqnís, me të cilin ishin bashkue edhe Át Anton Harapi e Át V. Prenushi dhe nga banda muzikore, krejt populli (me thânë nj’a 10000 vetë) u drejtue kah fortesa “Rozafat”, ku valojshin flamujt e Francës e të Serbís, por jo ai i Shqipnís. Ushtrija franceze kishte pasë urdhën mos me na ndalue. Do të mirreshin masat kundra nesh mâ vonë.

Të mërrîjtmën në kalá, Át Prennushi, hypun mbí një shkamb, mbajti nji fjalim të flakët, qi enthuzjazmoi të gjith. Brohoritjet s’patën kurr mbarim; muzika mirrte kângë kombtáre e përcillej nga krejt populli.

Kulmi mërrîjti atëherë kúr në vendin e flamurit serb ngritëm pranë atij të Francës flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue Murgeshat Stigmatine me urdhën të Fretënvet.

Mbasdreke vonë zbritëm nga kalaja tue bërtitë: “Shkodra e Shqipnís”. Kishim pasë pregatitë memorandume për Fuqítë e Mëdha të mbledhuna në Paris. Në Fushën e Drûvet populli i nënshkroi këto (me mija nënshkrime). Nji komisíon i zgjedhun aty për aty, ku bâna pjesë u ngarkue me u paraqitë memorandumin komandës franceze dhe konsullatës italjane për me ia drejtue Konferencës në Paris.

Mbasi e kryem këtë ngarkesë u bashkuem të gjithë (nja 50-60 vetë) në “Kafën e Madhe” të Raskut, kundrejt Lulishtës Popullore, për me e vijue festën e 28 nândorit me kângë e me pije. Kurqe, njaty kah ora 10 e mbrâmjes, nji kapidan francez, i përcjellun nga dy ushtarë t’armatosun, hŷnë në kafe e na kapën nja 30 prej nesh e na përcollën arrestim në policí, qi ishte nën urdhnat e kapiten Billes. Aty na futën nepër oda si të burgosun. Po i rreshtoj disá emna, ashtu si po më kujtohen pas 38 vjetësh: Mati Logoreci, Kel Marubi, Lec Kurti me të vellán Salvatorin, Kolë Krajni me të vëllan gjonin, Luigj Naraçi, Tush Kakarriqi, Gegë e Simon Gurakuqi (dy kushrîj të mi), Omer Ruzhdija, Shefqet Muka, Shyqri e Ali Borshi me të vellán Kadrín, Ismail Anamali, Lec Çurçija, Guljelm Luka edhe unë bashkë me shumë tjerë.

Na mbajtën pesë ditë e pastaj na liruen.

Ishte përhapë fjala se ushtrija franceze do t’ia lëshonte Shkodrën qeverís së Tiranës. Ushtrija serbe nisi me i bartë plaçkat.” /Mapo

 

marubi1 marubi2 marubi3 marubi4 marubi5

February 20, 2016 09:53
Komento

12 Komente

  1. KOZi February 20, 11:14

    Me 9 Mars 1919 ne perfundim te votimeve dualen keto personalitete.:
    Kryetar , Hil Mosi me 52 vota
    N/Kryetar , Hysen Dracini me 21 vota
    pastaj. Patuk Saraci, Kel Marubi, Luigj Kodheli, Taip Hilmija, Ymer Rushdi, Jonuz Tafili.
    Me 18 prill 1920 dolen keto zoterinj:
    Kryetar Hil Mosi,
    N/ Kryetar , Hysen Dracini,
    Sekretar Karl Gurakuqi
    dhe Ali Borshi, Ymer Rushdi, Smajl Anamali, Patuk Saraci, Kol Mjeda.
    Ne vashdim- 9 Janar 1921 kryetar, Patuk Saraci. 16 tetor 1921 kryetar Kol Kraja,…….11 prill 1935 kryetar Tush Kakarriqi, 12 janar 1937 kryetar Cin Serreqi . ( nderhyrje miqesore sipas nje botimi ne shkoder- Shkodra ne Triumfin e Legalitetit-

    Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA February 20, 11:29

    HISTORIAN I LESHIT TE DREDHUR

    Ehe pse rrefimi i ketij surrogati mund te jete interesant, historia e Shkodres nuk eshte vetem ajo e “Koles se Shaqes”, siç perpiqet ky manipolator i historise, ne shumicen e rasteve ku derdellit apo lidh dy rrjeshta per ti hipur lokomotives se arrivisteve histori-krijues.

    Tek lexoja per shtypshkronjen “Nikaj” mu kujtua nje histori gazmore e spurdhjakeve Nikaj shume vite me vone, pas çlirimit te vendit nga hordhite nazifashiste e denimit te merituar te Pader Anton Harapit si shume kuislingeve tradhetare te tjere.

    * * *

    Ishte nje dite gushti e 65-tes ne mos gaboj, per te qene i sakte mesi i tij, ose siç njihet ne perendim “ferr’agosto”, pikerisht per nje fenomen natyror te shume veshtruar ne shekuj: me stuhi te papritura, me rrebeshe e vetetima te frikeshme.

    Me qindra familje shkodranesh, kalonin pushimet verore ne kabinat, hotelin apo edhe anekset e tij ne bregun e liqenit te Shkodres, ne Shiroke, ne rreze te “kokeqethurit” Tarabosh. Gati kish rene muzgu dhe pushuesit e shumte, ne rutinen e perditeshme merreshin kush me pergatitjen e darkes, kush luante “zhol 14-tesh”, te tjere merreshin me pergatitjen e kallameve te peshkimit, asgje e veçante qe te dallohej nga ditet e tjera, kur per habine e te gjtiheve u degjua nje sirene alarmi e leshuar nga anija luftarake qe patrullonte ujrat e liqenit.

    Te gjithe filluan te pyesnin se çfare kish ndodhur, pa u preokupuar edhe shume per ate zhurme shurdhuese qe askush nuk perpiqej ta ndalonte, deri sa me ne fund u duken dy oficere te anijes luftarake qe jepnin njoftimin e nje stuhie te fuqishme qe parashikohej pas pak oresh, ate dite te nxehte gushti, me qiellin e kuqerremte qe perpiqej te shuhej ne horizont.

    Me shume u muar si nje shaka e marinareve se nje avizim i vertete. Pushuesit vazhdonin te paprekur , me nje buzeqeshje te fshehur, ne rutinen qe tashme as sirena e fuqishme nuk i shkepuste dot. Po nuk ish’ e thene qe te zgjaste edhe shume, ajo qetesi shpotitese e nje fund dite gushti, ate vit te larget te 65-tes.

    Nje tmerr i pa pershkrueshem, qe nga pasditja e deri te nesermen kur agimi ndriçoi masakren e forces natyre: gjithe kabinat prej druri te zhdukura, pjata te thyera, shishe, rroba, dysheke e karrike te shperndara nga te kater anet, por fale zotit asnje i vdekur apo i humbur ate nate llahtari qe shkodranet e atygjendur akoma e sjellin ne mend.

    Edhe ne ato kushte te pa zakonta, humori shkodran nuk ish e thene ti linte vendin trishtimit dhe frikes nga sa ndodhte per rreth. Te strehuar ne dhomat e hotelit te vetem, ashtu ne erresiren e thyer nga ndonje flake qiriu e mbijetuar, shperthente hera heres e qeshura e pa permbajtur.

    Nikajt, dy mesues te ndeshkuar nga enveroxhizmi, jo per prejardhjen e tyre, po se ne nje fshat ku ishin emeruar te jepnin mesim, gjate nje dite votimesh te kohes, kishin detyruar nxenesit e tyre te votonin (!?) me shporta vezesh, vargje me qepe, doreza djathi e gjalpe te sapo nxjerre….dhe i degdisen me pas ne Mirdite. Jozefina, e bija, nje nga femrat me te bukura qe mbante Shkodra, filloi te rrefente ate qe kish ndohur me dy prinderit, pak me pare: ndersa fergonin skortat e peshkuara, u gjenden te befasuar nen qiellin ujevare, ne menefregizmin e tyre legjendar per kushtrimin qe ish dhene shume me pare. Ne fund te fundit ushqimi i vetem i tyre ne vakancimin liqenor ishte peshku qe zinin, te tjerat, perfshire tmerrin e asaj nate gushti, nuk mund te ndryshonin monotonine tashme simbol i jetes se tyre prej nomadesh te gjithnje-qeshur.

    Keta ishin Nikajt e Romeos qe grin vetem sallate te vyshkur, jo vetem “ferr’agosteve” te frikshem si ai i 65-tes, por edhe kur ditet dhe netet rrjedhin pafundesisht ne normalitetin e tyre te pamate.

    Reply to this comment
    • Shkodrani February 20, 15:14

      I nderuar,
      Nje jete e vlefshme eshte ajo qe krijon dhe jo vetem qe shkaterron e fyen. Romeo mund te te mos pelqeje per aresye pozicionini politik apo thjesht per aresye personale, por rrefimi i juaj nuk hedh poshte ate cfare ai thote. Shtypshkronja Nikaj ka qene shtypshkronje dhe u ka dhene mundesi pe botime qe ndigmuan ne aresimimin dhe edukimin qytetarve patriotik te shumekujt.
      Komenti juaj eshte nje perrua psiqik i shterruar, por sinqerisht do te kisha lexuar me shum deshire qe edhe ti te shkruaje per at kohe, por jo tuj neperkembe tjeret vetem e vetem se ke nje mundesi me than dicka si anonim e pa e ca kryet se cka shkrun mund ta damtoj emnin.

      Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA February 20, 15:54

        SHKODRAN ?

        Me bind “me patjeter” (Gjuha Shqipe – Edi Rama – kap.10) me te qenit tend shkodran. E di pse? Sepse mbron nje manipulues (jo per kete rast natyrisht) por per gjithe sa pellet ne mediat e shkruara dhe ato online ky bazhibozhuku yt.

        Gjithe pellitjet i bazon ne fantazine e tij dhe tenden te semure, jo vetem bipolare, por edhe epilektike dhe mazokiste rrugaçesh te pa skrupullt.

        Pak shanse ke te jesh shkodran, edhe pse vetequhesh i tille, mbase per ndonje gabim rregjistrimi ne gjnedjen civile, te kane shkruar. lindur ne Shkoder ne pamundesi te katundit pa emer ku lindi….pusht!

        Reply to this comment
        • Shkodrani February 20, 18:07

          Fatkeqesisht, doktor Ashta ka ndrru jet tesh sa vjet se ndoshta te kishte ndihmu disi. Sa per pislleqet qe nxjerr prej mendje, je aj çka thu, e njerezve qe flasin ne hava o ne mes te zhegut i thrrasim llapaqena.

          Reply to this comment
          • XUME PROTOPAPA February 21, 08:15

            PSE JO MOJ MBETURINE

            e punishtes se rakise te Njac Çobes, tek kallamat e Xhuxhes, tani qe ngele shtatzane, pas operacionit kirurgjikal ne Kazablanka te Marokut per nderrim seksi, ke nevoje jo vetem per Ashten tend qe te la jetim, por edhe per Naraçin, se elbete çuarja deri ne fund e shtatezanise ka nevoje per doren e tij qe fatkeqesisht edhe ajo te mungon.

            Po, meqe te paska kapur te nxehtit e Gushtit, futja nje te zhytur ne Kir, aty tek Gomna e Harapit, se kam ndjesine se ke per te pjellur nje kerriç, siç te polli jot’eme.

  3. Anvangardi February 20, 14:29

    publiko komentin tim, psikopat !

    Reply to this comment
  4. MH February 20, 15:30

    Ti XUME PROTOPAPA!

    kush dreqin je.As kush nuk te njeh,as per ush e as per balush,per asgja vetem e vetem i ke vue emnin vedit Xume Protopapa.E cfare komenton po te pagezoi Xume Pordhiprapa.
    Tashti Romeo gurakuqi njihet prej te gjitheve historian.Po e lam edhe kete te ditun.Por ai pershkruen gjithe ngjarjen e asaj kohe simbas ditarit te Karl Gurakuqit.
    E nuk gjindet askund dyshimi sic difton ti per vetveten ne mos gaofsha.Per nji dite te gushtit 1965 ne Shiroken e Taraboshit “kokeqethurit” .Kete histori tanden e dim edhe ne per ate dite gushtit ne Shiroke.
    Ku hyne kjo filozofia e yte more Xum Xumi me nji dokument historik i nji kohet para 40 e kusr vitesh.
    Vrejtje:
    Asht manija e cdo komentuesit ti kundervihet ndaj cdo publikimit kjofte edhe i vertet me shifra e fakte te pakundershtume,vetem e vetem se dicka po din edhe vet,e shume i zoti ne nivel njohje te fshetave te shoqerise dhe botes.
    Falenderoi z.Romeo Gurakuqin per kete shpalosje histotike te rendesishme ne sherbim te bashkimit vllazenore te popullit te Shkodres ne interres te pergjitheshem edhe te vete bashkimit kombetar paraqitur nga ditari i Karl Gurakuqit.Kur protesta mbi 10 mije njerez bani me mbledh plackat Serbi me leshue vatanin e me marre iken.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA February 20, 16:19

      ZOTI M(ut) H(alesh) !

      Une nuk vura ne dyshim ditarin e publikuar ne kete rast, dhe nuk kam arsye per te mos e besuar, por une fola per gojepjerdhjet e tjera te ketij idolit tend ne mediat e ndryshme, duke fallsifikuar historine, dhe kaq.

      Ti editke historine e Shirokes, une ne fakt e kam perjetuar te teren ne gjithe tmmerrin dhe humoret e asaj nate. Ti sigurisht e ke me te degjuar. Andaj kur kerkon te mbrosh nje manipolator te historise (gjithnje duke perjashtuar kete rast) nuk me mbetet tjewter te te them qe edhe “shkodran prej puket” eshte e tepert te te quaj.

      Reply to this comment
    • arbereshi February 20, 17:08

      O shkodrane prej verteti te shkodres loce.Nuk ve kerkush ne dyshim vertetesine dhe pathosin nacional te Karl Gurakuqit dhe popullsise se shkodres per tju kundervene pushtimit serb te asaj perjudhe por ajo qe mua me ben pershtypje eshte fakti qe ky historian qe na sjell kete dokument familjar, personin qe ju kundervu komunitetit nderkombetar ne eembargon qe i vune Serbise per ti bere presion kunder dhunes qe perdorte Serbia karshi popullsise shqiptare te kosoves, ky pseudo historian e ka baba shpirteror.Duke qene se juve ky historjanuc ju duket shume i madh atehere edhe ju jeni shume provincjale te medhenj

      Reply to this comment
  5. MH February 20, 22:05

    Ti Xum xum pordhiprapa.

    Mut halesh e mut shalesh hankshe e ti lyeft turit deri ne tharje gjendje te rreshkun sic e transformon dielli.Ti nuk je ma shume se nji klysh rrugash te krahasohesh me nji historian i diplomuar historian.
    Kush muti te njef ty ma shume sec prezantohesh me Xum Xum dhe e perfundon Pordhiprapa.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA February 21, 08:22

      ME NJEH MIRE JOT’EME,

      jot’moter e tere halabaget qe nga Arra e Madhe, tek Ura e Thive e deri tek Plehrat, aty ku i rreshqite shaleve te sat’eme.

      Po te ishte nga Kavaja, Romushi yt, dipllomen e historianit me siguri do e kishte nga ato te plepave, po meqe eshte nga Fushe Firej e Shkodres, e ka te njejte me ate te Topalles nga universiteti i Zhuges.

      Ah se gati harrova, meqe je akoma i papune, tek Sallahanja ka nje vend qe te shkon mjaft mire per shtat, thithes zorresh per Kukurec. Pusht!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*