Ditë të vështira për OSHEE-në

February 3, 2018 03:23

Ditë të vështira për OSHEE-në

Drejtori Ekzekutiv i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac ka lëshuar kritika të ashpra ndaj OSHEE duke thënë se kompania kishte injoruar letrën e Sekretariatit për zvarritjet në ndarjen e OSHEE në dy ndërmarrje dhe fillimin e liberalizimit të tregut të energjisë.

Siç shkruan BIRN, gjendja financiare e OSHEE është e panjohur. Kompania është kritikuar nga FMN mes të tjerash për mosrespektimin e kërkesave për transparencë, pasi nuk ka publikuar raportet e veta financiare tremujore që nga shtatori i vitit 2016

Gjithashtu, OSHEE nuk rezulton të ketë dorëzuar bilancin vjetor të vitit 2016 dhe raportin e auditimit te Qendra Kombëtare e Biznesit, gjë që përbën detyrim ligjor për çdo kompani të regjistruar në Shqipëri.

Ministria e Financave, e cila nën kërkesën e FMN-së publikoi në prill 2016 rezultatet financiare të tre kompanive të sektorit për tremujorin e parë të atij viti, nuk e ka përditësuar këtë raportim që nga ajo kohë.

FMN e konsideron transparencën e treguesve financiarë me rëndësi kyçe për atë që njihet si “qeverisje e korporatave” të sektorit publik pas mungesa e transparencës i lejon këto lloj kompanish të bien në keqmenaxhim, ose që përkeqësimi i gjendjes financiare të kompanive të kalojë jashtë vëmendjes së publikut.

Reduktimi i humbjeve në sektorin e shpërndarjes efektivisht ka ngecur që nga ajo kohë. Në vitin 2016 humbjet ishin 28% ndërsa në periudhën janar-gusht 2017, humbjet ishin 27.5%. Për vitin 2016, objektivi i qeverisë ishte reduktimi i humbjeve në 26% ndërsa për vitin 2017 humbjet duhej të reduktoheshin në 21%.

Ecuria e keqe e dy viteve të fundit e ka bërë të vështirë arritjen e objektivave për vitet 2018-2020. Për vitin 2018, objektivi është për reduktim të humbjeve në 19% më 2019 15% dhe më 2020 8%.

Të dhënat e ERE tregojnë se sasia e borxheve të paarkëtuara të OSHEE u rrit nga 69 miliardë lekë në 2015 në 71.6 miliardë lekë në gusht 2017. Brenda strukturës së konsumatorëve debitorë, konsumatorët familjarë kanë qenë më të rregulltit dhe borxhet e tyre u reduktuan gradualisht nga 52.6 miliardë lekë më 2015 në 50.3 miliardë më 2017.

Nuk ndodhi e njëjta gjë me kategorinë e konsumatorëve “jobuxhetorë”, ku përfshihen korporatat e tjera publike, në përgjithësi, ujësjellësit. Borxhet e tyre ndaj OSHEE u rritën nga 1.6 miliardë lekë në 7.4 miliardë.

n.s. / dita

February 3, 2018 03:23
Komento

3 Komente

  1. Biometri February 3, 03:26

    Shumë shpejt pritet publikimi i skandaleve me mbifaturimet e OSHEE, ku abonentët janë gjobitur me urdhër të brendshëm sipas një skeme abizive dhe antiligjore për të kompesuar humbjet.
    Ky skandal vjen i dokumentuar përmes dëshmive edhe shkresave që vërtetojnë këtë vjedhje masive të OSHEE-së që sipas gjasave do të jetë objekt i një hetimi penal.
    Kreu i ketij institucioni, Ardian Çela si ne raportet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjise ashtu dhe me shkeljet ne mbifarurime dhe emërime implikohet drejtërdrejt. Abuzimet dyshohet se janë ne vlera të mëdha financiare dhe do të jene me gjasë hetimet qe d. të zbërthejnë kete skemë korruptive.
    Kane vepruar njesoj si ceket.
    E kane ngrene ata qe paguajne dhe qe jane te ndershem me detyrimet. Vjedhje me te poshter nuk ka.

    Reply to this comment
  2. Arben February 3, 06:05

    Populli hajdut, zgjedh ne krye hajdutet.

    rofte populli shqipetar, trim dhe heroik

    Reply to this comment
  3. info analitike February 3, 10:24

    Po qysh keshtu more shoke! Po ju sikur e rilindet OSHEE-ne e na dolet duket shpalosur suksese me llafe po letra asnjehere nuk treguat. Tani keta shoket e FMN-se ua do puna tu kerkojne letrat e ju nu beni ze. Nga cfare trembeni a nuk jeni ju qe u shqyet se bertituri “Vettingu, vettingu”! Kemi dhe netin qe akoma ben “tik tak, tik tak” edhe kur flen gjume. He pra jepini verini prangat edhe shokeve te partise! Therriteni edhe Gjiknurin si Zenin se 600 milione euro nuk jane kumbulla. Patjeter edhe kete drejtorin e OSHEE qe shiste moral. Drejtesia nuk behet duke arrestuar vetem ata te PD-se dhe LSI-se por edhe hajdutet e partise meme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*