DITËLINDJA E NJË MËSUESI

June 23, 2016 09:52

DITËLINDJA E NJË MËSUESI

 

Nga Viktor Malaj

Nxirrni njerëz të mëdhenj, të tjerat vijnë më pas / Uollt Uitman*

 

Dikur na është thënë se mësuesi është si prind i dytë. Tek shumë prej nesh respekti për mësuesit ka qenë aq i ngulitur saqë edhe sot ruajmë në kujtesë disa përfytyrime, momente dhe aspekte të sjelljes dhe marrëdhënieve tona me mësuesit, duke filluar me ata të shkollës fillore e deri në universitet. Në formimin e individit figura e mësuesit dhe kontributi i mësuesve luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në përmbushjen kulturore, por edhe në konsolidimin e karakterit vetjak.

Por këtu dua të flas për mësues që i kalon kufijtë e klasës e auditorit, të fshatit, qytetit dhe krahinës. Dua të flas për mësues veprimtaria dhe kontributi i të cilit është mbarëkombëtar dhe i pakufizuar në kohë. Mësues të tillë ka pak. Jo vetëm ndër shqiptarë, por edhe në vendet e tjera. Figura të tilla të mëdha, me veprat, qëndrimet dhe sjelljet e tyre, mbesin Mësues të Kombit. Ata janë të tillë jo vetëm pse janë të rrallë, por sepse veprimtaria e tyre në shërbim të popullit dhe kombit është jetëgjatë dhe me ndikime të pazëvendësueshme. Me ndikime kulturore por, mbi të gjitha, me efekte shpirtërore dhe morale.

Një mësues i tillë i shkollës kulturore dhe morale kombëtare është profesori dhe akademiku i shquar Rexhep Qosja. Ideolog i çështjes kombëtare shqiptare dhe luftëtar i paepur i realizimit të saj; shkrimtar dhe eseist i shquar; kritik letrar dhe, akoma më shumë, kritik moral i vetëdijes intelektuale dhe kombëtare; polemist i zjarrtë dhe shigjetues i së keqes dhe të pavërtetës; avokat i të vërtetave historike dhe “prokuror akuzues” i mashtrimeve dhe shtrembërimeve kulturore, historike dhe politike; lartësues i kontributeve të figurave kulturore kombëtare dhe përçmues i kulturës utilitare, Rexhep Qosja është ndër të paktët, në mos i vetmi kolos i mendimit kulturor e kombëtar sot, që ka ndikuar dhe ndikon në formësimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare të shumicës së shqiptarëve.

Krenar si shumica e malësorëve, idhnak si jo pak prej tyre dhe i ditur e i mençur si asnjë prej tyre, akademiku Rexhep Qose është një malësor që e do fushën dhe fusharakët, është një gegë që i do dhe i respekton të gjithë shqiptarët nga veriu në jugë, nga lindja në perëndim dhe  gëzon nderimin e shumicës së tyre, është një shqiptar i madh që na mëson se nuk mund ta duash realisht Shqipërinë nëse lartëson gjysmën e saj dhe përçmon gjysmën tjetër, nëse beson se njëra gjysmë duhet të dalë mbi tjetrën. Është i tillë, i madh, sepse beson dhe mëson se nuk ka pasur dhe as mund të ketë dy Shqipëri apo dy kombe shqiptare e kosovare, se Gjuha Letrare Kombëtare ka qenë dhe mbetet jo vetëm tipari kryesor unifikues kombëtar, por edhe një arritje e madhe kulturore e shpirtërore mbarëkombëtare.

Rexhep Qosja, jo vetëm me veprimtarinë e vet kulturore e publicistike, por edhe me sjelljet e tij qytetare, na mëson se nuk mjafton ta duash vendin tënd vetëm shpirtërisht, por nevojiten edhe dije e përkushtim intelektual e qytetar, nevojitet të sakrifikosh nga vetja për vendin e popullin dhe jo t’i sakrifikosh ata për të mirën vetjake; se karakteri është më i rëndësishëm se talenti, se dashuria dhe atdhetarizmi nuk janë çështje fjalësh, parullash e përbetimesh, por përcaktohen nga sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e gjithsecilit në jetën e përditshme dhe, veçanërisht, atëherë kur rrezikohen fatet e kombit.

Qëndrimet, sjelljet dhe publicistika e Qosjes janë dëshmi e idealizmit të tij dhe përkushtimit ndaj atdheut dhe jo manovra dhe shërbime intelektuale të çastit dhe rrethanave kalimtare historike. Prandaj vepra e tij do të mbetet jetëgjatë dhe e vlerësuar lart sepse ajo nuk është përcaktuar nga përfitimet vetjake të momenteve historike, por nga shërbesa historike për të ardhmen kombëtare. Vepra e tij intelektuale karakterizohet nga konsekuenca historike, integriteti moral dhe vërtetësia faktike. Përherë i papajtueshëm me tezat dhe programet shoviniste të fqinjëve tanë dhe gjithmonë demaskues me mend i tyre; një analizues i vëmendshëm dhe i thellë i ngjarjeve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare me ndikim mbi fatet e Shqipërisë, si dhe konkludues largpamës mbi mënyrat e sjelljes që duhet të jetësojnë shqiptarët; ithtar i Shqipërisë Kombëtare, Rexhep Qosja ka ditur dhe ka mundur të japë një ndihmesë të rrallë në rrugëtimin e shqiptarëve drejt realizimit të aspiratave të tyre legjitime.

Me gjithë angazhimin e tij dyvjeçar të drejtpërdrejtë politik, politika dhe pushteti që ajo pjell nuk kanë qenë as ambiciet e tij, as domeni i tij dhe as kulmet e arritjes së tij. Rexhep Qosja duket se ka lindur dhe është edukuar për të qenë mësuesi dhe udhërrëfyesi i kombit në rrugëtimet e tij të vështira. Por ndërgjegjja e tij intelektuale dhe vetëdija qytetare e kombëtare nuk e kanë penguar asnjëherë që t’iu bëjë gjyqin historik dhe moral të gjithë sharlatanëve politikë që, me sjelljet dhe veprimet e tyre, kanë dëmtuar interesat kombëtare e popullore.

Rexhep Qosja nuk ka luftuar asnjëherë për kolltuk politik që sjell privilegje vetjake por ai, pak nga pak dhe pa ndalim, ka rritur monumentin kulturor të vetëdijes kombëtare, pushteti moral i të cilit do të jetë më jetëgjatë se dhjetëra pushtete politike të zvetënuar dhe përçudnuar nga dëshirat për sundim dhe etja për pasurim. Sundimit shpirtëror, intelektual dhe moral i përket e ardhmja, ndërsa atij politik i përket e shkuara.

Një njeri i tillë që ka shkruar aq shumë, që ka shkruar aq mirë dhe me aq vërtetësi nuk mund të mos mbetet “sundimtar” paqësor dhe i dobishëm i popullit të tij, pjesëtar i panteonit të lavdishëm të figurave kombëtare shqiptare, mësues dhe edukator i brezave të sotëm e të ardhshëm të popullit shqiptar.

Si të gjitha mendjet e ndritura ai është sulmuar nga errësira e mendjeve boshe dhe si të gjithë njerëzit e mëdhenj që punojnë për të ardhmen dhe i përkasin të ardhmes, edhe ai është sulmuar, fyer e denigruar nga shpirtrat e vegjël të vënë në shërbim të interesave të ditës, në shërbim të interesave vetjake, fisnore apo krahinore. Dhe ai ka vazhduar të qëndrojë si qiparis midis shkurreve, i lartë dhe i drejtë, i dukshëm dhe i shquar nga larg. Heshtja për përvjetorin e tij të lindjes nga spurdhjakët politikë dhe nga ndërgjegjet e korruptuara të Akademive Shqiptare të Shkencave, jo vetëm nuk ia ul vlerat e tij si shqiptar i madh por, përkundrazi, i tregon ndërgjegjes së pastër kombëtare se deri në çfarë shkalle është ngjitur vesi dhe ligësia në hierarkitë tona politike, arsimore e shkencore.

Nuk e kam takuar asnjëherë profesorin e nderuar, por takimet me veprat e tij janë të mjaftueshëm për të të ngjallur admirim, respekt dhe mirënjohje. Figura të tilla nuk largohen kurrë nga jeta e kombit të tyre, vazhdojnë të takohen pambarimisht me bashkëkombësit e tyre shekull pas shekulli. Jo vetëm takohen, por edhe vlerësohen e nderohen prej pasardhësve dhe  shërbejnë si modele qytetarie dhe atdhetarie, si mësues të së mirës dhe armiq të përjetshëm të së keqes.

Prandaj, në këtë 80 vjetor të lindjes së tij, urimet për shëndet, jetëgjatësi dhe prodhimtari të mëtejshme intelektuale e kulturore janë gjëja më e vogël që çdonjëri nga ne mund të bëjë në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për këtë figurë gjithëkombëtare shqiptare.

Viktor Malaj

 

*Walt Whitman – Poet, eseist dhe gazetar amerikan i shek. 19-të

June 23, 2016 09:52
Komento

28 Komente

  1. demo June 23, 11:20

    Ky flet ate qe ndjen,ky flet ate qe ben.Ky burre nuk eshte i dyzuar.Ne 1981 mori persiper barren e rende te Kosoves perballe pushtetit serb,por me keq se pushteti serb ishte trusnia e eger e 1miljon mitingasheve ne sheshet e Jugosllavise.Nga 2 mije mitingashe Berishjane,ne 1998,Fatos Nano ja mbathi ne Maqedoni.
    Ketij burri te hajthem me pamjen e De Rades,i ra barra,i vetem, te perballet me falangat e egra Berishjane,cka nuk e kishte tager.Nuk dha spektakel strehimi politik ne Turqi,ne France,ne Ameriqi.I duroi te tera.Edhe shejtan hajvanin Mark-uk nga postriba,qe e nxorren te paafte ne ushtri per urinim te pandergjegjshem, me banim rezidencjal ne U.K.
    E shoqeroi pavarsine e Kosoves nga krismat e para deri ne Rambuje,pa dhene leksione pavaresie nga katedra e kaloresit te legjionit te nderit.Rexhep Qosja eshte si ushtari Zherom,qe nuk e braktis flamurin e tij te rreckosur.:-Ju dorzoni flamuret tuaj,FLAMURIN tim mos ta preke kush.Po shejtan budalla Mak-uk thote qe Rexhep Qosen nuk e votojne ne Kosove.Ismail Qemalin,diten e pavarsise e votuan 30 vlonjate,20 kosovare,Luigj Gurakuqi e Lef Nosi e ca te tjere,kurse 12 mije Mark-uka katunare moren armet,te kthejne baben, se mbeten pa “babe”.Po per 80 vjetorin e Rexhep Qoses nuk kujtohet as pushteti i sotem,as pushteti i djeshem,as turma e sotme as turma e djeshme,se ky milet kerkon “ustain”.
    Packa se i vjetri qe
    Madheshtor sa nje deve!

    Reply to this comment
    • Naim June 23, 11:38

      O Demo, te lumte dora or djale se e ke thare me mire se Viktor Malaj.E ke pershkruar kaq mire a bukur portretin E te Madhit qose sa nuk di cte tethem.Lustroje pak( hiqe ate uk-un dru me pre qe lengon per baben e tij sherr-shejtanin), e per mendimin tim, postoje tek FB i professorit se ai duhet ta lexoje kete koment.

      Jete te gjate e produktive Ppte Madhit Qose!

      Reply to this comment
    • stil June 23, 13:12

      Bravo dhe faleminderit!

      Reply to this comment
  2. Ilirjan June 23, 11:22

    Respekt dhe mirenjohje te pa-kufi per Prof.Rexhep QOSJA, ne kete 80 vjetor te Jetes se Tij, ne kete Pervjetor te Vepres se Tij!
    Profesor dhe Shqiptar i Madh, gezofshi shendet dhe force fizike dhe mendore ne te mire te Kombit Shqiptar, ne te miren e Popullit te Kosoves, per lumturimin e jetes sone, ne vecanti te Familjes suaj !
    Faleminderit per gjithcka tuajen, te Vepres suaj !

    Reply to this comment
  3. Mollosi June 23, 12:01

    Adhuruesit Z. Qose jane marksiste-leninistet dhe islamistet.

    Reply to this comment
    • Partizani June 23, 18:28

      Eh more “korbi france”!
      Ti e urren SOCIALIZMIN(si shejtan-idiot e quan komunizem),sepse URREN SHQIPERINE!
      Se Shqiperine ti e do per ta xhvatur,per ta mjele,per ta shitur e jo per t’i sherbyer per interesat e te gjithe shqiptareve!
      Shqiperia SOCIALISTE e ENVER HOXHES ka qene YLLI POLAR i te gjithe shqiptareve tre ndershem,por jo per kelyshet e pushtuesve si ty dhe te tjere si ty!
      Ti e do Shqiperine te percare,sepse keshtu mund t’i sherbesh me mire ARMIQVE TE SAJ qe ty te paguajne!
      Rraca jote i ka sherbyer gjithmone pushtuesve,prandaj SOCIALIZMI te eshte dukur i HUAJ dhe ARMIKU yt!
      Me mire me kerma te vdekura si ty se sa si te gjalle!
      Vetem Enver Hoxha e pastroi aq sa mundesh kete vend nga ARMIQTE E SHUMTE,ndersa tani po e shohim se sa ARMIQ te shumte paska patur aq sa po e cojne Shqiperine ne VDEKJE TE PERHERESHME!
      Sot e 26 vjet Shqiperia nuk eshte me ATDHEU i te gjithe shqiptareve,sepse ate na e kane nxjerre nga zemra dhe shpirti ARMIQ TE NDYRE si Sali Berisha,qe percau shqiptaret,perdhosi Luften Nacional-Clirimtare,diten e Clirimit ,29 nentorin,shkaterroi dhe grabiti ekonomine,ARSIMIN,SHENDETESINE,BUJQESINE,INDUSTRINE,MJEDISIN,MINIERAT,FABRIKAT,UZINAT E KOMBINATET dhe tani se fundi….po prishin edhe stadiumin me te madh te Shqiperise vetem per t’i hequr emrin e tij te heroit partizan te LUFTES “Qemal Stafa”!
      Ka plot armiq Shqiperia prandaj kane 26 vjet qe vetem me Enver Hoxhen po merren dhe nuk po e mundin dot!
      Dhe kurre nuk kane per ta mundur kete HERO!

      Reply to this comment
      • Mollosi June 23, 23:16

        Rraca ime kur nuk ju sherbeu serbo-malaziasve te sojit te Popoviqeve, Mugosheve, Svetozar Vukmanoviqeve, Aleksandar Rankoviqeve…Ishte rraca yte ajo qe me devotshmeri u sherbeu ketyre antishqiptareve!

        Reply to this comment
    • antonio June 23, 18:30

      ARMIQTE e Rexhep Qoses jane edhe ARMIQTE e Shqiperise!
      Nuk kane lidhje marksiste-leninistet me islamistet!
      Ti pervec se qenke ARMIK i Shqiperise,qenke edhe IDIOT komplet!

      Reply to this comment
      • Mollosi June 23, 20:34

        Sipas teje, z. antonio, armiq te Shqiperise qenkan edhe te gjithe ata qe e urrejne hoxhe Shefqet Krasniqin , qe eshte percaresi me i madh te harmonise fetare tek ne. qe e urrejne titistin (komunistin) kosovar, shokun Fadil Hoxha, qe e urrejne Josip Brozin, sepse z. Qose lavderon dhe i ngrit ne qiell hoxhen percares, Fadilin titist dhe Titon antishqiptar te cilit i kushton edhe elozhe. Une, z. Antonio nuk e dua as hoxhe Shefqetin, as Fadil titistin, as shokun Tito dhe as grindavecin marksisto-islamik Qose.

        Reply to this comment
    • Askushi June 23, 19:11

      Mollosi mos dil shume ne diell se te ben dem.

      Reply to this comment
  4. A.GRAMSH June 23, 12:11

    FATKEQESI!
    Ish Shqiperija sot koloni e quajtur Bathore nuk ka me as histori as shkence e kulture po vetem KALIN E XENIT.BREKET E ARMINES DHE MACET E SADIJES!
    ‘E duam ish Shqiperine si CERRIKU KU LINDI SADIKU’!

    Reply to this comment
  5. Olimpia June 23, 13:35

    Proesor Qosja është perëndia e shqiptarĕve,nĕ se ka perëndi.Veprat e Qoses janë shkruar nē një kohë të caktua por ato në të vĕrtetë nuk kanĕ kohë ,sepse janë shpirti dhe mëndja e shqiptarit,janë vetë egzistenca e kombit,janĕ pasqyrim i thelbit heroik,tragjik ,dramatik e komik tĕ qënies sonë në hapsirë e kohë.Natyrisht,shumica nuk e kuptojnë,sepse po ta kuptonin Shqipĕria do të ishte Zvicĕr.Por ka edhe nga ata që e kuptojnĕ por bëjnë sikur nuk e kuptojnĕ sepse në shpirtin e tyre zotĕron kushtrimi i të parëve ,homo hominis lupus est.Ata që e kuptojnë dhe e nderojnë nuk janë shumë ,por le tĕ shpresojmë që numëri i tyre do të rritet me kalimin e kohës.Profesor do të mbetesh një gjigant,ndoshta me një sivllamin tuaj …MoikomZeqon nga krahu tjetĕr i kombit

    Reply to this comment
  6. XHIM XHIBOKSI June 23, 13:43

    JU z.Viktor Malaj jeni nje njeri shume i mire sepse shkruan me notat me te larta per nje edukator te persosur qe duhet te marre shembull politika jone sot dhe neser. Askush me mire se ky edukator i perkryer nuk ka folur me mire deri me sot per çeshtjen Kombetare nga ne shqiptaret, e nuk ka per te folur me qarte sepse gjerat do shkojne drejt permirsimit e BASHKIMIT KOMBETAR qe ky burre i madhe i kombit tone e ka pershkruar aq bukur ne libra,artikuj gazetash e intervistat qe ka dhene deri sot.Ai sot mbush 80 vjetorin e lindjes dhe une jame nje qytetar i thjeshte i uroje dhe njeqind pranvera te tjera sepse njerze si Profesori sjellin vetem pranvera te verteta kombit tone. Ata qe te harrojne ty jane e keqja me e madhe qe kane mberthyer per fyti shqiptarine dhe ne vazhdojme ti respektojme qe ne te vertete nuk e meritojne. Te pafsha ashtu te fuqishem ne shkrimet veprat intervitat e tua dhe per ne je presidenti i gjithe shqiptareve je udherrefyesi me i mire i shqiptareve je elita e elitave me JU ne krye Shqiptaret do ishin te bashkuar ne ideologji,kultur,arsim e kudo dhe do te ishin te pakta ditet kur te shikonim shtetin e shqiptareve te vetem ne bote.

    Reply to this comment
  7. Argjirokastriti June 23, 13:49

    Me thoni nje emer te vetem
    qe ka mbetur, qe ka bere perpara lehte
    qe nuk eshte lenguar, prere, e vrare ne kete vend
    po te .os pelqente IK?

    me thoni dot ?!

    Lexoni Dashuri e Pamjaftueshme te EIK, dhe do bindeni se djsidencen e bente IK, por e hanin Te Tjeret!

    Reply to this comment
  8. Alba June 23, 14:09

    I MADHI REXHEP QOSJA.
    Nga zemra urime je I perjetshem .
    Populli thote: qente le te lehin karvani shkon perpara.
    E qen ka ne cdo kohe.
    Ju faleminderit professor per cdo gje.

    Reply to this comment
  9. korabi France June 23, 14:34

    Bravo Viktor! E meritonte Akademiku Rexhep Qosja nje shkrim si ky.Edhe ma teper por fatkeqesia e tij ashte se jetoj ne kohet ma te veshtira te kombit shqiptar.Ne Kosove nga rregjimi serb dhe ne Shqiperi nga rregjimi komunist.E megjithate ky njeri i Madh u qendroj fort dy rregjimeve.Figura e tij ka shendritur e shendrit por do te lartesohet cdo dite e ma teper sepse veprat e tij ne fushen e gjuhesis nuk kane te vdekur.Me kete raste i uroj edhe 80 vjet te tjera me shendet e krijimtari ne fushen e letrave shqipe.

    Reply to this comment
    • Partizani June 23, 18:25

      Eh more “korbi france”!
      Ti e urren SOCIALIZMIN(si shejtan-idiot e quan komunizem),sepse URREN SHQIPERINE!
      Se Shqiperine ti e do per ta xhvatur,per ta mjele,per ta shitur e jo per t’i sherbyer per interesat e te gjithe shqiptareve!
      Shqiperia SOCIALISTE e ENVER HOXHES ka qene YLLI POLAR i te gjithe shqiptareve tre ndershem,por jo per kelyshet e pushtuesve si ty dhe te tjere si ty!
      Ti e do Shqiperine te percare,sepse keshtu mund t’i sherbesh me mire ARMIQVE TE SAJ qe ty te paguajne!
      Rraca jote i ka sherbyer gjithmone pushtuesve,prandaj SOCIALIZMI te eshte dukur i HUAJ dhe ARMIKU yt!
      Me mire me kerma te vdekura si ty se sa si te gjalle!
      Vetem Enver Hoxha e pastroi aq sa mundesh kete vend nga ARMIQTE E SHUMTE,ndersa tani po e shohim se sa ARMIQ te shumte paska patur aq sa po e cojne Shqiperine ne VDEKJE TE PERHERESHME!
      Sot e 26 vjet Shqiperia nuk eshte me ATDHEU i te gjithe shqiptareve,sepse ate na e kane nxjerre nga zemra dhe shpirti ARMIQ TE NDYRE si Sali Berisha,qe percau shqiptaret,perdhosi Luften Nacional-Clirimtare,diten e Clirimit ,29 nentorin,shkaterroi dhe grabiti ekonomine,ARSIMIN,SHENDETESINE,BUJQESINE,INDUSTRINE,MJEDISIN,MINIERAT,FABRIKAT,UZINAT E KOMBINATET dhe tani se fundi….po prishin edhe stadiumin me te madh te Shqiperise vetem per t’i hequr emrin e tij te heroit partizan te LUFTES “Qemal Stafa”!
      Ka plot armiq Shqiperia prandaj kane 26 vjet qe vetem me Enver Hoxhen po merren dhe nuk po e mundin dot!
      Dhe kurre nuk kane per ta mundur kete HERO!

      Reply to this comment
      • Korabi ,France June 24, 13:00

        Partizan je ke futur kot plako.Ti nuk me njeh e as une nuk te njoh por me cfare shkruan nuk kam interes te te njoh.Megjitheate sa per dijeni jam lindur e rritur ne sistemin komunist nuk kam qene i persekutuar as i denuar,kam duartrokitur per ish udheheqesit sa me kane dhimte duar por realitetin duhet ta shohim ne sy.Pamvarsisht maskarejve qe na kane drejtuar keto 25 vjen une kurre nuk do te desha te kthehesh ai sistem ma.Sa per te madhin Rexhep Qosja jam i vogen e nuk gjej fjale per te thane per te.Ai ashte gjuhetar,albanolog,patrijot e atdhetar e mbi te gjitha shqiptar i paster.E fundt e dua Shqiperine ma shume se ti pamvarsisht se ku jetoj une e ku jeton ti.

        Reply to this comment
  10. Gazmir June 23, 17:10

    Profesor,

    Bashkohem me urimet me te mira qe iu kane arritur ne kete 80-vjetor te lavdishem te shqiptarizmit dhe kultures shqiptare, per konsolidimin e identitetit historik dhe modern shqiptar pa xhingla e mingla, kinse, europianiste!
    Gazmir

    Reply to this comment
  11. Gazmir June 23, 17:16

    Profesor ,

    Bashkohem me urimet me te mira qe iu kane arritur ne kete 80-vjetor te lavdishem te shqiptarizmit dhe kultures shqiptare, per konsolidimin e identitetit historik dhe modern shqiptar pa xhingla e mingla, kinse, europianiste!
    Gazmir

    Reply to this comment
  12. Guri Naimit D. June 23, 17:22

    Jam me Naimin Komentues po jo me “Mollosin”nw komentet e tyre. …
    Rexhep Qosia ,pwr mua wshtw rexhep QoShiA.dhe pikw.
    Muri pa qoshe, nuk quhet mur,sa shenca dhe mendimi shqiptar,pa tw tillwt si Rexhep Qoshia me shokw-AtdhEtARW se pari.
    Jetw tw gjatw z.poet e mendimtar rexhep Qoshia,qw u gwzova paskam lerw nw njw muaj dhe njw ditw sa vit me tW plot 80 vjet mw parw.
    Mirwsia dhe “fjala TOP ju bWftW, mw atdhetarizmin bazament.
    Lisi qw wshtw LIS, nuk merakoset pwr shkurret. Rexhep Qosia eshtw i tillw; LISI mendimit mbarwshqiptar.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • Mollosi June 23, 23:08

      Sikur te kishe me shume te dhena per BEMAT e shokut Qose, sigurisht qe do te kishe heshtur dhe nuk do ta kishe perkrahur njeriun e pamoralshem. Dhe pasi qe nuk paske dijeni per te pamoralshmin Qose, do ta perkujtoj nje ngjarje qe ka ndodhur ne fillim te viteve te tetedhjeta .
      Pas demonstratave te vitit 81 shume intelektuale shqiptar u burgosen. Te afermit e tyre (njejte si ne Shqiperi) ishin te survejuar. Ata, ne fakt mbeten pa miq sepse ishte rrezik qe te shoqerohesh me nje armik te Jugosllavise. Kjo vlente sidomos per qarqet intelektuale.Nje shok (intelektual) i z. Qoses, pas demonstratave te vitit 1981 denohet me tete vjet heqje lirie. Dhe po ky Qose, nuk merakoset fare per familjen e shokut te burgosur. Qellimi kryesor i ketij maniaku ishte c’nderimi i gruas se patriotit te burgosur. Dhe fatkeqesisht, gruaja e te burgosurit bie pre ne duart e dhunuesit Qose. Dhe derisa te tjeret nuk guxojne as edhe t’i ofrohen “gruas se irredentistit” , shoku Qosje nuk e ka kete problem. Nuk e ka problem sepse edhe vet e tha ne nje interviste ” e kisha mbrojtjen e Fadil Hoxhes”. Pra per cdo gje shoku Qose e kishte mbrojtjen e shokut Fadil. Se kush ishte Fadili… ndoshta e dini.
      Ky nuk ishte rasti i vetem i c’nderimit te grave shqiptare (kosovare).

      Reply to this comment
  13. MwSuesi 80 vjecar D June 23, 17:35

    me joshi ky shkrim; Ditwlindia e njw MWSUESI,sa do tw doja tw sygjeroja sa e lexova pwr kw flitej.
    Them se Rexhep Qosia Wshtw MWSuES i MWSuESvE sa mw tej. Po autori si duket dhe me tw drejtw, me figurwn e MWSUESIT, krahson “KRYEMWSUESIN”.
    Gwzuar ditwlindie dhe !00 vjetorin mos mw tepwr, ta festofshim i nderuari Rexhep Qosia..
    Ju bWfshin ditWt !000-jw- atdhetarit sw pari,Rexhep Qosia.
    MESUESI 80 vjecar D.

    Reply to this comment
  14. Dhimitwr M. Xhoga June 23, 19:41

    Nuk di a do shkojw si urim “MESUESI”-Mwsuesit..’

    “Mbresa tw njw dite Janari, si nw Korrik ngrohur.”

    Mirwnjohie zonjave pesioniste tw lagjes “Ali Demi”

    E diela e tretw e Janarit, prag i njw vjetori tw dhimshwm; “21 Janari” i dy viteve kaluar, ndarw nga jeta, teksa protestonin pwr drejtwsi paqwsisht,katwr bij tw shqipwrisw mwmw, mw ka mbushur me mbresa , ruajtur dhe dy vite shkuar, qw nw jetw tw jetwve nuk mund ti harroj..
    U bw c’u bw pwr tw nxjerrw tw vwrtetat e asaj masakre c’njerrwzore, kjo dihet,.Drejtwsisw i takon po jo, drejtwsisw shqiptare tw politizuar , a mw mirw “kryqwzuar nga antishqiptarwt qw kanw uzurpuar drejtwsinw…
    Populli me tw drejtw proteston e proteston paqwsisht…
    Kwtw do bwjnw familiarwt mbwshtetur nga tw shumwvuajturit nw masw,,qw kjo ju ka mbetur.protesta. paqwsore dhe neswr…
    …Me kwto biseda rrugwve tw tiranws shoqwruar jo vetwm lokaleve, sa kaluar tek fusha “Ali Demi”ku banoj, qw e bwj me ato mendime folur me vete, sytw dhe mwndien tek Mali i Dajtit, qw mw cfaqet mW dwborw mw twrw madhwshtinW e tij, me atw kupolwn “Dwborw”si mes dimri.
    Kujtoj plot 62 vite shkuar, marrw ujw e drite si thuhet e pwrjetwsuar deri nw kwngw, kwnduar minatorwt bwrw jehonw gjithw vWndi…
    Si pwr t’u “ngrofur”fut mendimet nw thellwsi tw atij tuneli “ujwmbledhws”tw Dajtit,nw zwmwr tw tij mbi 800m thellwsi,( kaluar unw njw pjesw tw fwmijnisw sime, pranw tim vwllai, drejtues i atij Kantjeri,.)me kryefestwn.e pwrurimit tw Hidrocentralit Selitws(“Lenin” vwnw emrin,pikwrisht mw 1 Nwndor 1951, nw atw ditw pwrurimi).Miratuar me brohoritie, punwtorwt dhe specialistwt qw i dhanw Ujw dhe dritw kryeqytetit tw shqipwrisa, 7 vjet cliruar,bijtw dhe bijat shqiptare, kthyer nw ndwrtues,pas asaj luftw clirimtare partizane.
    Dhe ja, si tw zgjohesha nga njw wndwr, teksa kaloja nw rrugwn “Dhimitwr Kamadra”,qw si nga njw “tunel” dritwdhwnws mes pallateve,mw shpie pamjen tek kreshtat e malit Dajtit, mw dalin pwrpara dy bashkwmoshatare e bisedojnw me njwra tjetrw, si unw me vehten. -Kujtoni fwmijninw,pas atij varmali sa prindwt e tyre, ndwrtues tw asaj vepre.
    Mw cudisin me bisedwn e tyre, ndaj ju kwrkoj audiencw:- Mw falni zonja – mund tw bwhem pjestar i bisedws suaj?! Ja dashamirws i atij “Mali e mw tej atw zonw burim “UJW dhe DRITE”,pwr Tiranwn kryeqytet nw atw prag feste clirimi; nwndor 1951.”
    U prezantova ca si enigmatik” Pionieri tuneleve”sa ju pwrmwnda emrat e “Herronjve tw asaj vepre histori, pwrjetuar me “Luanwt e Tuneleve”:Sali Vata, Sabri Shini Shaban Xhema sa thjetratw aksidentuar nw punw e sipwr,Pa harruar drejtuesit lwnw emwr nw atw vepwr: Rahman Hanku djrejtor i Ndermaries, Stavri Mihali drejtori kantierit nga i pari te i treti,( i Dajtit), Emin Mysliun Doko Sulin, Balo Balon e ndierw,Bardhyl Ficon, me Buran Strazimirin me shokw buzwqumwsht, sa kuadro vwndas qw do w kishin nderin tw hapnin “rubinetin”Ujit “JETWDHWNWS” drejt Lanabregasit,marw jetw; Hidrocentrali i parw Hidroenergjitik- kreatyrw e ndwrtimeve pasuese.
    Marrw pjesw unw Korieri “PIONIER i Tuneleve”sot rigjallwrohemmes kujtimeve njw jetw, bwrw mwsues nw ato zona.
    Bashkojmw mbrwsat sa identifikohemi, ato dy vajza tw asaj zone, nga familia e njohur Kuka.Ishin dy motrat “binjake” Rabie dhe Naime Kuka, zgjedhur kwtw buzw mbrwmje janari, tashmw tw moshuara, tw shwtisin me sytw drejt vwndlindies tyre; Dajtit e pas tij Mojsitin e fwmijnisw,me prinderit e tyre ndertues,kjo vepwr hapur harizonte…
    Mbiemri mw shpuri tek kolegu mwsues i atyre viteve , Bilal Kuka, mwsues nw shkollwn e posa hapur tw Zall-Dajtit(1 shtator 1967) unw drejtor i parw i saj.Me ne mesuesi Abdulla Cani,e ne ciklin e ulwt qwndwr,ime shoqw sa krijuar familia,Natasha, nw lagjet Besh Selman Muca e Shupal Kodwr Hamdi Mancaku.
    Tw tre po jetonim me ato kujtime vite shkuar ,tw pashlyeshme atomes ndwrtuesve dhe fashatrwve bujq e blegtorw,tw pasionuar dhe ja si tw zgjohemi prej njw gjumi twrw wndwrra,na u fut nw bisedw Ilir Zjami, njw ish kuadwr policie, deri nw Kukws drejtues Rajoni sa nw Tiranw, aktualisht nw njw lokal klub-restorant stabilizuar par cmobilizimi,
    Biseda u ndez akoma mw shumw ato njohur nga afwr me tw.
    – U emancipuam qw fwmijw thotw Rabija ,sa na u hapwn rugwt e shkollimit dhe u bwmw gra nw shwrbim tw shoqwrisw.At vite fwmijnije na shoqwrojnw njw jetw , me sw pari kujtojmw ato cfaqiet e para nw fshattw grupeve artistike tw qytetit Tiranw, me Fitnete Rexhwn e gjithw ansambil e Valleve dhe kwngwve popullore,me Besim Zekthi e F. Kellici me shokw e shoqe artistw.
    Na kujtuan tw mirat mota; Rabia dhe Naimie Kuka, qw dua ti pwrshwndes sot, rishkruar kwtw “shkrim ditar”, pwr kujtimet sjellw nw bisedw,trasformimet nw vitw tw jetws jo vetwm nw atw zonw, shkolluar e dale kuadro tw mesme e tw lartai, pararojw kudo punuar. ato nw Tiranw krijuar familie,so gwzojnw frutin e tyre.
    Po si i thonw fjalws,”gjuha shkon ku dhwmb dhwmbi”.
    me gjithw euforinw pwr vitet e fwmijnisw dhe rinisw, biseda kaloi nw ditwt qw pwrjeton vwndi ynw aktualisht, megjithw pritshmwrinw,pas “pwrmbysies”tw pas vteve -90t. Ditwt qw po kalojmw, thotw Naimeja, so pesioniste, janw shqetwsuese e sw pari pasiguri jetese.Sidomos ne tw moshuarit, kur shkojmw pwr tw marw pensionet, “pwrforcohemi” tw ruajmw ato nga grabitwsit, sa masivw nw rrugw demostrojnw .,
    ..Memirupafshim neswr nw atw manifestim paqwsor proteste,nw kwrkim tw drejtwsisw qw s’po e thotw fjalwn e sajpwr tw RWNWT e 21 Janarit2011tw.
    Janw kwto mbresa qw mw bwnw ta kaloj natwn nw prite tw 21 Janarit tw pritshwm 20 janar 2013-t pa gjumw.
    E kalofshim atw si wshtw qwllimi protestws- PAQWSISHT!

    Vo. Lexoj sot tej oqeanit kwtw ditar dhe,nuk mund tw ri pa i pwrshwndetur nga larg ato zonja nw lagjen Ali Demi” qw jetojnw aty, me mwndien nw vwndlindien e tyre Mojsitin e twrw zonwn pas malit tw Dajtit,qw me tw drejte thirret “MALI I UJIT E DRITES”si i kwndohet kwnga thurur vw ndwrtuesit e atyre vite- mbrodhsjellws.

    Mesuesi nw 80 vjetorin festuar
    Toronto 23-06-2016 Dhimitwr M.Xhoga

    Reply to this comment
  15. populli i thjeshte June 23, 20:28

    Fjale te arta ke thene z. Malaj. Rilindasi i gjalle i meriton te gjitha sa i ke thene. Edhe me shume na thote zemra per Profesor Qosen, emri i te cilit i bene ndere cdo shqiptari kudo qofte dhe cilido qofte. Urimet me te mira, shendet te forte e jete te gjate Profesor Qosja!

    Reply to this comment
  16. Mehmet Metaj June 23, 22:54

    “Bota nga balta nxjerr heronj, ne heronjte i bejme balte”-ka thene Skender Luarasi….

    Reply to this comment
  17. Muzhaka June 24, 14:26

    Flm z.Viktor qe ke shkruare per kete Kollos mendimtar te mbare Shqiptaris.

    Reply to this comment
  18. Nexhat T. June 24, 18:36

    Mollosi,une profesorin Qosja e njofi si studente dhe me ka dhene mesim.Ti more zotri ose je nje bire UDBAshi ase je nga baba i dyshimte .Ne kohen e Jugoslavise pase vitit 81,profesori i nderuar ishte i vetmi qe luftonte shovenizmin serbomaqedon ne shtypin Kroate (Reviste e mirenjohtur DANAS)se serbomaqedonet nuk ja botonin asnje shkrime.Por ti nuk je i vetem qe flet keshtu per prof.e nderuar .Pas 90,ato qe ishin titiste u bene LDKiste dhe me propaganden e cila ishte edhe me agresive se ajo serbe ja dolen te shperlajne trurin e shume njerzve te dysjimte si puna jote.Per kete qellim e themeluan gazeten Bota sote me redaktor B .Morinen dhe “pronar”Xh.Mazrekun njerzit e perbetuar ne UDB e ish Jug.Ky Mazreku pasi u prishe me B.Morinen ,para disa muajshe e pershkruante ate ne BS,si UDB ashin me te madhe qe ka pas dhe ka Kosova,pra redaktorin qe punoi mbi 20 vjete te gazeta BS.Pra edhe njehere kjo puna jote ,ose je i paguar per te kriju perqarje tek shqiptaret ose te eshte shpelare truri ose ADN e ke te perzier….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*